E premte, 04.10.2024, 08:22 PM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: Pas luftës se Izraelit kundër terroristëve do të krijohet shteti i kurdëve dhe bashkimi i shqiptarëve!

E hene, 16.10.2023, 07:31 PM


Pas luftës  se Izraelit  kundër terroristëve  të Hamasit do  të krijohet  shteti i kurdëve dhe bashkimi i shqiptarëve!

Shkruan Asllan Dibrani

Pas Luftës së Parë Botërore dhe humbjes së perandorisë otomane, aleatët fitimtarë perëndimorë parashikuan krijimin e një shteti kurd në Traktatin e Sevres të vitit 1920. Por shpresat u humbën tre vjet më vonë, kur Traktati i Lozanës, i cili krijoi kufijtë e Turqisë moderne, nuk parashikoi krijimin e një shteti kurd dhe i la kurdët me statusin e pakicës në vendet ku jetonin. Gjatë 100 viteve që pasuan, çdo përpjekje e kurdëve për të krijuar një shtet të vetin është shtypur brutalisht me gjak .

Shumica e studiuesve pajtohen se në këto hapësira të Turqisë, Sirisë, Irakut ,Armenisë dhe Iranit, tashmë jeton një popullsi kompakte edhe më shumë se 40 milion kurd, pa shtet të vetin!

Kurdët janë njëri prej popujve më të lashtë të Azisë Perëndimore. Lashtësia e tyre shkon në thellësinë e shekujve — 5000 vjetë, tashmë e argumentuar nga burimet dhe studimet historike, përfshirë edhe ato të arkeologjisë se shteteve  sundimtare mbi ta sido mos ne ato otomane. Gjuha kurde i përket familjes indoevropiane, më saktësisht degës së saj veriperëndimore të gjuhëve iraniane (e njohur si gjuhë iranoariane). Kurdët paraqesin popullsinë autoktone në hapësirat ku jetojnë edhe sot. Vendi dhe shteti i tyre i tyre njihet me emrin “Kurdistan.

-Aktualisht hapësira jetësore kurde është e ndarë në disa shtete: në Turqi, ku jetojnë rreth 15–21 milion kurdë; në Iran, 6.6–10 milion kurdë; në Irak, 4–6 milion kurdë dhe në Siri, jetojnë 2–2.8 milion kurdë. Nga kjo statistike  po del se   populli kurd është i shkapërderdhur ne shume shtete mbi 40 milion  kurd, pa të drejta as minimale. Këto shifra janë të përafërta, meqë ,aty ku jeton kjo popullsi në regjistrin e të dhënave për popullsi, nuk është e përcaktuar  ajo mbi përkatësinë etnike. Sidoqoftë, shumica e studiuesve pajtohen se në këto hapësira tashmë jeton një popullsi kompakte edhe më shumë se 40 milion. Pas luftës  se Izraelit  kundër terroristeve  te Hamasit do  të krijohet  shteti  kurd ku do prish balancën  e shteteve islamike dhe homogjenë te Turqisë, Sirisë, Irakut dhe Iranit!

Atë që kishin arritur forcat politike kurde përmes të ashtuquajturës “Marrëveshje paqësore të vitit 1920 të Sevres”, që paraqiste në fakt hapin më serioz drejt realizimit të ëndrrës së tyre shekullore për shtet të pavarur e cila  u varrosë përgjithmonë me rastin e Mustafa Kemajl “Ataturku”  qe krijoj  Turqinë moderne . Në marrëveshjen pasuese të Llozanës (1923) Kurdistani nuk humbi shpresat e themelimit te shtetit të pavarur.

Themeluesi i shtetit turk, Mustafa Kemal, në këtë rast dhe më pas do të refuzojë rreptësishtë marrëveshjen e vitit 1920 dhe do të përvetësojë e zbatojë politikat më drastike antikurde. Ky qëndrim u përcoll tutje tek të gjitha qeveritë turke të me vonshme , deri me ardhjen e presidentit aktual turk, Rexhep Tajip Erdogan, në cilësinë e kryeministrit i cili mban një  qëndrim shumë agresiv kundër këtij populli.

