Mendime
Ibrahim Kabili: Veriu është tokë e Kosovës e larë me gjakun e dëshmorëve gjatë historisë
E enjte, 05.10.2023, 07:54 PM
Veriu është tokë e Kosovës e larë me gjakun e dëshmorëve gjatë historisë...
Nga
Ibrahim Kabili
Serbia
kërkon të marrë me çdo kusht veriun e Kosovës. Për arritjen e këtij qëllimi
ajo planifikojë, orkestrojë, organizojë
dhe hodhi në sulm bandat terroriste. Këto banda të drejtuara nga Milan Radoiçiçi
sulmuan në mënyrë tinzare policinë e Kosovës. Në pabesi vranë rreshterin e
forcave policore të Kosovës, Afrim Bunjaku. Ngjarjet e datës 24.09.2023 në
Zveçan qenë të planifikuara nga Serbia dhe presidenti i saj Aleksandër Vuçiç.
Sipas deklarimeve rezultoi se organizatori kryesor i këtij grupi terrorist ishte Milan Radoiçiçi,
nënkryetar i Listës Srpska. Sulmi dështojë me turp falë kundërpërgjigjes së
forcave policore së Kosovës. Serbia nuk i'a arrriti qëllimit dhe la në këtë
betejë tre kriminelë të vrarë. Forcat e tjera ikën të tmerruara nëpër pyje nga
kundërpërgjigja e forcave policore të Kosovës. Policia u treguan serioze dhe
mjaftë e kualifikuar në mbrojtje të
veriut të Kosovës, të territorit të saj. Heroi Afrim Bunjaku ra heroikisht në
krye të detyrës dhe u bë heroi i fundit në mbrojtjes së tërësisë territoriale
të Kosovës. Gjaku i tij prej atdhetari është amaneti për ruajtjen e territorit
të Kosovës dhe të shtetit të saj. Në mënyrë paradoksale Vuçiçi vendosi tre
ditëve zie kombëtare për Serbinë, në nderim të tre kriminelët serbë... Kjo i'a
çorri maskën Vuçiçit dhe shtetit serb. Kjo është e papranueshme për Serbinë e
cila "pretendon" se do të bëhet pjesë e BE-së!. Dështimi i grupit
terrorist, ndodhi falë ndërhyrjes në kohë dhe në mënyrë profesionale i policisë
së Kosovës. Ata janë heronjtë tanë. Në rast se kjo polici nuk do të ishin e
aftë të mbronte veriun nga këto banda, veriu do të mund t'i aneksohej Serbisë.
Veriu ndoshta do të kishte pësuar fatin e Krimesë dhe Donbasit. Serbia nuk e
njeh pavarësinë e Kosovës. Bandat terroriste nuk hezituan të shkelnin ligjin
dhe futën armatime në Kosovë dhe organizuan sulmin terrorist. Banjska i'a çorri
maskën Vuçiçit, ndaj është e domosdoshme izolimi i tij nga faktori
ndërkombëtar. Për sulmin, Vuçiçi jo vetëm që nuk shprehu distancim, por me
cinizëm deklaroi se ajo që ndodhi ishte skenar i Kurtit. Edi Rama, si
kryeministri i Shqipërisë duhet ti kërkojë Vuçiçit, që ai të dënojë me
ashpërsinë më të madhe sulmin terrorist në veri të Kosovës. Serbia është strumbullari
i të gjithë situatës së krijuar në veri të Kosovës. Banorët serbë të Veriut të
Kosovës duhet të shprehnin mos përkrahjen e tyre ndaj operacioneve
paramilitare. Në këto kushte, "asociacioni" nuk i intereson më askujt
në Serbi. Asaj i duhet territori i artë i veriut të Kosovës... Kjo është e
papranueshme pë Kosovën. Veriu është tokë e shenjtë e Kosovës e larë me gjakun
e dëshmorëve gjatë historisë. Serbia si gjithnjë, edhe kësaj radhe, luan me dy
porta. Asaj nuk i intereson fare, BE-ja. Kjo është një lojë e Serbisë me Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare.
Atëherë përse duhen bisedimet me Vuçiçin, kur ai tha: "Nuk do ta njohim
kurrë Kosovën edhe sikur të na vrisni të gjithë". Ky deklarim i qartë i
tij, nuk është i pari, pasi ai e ka përsëritur dhe stërpërsëritur me dhjetra
dhe qindra herë, këtë. Banjska ia çori maskën Serbisë. Shpresoj dhe besoj se me
këto veprime Serbia do të ndëshkohet nga BE-ja dhe SHBA-ja. Presidenti Vuçiç jo
vetëm që nuk shprehu asnjë distancim, por shpalli dhe tre ditë zie kombëtare në
Serbi për tre terroristët e vrarë. Kjo është e turpshme dhe absolutisht e
papranueshme. Nga ana tjetër Vuçici deklaroi se ajo që ndodhi veri, ishte
skenar i Kurtit... Jo, ky nuk është skenar i Kurtit. Kurti ishte në të drejtën
e tij për mbrojtjen e territorit në veri dhe veproi si burrështetas dhe
atdhetar. Strumbullari i të gjithë situatës së krijuar në veri është Serbia.
Grupet e armatosura e të financuara nga Beogradi kaluan armët, planifikuan
aksionin dhe bënë sulmin ndaj policisë së Kosovës. Siç kemi përsëritur disa
herë, Serbia gjithnjë ka provokuar shqiptarët, provokon dhe do të vazhdojë
provokimet edhe në të ardhmen... Këtë dinë ta bëjë mirë ajo... Problemi qëndron
te reagimi ndërkombëtar ndaj saj. Parë në këndëvështrim, mendoj:
Bashkimi Evropian,
duhet:
1-Të
ndryshojë krejtësisht qasje ndaj Serbisë dhe ta vërë atë para përgjegjësisë për
organizimin dhe përkrahjen e grupit terrorist në veriun e Kosovës.
2-Të
vendosë sanksione ndaj Serbisë për mosrrespektimin e marrëveshjeve të arritura
me Kosovën.
3-Të
vendosë në qendër të marrëveshjes së ashtuquajtur franko-gjermane njohjen
reciproke.
4-Marrëveshja
e Brukselit së bashku me Aneksin e Ohrit të nënshkruhen nga Serbia. Ku ka
marrveshje pa nënshkrime?! Kjo është absurditet politik.
5-Serbia
të mos tolerohet më nga BE-ja me shpresën se ajo do të shkëputet nga ndikimi
rus. Unë besoj se Serbia nuk ka për tu shkëputur kurrë nga ndikimi i Rusisë.
6-Të
ndihmojë në hetimin e ngjarjeve në Banjskë dhe të ndëshkojë autorët e krimit
makabër ndaj policisë sê Kosovës.
7-Të
heqë sanksionet ndaj Kosovës dhe të vendosë sanksione ndaj Serbisë.
Serbia, duhet:
1-Të
heqë dorë nga aneksimi i veriut të Kosovës dhe cënimi i tërësisë territoriale
të saj.
2-Të
ekstradojë në Kosovë terroristët që morën pjesë në ngjarjet e Sveçanit, që
përfunduan me vrasjen e një polici të Kosovës dhe plagosjen e dy të tjerëve.
3-Të
zbatojë të gjitha marrveshjet e arritura me Kosovën.
4-Të
njohë dejure Republikën e Kosovës. Refreni njohje "defakto" që
përdoret rëndom në këto bisedime, është mashtrim, është sikur të shohësh ëndrra
me sy hapur.
5-Të
ndërpresë veprimtarinë armiqësore ndaj shtetit të Kosovës dhe të vendosë
marrdhënje të mira fqinjësore me të.
Kosova, duhet:
1-Të
bashkëpunoj për gjithçka me SHBA-në dhe të mos bëjë asnjë hap pa miratimin e
tyre.
2-Të
bashkohet e gjithë opozita me qeverinë për çështjen kombëtare.
3-Të
kërkoj nga BE-ja ndryshimin e qasjes së saj në raport me Serbinë.
4-Arritja
e ndonjë marrëveshje të mundshme me Serbinë duhet të ketë në qendër njohjen
reciproke midis dy shteteve.
5-Të
ndërpresë bisedimet me Serbinë në rast se edhe pas incidentit në veri, vazhdon
e njëjta qasje ndaj Serbisë nga Borelli dhe Lajçaku.
6-Të
forcojë ushtrinë dhe policinë për rritjen e kapacitateve të mbrojtjes së
vendit.
7-Të
mos negociojë tërësinë territoriale të shtetit, përfshi edhe veriun e vendit.
8-Kryeministri
Kurti, duhet që temat e bisedineve me Serbinë t'i shtroj e kaloj me marrveshje
të gjerë në Kuvendin e Kosovës .
9-Të
bashkëpunojë më shumë me drejtuesit e institucioneve të shtetit shqiptar dhe të
harmonizojë qëndrimet në lidhje bisedimet me Serbinë.
10-Të
asnjëmënyrë të mos pranojë organizimin e një konference ndërkombëtare paqeje
për Kosovën. Kjo do të ishte mjaft e rrezikshme për Të...
11-Të
miratoj në Kuvend, një Rezolutë për ngjarjet në veri dhe t'ja paraqes
organizmave të BE-së. Ngjarjet në veri janë në favor të Kosovës. Tani duhet të
ngrihet "steka" nga ana e Kosovës drejtuar BE-së, për kërkesat ndaj
Serbisë. Serbia është përgjegjëse për ngjarjet në veri. Si e tillë, ajo është
në pikën e saj më të dobët. Kjo duhet të shfrytëzohet nga shteti i Kosovës
përball faktorit ndërkombëtar. Koha është tani...
Ibrahim Kabili
Tiranë, më 05.10.2023