E enjte, 10.10.2024, 08:39 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Gjeneza e politikanëve milionerë nga paratë e vjedhura!

E shtune, 11.11.2023, 08:43 PM


Gjeneza e politikanëve milionerë nga paratë e vjedhura!

Shkruan: Florim Zeqa

Pa dyshim, gjeneza e qindra milionave, gjoja të "trashëguar" nga politikanët, është e bazuar kryesisht në paratë e vjedhura nga Fondi "VENDLINDJA THËRRET" dhe "Fondi 3%", por edhe te krimi i organizuar dhe haraçi legal e gjysmëlegal përgjatë dy dekadave në pushtet të bartësve të fondeve të sipërcekura.

Fondet e paprekura, hajdutët të lirë

Shumica e milionave të pasurisë së gjoja 'të trashëguar' të ish pushtetarëve (opozitarëve të sotëm) janë nga dy fondet e famshme: Fondi 'VENDLINDJA THËRRET' i njohur ndryshe si 'Fondi i luftës' dhe 'Fondi 3%' apo 'Fondi i Republikës'.

Edhe pse ka pasur akuza dhe kundërakuza për keqpërdorim të parave të popullit, përkatësisht milionave të bashkatdhetarëve të mërgatës sonë, asnjëherë deri më tani nuk është hapur ndonjë rast nga prokuroria, përkundër faktit se që nga viti 1999 ka mundur të bëhet një gjë e tillë!

Kjo nuk ndodhi për faktin se nga përfundimi i luftës e deri para 3 viteve, bartësit e fondeve të sipërpërmendura ishin në pushtet.

Edhe pse dihen mirëfilli se kush kanë qenë përgjegjësit për këto fonde, prokuroria nuk e ka guximin të merret me dy nga vjedhjet më të mëdha në çerekshekullin e fundit.

Për fatin e keq të vendit, pikërisht ata që u treguan më të shkathëtit në vjedhje u katapultuan në majat e pushtetit, për të vazhduar vjedhjen dhe abuzimin me buxhetin e shtetit, ashtu siç abuzuan me djersën e mërgimtarëve dhe gjakun e dëshmorëve.

Milionat e 'trashëguar' të politikanëve mafiozë janë miliona të ujitur me djersën e mërgimtarëve dhe gjakun e dëshmorëve, martirëve dhe viktimave, mbi kurrizin e të cilëve u pasuruan dhe u ngritën në karrierë politike hajdutët dhe kriminelët, sabotuesit e luftës dhe uzurpatorët e shtetit.

Zbardhja e abuzimeve miliardëshe me para të popullit (mërgimtarëve), nuk ka gjasa të ndodhë pa largimin e kusarëve nga skena politike në përgjithësi, për shkak se nga të gjitha legjislaturat e deritanishme të Kuvendit asnjëherë nuk u kërkua që të krijohet komision hetimor për këto dy fonde të famshme që keqpërdorën dhe vodhën në mënyrë kriminale bashkatdhetarët dhe qytetarët e vendit.

Vazhdon tenderomania dhe hapja e fondeve të reja

Edhe qeveria e re vazhdoj me avazin e vjetër të hapjes së fondeve; “Fondi Emergjent” (në kohën e pandemisë), “Fondi Sovran” dhe “Fondi i Sigurisë”.

Për të mos u ndalur në secilin fond veç e veç, për asnjërin nga tre fondet e sipërpermendura, ‘Qeveria e shpresës’ nuk ka raportuar në Kuvend dhe nuk e ka bërë transparent asnjë lëvizje financiare të këtyre fondeve.

Tenderët njëburimor dhe nepotizmi janë bërë parktikë edhe e kësaj qeverie, skandalet financiare poashtu, e cila nuk po e len gjë keq në pasurimin e individëve dhe grupeve të interesit të lidhura me ta.

Ky terr informativ hapë shumë dilema për vjedhje enorme të parave të grumbulluara dhe abuzim skandaloz me paratë e qytetarëve dhe djersën (gjakun) e mërgimtarëve.

Mos harroni ju “shpëtimtar” të kombit, se një pikë djersë e mërgimtarit është e barabart me një një pikë gjaku në vijat e frontit për shtetndërtim dhe zhvillim ekonomik të vendit tonë.

Rëntë mallkimi i Zotit mbi abuzuesit e djersës së mërgimtarëve dhe qytetarëve të varfër!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora