Mendime
Florim Zeqa: Cila do të jetë ‘sekuenca’ e radhës e Albin Kurtit!?
E shtune, 16.09.2023, 07:55 PM
Cila do të jetë ‘sekuenca’ e radhës e Albin Kurtit!?
Shkruan:
Florim Zeqa
Disa
herë dhe vëmendje të shtuar e kam dëgjuar konferencën për shtyp të
kryeministrit Albin Kurti pas takimit me Vuqiqin në Bruksel. Fjalia që e
përseriti disa herë para gazetarëve ishte kjo, po citoj: “Nuk mund të ketë
kompromis midis propozimit me sekuencë dhe kushtëzimit të vjetër”!
Triumfues pas një beteje
pa epilog
Kryeministri
ynë foli për një marrëveshje bazike me të cilën është pajtuar me Vuqiqin, por
nuk e tregoj se cila është ajo! Ndërsa në anën tjetër thoshte se nuk ka pasur
ndonjë rezultat në këtë takim!
Disa
herë e permendi propozimin e tij me ‘sekuencë’, por nuk e zbërthejë asnjë fjali
të asaj ‘sekuence’!
Albin
Kurti pas takimit të fundit të 14 shtatorit me Vuqiqin në Bruksel, para
gazetarëve e përdori gjuhën populliste që e përdorë zakonisht para qytetarëve
të Kosovës.
E
akuzojë Brukselin për pranimin e kushtëzimeve të Serbisë, sikurse që i akuzojë
ish liderët tonë shtetërorë që pranuan kushtëzimet e Serbisë në vitin 2013 dhe
2015, duke ju përkujtuar gazetarëve, që nuk jemi në vitin 2013-të!
Mirëpo
nëse i krahasojmë deklarimet gojore me veprimet praktike të Albin Kurtit, ato
nuk përputhen askund! Madje, ky është kthyer edhe pas vitit 2013, duke i paguar
me rroga të buxhetit të Republikës së Kosovë siq i quan ai terroristët e
‘Civilna Zaštita’ dhe ‘Severne Brigade’, duke ua paguar bashkë me këtë edhe
ujin dhe rrymën serbëve të veriut siq është paguar tani e 24 vite më parë nga
të gjitha qeveritë paraprake të Kosovës.
Marrëveshje mbi
marrëveshje nuk ka
Albini
foli edhe për kthimin e rendit dhe ligjit në pjesën veriore, por nuk e permendi
paradoksin e krijuar me mbajtjen të ngujuar që nga 29/05/2023 të një njeriu të
veshur me petkun e kryetarit në Komunën e Leposaviqit!
Albini
nuk foli për Lulzim Hetemin e ngujuar, por foli për legjitimitetin e “vakët”
siq e quajti të kryetarëve, por nuk ngurrojë të flas edhe për nevojen e
mbajtjeve të zgjedhjeve të reja në veri, pa e specifikuar mënyrën dhe kohën e
mbajtjes së tyre.
Albini
foli për shtensionim të situatës në veri, por nuk e pranojë faktin e tërheqjes
dhe zvogëlimit të forcave policore në veri dhe as nuk foli për fatin e ‘Civilna
Zaštita’ dhe ‘Severne Brigade’ që operojnë në veri!
Albini
po e harron edhe një fakt, se marrëveshje mbi marrëveshje nuk ka!
Marrëveshja
e Brukselit e vitit 2013-të, e nënshkruar nga një kryeministër i Kosovës dhe
miratuar me votat e deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Kosovës, përveq
legjitimitetit ndërkombëtarë e ka edhe miratimin Kuvendit, përmes të cilit
Kosova ka marrë obligime ndërkombëtar për implementimin e kësaj marrëveshje.
Andaj,
zhbërja e një marrëveshje të tillë, për të mos thënë krejtësisht e pamundur,
mund të provohet revokimi i saj në Kuvendin e Kosovës, ndryshe çdo gjë është
vetëm në suazën e dëshirave personale të Albin Kurtit dhe asgjë më shumë e as
më pak.
Defaktorizimi
ynë si shtet ka ndodhur me sanksionet e BE-së dhe SHBA-së ndaj Kosovës, andaj
çdo përpjekje për faktorizim personal do ta dëmtojë akoma më shumë pozicionin e
Kosovës në arenën ndërkombëtare. Edhe përkundër paralajmërimit, qytetarët mund
të mbeten pa liberalizim të vizave edhe në Janarin e vitit 2024. Na mbetët të
shohim, cila do të jetë ‘sekuenca’ e radhës e Albin Kurtit!
Florim Zeqa
15.09.2023