Mendime
Idriz Zeqiraj: Veteranët e rrejshëm, kategori e lirisë apo e hajnisë?!
E enjte, 07.09.2023, 07:28 PM
VETERANËT E RREJSHËM, KATEGORI E LIRISË APO E HAJNISË?!
NGA IDRIZ ZEQIRAJ
Statuti
i veteranëve është një krim në vete. Është bërë me qëllime të poshtra, me bazë
mohimin e çlirimit të Kosovës nga NATO-pakti. Dhe, kryehorrat e këti ligji
idiotesk, abuziv, hajnor e, mbi të gjitha, kriminal, u dakorduan ta rrisin,
artificialisht, numrin e "luftëtarëve" nga 4.500 luftëtarë aktiv dhe
8 mijë periodik dhe emërgjencë, prapavijë, i bënë 52.500 dhe tendenca është për
ta arritur shifrën 65.000!?!
Me
rritjen artificiale partitë-banda të PAN-it, llogaritën anën materiale, me
shitjen masive të "Dëshmisë të Veteranit" dhe krijimin e klientelës
elektorale partiake. Dhe, qëllimi rezervë i PAN-it, ka qenë dhe mbetet, që me
ndihmën e OVL të UÇK-së, (gjithnjë, të LPK-së, ngaqë veteranët e FARK-ut janë
distancuar nga ata, me mosnjohje, sepse që nga krijimi janë në mbrojtje të
krimit dhe të kriminelëve), të rrëzojnë qeveritë jo-PAN-iste. Kështu vepruan me
kryeministrin karrierist Isa Mustafa, i cili e bëri pjesë të krimit LDK-në,
duke aprovuar listën supërkriminale të gjeneralit kontravers, Agim Çeku, dhe të
komisionit të tij -njëetnik- LPK-istë, përkatësisht, PAN-istë.
Politizimi
i marrëzishëm, për fujtjen e veteranëve në -pagën minimale-, e vuri në provë
edhe LDK-në. Në vend që të pronocohej hapur kundër protestës të
marrëzishme të OVL të UÇK-së, repsketivisht, të krerëve të saj, disa kuadro të
saj ishin konfuz, për çështjen në fjalë. Krerët e OVL të UÇK-së (të LPK-së), si
dhe krerët e të ashtuquajtura "Shoqata të dala nga lufta", që nga
themelimi e deri sot janë dëshmuar si: mbrojtës të kriminelëve ekzekutorë të
kundërshtarëve politikë; bashkëpuntorë të Serbisë në protestat e 2004, të
organizuara nga Serbia e deri në pranimin dhe dekonspirimin e dosjeve
kriminale, kryesisht, vrasjeve të kundërshtarëve politikë, nga eksponentët e
partive-banda, PDK-AAK-NISMA, përkatësisht të PAN-it.
Zvarritja e qëllimshme e verifikimit të listave!
"Verifikimin
e listave të veteranëve duhet ta bëjë gjykata",- thonë krerët rrugaçë e
shantazhues të OVL të UÇK-së. Këtë e thonë edhe disa juristë të partive-banda.
Dhe, këtë e bëjnë qëllimshëm, që klientela elektorale partiake, e garantuar me
shitjen e "Dëshmive të Veteranëve" të vazhdojë pa u cënuar. Për disa
vite ka vazhduar gjyqi i 4 (katër) veteranëve të rrejshëm, tani vazhdon kundër
40 (dyzetë) veteranëve tjerë të rremë. Dhe, do të vazhdojë me vite e dekada,
ndërkohë gjakderdhja financiare vazhdon. Dhe, numri aktual i veteranëve të
rrfejshëm ka arritur në 40 mijë, me synimin për ta kapur shifrën 50 mijë.
Kryeministri Kurti thotë se është trefishuar numri veteranëve të rrejshëm.
Realisht, tani është katër-fishuar dhe tendenca është për t`u pesëfishuar. Krim
dhe marrëzi!
Krimet
ekonomike përfituese në kohë dhe në emër të luftës, shtetet ligjore i kanë vënë
në litar e plumb: Mbretër, perandorë, presidentë, kryeministra, e komandantë me
dekorata gjenerali e heroi të popullit, të kombit. Kujtoni Perandorin e
Etiopisë, Haile Selasie, mikun e paangazhuar të Titos, të cilin gjykata vendore
e vari në shtatorën kushtuar atij. Dëgjoni dhe reflektoni të gjithë, horra,
maskerenj, hajna e kriminelë ordinierë, që fshiheni pas luftës së pabërë të
UÇK-së së mirëfilltë. Ndoshta, ky popull mjeran, që sot mbushë rrugë e sheshe
në mbrojtje të krimit dhe të kriminelëve, një ditë do të këndellët, zgjohet dhe
mund ta pësoni meritueshëm.
E
vërteta për veteranët, të vërtetë apo të rrejshëm, mund të zgjidhet brenda
ditës, e shumta, brenda javës, pa gjyqe fare. Fshati dhe lagja i njeh
luftëtarët e mirëfilltë. AKI është institucion që zgjdhë problemin e
veteranëve, pa zhurmuar fare!
Toleranca
e Qeverisë Kurti është zhgënjyese. Vazhdon një hajni e legalizuar, sa e
turpshme, aq edhe kriminale. Kryeministri duhet ta shtrojë çështjen veteranëve
në Parlament. Të kërkohet ndërprerja e menjëhershme dhe komplete të pensioneve
të "Veteranëve". Rastet akute, të cilat janë në vartësi të trajtimit
aktual si veteranë, dhe ata janë pak dhjetra, të trajtohen si raste sociale.
Shefi i Institucionit Social të Kosovës, ka deklaruar se nuk ka asnjë rast në
nevojë, asnjë familje, që nuk trajtohet nga Institucioni në fjalë, edhe pse nuk
është i mjaftueshëm.
Të
ndryshohet ligji komplet, duke përjashtuar të gjithë ata që nuk kanë pasur
angazhim me armë në luftë, përfshi Mërgatën dhe ata që kanë -mrizuar nën hijen
e mimozave dhe pishave-, në Bllokun e Zi të Tiranës. Edhe ata që kanë qenë në
gadishmëri të mbrojtjes klasike territoriale, të cilët nuk kanë pasur rastin ta
shkrepin asnjë plumb, duhet të kenë vlerësim e shpërblim honororik dhe assesi
veteranë të mirëfilltë.
Gjeneral Butka: "Dorëzova listën me186 veteranë, por sot paguhen mbi
3.000!"
Një
numër simbolik luftëtarësh nga Shqipëria, qenë pjesëmarrës në luftën e Kosovës.
Janë dy kuadro ushtarakë, të cilët zotërojnë listat emërore të ushtarëve dhe të
shëbimit të emërgjencës nga Shqipëria. Ushtaraku Dilaver Goxhaj ka publikuar
listën emërore të luftëtarëve prej129 plesëmarrësve. Ai jep detaje nga cilat
fshatra shqiptare vijnë, si dhe zonën dhe njësinë ku janë rrjeshtuar për luftë.
Ndërsa kolegu i tij, Gjeneral Spiro Butka, kryetar i OVL të UÇK-së, për
Shqipërinë, në listimin emëror janë 186 luftëtarë, përfshi edhe shërbimin e
emërgjencës.
Ndërsa
oficerët e mbijetuar nga Shqipëria, në luftën e Kosovës, thonë se shifrat e
regjistrimit fillestar mund të jenë të sakta, por pjesëmarrja në luftën faktike
e shtetasëve të Shqipërisë, ka qenë e pakët, simbolike. Pra, hyrje-daljet në
Kosovë, qoftë edhe me uniformën e UÇK-së, nuk plotësojnë, as për së afërmi,
kushtin e të qenit -Veteran-! Pikërisht, këtu ngatërrohen edhe pakica e
veteranëve të vërtetë, me shumësinë e "veteranëve" të rrejshëm.
Gjeneral
Butka, si kryetar përkatës, i cili ka përgjegjësinë penale e morale, për të
qenë i saktë, jo vetëm që denoncon, me emër e mbiemër, shumëzuesit e numërit të
"veteranëve" nga Shqipëria, por edhe ka përcjellur bizneset e hapura
me paratë e shitjes të "Dëshmive të Veteranit", që nga Kukësi e
Tropoja, deri në Tiranë! Dhe, tej kufirit çmimi i -Dëshmisë- ka qenë i lartë,
sepse bëhet fjalë për pension të përjetshëm! Ai akuzon, madje me emër, njërin
nga kryetarët e OVL të UÇK-së, i cili ishte i babëzitur për para, biznese e
dallavere, me disa sivëllezër të tij nga Shqipëria. Rrjedhimisht, kuota e 186
veteranëve të listës komplete të luftëtarëve dhe të emërgjencës, u ngrit në
3.000 dhe vazhdon të rritet!
Partitë-banda të PAN-it, shumëzuan gjeometrikisht
shifrën e "veteranëve"!
Komandantët
partiakë, të cilët realizuan përfitimin material, me shitjen masive të
"Dëshmisë së Veteranit", begatuan edhe -klientelën elektorale
partiake-. Ata synojnë për ta ruajtur këtë klientelë, pa qarë kokën për
abuzimin hajnor të miliona eurove, nga buxheti i lodhur i Kosovës. Për këtë
kontribuojnë edhe batakçinjtë militantë partiakë të PAN-it.
Njëri
syrësh, shefi i PRONTO-s, thotë se "pak janë 60 mijë veteranë!" Këtë
e bënë qëllimshëm, sepse ai e di se në luftën e Kosovës kanë marrë pjesë aktive
vetëm 04 % e popullsisë së Kosovës. Luftëtarët snaperistë gjermanë e anglezë,
në demantin, kundërshtinë e shifrave hipërbolike, deri në idiotësi, thonë se
"po të kishim 60 mijë ushtarë, do ta pushtonim Beogradin!"
Juristi
Muhamet Kelmendi, dikur kuadër i LPK-së, tani i AAK-së, verifikimin,
respektivisht, spastrimin e listave nga "veteranët" e rrejshëm, e
sheh nëpërmjet gjykatave! Një jurist mjaftueshëm i shkolluar dhe bollshëm i
informuar, për problemin, tashmë, kancer të Kosovës, shpëndanë, qëllimshëm,
mjegullnajë, për ta ruajtur klientelën e partisë së tij. Të presësh zgjidhje
nga gjykatat burokratike dhe korruptive të Kosovës, do të thotë ta shtyshë
zgjidhjen e problemit, për në "kalendat greke!"
Shëmbullojmë:
Para
disa vitesh, kur nga 46.300 veteranë, 33.600 ishin të rremë! Tani nga 53.000 me
librezë "veterani", 40.000 janë të rrejshëm. Dhe, janë në procesin
gjyqësor 40 veteranë, të pretenduar të rremë! Llogarisni kur do t`iu vijë radha
të penalizohen edhe 39.960 veteranë të rrejshëm. Atëherë, a e ka bërë këtë
llogari juristi Kelmendi, apo e anashkalon qëllimshëm, për t`i bërë qejfin
partisë së tij, në veçanti, dhe i PAN-it në përgjithësi.
Pyetja-dilemë e shtruar, dhimbshëm e sikletshëm: "Veteranët e
rrejshëm, kategori e lirisë apo e hajnisë?!
Të
gjithë krerët e OVL të UÇK-së dhe të ashtuquajturat "Shoqata të dala nga
lufta", anëtarë aktivë të SHIK-ut kriminal, janë dëshmuar për
kriminalitet, gjatë dhe pas luftës. Ata janë kallësit e -Flamurit të Dardanisë-
dhe festues të ekzekutimeve të vrasjeve politike. Krerët dhe kryesitë e këtyre
shoqatave, të thirrura në emër të luftës, kanë flirtuar me Serbinë, duke i sjellur
Kosovës gjëmë të shumta.
Njëra
prej tyre janë protestat vandaliste të përgjakshme të mars-prillit 2004, me
skenar të Serbisë dhe realizim të partive-banda të PAN-it. Rrjedhimisht, BE-ja
dhe ndërkombëtarët shpikën decentralizimin e pushtetit lokal, fshat e komunë,
aty ku ka shumicë serbe. Dhe, deri në shpikjen makabre e fatale për Kosovën
Asociacionin, respektivisht "Zajednicën!"
Kush
më mirë se luftëtarët e mirëfilltë, i njehë dhe i dinë veteranët e vërtetë dhe
ata të rremë? Natyrshëm, askush. Atëherë, pse heshtin ata, kur mijëra
"veteranë" të rrejshëm kanë blerë "Dëshminë e Veteranit",
nga "komandantët" banditër e zuzarë, hajna zyrtarë?! Të rroftë lufta
e berë, kur Atdheun e vjedhë në paqe! Veteranët e vërtetë, brenda ditës, do t`i
"zbulonin" e spastronin listat emërore nga "veteranët" e
rrejshëm. Sepse, secili syrësh i njeh ata, jo vetëm në nivel fshati, por edhe
mëtej në nivel komune.
Dhe,
heshtja veteranëve të vërtetë, i bënë ata pjesë të krimit, të hajnisë,
rrjedhimisht, i penalizon skajshëm. Dhe, kjo e përligjë në plotni pyetjen:
"Veteranët e rrejshëm, kategori e lirisë apo të hajnisë?!" Përfitimi,
hajnia në emër të luftës, konsiderohet krim kundër popullit, Atdheut.
Abuzime, mospajtime e paqartësi edhe për statutin e dëshmorëve!
Abuzimet
në emër të luftës, vazhdojnë të jenë groteske. Ishin listuar 800 dëshmorë.
Tashmë, janë shumëzuar, duke kaluar shifrën 3.000 dëshmorë!? Janë rrafshuar,
barazuar viktimat me dëshmorët! Varrezat e destinuara për dëshmorët e komunës
të Istogut, në dalje të Vrellës, të ndërtuara kur Idriz Blakaj ishte drejtor i
Institucionit për Monumentet Përkujtimore, prej vitesh kanë mbetur varre-boshe,
pa i vendosur trupat-eshtra në varret e dëshmorëve, sepse kontestohen 13
persona të vrarë si luftëtarë apo viktima civile?
Edhe
ngritja e obeliskut, me emrat e dëshmorëve, në qendër të qytetit në Istog,
është politizuar. Në ditën e përurimit, grafitët fyese kishin pushtuar
hapësirën para pllakës përkujtimore. Në njërën nga ato, padrejtësisht, akuzohej
kryetari i komunës, edhe pse nuk kishte asnjë përgjegjësi për listat emërore!
Edhe
disa nga fjalimet publike, ishin irrituese. Reagimi i ish të burgosurit
politik, Januz Januzaj, ishte i duhuri: "Të paktën, sot duhej të ishim të
dinjitetshëm, në përkujtimin e luftëtarëve të flijuar për lirinë e
Kosovës",- qortoi veprimtari i hershëm i çështjes kombëtare, Januzaj.
Për të
gjitha këto pisllëqe, fajtore janë OVL e UÇK-së dhe disa biçim shoqatash,
kinse, "të dala nga lufta", madje pa hyrë në luftë fare!
Organet e drejtësisë ta adresojnë fajësinë ke ish-pushtetarët, për
katërfishimin e numrit të veteranëve!
Vazhdimi i mëtejmë i pagesës paushalle, të shumë
mijëra "veteranëve" të rremë, është abuzimi dhe krimi më i madh
zyrtar. Sipas një llogarie të bërë nga gazetari hulumtues, Faton Mehmetaj,
rezulton se: "Vetëm për 6 muajt e parë të çdo viti, veteranët kanë
shpenzuar 38 milionë e 435 mijë e 385 euro nga buxheti i shtetit!" Dhe,
kjo është përgjegjësi e qeverisë aktuale. Ndërprerja e menjëhershme të komplet
pagesave të veteranëve, është e domosdoshme, duke i dhënë fund shpërdorimit të
miliona eurove.
Prokuroria
dhe gjykata, më parë se të merren me 4 veteranë, të pretenduar si të rremë,
vite më parë dhe 40 "veteranët" e penalizuar më vonë, papërfunduar
asnjë proces gjyqësor, deri tani, duhet të akuzojë, penalizojë, arrestojë e
dënojë protagonistët e kësaj ploje, gjakderdhje financiare.
Ligji
për statutin e veteranëve, është bazë e gjithë kësaj marrëzie, që ka dëmtuar
dhe vazhdon ta dëmtojë buxhetin e Kosovës. Mbi të gjitha, është ligj i menduar
dhe i zbatuar, poshtërsisht e kriminalisht, gjithnjë me qëllime përfituese
personale e grupore, dhe vetëdijshëm, për zhvatjen e buxhetit të Kosovës,
pasurimin e disa komandatëve e partiakëve dhe krijimin e klientelës elektorale
partiake.
Prokuroria
dhe gjykata, pas aktit të parë të ndërprerjes të pensioneve aktuale për
"veteranët", duhet të kërkojë llogari nga:
1.
Hartuesit e ligjit
abuziv, hajnor e kriminal për statutin e -Veteranit-, sepse veteran është vetëm
luftëtari, i dëshmuar në fushë-betejë; dhe assesi kontribuesit mërgimtarë, pa
prezencën fizike në luftime; as mriztarët nën hijen mimozave dhe pishave në
Tiranë, qofshin ata edhe SHTAB-istë; as të angazhuarit në gadishmërinë në
mbrojtjen territoriale, të cilët nuk janë provuar në betejat ballore, faktike;
as konakxhinjtë, ushqyesit e luftëtarëve, magarxhinjtë e kualxhinjtë, bartës të
armëve, të cilët janë paguar shumëfish. Për të gjitha këto kategori, ka
shpërblime honororike, nderuese dhe kurrë materiale. Sepse, mbrojtja e Atdheut
është detyrë obliguese dhe morale e çdo shtetasi, që nuk është e kontraktuar me
shpërblim material dhe as titullor, siç është emërtesa hyjnore -Veteran i
UÇK-së-. E kundërta është për mercenarët.
2.
Komandantët që lëshuan
"Dëshminë e Veteranit", lokal e zonal;
3.
Komisionin për
verifikimin e listave emërore të veteranëve, i përbërë vetëm nga PAN-i;
4.
Hashim Thaçin, i cili
aprovoi ligjin dhe pagesat;
5.
Agim Çekun, për
mercenarizimin e popullit, "kushdo që i ka dhënë një gotë ujë ushtarit,
është veteran";
6.
Isa Mustafën, për
fillimin e pagesës të "veteranëve", pa i verifikuar listat emërore të
veteranëve;
7.
Ramush Haradinaj, i
cili, me komandantët e tij, e kërcënoi prokurorin me integritet, Elez Blakaj.
Dhe, kjo është arsyeja, faktike, imponuese e lënies të postit të kryeministrit.
Dhe, i ktheu, serishmi, në listën e pagesës 19.500 "veteranët" të rremë,
të hequr nga lista nga prokurori Blakaj!? Qëllimi i lexueshëm: Mbrojtja e
"komandantëve" përfitues nga shitja e "Dëshmisë të
Veteranit" dhe begatimi i klientelës elektorale partiake;
8) Albin Kurtit, për tolerancën e skajshme, të
abuzimit, hajnisë legale të buxhetit të shtetit, me
pagesën e mijëra
"veteranëve" të rrejshëm. Ai duhet të ngulmojë që Parlamenti i
Kosovës të
ndërpresë komplet pagesat, deri në pastrimin nga lista të veteranëve të
rrejshëm.
Tashmë,
Kurti, i cili erdhi në pushtet me premtimin e madh për luftimin e krimit të
organizuar dhe të korrupsionit, respektivisht, të hajnisë zyrtare, nuk i
realizoi në masën e duhur, sepse sistemi i drejtësisë vazhdon të jetë i kapur
nga kuadrot e Hashim Thaçit dhe të Ramush Haradinaj, me bandat e tyre.
Por,
çështjen e statutit të veteranëve dhe kërkesën për zhbërjen e tij, e shoqëruar
me ndërprerjen komplete të pagesave, të veteranëve, duhej ta shtronte në
seancën e parë të konstituimit të Ligjeslaturës kuvendore, me votimin
kryeministër Kurtin. Mosbërja e këtij akti, për afro dy vjetë qeverisje,
gjithësesi, e penalizon Albin Kurtin, si kryeministër, sepse gjakderdhja
financiare shumë-milionshe zyrtare, vazhdon shpengueshëm!
Vazhdimi
i marrjës me 40.000 "veteranët" e rrejshëm, me tendencën për t`u bërë
50.000, nga Prokuroria dhe Gjykata vendore, do të ishte bjerrje kohe, pa kurrë
zgjidhje. Është koha të merren me ish-shtetarët, pushtetarët dhe zyrtarët e
tyre, të angazhuar me çështjen e veteranëve. Dhe, të cituarit në renditjen nga
numri 1 deri në 8, me pak përjashtime, janë milionerë dhe shumica edhe
multi-milionerë. Andaj, përveç penalizimit ligjor, duhet edhe ta dëmshpërblejnë
shtetin e Kosovës, duke inkasuar në buxhetin shtetëror, shumat milionshe të
shpenzuara për "veteranët" e rrejshëm.
Ligji
duhet t`i obligojë t`i kthejnë pensionet e pamerituara edhe
"veteranët" zhvatës, të cilët janë të pasur. Kur verifikimi i
veteranëve të mirëfilltë, të jetë bërë, ata do të kompensohen me pensionet edhe
për kohën e pagesës së ndërprerë. Për rastet akute, që janë në vartësi të
kuotës aktuale prej 170 euro, Institucioni social i Kosovës duhet ta marrë
përsipër financimin e nevojshëm.
Pas
zgjidhjes përfundimtare të statutit të veteranit, pensioni duhet të ngitet në
kuotën e dinjitetshme dhe të mos këtë asnjë lidhje me -pagën minimale-. Ligji
dhe vullneti i mirë i pushtetit qeverisës, i zgjidhë të gjitha problemet e
qytetarëve, në veçanti, të atyre -të kategorisë të lirisë-, siç janë luftëtarët
veteranë të vërtetë të Atdheut-Kosovë.