Mendime
Hasan Hasanramaj: Lumenjtë e Kosovës - kontejnerë për hedhjen e mbeturinave!
E diele, 15.10.2023, 07:54 PM
Pamje që ta vrasin syrin dhe ndërgjegjen e çdo qytetari
Lumenjtë
e Kosovës – kontejnerë për hedhjen e mbeturinave!
Drini
i Zi në Strugë, me ujë të kthjellët si loti, të pastër, pa asnjë mbeturinë të
hedhur në të, është pasqyrë për qytetarët e Kosovës dhe për strukturat
udhëheqëse se si duhet të zbatohen ligjet për mirëmbajtjen e lumenjve, të cilët
zbukurojnë pamjen e qyteteve, tërheqin vëmendjen e vizitorëve. Ndërkaq të
gjithë lumenjtë e Kosovës janë të mbushur me qindra tonelata mbeturina të
llojllojshme, e kjo është pasqyra më e mirë se kush po na udhëheq ...
Nga
Hasan Hasanramaj
Në
ambientet e bukura dhe atraktive anekënd Kosovës, duke filluar nga më e keqja
për popullin shqiptar, po “lulëzon” ndotja nga e cila sot e gjithë ditën
shoqëria kosovare do të ketë pasoja fatale. Në këtë katrahurë njerëzore vërtet
filloi të ndotej, ambienti, fushat, malet
lumenjtë, qytetet, fshatrat, rrugët, rrugicat, banesat dhe, për fat të
keq, në pjesën më të madhe të Kosovës nuk mbeti, objekt banimi, rrugë e vende
të tjera pa u ndotur?! Në shtetet demokratike, pastrimin, ruajtjen dhe
mirëmbajtjen e hapësirave publike i bëjnë institucionet dhe kompanitë adekuate,
punëtorët që merren me këtë çështje, dhe për këtë paguhen nga institucionet relevante dhe
transparente. Pastrimin në shtetet demokratike e ndihmojnë edhe vetë qytetarët,
të cilët kanë ndërgjegje, kulturë dhe respekt ndaj rregulloreve dhe ligjeve të
shteti në fuqi (kjo është një temë
tjetër më vete). T’i kthehemi një
çështjeje konkrete. Për çka dhe nga kush ka nevojë Kosova të pastrohet në këtë
kohë? Një shtet do të ketë ambient të pastër atëherë kur pastrohen kokat dhe
mendjet e pushtetarëve dhe të vetë shoqërisë në përgjithësi. Sa për ilustrim
po përmendim shtratin e lumit Drini i
Zi, i cili e ndan qytetin e bukur të Strugës ku ishim këto ditë- në të dy pjesë gjë që më së miri po shihet në
fotografinë e kamerës sonë numër një, me ujë të kthjellët si loti, të pastër pa
asnjë mbeturinë më të vogël të hedhur në të. Kjo është një shkollë për të
gjithë qytetarët e Kosovës se si duhet të mbahet lumi që e zbukuron pamjen e
qyteteve dhe që tërheq vëmendjet e vizitorëve. Pamje të tilla të lumenjve i ke
edhe në qytetet e tjera të Maqedonisë dhe të Evropë. Në Kosovë, shumica e
shtretërve të lumenjve, të përrenjve e të vendeve të tjera janë të mbushur me
qindra tonelata mbeturina të llojllojshme të cilat e kanë shëmtuar pamjen e Kosovës dhe të qyteteve tona turistike. E kjo
është pasqyrë e atyre që po na udhëheqin sot në të gjitha nivelet. Andaj
ndyrësirat dhe fëlliqësirat në Kosovën duhet të pastrohet nga heshtja e
paarsyeshme e të gjithë atyre që janë përgjegjës. Me kusht që Kosova të jetë
një shtet normal, në një vijë institucionale normale, me një vizion të qartë
dhe me një pastërti, natyrë, ambient që e dëshiron shpirti, zemra, syri i çdo
qytetari, kalimtari dhe vizitori në të gjitha komunat e Kosovës. Këtu së pari
duhet të bëhet “pastrimi” i atyre njerëzve që e përlloçin ambientin në një anë,
kurse në anën tjetër strukturat udhëheqëse të Kosovë nga lart deri në komuna
heshtin dhe nuk e ndërmarrin asnjë aksion në përfilljen e ligjeve nëpërmjet
dënimeve drastike ndaj të gjithë atyre që krijojnë pastërti. Andaj ka ardhur
koha që forcat progresive, të cilat e adhurojnë një ambient të pastër e të
bukur, të “pastrohen” ashtu si “pastrohen” në vendet e tjera të Evropës e më
larg me një mendësi demokratike, me një kulturë dhe edukatë se si dhe sa duhet
shteti. Kërkesa e të gjithë atyre që e
dëshirojnë një ambient më të bukur dhe më të pastër është që më në fund
të ngrihet vetëdija e qytetareve të të gjitha moshave për mbrojtjen e
ambientit. Kjo është kërkesë e të gjithë atyre qytetarëve që e adhurojnë
ambientin e bukur dhe të pastër, ashtu si është në shtetet e Evropës
Perëndimore, ku përfillen ligjet dhe punohet hakikat për t’i ruajtur bukuritë natyrore të fushave, të bjeshkëve të Kosovës
dhe çdo skute tjetër të cilat janë rejonet më të pasura, më të bukura dhe më
atraktive që rrallëkund i sheh syri i njeriut për të pushuar trupin dhe
shpirtin, por për fat të keq dora e një
kategorie njerëzish me mendje primitive çdo gjë po shkatërron dhe po shëmton para vete. Të gjitha këto janë rezultate të
mospërfilljes së ligjit dhe asnjë norme njerëzore për ruajtjen, kultivimin dhe
mirëmbajtjen e ambientit. Andaj
mesazhi ynë është se ndotja e ambientit
është e dëmshme për të gjithë, kuptohet për ata që kanë sy, tru, veshë dhe
vetëdije. Andaj iniciativa e ndërmarrë nëpërmjet reportazhit tonë është për
ngritjen e nivelit të vetëdijes së qytetarëve tanë anekënd Kosovës që më në
fund t’i mobilizojmë forcat për
përmirësimin e gjendjes për ruajtjen, kultivimin dhe mirëmbajtjen e ambientit
në një anë, kurse në anën tjetër ngritjen e vetëdijes së qytetareve për
mbrojtjen e ambientit. Por, për fat të
keq përveç fjalëve të kota, asgjë nuk zbatohet në jetë, dhe kjo gjë do të
ndihmonte ruajtjen e shëndetit të qytetareve të të gjitha moshave. Nga biseda
që e zhvilluam me shumë banorë të zhgënjyer të qyteteve e të fshatra të
komunave: Prishtinë, Pejë, Deçan, Prizren, Klinë, Vushtrri, Mitrovicë,
Fushë-Kosovë, Gjakovë e shumë lokalitete të tjera na shtruan pyetjet, pse ne në Kosovë nuk i
marrim si model shtetet e Evropës dhe ato të rajonit, të cilat i zbatojnë ligjet me të cilat e kanë
rregulluar çështjen e ruajtjes dhe të
mirëmbajtjes së ambientit.? Çka është më keq, në Kosovë e ka hëngër
dreqi çdo gjë në të gjitha fushat e jetës, sepse nuk jemi në gjendje ta udhëheqim
një shtet të vogël me dy milionë banorë. Nuk kane kohe duke u kacafyt në mes
veti. Me siguri jemi një ndër shtetet më të papastra në Evropë e më larg me gjë
dhe pune. Ku çdo kund në sallat e
parlamenteve dhe lumëj , përroje, rrugë, hyrje e banesave dhe vend tjetër, për
fat të keq, në shumice e mjediseve i ka
mbuluar bërlloku dhe papastërtia që çdokujt ia vret syrin, dhe kjo gjë më së
miri shihet nga fotografitë e kamerës sonë. Për të gjitha këto dhe shumë dobësi
të tjera përgjegjësinë e mbajnë strukturat udhëheqëse, nga të gjitha nivelet,
të cilat nuk dëshirojnë t’i lëshojnë kolltukët dhe të ballafaqohen me
realitetin, sepse po jetojnë me mbeturina.
Lumi
Drini i Zi - pasqyrë për qytetarët e Kosovës se si mbahet lumi dhe shtrati i
tij
Lumenjtë
e Kosovës pyesin: Deri kur do të na sulmoni me mbeturina?
Ju
hedhësit e mbeturinave shkoni në Strugë e në qytete të Evropës dhe shikoni si
mbahen lumenjtë dhe ambienti!
Deri
kur strukturat udhëheqëse të Kosovës do t’i shikojnë duarkryq këto skena
trishtuese?!
Pamje
nga Lumi i Bardhë i Pejës
Skena
trishtuese në lagjen Dardania të Prishtinës
Kudo
pranë lumenjve të Kosovës shihen këto skena trishtuese
Në
afërsi të shtatores së Bill Klintonit, në hyrjen e parë, shihen këto mbeturina