Mendime
Gjekë Gjonaj: Një proces barbar dhe i dhimbshëm ndaj malësorëve
E premte, 15.09.2023, 08:39 PM
Aksioni famëkeq policor ''Fluturimi i Shqiponjës'', një proces barbar dhe i dhimbshëm ndaj malësorëve
Nga
Gjekë Gjonaj
Mëngjesi
i 9 shtatorit 2006 solli shqetësim, trishtim dhe torturë
të frikshme te popullata e
Malësisë. Pikërisht atë mëngjes, në ditën e themelimit të subjektit të parë
politik të shqiptarëve -Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, një ditë para zgjedhjeve
parlamentare dhe lokale në Mal të Zi, u
krye aksioni famëkeq policor i pushtetit
malazez “ Fluturimi i Shqiponjës”. Forcat policore të armatosura deri në dhëmbë bastisën
shtëpitë dhe banesat e
malësorëve. Në atë operacion policor u
arrestuan 17 të dyshuar, në mesin e të
cilëve ishin katër shtetas amerikanë me origjinë shqiptare, për planifikimin e “kërcënimit të rendit kushtetues dhe sigurisë
së Malit të Zi”.
Keqtrajtime, tortura e
fyerje
Sipas
dëshmive rrëqethëse të të burgosurve, ata
u rrahën dhe u prangosën, nga pjesëtarët e Njësisë Speciale Terroriste
të Malit të Zi, befasisht në gjumë dhe
tek të afërmit e tyre. Gjatë rrugës deri
në bodrumet e policisë, në paraburgim dhe në burg, me rastin e sjelljes te
gjyqtari hetues dhe në vetë hapësirat e gjykatës, kanë pohuar malësorët e pandehur,
janë keqtrajtuar në aspektin fizik dhe psikik,
janë fyer mbi baza nacionale dhe
fetare, madje nuk kanë munguar as tortura ndaj familjarëve, personave të
moshuar dhe të pafuqishëm dhe fëmijëve të tyre. Policia më pas pretendoi se
terroristët e arrestuar dhe disa pjesëtarë të UÇK-së kishin planifikuar të
hynin në territorin e Malit të Zi në ditën e zgjedhjeve dhe të kryenin aksione
terroriste në Tuz dhe Malësi.
51 vjet heqje lirie
për 17 malësorë “ terroristë”
Pas
gati dy vitesh, Gjykata e Lartë në Podgoricë ( gjykatësi Ivica Stankoviq) dënoi të gjithë malësorët të akuzuar për
“përgatitje të aksioneve terroriste dhe shoqërim me qëllim të veprimeve
antikushtetuese” me nga dy e gjysmë deri
në gjashtë vjet e gjysmë, ose gjithsej 51 vjet burg. Sipas aktgjykimit, nga mesi i vitit 2004 deri
në shtator 2006, ata kishin planifikuar dhe përgatitur aksione terroriste me
qëllim krijimin e një rajoni të veçantë shqiptar në Mal të Zi.
Disa
parti shqiptare akuzuan qeverinë në atë
kohë se po përpiqej të "disiplinonte" Malësinë dhe shqiptarët, sepse
pasi votuan për pavarësinë e Malit të Zi në referendumin e 21 majit, ata
vendosën të votojnë për partitë e tyre kombëtare dhe jo për koalicionin qeverisës,
duke e vlerësuar këtë operacion si një
proces të inskenuar politik. Pretendimet se aksioni i policisë ishte i
lidhur me presionin ndaj votuesve u mohuan nga zyrtarët më të lartë malazezë,
duke deklaruar se ishte "i domosdoshëm". Gjykata e Strasburgut në
vitin 2015 ka vendosur në favor të 7 malësorëve të arrestuar të cilët në
atë aksion paditën shtetin e Malit të Zi dhe detyroi
atë t'i dëmshpërblejë.
Kryetari
i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, dhe
deputeti i LDSH-së, Nikollë Camaj, duke përkujtuar 9 shtatorin e vitit 2006 , ditën e burgosjes
së malësorëve në aksionin famëkeq policor “Fluturimi i Shqiponjës”, kërkuan
që Këshilli Nacional për Siguri të hapë dosjet, që e vërteta të dalë në dritë
, me
shpresë se do të hapen mundësi të
reja për të zbërthyer këtë enigmë që na
e kurdisën dashakëqijtë.
Gjeloshaj: Do të vijë
dita për drejtësi
“Malësia
kurrë nuk do ta harrojë torturën që është bërë më 9.9.2006! Kurrë nuk do të
harrojmë vendimin antishqiptar për gjykimin e bashkëvendësve tanë me burg, pa
asnjë argument! Shqiptarët kurrë nuk do ta harrojnë këtë proces të montuar
politik nga shteti i Malit të Zi! Ftoj Këshillin Nacional për Siguri që të hapë
këtë dosje, dhe që e vërteta të dalë në dritë. Është koha që të procesohen ata që e montuan këtë proces! Është koha që
në emër të shtetit të kërkohet falje për këtë proces të montuar, për ata që
kishin vetëm një “faj”, se ishin shqiptar! Do të vijë dita për drejtësi!”, ka
deklaruar Gjeloshaj.
Camaj: E drejta vonon,
por nuk harron!
“
Nga 9 shtatori 2006 e tutje, vite të tëra, ishin kohë sprove e dëshmie të një
kurdisje të pafytyrë kundër Malësisë. Na mbetet të bëjmë çmosin që ta zbulojmë
kush rrinte pas këtij procesi të montuar politik. Asnjëherë nuk e kam kursyer veten në këtë drejtim; dhjetëra shkrime,
dhjetëra tryeza e konferenca, qindra orë prezent në seanca gjyqësore, por tani,
nga pozita e deputetit shpresoj se do të hapen mundësi të reja, për të
zbërthyer këtë enigmë që na e kurdisën dashakëqijtë! E drejta vonon, por nuk
harron!”, ka theksuar Camaj.