E hene, 15.04.2024, 08:14 PM (GMT+1)

Mendime

Idriz Zeqiraj: OVL e UÇK të shkarkojë kryesinë e saj kundra-kombëtare

E enjte, 21.09.2023, 07:44 PM


OVL E UÇK TË SHKARKOJË

KRYESINË E SAJ KUNDRA-KOMBËTARE

NGA IDRIZ ZEQIRAJ

Pas çlirimit të Kosovës nga NATO-pakti disa komandantë të UÇK të LPK-së, nxituan për ta krijuar Shoqatën e OVL të UÇK-së. Dhe kjo Shoqatë, në koordinim, me SHIK-un, krijoi Shoqatat e ashtuquajtura "të dala nga lufta!" Të gjitha këto u futën nën ombrellën, çadrën e organizatës ilegale dhe kriminale "SHIK".

Qëllimi ishte ogurëzi: Vënia në shërbim të SHIK-ut; mbështetje dhe klientelë elektorale partiake për të majtën, respektivisht, të PAN-it; mbrojtja e krimit dhe të kriminelëve, kryesisht, të disa komandantëve të inkriminuar, të cilët kanë përgjakur të djathtën shqiptare, gjatë dhe pas luftës, për ta gëzuar pushtetin e pamerituar, të dhunshëm; përdorimi i tyre, si xhokër, për shantazhimin dhe rrëzimin e qeverive jo-PAN-iste. Dhe, kjo ka funksionuar turpshëm dhe përgjakshëm.

Komandantët e inkriminuar të OVL të UÇK-së, (krahu i LPK-së), përkatësisht, PAN-it, pas çdo arrestimi të kriminelëve faktik nga ndërkombëtarët apo prokuroria vendore, organizonin dhe vazhdojnë të organizojnë protesta, në mbrojtje të kriminelëve vrastarë.

Opozita PAN-iste, me pararojën e saj OVL të UÇK-së, me shoqatat simotra, u vu në shërbim të "Listës Serbe", respektivisht, të Serbisë. Sepse kreu i PAN-it, Hashim Thaçi me ekipin e tij komandues, ishin dhe janë të shantazhuar me dosjet kriminale të luftës dhe të pas luftës, kryesisht, luftimin e përgjakshëm të kundërshtarëve politike shqiptarë.

Ishin partitë PAN-iste, me OVL të UÇK-së së tyre dhe shoqatat simotra, gjoja, "të dala nga lufta", që zbatoi projektin e Serbisë, organizimin e protestave të përgjakshme të mars-prillit 2004. UNMIK-u edhe pse e dinte se Serbia qëndronte prapa këtij vandalizmi kriminal e rrugaçëror, në vend të Serbisë organizatore, ndëshkoi Kosovën, duke ia imponuar decentralizimin, fshat e komunë serbe, për të ardhur ke "Zajednica", si kërkesë primare e sotme e Serbisë dhe e ndërkombëtarëve, me qëllim të relativizimit të shtetit të Kosovës, duke e bërë Serbinë hisedare në sundimin e Kosovës!

Megallomani shantazhues i shtetit të Kosovës, Faton Klinaku, me kryesinë e OVL të UÇK-së dhe kryesitë e shoqatave fantomë, kinse, "të dala nga lufta", u treguan të zellshëm për t`u vënë në shërbim të Serbisë, e cila i ngarkoi me misionin kriminal, shpërndarjen e dosjeve të Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë. Qëllimi i Serbisë ishte përgjakja ndër-shqiptare, përmes denoncimit, zbulimit, të dëshmitarëve të mbrojtur.

Shërbëtori i SHIK-ut dhe i Serbisë, njëherësh, Faton Klinaku, në cilësinë e ushtruesit të detyrës të kryetarit të OVL të UÇK-së, dje paralajmëroi protestën për pagën minimale të shtuar, për 40.000 "veteranëve" të rrejshëm, duke mbrojtur abuzimin, hajninë më të madhe legale prej miliona eurove.

Ndërsa sot, pas bastisjeve të pjesëtarëve të organizatës ilegale e kriminale "BIA", të dyshuar për arrestime, maltretime, deri në vrasje të veprimtarëve të LDK-së, sharlatani Klinaku, me horrat e tij, proteston kundër Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë. Qëllimi është sa i poshtër, aq edhe kriminal - pengimi i drejtësisë-, duke e mbrojtur krimin dhe kriminelët faktik, të cilët, në vend  të luftimit të pushtuesve serbë, kanë vrarë kundërshtarët politikë shqiptarë.

Ky është provokimi i radhës për shumë qindra familje, të cilave ua ka ekzekutuar burrat dhe djemtë, banda e madhe e PAN-it, me SHIK-un e tyre vrastar. Dhe, ky provokim prekë edhe shumë-mijëra familje, që kanë afri farefisnie e miqësie me familjet e viktimave. Gjithashtu godet LDK-në dhe të djathtën shqiptare, të përgjakur nga kriminelët e së majtës komuniste rusofile.

Qeveria aktuale duhet ta informojë anëtarësinë e këtyre shoqatave, për qëllimet e errëta dhe kriminale të krerëve dhe të kryesive të tyre. Anëtarësia duhet t´i bojkotojnë protestat idioteske dhe të kërkojnë shkarkimin e organizatorëve të tyre. Përndryshe, kushdo që mbështet rrugaçërinë kundra-kombëtare të krerëve të shoqatave të cituara, bëhet pjesë në krimet e tyre, madje në vijimësi.

Ndërkohë, zyrtarët qeveritarë, duhet t`i anashkalojnë, me mospërfillje krerët aktual, duke mos i kontaktuar dhe as konsultuar për asgjë. Sepse, nuk përfaqësojnë, as për së afërmi, anëtarësinë e këtyre shoqatave.

Opozita destruktive e dështake, e cila kërkon rrëzimin e qeverisë aktuale, ka dëshmuar, sa bindshëm, aq edhe turpshëm, se për të ardhur në pushtet, falën Kullë e Çakorr. Është kjo opozitë, e cila u zotua se do të jenë në mbështetje të qeverisë, në dialogun Kosovë-Serbi. Por, mashtruan, gënjyen dhe si burracakë që janë, tradhtuan kauzën kombëtare, para se të fillojnë bisedimet, dolën me deklarata publike "të bëhet asociacioni, sepse kemi garancinë ndërkombëtare!?"

Por, shtrohet pyetja: A nuk e pati këtë garanci Bosnja e Hercegovina, kur ambasadori Hill me shokë, themeloi Asociacionin e 14 komunave me shumicë serbe, e cila, një vit më vonë, e polli "Republika Srpska"?! Opozita PAN-iste pakurrizore kanë njollosur luftën e UÇK-së dhe duan ta vazhdojnë tradhtinë, edhe me bërjen e Asociacionit njëetnik brenda Kosovës!

Anëtarësia e painkriminuar e OVL të UÇK-së dhe të Shoqatave "të dala nga lufta", duhet t`i shkarkojnë kryetarët dhe kryesitë e tyre, të cilët, duke qenë argatë të SHIK-ut dhe të Serbisë, po keqpërdorin ndjenjat e dlira të anëtarësisë, duke i nxjerrë në rrugë e sheshe, në mbrojtje të krimit dhe të kriminelëve.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora