E hene, 09.09.2024, 03:55 AM (GMT+1)

Mendime

Në Deçan ndodhi ndarja definitive nga feja islame

E shtune, 21.10.2023, 07:57 PM


Sot në Deçan ndodhi ndarja definitive nga feja islame, lëvizja antiislamike vazhdon në komuna të tjera të Kosovës

Nga Drini.us

Lëvizja antiislamike, e pranishme një kohë të gjatë në Kosovë dhe botë, Sot filloi të konkretizohet si e tillë në komunë e Deçanit dhe do të vazhdoj me vendosmëri nëpër të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Nismëtarët e levizjes antiislamike theksojnë se me protestat e tilla nuk do të promovohet vetëm rikthimi i vendosur në krishterizëm, fe që është praktikuar nga paraardhësit tanë pothuaj qe 18 shekuj me radhë, por njëherit do të jipet edhe një porosi e pakthyeshme kombëtare se nuk do të heqim dorë në asnjë mënyrë nga kultura jonë, historia, traditat, doket dhe zakonet, por do ti forcojmë edhe më shumë ato.

Një ndër nismëtarët e lëvizjes antiislamike, Arber Gashi , vë në pah se sot në Deçan nga qarqe të njohura ishin parapa perngesa për ta ndaluar nismën për rikthimin në krishterizëm në objektin e caktuar hotelier, me nxitjen e komunitetit fetar aktual kundër të cilit u ndërmor kjo nismë, tashmë e shndërruar në lëvizje mbarëpopullore.

Gashi theksoi se ato pengesa, sado që ishin prezente, megjithatë nuk ia arritën ta ndalin shprehjen e vullnetit të qytetarëve në Deçan.

Ai dhe të tjerët që njihen si nismëtar të kësaj lëvizjeje, thonë se as BIK-u, veprimtaria antikombëtare e të cilit ishte e dukshme qe mbi 20 vite e askush tjetër, nuk do të mundet me e penguar përgjigjen e vendosur popullore ndaj antishqiptarizmit islamik.

Sipas tij ky është një hap i madh dhe shumë vizionarë për shtetin dhe të ardhmen e tij.

Arber Gashi, po ashtu pyet: Çfarë ndodhi sot në Deçan?

Ndodhi ndarja definitive dhe e përhershme nga feja islame. Këtë rrugë, në javët e ardhshme do e ndjekin edhe të tjerët, sepse është rruga e vetme që e shpëton dinjitetin tonë nacional.

Andaj, duhet theksuar se deçanasit dhe shqiptarë të shumtë nga mbarë Kosova dhe mërgata, Sot, pasdite e dhanë një vërejtje dhe porosi të qartë nga Deçani për të gjithë ata që kanë menduar se do tu shkon përgjithmonë kungulli mbi ujë, duke menduar se zemra shqiptare nuk është duke e përcjellë dhe vëzhgue vërshimën e antishqiptarizmit.

Deçani e ajo anë e Rrafshit të Dukagjinit në përgjithësi, presin e durojnë shumë, por nuk falin kurrë atë që se meriton faljen.

Nuk mundet BIK-u , që tashmë ka dëshmuar jolojalitet të theksuar ndaj kombit, ti mbaj mësim (nasihat=ligjëratë) një populli të tërë, se si me u asimilue në një kulturë tjetër religjioze, që nuk ka asgjë të bëjë me kulturën, historinë, traditën, doket e zakonet shqiptare.

Ky është vetëm fillimi i përgjigjes për Anti-Shqiptarizmin, se shqiptarët deri tash nuk e kishin propagandën e duhur kombëtare, qysh e kanë të gjitha shtetet kombëtare në botë, andaj me propagandat e huaja, jashtëkombëtare e me “kolonën e pestë brenda nesh”, menduan se do të na asimilojnë “në emër të allahut”, se do ta shkatërrojnë popullin Shqiptar në vendin e vet!

Kjo me ditën e sotshme ka marrë fund, përgjithmonë…!

Andaj, antishqiptarizmi jo vetëm që duhet të lëshoj rrugë, por të rri urtë dhe kushdo që është shqiptarë nëse ka gabuar deri tash të pendohet dhe përulet për mëkatin ndaj kulturës dhe historisë kombëtare shqiptare!

***

Procesi i ndarjes së shqiptarëve të Dardanisë nga feja islame, thotë Arber Gashi, do të vazhdojë me intenzitet të shtuar dhe nuk do të ndalet. Ne do ta bëjmë punën tonë në çdo komunë, në çdo qytet dhe në çdo fshat. Shteti ynë i ri e meriton një themel të fortë kulture e identiteti nacional. Për këtë dhe shumë arsye tjera, bashkohuni me ne! Eja edhe Ti, mos ngurro e mos u frigo nga askush, që sëbashku ta ribëjmë dhe t’ia naltsojmë emnin Dardanisë tonë!



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora