E hene, 04.11.2024, 03:22 PM (GMT)

Mendime

Xhemal Ahmeti: Analizat nga Dardani(a)

E marte, 10.10.2023, 06:55 PM


ANALIZAT NGA DARDANI[A]

Nga Xhemal Ahmeti

Motivi i Dardanit është në dukje korrekt, por i përngjan atij të serbëve që thotë ndërkombëtarët s‘kanë parime se shkelën sovranitetin e Serbisë për Kosovën dhe tash dënojnë rusët për Krimenë e pastaj për Ukrainën. Ky lloj reflektimi të demonstron fuqinë e hipotezës që thotë se ideologjiku monist ka vetëm njê shablon të ngushtë veprimi: parullën si vektor peshkimi të masave të caktuara, pavarësisht argumenteve ose ka parullën afekt resentimenti negativ ndaj këti apo atij populli, kulture, identiteti. Dardani thotë bota shkel parimet kur mbron Izraelin. E ka shumë gabim. E njejta botë ndau deri sot miliarda për Palestinezët dhe kërkonte atë në të cilën aludon Dardani - dyshtetësinë-  dhe tash i bllokoi ato ndihma, pse?

Në këtë kontekst argumenti bazë në anën e ndërkombëtarëve është po ai që ndërkombëtarët implementuan në Kosovë:

1. Asnjë kushtetutë, asnjë Kartë, asnjë Marrëveshje (si ajo që përmend Dardani) nuk ta jep të drejtën të ushtrosh dhunë, gjenocid dhe të realizosh strategji për zhdukjen e Tjerëve. Nga ai çast që provon këtë ke humbur çdo legjitimitet.

2. Jo vetëm Irani dhe Hamasi por shumica e shteteve përreth Izraelit kanë në kushtetuta legale, në libra e synim hyjnor zhdukjen e Izraelit.

3. Dhuna së fundi nuk erdhi nga Izraeli por nga Palestina si veprim konkret i kushtetutave e ideologjive të pikës 2.

Nuk ka dyshim se Izraeli reagon ashpër ndaj çdo rakete dhe jo rrallë pushton kodra nga ku sulmohet me të njejtat raketa, por si do bënte Molliqaj ose ç‘kërkon sot për serbët e Veriut dhe atyre në Rashkë kur duan t‘ia zhdukin shtetin me sulme terroriste? I pret me polici apo thirret në Rezolutën e sovranitetit me yll? Si do të vepronte Dardani ndaj Serbisë që donë të zhduk Kosovën po të kishte fuqinë e izraelit? Se mbështetjen ndërkombëtare e ka njejt si tash izraeli?

Këtë si duket nuk e ka kuptuar deri sot Dardani, prandaj u jep ngjyrë religjioze e të njëanshme apologjive për Izraelin pas sulmeve të fundit.

Pse është kaq rëndë ta kuptosh parimin e botës perëndimore: ku plas dhuna ndaj tjetrit inicuesi do të jetë humbësi absolut - dhe mirë kështu. Apo PSD vazhdon atë që bënte brenda LVV: flirton me islamikët për vota? Keqardhje - ma zbeh simpatinë për PSD dhe për Dardanin.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora