Mendime
Klajd Kapinova: Mbyllja si Parathënie e Gegnishtes fatkeqe
E marte, 26.09.2023, 06:55 PM
Mbyllja si Parathënie e Gegnishtes fatkeqe
“Mbrojtësi i rrejshëm të lëshon në kurth. Me ose pa
dashje, disa mbrojtës të standardit të sotëm janë të rrejshëm. E trajtojnë si
lule mos më prek. Çdo vështrim kritik të tij e shohin me drithërimë, e
përjetojnë si lëndim. Çdo përmendje e gegnishtes ua çon flokët përpjetë, thua
pasuritë e këtij dialekti nuk janë gjuhë shqipe. “Mos e rrok fort, se po ia da
frymën”!, thotë populli. E rrokin nga dashuria për shqipen, apo nga ndonjë
dashuri a nostalgji tjetër? Gjuha, nuk mund të përparojë e shkëputur prej
ligjërimit të rrjedhshëm popullor. Nuk mund t’a ruajë freskinë, e mbyllur me
shtatë palë dryna. Është qenie e gjallë, rikrijohet çdo ditë. Nuk mund të
mbijetojë në formalinë. Në mos u çeltë shtegu për reformë gjuhësore, mbetet
hapur rruga për anarki gjuhësore. Te shkallëshkallshme. Për “rebelim” të
heshtur kundër gjuhës zyrtare. Spontan, të rrëmujshëm, të ç’organizuar. Më fort
se sot, pasojat do të dhembin nesër, kur do të jetë vonë. Uroj të jem gabim,
por ndeshtrasha kështu thotë. “Fanatizmi pjell herezinë”, na kujton Niçja me
gojën e Zarathustrës. Lasgushi thoshte “kam frikë nga historia”. Fanatikët
“Mister njet” s’kanë frikë nga historia? S’e kuptojnë, apo nuk duan ta kuptojnë
Kohën? Pse kaq armiqësi ndaj ndryshimit, ndaj një reforme që s’kërkon
përmbysje, përkundrazi, kërkon ringritje, rijetësim, ose, po të përdor një
fjalë të huaj, “rivitalizim” të kryevlerës, që na njëjtëson si shqiptarë? Nga
syri i cilit Big Brother druhen sot, apo dikush e ka Big Brotherin brenda
vetes? Rishtazi na shti në mendime
Niçja, me Zarathustrën: “A di të bëhesh gjykatës dhe xhelat i ligjit tënd?”.
Heshtja për të keqen të bën pjesë të së keqes. Unë nuk dëshiroj me u ba pjesë e
së keqes. Unë kam frikë nga historia. Prandaj flas.” - Mehmet Elezi,
studiues, publicist
Nga Klajd Kapinova
Hyrje dhe dalja me guxim tek e
vërteta
Autori i shumë librave seriozë historikë etj., studiuesi
dhe publiçisti cilësor dhe bashkëkohor Kastriot Myftaraj, i del zot
gegnishtes, sepse vetë gegët duan të fshehin të vërtetën e tyre historike,
mbasi i ekspozon ato gjatë dekadave të kaluara si bashkëfajtor të gjuhës së
tyre amtare gegë.
Shkrimi i hollësishëm studimor i Kastriotit Myftaraj,
është gjithëmonë aktual sot dhe për gjeneratat e reja apo dekatat e ardhshme,
që do të popullojnë apo banojnë Shkodrën me rrethina.
Mendoj, se sipas logjikës futuriste kritika realiste nuk
do të ketë ndikim në reagimit pozitiv për ringjalljen apo ripërtëritjen e
gjuhës amtare të lashtë geg, sepse po vijojnë të flasin dhe shkruajnë me
intensitet pa ndërprerje 24/7 dhe 365 ditë të vitit gjuhën letrare toskësishte,
të imponuar me dhunë politike dhe fizike nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.
Faqja Pro Gegnishtes, në rrjetin social Facebook
(lexo Fakebook) apo Grupi në rritje i tij, i përbërë 99.99% nga banorët geg me
ose pa shkollë, fatkeqsisht nuk duan që të hapet kjo histori-plagë reale e cila
ishte dhe mbetet edhe sot e shëmtuar, por duan që ata që e kanë bërë këtë
masakër të vetëdijshme politike gjuhësore asokohe me ndërgjegje Nënshkrimin
Kundër Gjuhës Amtare Gegnishte të vijojnë të nderohen dhe respektohen, për
inerci të shprehjes absurde, se shkodranët nënshkrues të persekutimit të gjuhës
geg, janë zotni me emër të mirë të qytetit tonë…
Gegët
ndër shekuj
Sikurse dihet përcaktimi gegë,
është klasifikim nën-etnik i shqiptarëve dhe përfshin banorët e viseve mbi
lumin Shkumbin (në Shqipëri) ose folësit e gegnishtes. Trojet e banuara nga gegët janë të miënjohura historikisht dhe gjeografikisht si shtrirje
territoriale me qendrat e tyre të banimit qysh në kohërat e hershme.
Sot fatkeqsisht, gegnishtja si gjuhë nuk
zotëron status e saj zyrtar si gjuhë e shkruar, lexuar, studiuar etj., e gjuhës
shqipe. Ajo ka dekada që nga komunizmi
është future në gjuhët e vdekura të njerëzimit.
Për më tepër gegnishtja në
vetvete ka 2 nëndialekte, që gjeografikisht ndahen te kufiri i lumit me emrin
Shkumbin. Gegnistja veriore shtrihet në të djathtë të
Matit: në Mirditë, në Pukë, në Lumë, në Has, në malesinë e Gjakovës, në të
gjithë Kosovën, në Maqedonin e Veriut, në Malësinë e Dukagjit, në Malësi të
Madhe (në të dy anët e kufirit të Malit të Zi me Shqipërinë), në qytetin
Shkodër e në rrethinat e saj, në krahinën e Krajës dhe të Ulqinit; ndërsa
gegnishtja jugore, shtrihet në të majtë të Matit: në zonat e Elbasonit
(Elbasanit), të Durrësit, të Tironës (Tiranës), të Krujës, të Matit, të Lurës,
të Peshkopisë e të Maqedonisë Perëndimore, nga zona e Dibrës deri në Shkup dhe
Kumanovë. E thënë ndryshe Kufiri natyror në mes të gegnishtes dhe toskërishtes, është
lumi Shkumbin në Shqipëri të Veriut, e cila sikurse dihet përshkon
Shqipërinë e Mesme nga lindja në perëndim.
Historia dhe personazhet geg të
Kongresit të Zhdrejt apo Ç’Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe
Kongresi i Ç’Drejtshkrimit të
Gjuhës Shqipe, u mbajt në Tiranë dhe zgjati 6 ditë nga 20-25 nëntor të vitit
1972, me nismën e
Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë dhe me praninë e 87 delegatëve nga
Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe arbëreshët e Italisë, pra nga
të gjitha krahinat e Shqipërisë.
Nëse shikohet me shumë kujdes qëllimi i mbajtjes së saj,
lexohet shumë lehtë, se ai ishte një tubim i mirëfilltë politik komunist “shkencor” gjithëkombëtar dhe jashtë saj, për të
rritur artificialisht sasinë dhe shtrirjen gjeografike gjithëshqiptare
pavarësisht se si e sa ato e flisnin gjuhën shqipe. Propaganda dhe zhurma për
ato asokohe kishte më shumë rëndësi se sa dhuna gjuhësore e pakicës toskë, kundër
shumcës geg në trojet etnike shqiptare…
Kjo
mbledhje e madhe partie, u thirr gjoja për të nxjerrë përfundimet e diskutimit
të “gjerë”, për drejtshkrimin e gjuhës shqipe, që kishte filluar në vitin 1967,
pas botimit të “Rregullave të drejtshkrimit të shqipes” që ishte asokohe në projekt.
Sikurse
shkruan dhe studiuesi
Myftaraj, del se aty u mbajtën 150 “kumtesa” me referime,
të cilat me shpejtësi rrufeje janë botuar në dy vëllime si njolla turpi në
faqen e zezë të historisë së popullit tonë: “Kongresi i Ç’Drejtshkrimit të Gjuhës
Shqipe” I, II, Tiranë, 1973.
Kongresi politiko-propagandistik në fjalë,
ishte natyrisht më e keqja që mund të pritej nga regjimi komunist i diktatorit
Enver Hoxha, i cili përgjithësisht kishte prirjen t’ i bënte keq, duke qenë se
gjithçka e shikonte nën prizmin e tij të shtrembër stalinist.
“Stalini, ati ideologjik i Enver
Hoxhës, para vdekjes e shpalli veten edhe gjuhëtar.” – Kastriot Myftaraj,
Tiranë, Shqipni, 2012
Produkti i Kongresit të vitit 1972, duhet rishikuar ose
anulluar menjëherë, duke e shfuqizuar… edhe për shkakun se ata që e morën
vendimin nuk e kishin nivelin shkencor, për të marrë vendime të tilla.
Është krijuar miti intelektual, sikur delegatët e
Kongresit të Ç‘Drejtshkrimit, që vendosi për standardin e gjuhës shqipe, që
është në fuqi edhe sot (viti 2023), qenë “specialist” të gjuhësisë.
Mjafton të shikosh biografinë e “intelektualëve” apo
delegatëve të Kongresit të Ç’Drejtshkrimit, që të bindesh se ata nuk kishin
formimin e duhur akademik dhe intelektual, për të marrë një vendim afatgjatë
mbi standardin e gjuhës shqipe.
Sipas një investigimi
kritik dhe studimi në detaje, që studiuesi realist Kastriot Myftaraj ka
bërë me shumë kujdes, del se: “Nga 87 delegatët e Kongresit të Ç’Drejtshkrimit, që nënshkruan Rezolutën për standardin
e gjuhës shqipe, 72 nuk kishin asnjë gradë shkencore!!!
Nga 15 nënshkruesit me grada
shkencore, pesë prej tyre nuk i kishin ato në gjuhësi. Këta qenë: Aleks Buda,
Dhimitër Shuteriqi, Bedri Dedja, Josif Ferrari, Zihni Sako.
Nga pesë gjuhëtarët me titull “profesor”, njëri, Androkli
Kostallari kishte diplomuar për rusisht. Ndër delegatët me tituj shkencorë,
kishte pesë docentë dhe shtatë bashkëpunëtorë të vjetër shkencorë.
Ndër bashkëpunëtorët e vjetër
shkencorë, njëri Osman Myderrizi, nuk kishte as diplomë të shkollës së mesme. (!!!!)
Pjesa më e madhe e delegatëve qenë
shkolluar në Bashkimin Sovjetik dhe gjuha e huaj e vetme që
njihnin mirë ishte rusishtja.
Në fakt, për shkak të pranisë së delegatëve nga trojet
shqiptare në Jugosllavi, të shkolluar në Beograd dhe në shkolla ku gjuha e parë
pas shqipes ishte serbokroatishtja, mund të thuhet se 80% e delegatëve nuk
zotëronin mirë asnjë gjuhë të huaj përveç këtyre dy gjuhëve sllave.
Madje edhe në vitin 2008, pra 36 vjet
pas Kongresit, nga 87 delegatët e Kongresit të Ç‘Drejtshkrimit, 37 prej tyre,
nuk përmbushin kriteret e vëna për të hyrë në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar,
do të thotë nuk kanë marrë grada shkencore!
Kjo shifër do të dilte edhe më e lartë nëse llogaritet se
disa delegatë të Kongresit të vitit 1972, kanë hyrë në Fjalorin Enciklopedik
Shqiptar thjesht si shkrimtarë mediokër të realizmit socialist si Ali
Abdihoxha, Fatmir Gjata, Llazar Siliqi, Shevqet Musaraj, Sterjo Spasse, Dhori
Qiriazi.
Nëse Fjalori Enciklopedik Shqiptar i
viteve 2008-2009 do të ishte bërë në 1972, atëherë 55 delegatë të Kongresit,
nga 87, nuk do të mund të përmbushnin kriteret për të hyrë në Fjalorin
Enciklopedik!
Merret vesh, firmëtarët e Rezolutës nuk përbënin një
forum serioz shkencor. Apologjia e tyre do të kishte qenë nëse ata, pas rënies
së regjimit komunist do të kishin thënë se vepruan në rrethana emergjente dhe
të kërkonin që të mbahej një kongres i mirëfilltë shkencor për të vendosur
standardin e gjuhës shqipe.
Disa prej tyre në fakt e kanë thënë këtë gjë. Por pjesa
më e madhe qenë përzgjedhur nga regjimi komunist të tillë që nuk kanë as
minimumin e deontologjisë profesionale, dhe nuk mund të pritej tjetër gjë prej
tyre, se profesioni bazë i tyre është ai i sharlatanit.
Në vend që të mbanin qëndrimin e thënë më lart, ata pas
vitit 1972 dhe madje pas vitit 1990 vazhduan që të shpërblejnë njëri-tjetrin me
grada dhe tituj shkencorë që në thelb nuk qenë gjë tjetër veçse një ritual i
zbatimit të “religjionit” të krijuar në 1972, në trajtën e standardit të gjuhës
shqipe.
Nëse sot, në vitin 2012 (kur është publikuar stdudimi
i Kastriot Myftaraj) do të mblidhej një forum prej 87 vetësh me një
përbërje të ngjashme me atë të vitit 1972, nga pikëpamja e kualifikimit
shkencor, dhe do të diskutonte për standardin e gjuhës shqipe, ai do të
kritikohej si joserioz, joprofesional, qesharak, madje edhe nga ata firmëtarët
e mbetur gjallë të Rezolutës të vitit 1972. (Kastriot Myftaraj, “Biografia e fshehur e
delegatëve të Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972”, EuroAlbemigrant.com)
Gegnishtja
e persekutuar qysh në kohën e Perandorisë Islame Otomane dje dhe sot
Autori
shkodran i Grupit Pro Gegnishtes, shkruan sa më poshtë: “As turku për 500 vjet, nuk i bani dam
gegnishtes sa i bani për 40 vjet regjimi komunist”. Citali i mësipërm është marrë nga
faqja Pro Gegnishtes.
Unë
mendoj, se duhet të jemi të kujdeshëm dhe të mos i paraqesim në media (show
televiziv, gazeta, revista dhe website) dhe opinone publike, mes njerëzve apo
simpoziume kulturore dhe shkencore ish pushtuesit shumë shekullorë mizor
otomanë si xhelatë të butë, “përparimtarë”, “paqësore”, që erdhën nga Azia në
trojet e Arbërit me daulle të zhurmshme, taborre të mëdha ushtarake të
armatosur deri në dhëmbë, me ekspedita kriminale ndëshkimore, të cilët kudo
mbulohen trojet tona me gjakderdhje, shkatërrime totale… Ata nuk erdhën për të na
ndihmuar apo shpëtuar ne asokohe, me hap rrugë, shkolla, ndërtuar ura,
universitete, qendra kulturore, shtypshkronja, spitale, rindërtuar qytetet dhe
fshatrat, ngritjen e ushtrise dhe shtetit etj., arbëror!!!?
Le të vazhdojmë
argumentin tonë për gegnishten dhe kalvarin pambarim të saj ndër shekuj deri në
ditët tona…
Në kohën e
Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane, nuk ka pasur shkolla shqipe, se me
dekret otomanët antishqipe, me ndihmën e 39
kryeninistrave muhamedanë me origjinë shqiptare nuk i kanë lënë të parët tanë
arbërorë në trojet e veta të kenë ligjërisht shkolla shqipe, sikurse serbët,
grekët, sllovenët, maqedonasit, kroatët, etj., duke qenë i vetmi vend i pushtuar nën otomanizëm, ku shqipja Nuk u
lejua që të ushtrohej me ligj.
Nga ana
e tjetër, për hir të së vërtetës historike, duhet thënë se Perandoria
Xhihadiste Islame Osmane, nuk njihte në zotërimet e veta si etni autentike apo
kombësinë arbërore-shqiptare, por vetëm komunitete fetare, sit ë vetët
myslimanë (islamë), rumët (sikurse njiheshin asokohe ortodoksët) dhe latinët
(popullsinë etnike vendase pra, katolikët).
Në këtë
mënyrë, del se edhe arbërorët (shqiptarët) ishin grupuar në këto tri komunitete
fetare dhe nuk njiheshin si një njësi kompakte kombëtare më vete.
Pra,
teorikisht dhe praktikisht otomatë kishin mohuar gjuhën dhe identitetin e
shqiptarëve askohe deri në vitin 1912, kur na japing Pavarsinë, meqenëse
Perandoria e tyre ishte tjetërsuar për shkak të plasaritjeve, dhe konflikteve
të brendshme familjare, korrupsionit, vjedhjeve, homoseksualitetit të pasuesve
perandorak të Osmanit…
Popullsisë shqiptare,
asokohe u lejohej ushtrimi i funksioneve
arsimore-kulturore vetëm në gjuhët turko-osmane, greke dhe latine-italiane.
Kështu, te popujt fqinjë ortodoksë sllavë u ruajt, kundër vullnetit të
Patrikanës greke, tradita e përdorimit të gjuhës popullore në kishë e në arsim,
shqiptarët ishin privuar nga përdorimi i gjuhës amtare shqipe në kisha e në
arsim, ku komunitetet e tyre fetare ishin të varura nga tri qendra të
ndryshme të huaja kishtare e kulturore.
Nga
burime historike shohim se institucionet primitive kryesore arsimore që u
shfaqën në periudhën e sundimit barbar islam osman në Shqipëri, ishin shkollat
e komuniteteve myslimane, ku mësohej gjuha si primare gjuha osomane dhe arabe.
Ndryshe
për të njëjtën periudhë në vendet e përparuara të Europës, shohim se në fillim
të shek. XVI, feudadalët “shqiptarë” të otomanizuar dhe islamizuar hapën në
disa qendra të Shqipërisë, kryesisht pranë xhamive, shkolla fillore ose
mektepe, ku për cudi në vend të gjuhës amtare shqipe, mësuesit-hoxhallarë u
mësonin nxënësve islam leximin e librit të tyre kur’anin dhe shkrime të shenjta me
shkronja arabe, e njëjta metodë sikurse ndodh ende sot në vendet radikale
islame aziatike, afrikane, lindjen e mesme dhe pellgun arabik.
Pra,
niveli kulturor dhe mësimor në Shqipërinë Islame Otomane, ishte i njëjtë me
metodat dhe pedagogjinë islame të kohës e cila fatkeqsisht është rishfaqur pas
peridhës post-komuniste në trojet shqiptare, ku sot domonjnë shkollat e
mirëfillta kur’anore si kopje të bendeve ku ushtrohet edhe në ditët tona ligji
i Sheriatit.
Në
shek. XVII kur ndodhi islamizimi i dhunshëm masiv i shqiptarëve me shpatë, kur’an dhe gjak,
filloi të shtohej numri i mektepeve dhe shkollave kur’anore, që hasen tani edhe
në disa fshatra.
Kështu,
nga historia e hidhur e trojeve tona etnike shqiptare mësojmë, se pranë
mektepeve në qytetet-katunde kryesore të prapambetura të vendit u
çelën edhe shkolla të një shkalle më të lartë prapambetjeje, si medresetë, ku
nxënësit mësonin gramatikën dhe leksikun e arabishtes, të persishtes dhe të
osmanishtes, retorikën e letërsisë orientale dhe doktrinën e huaj islame.
Numri i
nxënësve në këto medrese ishte shumë i madh, ku përgatitja e fëmjëve
“shqiptarë” (arnautë) bëhej direkt nga klerikët radikalë, që shërbenin në
institucionet e kultit islam dhe në aparatin shtetëror otoman të kohës.
Fatkeqsisht, asokohe në tokat shqiptare u krijua një shtresë
“intelektualësh” të pajisur me kulturë islame ose shpërlarje masive të trurit,
disa prej të cilëve fatkeqsisht kishin studiuar edhe në medresetë e Stambollit,
të Aleksandrisë (në Egjipt të Afrikës Veriore, ku shtriheshin territoret
e pushtuara nën sundimin islam otoman), ose të Bagdatit në Iraq.
Ndryshe
nga sa thamë më lart, shumë katastrofike ishte gjendja e arsimit të popullsisë
së krishterë, e cila nuk gëzonte mbështetjen e shtetit e i nënshtrohej
diskriminimit të hapur kombëtar, fetarë dhe gjuhësor, ku u mohohej hapur
përdorimi dhe studimi gjuhës amtare shqipe në shkollat amtare.