Historia tragjike e popullit kurd e bënë atë të jetë sot populli më i madh në botë pa shtetin e tij!

Friken dhe klithja e Rexhep Tajip Erdogan këto dite pas konfliktit te Izraelit me grupet terroriste te  Hamasit  të implikuara Irani ,Siria ,Libani dhe Turqia   u dëgjuan nëpër  vendet e ndryshme  duke  u ankuar dhe gjykuar Amerikën  qe po  e armatos  popullin kurd për kryengritje,kundër regjimeve dhe sundimeve në  Turqi,Iran, Irak dhe Siri. Historia tragjike e popullit kurd e bënë atë të jetë sot populli më i madh në botë pa shtetin e tij! Rrjedha e ngjarjeve në veri të Irakut, ne Siri,Iran  dhe Turqi  pritet shndërrimi i armatës kurde në aleate të NATO-s dhe BE-së, duket se flasin që kësaj epoke po i vije fundi dhe  shteti kurd do te jetë afër qe të bëhet jetik.

Organizata terroriste  te “Shtetit Islamik” qe i ka përhap  aktivitetin ne organizata  terroriste ne “ Hamas ,”Isis” është produkti më i ri i islamit fashist qe hodhi mbi 5000  raketa mbi popullin izraelit. Është  sinjal ta zgjerojnë  konfliktin edhe  në shtetet tjera  duke hedhur benzinë  në zjarr, ku do të digjen vet.  Ka gjasa qe populli palestinez  do jetë   shumë i penalizuar  me  pasoja shumë të renda  madje edhe me  zhvendosje popullate.

Edhe provokimi serb në Banjskë  i ngjason agresorit  “Hamas  “ i shtyre nga Rusia, Irani dhe grupet terroriste  të ekstremit islam.

Ballkani është zonë e shenjëstruar  e radhës nga ana e kreut të “Rusisë  Hamasit dhe  Issisit” dhe grupeve tjera  terroriste  kur merret  parasysh   regrutimi  i vullnetareve shqiptar nën ndikimin e “Shtetit islamik” qe pretendon te krijohet  një Kosovë e drejtuar nga Lindja e jo dhe te perëndimit qe e kemi pas dhe do e kemi ardhmërinë me qe jemi nje vend shume strategjik për aleancën Amerike  ,Izrail qe ne rendin e ri boteroro Kosova do te luaj rolin  e Izraelit të sotëm ne këtë pjese te Evropës. Edhe provokimi serb në Banjskë  i ngjason agresorit  “Hamas  “ i shtyre nga Rusia, Irani dhe grupet terroriste  të ekstremit islam por  me  aktivitetin  e shpejt policia  e Kosovës e mundi agresiorin serb duke e shpartalluar  brenda ore...

Zaten pamja e zymtë e Kosovës sot, gjithsesi është produkt i politikës naive që ushtruan dy forcat politike: LDK/PDK gjatë qeverisjes së pasluftës (1999) mbollën edhe prodhuan grupe shqiptarësh terroristë muhaxhedin.

Tashmë është fakt  i dëshmuar se si dhe përse i krijoi terren të përshtatshëm fashizmit islamik dhe administrata e UNMIK-ut në Kosovë  këtyre çerdheve ekstremiste me orientim islamik nga lindja!?.

Në shërbimin e tyre  ishin partitë tona politike për krijimin e kësaj gjendjeje të cilën po e jetojmë aktualisht nga grupe te caktuara  të ekstremit islamik  duke  e përkrahur terrorizmin e Hamasit dhe gjykuar shtetin mik Izraelin... Zaten pamja e zymtë e Kosovës sot, gjithsesi është produkt i politikës naive që ushtruan dy forcat politike: LDK/PDK gjatë qeverisjes së pasluftës (1999) qe mbollën edhe prodhuan grupe shqiptarësh terroristë muhaxhedin. Edhe populli kurd dhe ai izraelit kanë një histori te dhimbshme si shqiptarët.  Ajo po e sjell Perëndimin në këtë pjesë të globit qe ta ndihmojnë  krijimin e shtetit   të Kurdëve ndryshimin  e kufijve.  Çështja kurde merr udhën e zgjidhjes, disi ngjashëm me atë të Kosovës në fund të shekullit XX-të. Në 1991, pasi mbaroi Lufta e Kuvajtit dhe Sadam Hyseini sulmoi 6 milionë kurdët e Irakut nga e cila  secili shtet ,ku janë kurdët aktualisht i shtypin se cili me tepër ne aleance  te përbashkët Irak,Iran,Turqi dhe Siri!. Prandaj  është koha  e fundit  qe  me rastin e përfshirjes ne këtë konflikt si Turqia ,Irani, Siria dhe Libi kundër Izraelit  të mbështet populli kurd qe te realizojnë  shtetin dhe pavarësinë  e vet  duke  i shpartalluar shtet  e lartshënuara.

Me këto që bënë Taip Rexhep Erdogani me dëshirën e çmendur të krijojë perandorinë e re osmane, ka gjasat që Turqia të shkapërderdhet  e pas tyre erdhe Iraku ,Irani ,dhe Siria

Pavarësia kurde do të sillte fundin e Irakut, Sirisë, Turqisë dhe Iranit si okupatore dhe pushtues te këtij populli, ku prite destabilizimin dhe konflikte për kufijtë e ri,duke shkaktuar "shkëmbime të mëdha dhe të përgjakshme ne popujt aktuale "

Kjo hartë pasqyron realitetin  praktik këtu ofron një version të shtrirjes së këtij shteti gjeografikisht , edhe një korridor për në Detin Mesdhe. Lindja tani e një shteti kurd do të ndryshonte thellësisht rajonin duke shtuar njëkohësisht një vend të ri, të një farë madhësie, duke cunguar pjesërisht katër fqinjët e tij.

Nga kjo perspektivë, dalja e një shteti kurd, është vërtet një destabilizim, i rrezikshme, por i nevojshëm i mbarë rajonit ,të formojnë një Kurdistan të vetëm dhe të bashkuar. Patën edhe ata fatin e shpërbërjes si  të shqiptarëve, por më keq akoma sepse nuk arritën të krijonin shtetin e tyre.  E ndanë në disa shtete popullsinë e Kurdistanit. Populli kurd ka të drejtën të jetojë i lirë në trojet e veta, në atdheun e vet. Ai popull ka karakteristika krejt të tjera nga turqit ,Sirianet , Irakianët dhe Iranianët  etj...

Pas shpërbërjes së Turqisë do të  fitojnë edhe  shqiptarët  e atjeshëm  qe sot numërohen mbi 15 milion vetëm ne Turqi pa kurrfarë te drejtash as ato minimale!!!

Terrori me i theksuar kundër kurdëve është   në Turqi . Me këto që bënë Taip Rexhep Erdogani me dëshirën e çmendur të krijojë perandorinë e re osmane, ka gjasat që Turqia të shkapërderdhet  e pas tyre erdhe Iraku ,Irani ,dhe Siria dhe Kurdistani të fitojë më së fundi lirinë e vet në tërë territoret e veta kombëtare. E themi këtë, sepse  Amerikanët dhe shteti izraelit mbështesin aspiratën e kurdëve për pavarësi”, kështu  deklaroi edhe  kryeministri izraelit në një konferencë për sigurinë, në Tel Aviv. Për  fund lufta  e tretë  botërore është në prag dhe pas saj do të bëhet rendi i ri botëror  nga e cila   duhet përmirësuar gabimet  historike qe iu benë  popullit kurd atij izraelit dhe popullit shqiptar duke  i prishur kufijtë  e Serbisë, Malit te Zi ,Maqedonisë, Greqisë madje  duke përfituar  edhe populli shqiptar  pas shpërbërjes se Turqisë qe sot numërohen mbi 15 milion shqiptar  vetëm ne Turqi!!!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora