Mendime
Asllan Dibrani: Studio “Kojshia Show”, Sadri Imeri a është moderator apo ekstremist islamik?
E hene, 06.11.2023, 07:57 PM
Studio “Kojshia Show”, Sadri Imeri a është moderator apo ekstremist islamik?
Shkruan
Asllan Dibrani
Këto ditë studiot televizive
të Kosovës kanë garuar kush po bëhet ma myslimane, ma arabe ,ma turk i madh
dhe i devotshëm!. Televizionet e
Kosovës iu përngjajnë më shumë grupeve,
farefisnive, partive dhe më në fund, po i qet në pah edhe ekstremizmin fetar
islamik i përballuar me ”Lëvizjen e grupit
të Deçanit për braktisjen e fesë
islame” qe u formua këto dite . Tërësia e shkrimeve që trajtojnë
çështjen politiko-shoqërore të kohës në shtypin e përditshëm e periodik ose në
botime të veçanta, apo mediat e
ndryshme qofte edhe ato televizive duhet
ti trajtojnë temat ne një forme shumë transparente jo të njëanëshe ?
Në fushën e
publicistikës përfshihen ligjet e rregullsitë e dhënies se një informate mbi ecurinë politiko shoqërore në Kosove duke iu përmbajtura zanafillës dhe sistemit programor ne kornizat e një programi televiziv qofte
informatë, analize, reportazh, lajm apo
intervistë.
Bisedimin që bën
një udhëheqës politik a shoqëror, një njeri i shquar, një përfaqësues zyrtar
etj, qofte edhe predikues fetar hoxhë, prift dervish apo tjetër, me një gazetar
për çështje të rëndësishme të analizave
dhe shqyrtimin e te metave në shoqërinë tonë duhet të jenë të bindshme dhe me plotë kuptimin e fjalës në
interesin shoqëror qe t’i ikim
dizinformatave, abuzimeve dhe
njëanshmërisë , me çka e humb kuptimin e emisionit se për çka je i thirrur duke kaluar menjëherë ne një
emision jo produktiv për qytetarin.
Pamje e Sadri Imerit me Mazllam Mazllami, hoxhë nga
Prizreni i cili u bëri thirrje
myslimanëve që ta konsiderojnë flamurin kombëtar shqiptar si arrën, leckë, bezë mbeturinë!!!
I tillë është edhe emisioni
i autorit “Kojshia Show”, Sadri
Imeri, i cili nuk përfaqëson etiken e gazetarit as të emisionit qe e ka në vazhdimësi
me figura te ndryshme dhe te ulta sidomos
në emisionet me tematikë fetare??? Ky pseudo gazetar i vetëquajtur
edhe humorist e saterik nuk i
përket fare rregullave dhe ligjeve standarde te gazetarisë !!!
Pamje me Shqfqet Krasniqin njeri nga veprimtaret hoxhallarë ma ekstrem i nëntokës vehabiste Azi -Serbi-Rusi i shoqëruar me “gazetarin “ Sadri Imerin?
Ky tip Sadri Imeri
është larg standardeve gazetareske!. Ne emisionet e tij
këto ditë ka pas edhe hoxhallarë te ndryshëm dhe njerëz të po asaj Lëvizje qe u
formua në Deçan me çka shumë
lehtë vërehet se
është një njëri qe nxit ekstremizmin fetar islamik duke
iu dhënë epërsi në emisionin e
tij hoxhallarëve .Pos pyetjeve ky që iu
shtron mysafirëve të vete qe
kundërshtojnë fenë islame ai hapur
përpiqet të ep edhe opinione qe më shumë
i përngjan përçarjes shoqërore
me emisionet e tij të pa dobishme dhe të pa kurrfarë vlere. Lehtë
e përfiton shikuesi apo dëgjuesi
përshtypjen se ky është një tip
gazetari i pa shkolluar i pa përgatitur dhe shumë naiv duke nxitur xhamijizimin dhe mejtepizimin në ekstrem të
shoqërisë shqiptare. Hapur prononcohet duke e përkrahur dhe duke harruar se është gazetar e jo opinionist siç thekson dhe
hiperbolizon islamizimin politik, antikombëtarë, antidemokratik, antieuropian,
anticivilizues të elitës sonë te padijshme, te papërgjegjshme dhe të korruptuar
në fushën politike.
Pamje e këtij Sadri Imerit
tip ekstremisti fetar në shoqërim
me kriminelet aktual qe asgjë shqiptare nuk duan as nuk e pranojnë as
fenë, as flamurin, as rilindësit, as dëshmorët e kombit, as figurat madhështore ,Skenderbeun ,madje
Nënë Terezën e quajnë edhe kurvë
një shenjtore qe i dha a botës vlera ne fushën humanitare .
Ky njeri është
për shamijizimi dhe mbulimin e
turpshëm të femrës shqiptare, ndër aktet ma negative, ma
antidemokratike, me antikombëtare, me
anticivilizuse, këto 20 vitet e fundit, qe po i sjellin shoqërisë sonë
vetëm mjerim. Ofensiva e Islamit Politik
në kombin tonë përmes xhamijavë, dhe islamizmit
radikal të popullit tonë, është ndihma ma e madhe e mundshme qe i japim
Serbisë për me na luftua neve në arenën ndërkombëtare. Kombi ynë me ndihmën e
gjithanshme te hoxhallarëve, dhe te politikaneve të padijshëm, te korruptuar,
te pandërgjegjshëm, është tu i realizuar planet e Serbisë për me na larguar nga Evropa . I tille është edhe ky
gazetar i lodhur i pa dijshëm qe lind
pyetja se kjo Studio “Kojshia Show”,
autori Sadri Imeri a është moderator apo
ekstremist islamik?, dhe vegël e
programit të Vasa Çubralloviqit.