Ortodoksët
dhe katolikët kishin pak shkolla fillore (fetare) që ishin ngritur zakonisht
pranë ndonjë manastiri ose kishe dhe në raste të veçanta pranë ndonjë fshati.
Shkollat
katolike ishin nën drejtimin e kishës katolike me qendër Romën, e cila filloi
të përdorte gjuhën fshehurazi gjuhën shqipe në shkollat fetare katolike. Në
këto kushte dhe rrethana të reja u hapën disa shkolla të tilla, ku mësohej edhe
gjuha shqipe dhe ku shërbenin si tekste mësimore katekizmat e hartuar nga
shkrimtarë klerikë si arqipeshkëvi imzot Pjetër Budi etj.
Këto
shkolla shqipe, ishin ngritur kryesisht pranë famullive dhe manastireve. Kështu
mësojmë nga burimet historike të kohës, se një shkollë shqipe funksiononte qysh
në vitet 1628-1675 në Pedhanë, dhe po në atë kohë edhe në Blinisht (të dyja në
rrethin e Lezhës), si dhe në Kurbin (rrethi i Krujës).
Në
vitet 1669-1670 funksiononte një shkollë katolike në gjuhën shqipe edhe në
Himarë (Shqipëria e Jugut). Në Pedhanë e në Blinisht, u krijuan më vonë edhe
shkolla më të larta, gjimnaze, ku përdorej gjuha shqipe.
Këto
shkolla u ngritën nga murgj të Urdhërit Françeskanë, të vendosur në Shqipëri në
fillim të shekullit XII. Shkolla të mesme shqipe katolike ku flitej gegnisht, u
hapën edhe në Janievë të Kosovës (viti 1671), në Velje të Mirditës (1699), në
qytetin e lashtë të Shkodrës (1699) etj.
Në këto
shkolla të mesme nxënësit, që ishin destinuar për t’u bërë klerikë, studionin
teologjinë, gjuhët latine e italiane, gjuhën geg shqipe dhe disa prej tyre
dërgoheshin për studime më të larta në Itali. Mësimi i gjuhës shqipe në këto
shkolla, edhe pse tepër i kufizuar, si pasoj e kufizimeve otomane asokohe dhe
theksoj se ishte në interes të popullsisë vendase, që i përkrahte ato.
Nga
burimet historike mësojmë, se gjimnazi i Blinishtit u ngrit me kërkesën e
krerëve të vendit dhe kur në vitin 1648 shkolla e Pedhanës u rrafshua nga një
ekspeditë ndëshkimore osmane, banorët e fshatit e rindërtuan atë përsëri.
Zhvillimi
i arsimit në gjuhën shqipe në shek. XVII u pengua direkt për shkak të ndjekjeve
të qeveritarëve osmanë të ndihmuar nga spiunët shqiptarë, që tregonin se ishinn
hapur shkollat shqipe. Megjithatë, në shek. XVII, në shtresat e larta të
shoqërisë shqiptare ishte zgjeruar rrethi i njerëzve të kulturuar dhe që kishin
mësuar disa gjuhë të huaja dhe gjuhën vendase shqipen.
Në
çerekun e parë të shek. XVII imzot Pjetër Budi arqipeshkëv në disa relacione ai
shprehej shumë ashpër për një pjesë të klerit të lartë katolik shqiptar, që
tregohej indiferent dhe mospërfillës ndaj lëvrimit të gjuhës shqipe, si dhe
ndaj gjendjes së mjerueshme kulturore të grigjës apo më saktë popullit të vet.
Rrethana më të favorshme për arsimin shqip u krijuan, kur në fronin e papës
në
Vatikan erdhi Klementi XI, me origjinë shqiptare. Me nismën e tij u mblodh
më 1703 Koncili i Peshkopëve (Ipeshkvinjëve) të Shqipërisë, që njihet me në
histori emrin “Koncili i Arbërit”, i cili vendosi të përhapte letërsinë
fetare në gjuhën shqipe. Kjo shtoi interesin për gjuhën shqipe dhe kështu mbas
8 vitëve dhe më saktë në vitin 1711, mësojmë se në shkollën e Montorinos në
Romë u hap edhe Katedra e Gjuhës Shqipe…
Edhe në
shekujt apo vitet e mëvonshme shkollat e para shqipe të hapur pranë
kishave katolike në Kosovë dhe Shqipëri, i kanë mbyllur mënjeherë otomanët me
gjak dhe hekur, duke vrarë pa mëshirë mësuesit klerikë katolikë në rrethana dhe
pusi të ndryshme…
Otomanët e komunistët apo komunisto-otomanët dje dhe sot
Pra,
nga përvoja e përgjakur dhe e hidhur historike e popullit tonë ndër shekuj dhe
deri në vitet 1990, mësojmë nga faktet konkrete, se otomanët islam dhe
komunistët të pafe janë njësoj në forma dhe metoda radikale antishqiptare dhe
anti-gjuhësore geg dhe nuk mendoj se duhen paraqit pushtuesit si më të butë se
sa nazi-komunistët 1944-1990.
Në
kohën e Rilindjes Kombëtare apo Rizgjimit të Ndërgjegjës Kombëtare Shqiptare, abetaret
në gjuhën amtare shqipe, të shtypur jashtë shtetit amë, otomanët “vëllezër” i
kanë quajtur vazhdimisht si heretike dhe kundër padishahut e islamit…
Pra, asokohe theksoj
gegnishtja ëshë mësuar dhe ruajtur brez mbas brezi vetëm me të folurin e
përditshëm në çdo shtëpi, mes miqëve në odat e
burrave, nga përkushtimi i klerikëve katolikë vendas shqiptarë, që e thonin
meshën në gjuhën geg shqipe me pak fjalë latine të kohës etj., por jo zyrtarisht
në shkolla të mirëfillta private apo publike.
Edhe në
kohën otomane kanë qenë pikërisht trathtarët e spiunçt arnautë,
ato që Nuk na kanë lanë të mësojnë me gramatikë gjuhën gegnishte, ashtu sikurse
ndodhi edhe në kohën e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës (alias Dullës), kur
fatkeqsisht po shqiptarët me mentalitet dhe kulturë otomane, ishin ato që
përmes të ashtëquajturës Kongresi i Zhdrejt-Shkrimit apo C’Drejtshkrimit 1972,
bënë që gegnishtja me ligj të ndalohet të flitet, studiohet dhe shkruhet, duke
u futur kështu shumë shpejt në kalendat greke si një gjuhë e huaj e vdekur e pa
shkruar dhe mësuar gramatikisht...
Edhe
sot në neo-komunizëm gegnishtja nuk mësohet, studiohet dhe nuk flitet me
gramatikë të unisuar të saj si gjuhë e vjetër etnike vendase dhe as ajka e
figurave kryesore të saj ndër shekuj si në fushën e linguistikës, historisë,
kulturore dhe evolucionit të saj ndër shekuj, artistike, politike, atdhetare,
apo heronjtë geg e kombit ndër shekuj, patriotët, mendimtarët, intelektualët,
shkrimtarët etj.
Fatkeqsisht
konstatohet, se sot nuk ka asnjë shkollë shqipe, ku fëmijët të mësojnë realisht
me libra shtetërore geg gramtikën e tyre letrare etj., sikurse mësohet dhe
studiohet në të gjithë nivelet e shkollave zyrtarisht toskënishtja politike
jugore letrare…
Disa thonë ose mund
të rishprehen sërisht se ashtu ishte koha, duke justifikuar me djadhëzi
trathtinë tinzare zyrtare të vetë gegëve e toskëve komunistë kundër gjuhës së
të parëve ilir-arbërore-shqiptar të gegnishtes.
Lind pyetja: Po
ajka e ndritur e klerit katolik pse vazhdoi të fliste dhe shkruante pa pushim
dhe pa frikë dorëshkrimet e tyre brilante të fliste kudo dhe pa u trembur para
gjyqeve të Dullës vetëm gegnishten edhe nëpër burgjet nazi-komuniste… edhe pse
e dinin shumë mirë se komunistët fatkeqsisht shqipfolës geg e toskë ishin dhe
janë edhe sot neo-komunistët kundër tyne!!!?
Anti-gegët
komunisto-otomanë si provë të urretjes kundër gegnishtes bënë punime
“studimore” shkrimmore gjoja të ashtëquajtur shkencore të mirëfillta që
atakonin drejpërdrejtë gjuhën gegnishte e i botuan si paçavure turpi (që të gjithë sëbashku
pjesëmarrësit apo të ashtquajtur delegatë të Kongresit të C’Drejtshkrimit) në dy vëllime, të cilat sot
fatkeqsisht janë njolla prova faktike turpi nga servilizmi i tyre ndaj
komunistëve me dhe pa tesera antarësie partie…
Disa
vijojnë të thonë edhe sot, se dikush shkoi në spital dhe ia morën kmunistët
firmën me zor e pa vetëdije a thua se asokohe ata që tregojnë këto përralla
historie të vetëkrijuara ishin në vendngjarje… Ja po e pranojmë këtë version e
forcës apo “detyrimit” absurd përkohsisht…
Sërisht
lind pyetja logjike dhe retorike: Po shkrimet e shumë autorëve geg me shumë
faqe kundër gegnishtes që janë si dëshmi prove edhe sot të shkruara dhe botuara
si njolla të zeza turpi në dy vëllime në Tiranë pas Kongresit të vitit të zi
1972 kush i bëri autorët, që t’i shkruajnë me pasion kundër gjuhës geg!?
Gjuha otomane bëhet zyrtare në Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa gegnishtja
etnike vazhdon të ndalohet me ligj që të mos mësohet
Së fundi, edhe
sot në Shqipëri dhe Dardaninë antike, zyrtarisht ka filluar mësimi i gjuhës ish
pushtuese otomane në të gjithë ciklet e shkollave atje. Dhe kjo në saj të një
dekreti absurd antishqiptar, që kanë miratuar qeveritë neo-komuniste dhe
neo-otomane erdoganiste respektive të Tiranës së kuqe me K/Ministër Edi Ramën 3
dhe erdoganistin fanatik otoman Albin Kurtin.
Pra,
zyrtarisht gjuha e pushtuesve otomanë lejohet dhe ligjërohet me dekret special
të mësohet si gjuhë amtare në Shqipqëri dhe Kosovë (në dy shtetet e pushtuara
dikur për 700 vjet me radhë nga barbarët otomanë) nga mësuesit formalisht me
pashaportë “shqiptare” çdo ditë në bankat e shkollave dhe auditoret e
universitetëve në mënyrë serioze dhe masive, sikurse dikur gjuha ruse...
Pse
them unë gjuha otomane dhe jo turke? Kur Osmani si i pari i osmanëve pushtoi
vendet e Azisë dhe mbërriti deri në atë që quhet sot territori turk apo Turqia,
ai si kryebarbar manjak rrafshoi mizorisht të gjithë fshatrat, qytetet dhe vetë
civilizimet asokohe të shtetit multifetar etnik turk (Turiqinë).
Asokohe
dhe deri në fillim shekullin XX, gjuha vendase që flitej në kohën e Perandorisë
Xhihadiste Islame Otomane ishte turqishtja etnike e vjetër me bazë arabe. Ajo u
zëvendesua më vonë me gjuhën turke të re tashmë me bazë latine, pra europiane.
Kjo
gjuhë fatkeqsisht po mësohet zyrtarisht në shkollat shqiptare atje tek ju. Dhe
për çudi asnjë antar apo “patriot” i Grupit tuaj më të madh
online në rrjetet sociale PRO GEGNISHTES
me 20 mijë antarë dhe të tjerë, që shtohen çdo
ditë dhe ku na i paraqet edhe administrator i faqes me emra, nuk Kundërshtoi
këtë fakt të turpshëm, sepse Qeveria Neo- Komuniste Rama 3 lejoi zyrtarisht mësimin e otomanishtes së ish
pushtuesve dhe jo të GEGNISHTES, gjuhës
amtare të ish të pushtuarëve sot të nënshtruar para të njëtit pushtues
gjuhësor.
Unë nuk
di deri më sot që në zonat me popullsi geg nga kufiri i rrjedhjes së mesme të
lumit Shkumbin (Qyteti Elbasan, që thuhet se është kërthiza e Shqipërisë,
sepse e ndan atë në dy pjesë të barabarta fiziko-gjeografike) dhe deri në
Dardani të mësohet gjuha geg.
Kështu
popullsia e pjesës Veri Lindore të Shqipërisë ose qytetet malore, si: Peshkopia
(Dibra e Madhe dhe e Vogël), Kukësi, Tropoja, Mirdita, dhe me pak Lezha (qytet
i cili përbëhet kryesisht nga banorë të ardhur nga Malësia e Madhe dhe Mirdita)
në zonën Perëndimore (që shtrihet në Ultësirën Perendimore të vendit tonë)
etj., kanë humbur fatkeqsisht të folurit dhe të shkruarit original të gjuhës
geg, sepse atje prej shumë dekadash nga presioni i madh politik komunist dhe
gjuha toskërishte zyrtare e folur dhe e shkruar ka bërë që ata të humbin gjuhën
etnike të tyre.
Po jap
vetëm një fakt apo shembull të vogël historik. Dikur krahina malore e Mirditës
është quajtur si toka e katedralëve, kurse sot muslimanët e ardhur jugorë në
kohën e invazoneve komuniste, kanë ndërtuar atje edhe një xhami në mes trevës
apo qytetit të Rreshenit, dikur të pamposhtur nga islami asimilues otoman. Këtë
shembull negativ imponues nga të ardhurit jugor dhe shoqatat asimiluese
“bamirëse” otomane-arabe, që fatkeqsisht veprojnë atje, nuk e permenda si
argumentim fetar, por si pushtim i hapur e i mirëfilltë gjuhësor dhe fetar
otomano-arab...
Sot,
fatkeqsisht në kishat tona katolike puthuajse dhe në qytet dhe fshatrat apo
katundet e thella në zonat malore; në kishat katolike meshet jepen pothuajse të
gjitha fatkeqsisht në gjuhën toskërishte letrare, sepse edhe e gjithë
literatura e botuar fetare e mirefilltë, si: Bibla (Shkrimi i Shenjtë), thënia
e uratave fetare, libri shujtja shpirtnore, tekstet lirurgjike etj., janë të
botuara në gjuhën letrare toskërishte dhe jo vendase të banorëve geg.
Ky është fatkeqsisht një presion i madh propagandistik apo shpërlarje e
vijueshme e trurit non stop dhe sistematikisht, që dhunisht me forma të
ndryshme po ia merr edhe sot frymën gjuhës amtare geg. Kjo diktaturë e fortë
dhune, është një gur i madh i rëndë në qafën e hollë nga vuajtjet e pambarim të
gegnishtes.
Për më
tepër meshtarët e rinj katolikë vetëm flasin gegnisht, në mënyrë formale dhe
rutinë në takimet me njerëzit, pra, besimarët e popullin e thjeshtë, kurse në
realitet të gjithë librat e reja janë shtypur dhe botohen pa ndërprerje vetëm
toskërisht...
Shumë
shpejt ata nuk do të kuptojnë se çfarë kanë shkruar paraardhësit e tyre klerik geg mbi krahinat geg, gjuhën,
historinë, kulturën, traditat, zakonet shqiptare etj., sepse do t’u duhet të
mësojnë më parë gjuhën gegë si gjuhë të huaj.
Bibla e përkthyer me një mund dhe përkushtim të madh shumëvjeçar nga
meshtari ulqinak shqiperuesi dhe studiuesi i madh mons. Simon Filipaj është e
përkthyer nga latinishtja në gjuhën letrare toskë, të pakuptuar në fillim në
të gjithë zonën e Malësisë së Tuzit dhe zonat bregdetare të qytetit antik të
Ulqinit dhe trojet e tjera shqiptare.
Nga ana
e tjetër, në mes të qytetit të Shkodrës, intelektuali i shquar një ndër
helenistët dhe studiuesit më të famshëm shqiptar shkodrani prof. Gjon Shllaku
të gjithë librat kulturore dhe historike helene (geke) të famshme i ka
përkthyer në gjuhën toskë letrare...
Ky
status, që citova në këtë foto, ka marrë pa vetëdije me qindra miratime dhe
klikime pozitive nga antarët e grupit tuaj edhe pse statusi është i pasaktë dhe
i bie ndesh drejpërdrejtë historisë geg dhe kulturës së tyre geg ndër shekuj...
Kjo
tregon fatkeqsisht nivelin e ulët të grupit dhe antarëve të saj, që bëjnë Like
pa lexuar dhe kuptuar statuset, që hidhen herë pas here këtu, në Grupin në
fjalë... Kam shumë për të thenë, por kaq për sot…
21 delegatë ishin gegë ose ¼ ku 9
prej tyre ishin shkodranë, që vulosen pa Referendum groposjen e gjuhës së tyre
geg
Nga burimet historike mësojmë, se nga 87 delegatët e
Kongresit të Zhdrejt apo Ç’Drejtshkrimit, që nënshkruan Rezolutën për
Standardin e Gjuhës Shqipe 21 (pra, gati ¼ e delegatëve ishte e lindur në territoret,
me popullsi ku flitet 24/7 dhe 365 ditë të vitit gjuha e nënës dhe baballarëve
të tyre gegë) ishin gegë nga zonat ku flitet gjuha e gegë e trashëguar nga të
parët e tyre., si: Shkodra (9 delegatë), Kosova, Mali i Zi, Peshkopia (1
delegat) dhe Kukësi (1 delegat).
Nga
shikimi i vendlidjes së
tyre del se 7 (shtatë)
prej tyre ishin nga Kosova, 6 (gjashtë) nga Prishtina dhe 1 (një) nga Prizreni.
Po
cilët ishin nënshkruesit me emër dhe mbiemër që bënë historinë e faqes së zezë
të gjuhës geg!!!?
Më poshtë po japim listën e
plotë të delegatëve gegë të Kongresit të Ç’Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe si dhe ato
nga Shqipëria e Veriut, Prishtina dhe Prizreni (Kosova):
Prof. Idriz Ajeti Dekan i Fakultetit
Filozofik, Prishtinë (Kosovë).
Dr. Rexhep Qosja Drejtor i Institutit
Albanologjik, Prishtinë (Kosovë).
Doc. Jup Kastrati (1924-2003),
pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër.
Ahmet Kelmendi (1929-2916), pedagog i
gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Prishtinë (Kosovë).
Ajet Bytyci, pedagog i gjuhës shqipe
në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Prizren (Kosovë).
Bahri Beci,
(Shkodër, 6 mars 1936 - Paris, 20 gusht 2023), gjuhëtar në Institutin
e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë.
Besim Bokshi (1930-2014), pedagog i
gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Gjakovë (Kosovë).
Drita Garuci Mësuese e gjuhës dhe e
letërsisë shqipe, Shkodër.
Fadil Podgorica (Shkodër, 11 gusht
1918-1993), pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër.
Ferdinand Leka (Prof. Ferdinand Leka lindi në
Shkodër më 18 prill 1930, dhe vdiq në Tiranë në vitin 2022), gjuhëtar në
Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë.
Henrik Laçaj,
(Shkodër, 11 shkurt 1909 - Tiranë, 12 mars 1991), pedagog në
Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë.
Isa Bajçinca, pedagog i gjuhës shqipe
në Fakultetin Filozofik, Prishtinë (Kosova).
Ismail Bajra, drejtor i NGBG
“Rilindja”, Prishtinë (Kosova).
Ismail Doda (1939), drejtor i
shkollës "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Ostros (Krajë, Mal i Zi).
Kolë Ashta (1918-1997), pedagog i
gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër.
Llazar Siliqi (1924-2001), i lindur
në Shkodër, ishte shkrimtar, që banoi në Tiranë.
Luigj Franja, mësues i gjuhës dhe i
letërsisë shqipe, Shkodër.
Mufit Trepça, mësues i gjuhës dhe i
letërsisë shqipe, Peshkopi (Shqipëria e Veriut).
Pjetër Fusha, mësues i gjuhës dhe i
letërsisë shqipe, Rubik (Mirditë,
Shqipëria e Veriut).
Shefqet Hoxha (1934), pedagog i
gjuhës shqipe në Filialen e USHT, nga katundi malor Bicaj-Kukës (Shqipëria e
Veriut).
Tomor Osmani, pedagog i gjuhës shqipe
në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër.