Mendime
Asllan Dibrani: Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, lutuni shqip në Manastirin e Deçanit!
E hene, 30.10.2023, 09:12 PM
Lidhja
e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, lutuni shqip në Manastirin
e Deçanit!
Shkruan
Asllan Dibrani
Dhjetëra burra para disa ditësh janë mbledhur në Deçan dhe kanë
formuar një këshill iniciues”.
Rreth kësaj kanë reaguar nga Lidhja e Historianëve të
Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, duke shprehur shqetësimin në lidhje me këtë
organizim, duke thënë se kanë manifestuar duke nxitur urrejtje me qëllim
propagandimin fetarë etj .
Shkodran Imeraj, kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” Dega në Deçan dyshohet se ka lëshuar këtë deklaratë, krye në veti pa u konsultuar me historianët tjerë kundër iniciativës së këshillit iniciues ” Lëvizja për braktisjen vullnetare të fesë islame” ndër shqiptarë. Pamje e tij në një takim me Myftiun Naim Tërnava drejtues i lidhjes me ekstremin islamist nga shtetet aziatike!!!
Shpesh, historianët nga Deçani janë prononcuar me paraqitje të mira publike lidhur me “Manastirin e Deçanit “,
përkatësisht uzurpimet e pronave te komunës se Deçanit nga “Manastiri serb” qe
dikur ishte një objekt fetar i shqiptarëve ortodokse.
" Lidhja e Historianeve të Kosovës
"përmban emrin e madh te akademikut Ali Hadri . Ai i mbajti tezat e tij mbi historinë tonë
kombëtare ne nivelin më të larte shkencor me argumente dhe fakte te nëpërkëmbura nga pushtuesit serb dh i
rrezoj edhe ato të Perandorisë osmane.
Pamje e këshillit iniciues ” Lëvizja
për braktisjen vullnetare të fesë islame” ndër shqiptar.
Mu për ketë , arsye historianet e Kosovës me habisin me reagimin e tyre kundër kësaj
Lëvizje gjithë popullore si synim qe kanë mbrojtjen a atdheut nga
barbaria e depërtimeve te rrymave
të errëta aziatike,këtu në vendin tonë me futjen e dhunshme te ekstremizmit
fetar.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në
Deçan
lutuni shqip në Manastirin e Deçanit:
Po, flas në planin
global për ata qe konvertohen nga një fe
ne tjetrën , por te shqiptaret nuk ka të bëjë
të konvertimi nga një fe në tjetrën, por këtu synohet qe masivisht
të kthehen në fenë paraprake .Skënderbeu në kushtet e atëhershme
dhe ne forcën e Perandorisë osmane depërtoj dhe e theu ushtritë osmane
për ta ruajtur gjenezën shqiptare.
Si ndryshuat aq
ne formë drastike me një detruktivitet
si “Lidhje e Historianëve të Kosovës
“Ali Hadri”, Dega në Deçan, kur keni reaguar shpeshherë për vlerat tona
siç është rasti i datës 28 prill 2017, në orën 11:00 deri në orën 12:00,
në mënyrë paqësore e bllokuat rrugën në
afërsi të Manastirit të Deçanit për ta
kthyer drejtësinë në vend qe ai
Manastir ka qenë dhe është pronë e kultit tonë etnik shqiptar.
Ju historianet e mbrapsht dhe te pa kurrfarë baze e
keni fyer ketë grup, përkundrazi është
dashtë te përkrahet nja iniciativë e tillë edhe nga ju qe synimet e juaja t’i bashkoni me këtë
grup dhe të shkoni ne Manastirin e Deçanit të luteni shqip bashkërisht, pikërisht aty ku që e ndërtuan dhe u luten baballarët dhe gjyshërit
tanë.
Pra Lidhja e Historianëve të Kosovës sipas kësaj paska
vendosur te vihen ne anën a terrorit te tmerrshëm 500 vjetar ndaj popullit
shqiptar, edhe pse ata e dinë me se miri sa i tmerrshëm ishte ai terror kundër popullsisë
shqiptare deri sa ia imponuan këtë një pjese te popullit tonë!!!
Prandaj Iniciativa
për braktisjen e islamit nuk cenon te drejtën fetare te askujt!
Ne baze te prononcimeve te juaja publike
ne te kaluarën bini ndesh me veten
e juaj .Ne baze te situatës aktuale te këtij fenomeni nuk rezulton se ju
jeni te një zëri ne këtë
deklarate të pa vlere kur një
numër te historianëve edhe i njoh shuamë mirë, dhe ata nuk kane këto qëndrime, por
aty ka ndonjë historian i ndikuar
apo i paguar nga qarqet e grupeve
ekstremiste islamike te
portretizuara me veprime armiqësore dhe të xhihadisteve kundër Kosovës.
Në saj e kësaj
i bej thirrje kësaj Lidhje te
historianëve te Deçanit qe spastroni terrenin nga të tillët qe kanë ndikuar me
dal me ketë deklaratë edhe antikombëtare.
Ju të tillët
historianë jo të gjithë shihni me sytë e Myftiut Naim Ternava,Shqfqet
Krasniqi,Ikballe Huduti dhe disa të
tjerë, qe Kosovën ta shihni me shamia ,dhe gruan e mbuluar. Prandaj
Iniciativa për braktisjen e islamit nuk cenon te drejtën fetare te askujt por
mbron gjenezën tonë kombëtare!
Iu pyes a e shihni
të rrugës qe këto grupe ta
sjellin sheriatin në Kosovë dhe shtetet qe e kane promovuar nuk e duan në shtetin dhe popullin e vet!?
Historian te Deçanit mbroni Manastirin tonë te uzurpuar nga okupatori serb dhe
distancohuni nga deklarata e lëshuar qe
po e fyeni vete emërtimin dhe Akademikun Ali Hadrin !?.
Kisha e Manastirit të Deçanit
është ndërtuar në vitet 1327-1335 nga mbretërit nemanjid Stefan dhe Dushan,
babai Stefan Uroshi III Deçani dhe i biri. Kjo kishë është realizim
arkitektonik romaniko-gotik e shkollës dalmato-arbërore e bregut dalmat. Në
arkitraun e portalit jugor të kishës lexohet mbishkrimi i arkitektit Arbënor Dom
Vita Çuçi Françeskani. Dom Vita Çuçi ishte kryemurg i Kishës së Shën Mërisë në
Kotorr, funksiononte edhe në këto anë qe e kryenin përgjithësisht priftërinjtë
arbërorë. Në ditët tona është ruajtur burimi se Dom Vita me 18 shqiptarë
gurgdhendës ndërtoi “Kishën e Manastirit të Deçanit”
Thuhet se për projektimin e
kishës së Deçanit, projektues Dom Fra Vita është influencuar nga tipologjia e
Kishës së Shën Serxhite Bakut, në fshatin Shirgj në lumin Buna të Shkodërs, e
cila është realizuar nga abati Pjetër Doka nga Shkodra. Në ato kohë, në Dalmaci
ishin të njohura atelietë e skulptorëve dhe gurskalitësve arbërorë në
Ulqin,Tivar,Kotorr, Zarë e Split. Një skulptor i njohur ishte Miho Tivarasi,
autor i punimeve në Kuvendin Françeskan në Raguzë të (Dubrovnut ), i cili mendohet se ka lënë
gjurmë edhe në Manastirin e Deçanit. Veç Deçanit, motivet e tij të ngjashme
hasen edhe dhe në Raguzë e në Katedralen e Novobërdës. Veç burimeve nga arkiva
e Raguzës, edhe mjaft studiues të huaj shprehen për origjinën arbërore të Miho
Tivarasit. Manastiri i Deçanit u ndërtua si vepër përshpirteshe e Stefan
Uroshit III Deçanasit.
Fotografi nga Manastiri i Deçanit me shqiptarë në
fillim të Shekullit XX-të!
Nga ky prizëm shtroj një
pyetje ndaj disa anëtareve te "Lidhjes së Historianëve të Kosovës dega
ne Deçan " pse demagogjitë antishqiptare (me emrin: Islam apo Krishterim
apo Judaizëm etj.) duhet te zëne një vend te veçantë në shoqërinë shqiptare,
kur për gjithë kohen kanë përjetuar vetëm fatkeqësi nga ato demagogji dhe këtë e dinë me
se miri anëtaret e "Lidhjes së Historianëve të Kosovës, por edhe të
Deçanit"? Si këta historian iu
japin përparësi ceremonive përkujtimore
për vrasësit më të mëdhenj të shqiptarëve
(p.sh për Sulltan Muratin e Dyte) midis Prishtinës
paskan të drejtë për të përhap demagogji antishqiptareve, mirëpo organizatat
tjera shqiptare, sikur këta dhjetëra burra në Deçan nuk paskan të drejtë për
aktivitete të cilat forcojnë identitetin kombëtar. Me ketë reagim, Lidhja e
Historianeve te Kosovës e ka diskredituar vetveten tërësisht. Turp për ju te ashtuquajtur
"historian te Deçanit dhe ju
historian ne tërësi të Kosovës qe heshtni ne këtë akt barbar kundër
vlerave tona qe po promovon për çdo dite ekstremizmi islamik i depërtuar dhe i financuar nga qarqe aziatike dhe serbo-ruse"!!!