Mendime
Florim Zeqa: Albin mos bën hopa pa e kapërcyer gardhin!
E diele, 29.10.2023, 06:54 PM
Albin mos bën hopa pa e kapërcyer gardhin!
Shkruan:
Florim Zeqa
Pas
çdo takimi me ndërkombëtarët Albini po bën hopa, mbështetësit po i
duartrokasin. I tillë ishte takimi me treshen evropiane, Macron, Scholz dhe
Meloni, pas të cilit Kurti e përseriti refrenin e njëjtë për gatishmërinë e
nënshkrimit të marrëveshjes finale me Serbinë!
Një betejë e fituar nuk
është një luftë e fituar
Pas
sulmit të terroristve në 24 shtatorin e këtij viti në Bajnskë ku mbeti i vrarë
rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy polic të tjerë, pas kundërpërgjigjes
së Policisë së Kosovës, grupi terrorist pësojë humbje të paparë (tre të vrarë e
shumë të plagosur) deri më tani në këto 24 vjetët pas përfundimit të luftës.
Pas
shpartallimit të grupit terrorist, për herë të parë në këto 24 vjetët e fundit
ndodhi shtrirja “De Facto” e sovranitetit dhe integritetit të shtetit në tërë
territorin e vendit tonë dhe për herë të parë ju ç’jerren maskat Serbisë para
bashkësisë ndërkombëtare, thonë mbështetësit e Albin Kurtit.
Bazuar
në informacionet zyrtare, përveq vrasjes së tre terroristëve, forcat tona të
Policisë e shpartalluan dhe neutralizuan në tërësi grupin terrorist dhe
konfiskuan sasi enorme të armatimit luftarak në pjesën veriore të vendit.
Deklasim apo inskenim i
shtetit serb
Pas
ngjarjes së 24 shtatorit, tek një pjesë e madhe e qytetarëve të vendit është
krijuar bindja se, forcat tona policore (pa e permendur fare KFOR-in) e
deklasuan dhe nënshtruan shtetin serb në provokimin terrorist i cili për qëllim
kishte aneksimin dhe pushtimin klasik të pjesës veriore të Kosovës.
Përtej
kësaj, është krijuar bindja se është parandaluar versioni i Asociacionit në
modelin e “Republika Srpska” dhe shuarja e të gjitha ëndërrave të presidentit
serb për pushtimin e Kosovës!
“Propozimi
modern” i pesshes evropiane për statutin e asociacionit të komunave me shumicë
serbe e ka hapur një kapitull të ri të bisedimeve, ku bazament i diskutimeve do
të jetë Marrëveshja e Ohrit, me gatishmëri apsolute për nënshkrim nga ana e
kryeministrit Albin Kurti, por jo edhe të presidentit serb, Aleksandër Vuqiq!
Mirëpo,
këtij draft-statuti apo “Propozimi Modern Evropian”, përveqse i mungojnë
detajet për opinionin publik, po mungon edhe debati parlamentar dhe konsultimet
me ekspertët e fushave përkatëse, në mënyrë që propozimi i BE-së të shkojë në
“Kushtetuese” para nënshkrimit e jo pas tij, për çka mund të kemi përseritje të
vitit 2015!
Që
kjo të mos ndodhë, “Propozimi Modern Evropian” duhet t’u bëhet publik
deputetëve, partive politike dhe qytetarëve. Dhe sa më parë të bëhen publike
detajet, aq më mirë do të jetë përt të gjithë, në radhë të parë për
kryeministrin Kurti, që të mos pësojë fiasko politike pas rishikimet të
përmbajtjes së marrëveshjes nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.
Heshtja e Serbisë pas debaklit
në veri, kërkon analizë të thellë
Debati
Parlamentar për “Propozimin Modern” do të ishte me interes për vendin, në
mënyrë që të mos ndodhin shkelje kushtetuese në përmbajtje, për çka, në
procesin e zbatimit në praktikë mund t’i kushtojë shtrenjt Kosovës me humbje të
sovranitetit dhe tërësisë territoriale në veçanti!
Për
shkak se, pas kësaj marrëveshje, nuk do të kemi më mundësi të rikthimit pas dhe
as të rekuperimit të dëmëve eventuale që mund t’na sjellë marrëveshja finale!
Zotimet
e ndërkombëtarëve se “Propozimi Modern” është në përputhje me Kushtetutën dhe
nuk e rrezikon sovranitetin e shtetit të Kosovës, nuk duhet t’i marrim si
ideale dhe punë të kryer pa e shqyrtuar në tërësi këtë “Draft-Statut” Gjykata
Kushtetuese e Republikës së Kosovës.
Anipse
treshja evropiane (Macron, Scholz dhe Meloni) thonë se Draft-Statuti është në
përputhje me Kushtetutën, duke i bërë thirrje Kosovës që të nis menjëherë
procedurën e themelimit të Asociacionit si në draft-statut, pa i garantuar
njohjen “De Facto” nga Serbia!
Pala
kosovare, paraprakisht duhet të analizojë me kujdes përmbajtjen dhe të merrë
garanca për njohje reciproke, në të kundërtën mund t’na ndodhin zhgënime të
mëdha, më të mëdha sesa në vitet 2013 dhe 2015!
Heshtja
e Serbisë pas debaklit në veri dhe mosgatishmëria e Vuqiqit për nënshkrim të
marrëveshjes finale, përveqse kërkon analizë të thellë politike, kërkon maturi
dhe mençuri të palës kosovare në pjesën finale të dialogut të Brukselit.
Andaj,
çdo nguti e Kurtit për të bërë “hopa pa e kapërcyer gardhin” do ta dëshprojë
atë dhe qytetarët e vendit dhe çdo nguti për t’i thurur lavde kryeminstrit
Albin Kurti pa e shqyrtuar mirë përmbajtjen e marrëveshjes finale, mund t’na
çojë në thyerje të mëdha shpirtërore!