Mendime
Kimete Berisha: Komandantja karikaturë!
E hene, 02.10.2023, 06:54 PM
Komandantja karikaturë!
Nga
Kimete Berisha
1.
Presidentja Osmani i tha një gazete italiane se:
'Nëse
Serbia e pushton Kosovën - do të përballet me popullin, që me çdo kusht do ta
mbrojë lirinë!
-
Në popullin e paske ymydin, a?
Ti
a s'je përgatitur për luftë, anipse e 'para' e ke parashikuar luftën?
-
Domethënë, Serbia s'do të përballet me 'ushtrinë e Kosovës', as me asnjë ushtri
tjetër, por do të çohen populli të
luftojnë për liri!
-
Me çka do të luftojnë populli?!
S'e
kuptoj pse flet në mënyrë eksesive, nuk resht së foluri!
-
Pleqnare s'je, intelektuale s'je, një ese, një kolumne a një analizë nuk e ke
të botuar...pse llomotit kurrë pa pushuar, dhe gjithnjë me frymë n'fyt!
A
s'bën ta përmbash tmerrin, panikun dhe frikën që po ta zbulon fjala?
-
Pasi që i tregoi Serbisë se ushtria e Kosovës është 'populli i saj',
Osmani
ia lexoi edhe mendimet e errëta presidentit serb.
Tha
se 'Vuçiq po mendon që me armë ruse ta aneksojë Kosovën'.
-
A po mendon apo e ka planifikuar ta aneksojë Kosovën?
Vërja
e theksit 'me armë ruse do ta aneksojë Kosovën' e bën këtë gojëmadhe edhe më
karikaturë, sepse edhe UÇK ka blerë armë serbe që i ka përdorë në luftë
mbrojtëse kundër serbëve.
Çka
ka lidhje të kahit i ka 'arma dajtë'.
Armë
shqiptare s'ka.
-
Ajo po kujton se nëse thotë që ka faj Putini, kjo i ndihmon çështjes!
Krejt
është ashtu siç po thotë: faj ka Serbia, faj ka Putini...
Edhe?
Çka domethënë kjo?
Çfarë
rëndësie ka kush e nisi luftën, pasi që lufta të fillojë?
-
Ti tregona kujt po i bie zari të luftojë nga ana jonë!
Kush
e mbron Kosovën?
-
KFOR-i është reaguesi i tretë, po thua ti!
Pra,
derisa të jetë një polic shqiptar në këmbë, nuk do të ketë KFOR në luftë.
-
Kjo është naive, tmerrësisht naive.
Është
komandante e ushtrisë që nuk ekziston, por flet si komandante e NATO-s.
-
Pasi që Amerika i kërkoi Serbisë që t'i tërheq trupat ushtarake në kufirin me
Kosovën, dhe pasi që e dëgjoi lajmin se disa ushtarë serbë filluan të tërhiqen
nga kufiri, presidentja i dha 'urdhër' Vuçiqit që menjëherë të tërhiqet nga
kufiri!
-
Po e shfrytëzon gjendjen e luftës të bëhet interesant!
Si
mund të forcohesh me pallavra, politikisht, kur je e vetmuar, presidente e popullit
më të varfër në Evropë, e varur nga krejt bota, me 'armë të huaja' e me ushtri
të huaja!
-
Çka nëse Vuçiqi nuk e zbaton 'urdhërin' e presidentes Osmani dhe nuk tërhiqet
nga kufiri?
Dhe,
kur të nis lufta, çka nëse KFOR-i vetëm do të 'shikonin' se a po luftojnë 'fer' serbët e shqiptarët!
-
Çka do të bëje ti?
Do
ta çoje popullin në luftë?
Cilin
popull?
Ku
është populli?
-
Paramendoje sikur mos të ishte KFOR-i në Kosovë?
-
Paramendoje ekzistencën dhe të ardhmën e një vendi pa ushtri të veten!
-
Shih ti kush na udhëheq, gruaja që luan me zjarrin 'e arnikut'!
2.
Edhe deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë e ka shprehur frikën e tij që i
kish depërtuar deri në asht.
Kamberi
mendon se Vuçiqi mund të hakmerret ndaj shqiptarëve në Preshevë. Po a?
Ani
pse s'po mobilizohesh ti?
Shqiptarët
kudo që jetojnë presin nga të tjetët t'ua sigurojnë lirinë?
Po
e pret Hillin të vijë të të ruaj tek sokaku!
P.S.
Të gjithë e dinë se
lufta ka mbaruar.
Të gjithë e dinë se më
të mirët janë vrarë.
Të gjithë e dinë se të
varfërt mbetën të varfër
e të pasurit - u
pasuruan.
Të gjithë e dinë se ti
më doje fort...
(L.Cohen)