Mendime
Kimete Berisha: Lufta n'hamam!
E premte, 13.10.2023, 07:50 PM
Lufta
n'hamam!
Nga
Kimete Berisha
1.
Eksperti shqiptar i parashikimit të luftërave, e ka vërejtur se lufta në
Mitrovicë mund të ndodh përsëri, dhe jo veç në Veri.
Ilir Kulla, i cili i parashikon luftërat, por nuk preferon t'i përjetojë vet, ka kërkuar nga shqiptarët që të mos rrinë shlirë as në Jug, sepse, çka di ti, mund të ndodh që serbët edhe do t'i 'vrasin' shqiptarët, edhe do t'ua lënë fajin shqiptarëve.
Por
n'katundin e tij nuk e ka paraparë shtrirjen e luftës, se zakonisht profetët i
parashikojnë të gjitha përveç fatin e
tyre nuk e parashikojnë.
Eksperti
shqiptar i thashethemeve të luftës, ka treguar se atij i kanë treguar
perendimorët se do të bëhet luftë gjithkah nëpër Kosovë, dhe i kanë thënë 'dil
ti trego në TV veç mos trego se të kemi treguar ne'.
Eksperti
i lartpërmendur ka treguar se i njeh personalisht edhe kokat e Hamasit, të
cilët i kanë dhënë 'leje' të hyjë e të dalë nga 'Hamasi', si n'hamam dhe t'i
shpall lirisht sekretet e tyre....vetëm mos trego ti se të kemi 'shok'.
2.
Shqiptari analist - po, kritik - po, ama veç kritik i ushqimit: Na trego ti
neve: a më mirë byftek a kaçik!
3. Derisa të fillojë lufta me Serbinë,
shqiptarët po stërviten për luftë ndaj njëri tjetrit.
Sa
herë Vetëvendosja e përmend luftën, më kujtohet ajo 'depoja e armatimit' e Albulenës...kemi ku e
fshehim 'bombën'..
Shtriga,
gjithë ditën e lume lyhet-ngjyhet dhe hahet me gra shqiptare, se me serbe nuk
hahet.
Gratë
shqiptare, ktyneherë, janë veshur e janë mbathur dhe ia kanë zënë derën
kundërshtares, si vijon: Thirrma filanen se kam ardh' të 'hahem' me të'!
Pra,
kur grinden gratë shqiptare - háhèn (aq të këqija janë gratë shqiptare, kur e
gjejnë 'viktimën').
4.
Kohë të çuditshme.
Albin
Kurtit më shqiptar po i del serbi sesa shqiptari që ka luftuar për çlirim.
India
nuk e pranon lirinë e shqiptarëve, por indiani i Albinit e mbron Kosovën nga
shqiptarët që kanë luftuar për liri.
Kështu
edhe Nenad Rashiqi e mbron Kosovën e Albin Kurtit nga çlirimtarët e UÇK-sê.
Por
veç derisa të fillojë lufta, se pastaj Nenadi...
paramendoje
veten sikur ti të ishe i vetmi shqiptar 'i mirë' për Serbinë!
Shumë
palidhje.
5.
Ndërkohë, Tahiri Edita ka mbetur e befasuar me paaftësinë e Amerikës për ta
zbuluar se çfarë ka ndodhur në Banjskë.
E
njëjta nuk është befasuar me paaftësinë e BE-së, sepse, e ka ditur që BE është
e paaftë.
6.
Presidentja, kryekuvendari dhe kryeministri po kërkojnë nga perëndimi që të
ndëshkohet Serbia për sulmin në Banjskë dhe në të njëjtën fjali po kërkojnë
hetime.
A
jam e qartë: Pushteti i Kurtit i paguan terroristët serbë të 'Mbrojtjes Civile'
me paga mujore.
-
Pse nuk merren masa ligjore ndaj 'Listës serbe' që e ka mbështetur sulmin
terrorist?
Pse
Albulena Haxhiu nuk inicon procedurë ndaj deputetëve të Listës Serbe që marrin
paga pa marrë pjesë në seancat e Kuvendit.
Kosova
i paguan deputetët serbë për të punuar dhe për të luftuar kundër shtetit të
Kosovës.
A
po kupton, shqiptar!
Sikur
opozita të ishte normale, nuk do të shkelte më këmba e tyre në Kuvend,
përderisa 'Lista Serbe' nuk shpallet antikushtetuese.
7.
Kosova është kaq e paaftë, sa që pushteti e provokon luftën, me pritjen se
perëndimi do të luftojë për ta.
Kosova
lëre që s'është e pavarur, por është shtet i varur nga krejt bota.
Së
paku nuk do të dukej shtet qesharak, sikur të flisnin më pak dhe më butë.
-Ti
e kërcënon armikun me armë të huaja!
-Ti
e ruan paqen me ushtarë të huaj!
Osmanja
shkon në fabrikën e armëve si në show të modës, për të shikuar sezonin e
armëve, vjeshtë-dimër 2023, në vend se të armatosesh tinëz e të mos e dijë kush
çfarë 'shkarti' ke!
Ti
e vjedh bukën e popullit dhe përditë nxit ndasi dhe luftë qytetare!
Kush
je ti?
Për
kë punon ti?
8.
Pse populli yt është më i vjedhuri në Evropë dhe më i trishtuari!
Pse
askujt nuk i zë vendi-vend dhe të gjithë po ikin nga ky vend e ky kryeministër
kaq i 'mirë'! .
9.
Edhe Vjosa Osmani, edhe Glauk Konjufca nuk e kanë më prioritet dialogun, por
luftën!
Aq
shumë e shijojnë luftën...ju bëftë mirë...
Të
varfërit, të pafuqishmit dhe të mençurit duhet të thërrasin për paqe...
se
thjesht nuk të ka hije kur nuk e ngopë popullin bukë e ilaçe e halli yt merresh
me probleme planetare...
Dhe
marrëIa më e madhe: pushteti i Kosovës i ndan viktimat 'e huaja', në përkatësi
kombëtare dhe fetare.