E enjte, 07.11.2024, 10:14 AM (GMT)

Mendime

Reshat Nexhipi: "Shqiponjën'' po e rrezikon ''korbi i zi''

E marte, 07.11.2023, 07:53 PM


"Shqiponjën'' po e rrezikon ''korbi i zi''

Nga Reshat Nexhipi

Fjalën e kam për Shqipërinë dhe çkombëtarëzimin ose shpopullimin e saj, e cila dita ditës po merr hov me përmasa shqetësuese, për të mos thënë alarmante. Këtë fenomen tejet të rrezikshëm për të ardhmen e kombit tonë, po e konstatoj këtu në Detroit të Amerikës, ku kam erdhur para nja rreth dy vjet, jo si kurbetçi, por, për të zgjedhur një hall të hidhur familjar, të cilin , fatkeqësisht nuk e zgjodha dot.

Kështu që , i mbetur pa ''oksigjen'' dhe me zëmër të coptuar, për të kaluar kohën dhe dhimbjen, u shtira pas përcjelljes të emisioneve televizive në gjuhën shqipe që prezantohen këtu në Detroit, nën menaxhimin e sukseshëm nga ana e z. të nderuar dhe të respektuar Gani Vilës.

Por, në vënd të më relaksojnë, disa nga emisionet, më hidhërrojnë edhe më tepër, sepse shikoj që Amerika, dita ditës po mbushet me të rrinj nga Shiqipëria, e cila po zavendësohet dhe plotësohet me të huaj, numri i të cilëve , në një kohë relativisht të shkurtër, mund të jetë dominues dhe të rezultojë me ndryshimin e emrit të vëndit të shqiponjave, ashtu siç ka ndodhur me plot popuj dhe shtete të botës në të kaluarën.

Përndryshe, ajo që më bie në sy është humbja e vlerave kombëtare shqipëtare, sic janë besa, altruizmi, dashëmirësija, të cilat, këtu në Amerikë po zavendësohen me egoisëm të paparë. Për këtë gjendje të tillë, fajtorë kryesorë janë qeveritarët tanë, të cilët, të shtënë pas interesave materijale, nuk vënë ujin në zjarr dhe, nëse vazhdojnë në këtë mënyrë indiferente, non shalante, historia, do t'i vendosë në '' Ferrin'' e Dante Aligerit, me në krye ''Koxhabashin'' e tyre.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora