Gani Mehmetaj: Ushtarët shqiptarë në luftën izraelito-arabe - Shkretëtira e Sinajit
Zhdukja e kushëririt Zeqo ishte e befasishme. Nuk e kuptoja si mund të zhduket një i rritur. E dija se ai para një viti kishte shkuar ushtar në Split të Dalmacisë. Pastaj e dërguan me ushtarët tjerë në mision paqeruajtës në Sinaj, në mes të Egjiptit dhe Izraelit. Letra nuk dërgonte, me telefon s’kishte ku të thërriste. Por kur plasi lufta izraelite-arabe...


























