Mendime
Aurel Dasareti: Këshilla të veçanta në rast rreziku të luftës dhe të ngjashme
E diele, 03.09.2023, 07:55 PM
Këshilla të veçanta në rast rreziku të luftës dhe të ngjashme...
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
I gjithë
rreziku vjen nga brenda. Ka pak gjëra në botë aq të rrezikshme sa një
somnambul. Dashuria vëllazërore, bashkimi i fortë dhe i pandashëm që mbështetet
në qëllime dhe interesa të përbashkëta kur vendi kërcënohet nga pushtuesit
terroristë, është e vetmja urë lidhëse mes jetës dhe vdekjes, e brishtë si një
fije kokrrizë, e fortë si një litar shpëtimi.
***
Ka vetëm
një mënyrë për të qenë të sigurt: Siguria absolute është e pamundur. Duhet të
pranojmë se mund të ndodhin gjëra të tmerrshme. Nëse presim zero rrezik dhe
mbrojtje totale, do të kemi frikë përjetësisht.
Kur lufta kërcënon vendin ose është në rrezik pavarësia ose siguria e
vendit dhe për shkak të këtyre kushteve ekziston rreziku për ekzistencën e
vendit dhe shfarosjen e popullit, qeveria mund të marrë dispozita me përmbajtje
legjislative për të siguruar sigurinë e vendit, rendin publik, shëndetin publik
dhe furnizimet e vendit, të nxisë dhe të sigurojë masat ushtarake dhe masat për
të mbrojtur popullsinë civile dhe pronën, si dhe të përdorë burimet e ndihmës
së vendit për të promovuar këto qëllime. Më tej mund të jepen dispozita
(rregulla të caktuara të sjelljes) për shkarkimin e forcave të punës (largimin
e punëtorëve nga puna e rëndomtë) dhe punësimin e tyre për qëllime ushtarake
dhe civile. Nëse është e nevojshme, në dispozita mund të bëhen edhe shmangie
nga ligji aktual.
***
Kosova është e kërcënuar nga LUFTA, na duhet stabilitet
politik dhe unitet gjithëkombëtar .
Njëkohësisht, paralajmëroj të gjitha subjektet politike në vendin tonë se
në këto momente të vështira kemi nevojë të dëshpëruar për stabilitet dhe unitet
politik.
Në çdo rast theksoj se në Kosovë (për shkak të opozitës hajdute, mercenare
antikombëtare) nuk ka stabilitet politik, që është parakusht themelor për
tërheqjen e investitorëve të huaj, se ata janë të përkushtuar për ruajtjen e
stabilitetit politik, se nuk ka përparim ekonomik pa stabilitet politik, se
stabiliteti politik është prioritet i të gjitha prioriteteve.
Duke gjykuar nga qindra e mijëra deklarata të ngjashme me të cilat
bombardohemi nga të gjitha anët, do të thuhej se shqiptarët e trojeve jetojnë
në botët më të paqëndrueshme nga të gjitha. Jemi me fat që kryeministri i
qeverisë aktuale së Dardanisë dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, edhe pse
mund të kenë dobësitë e tyre, janë të përkushtuar për ruajtjen e stabilitetit
politik në Kosovë deri në pikën e fundit të forcës. Është e frikshme të
imagjinohet se si do të dukej ky vend nëse qeveria e Kosovës nuk do të kishte
stabilitet në zemër, ose të „drejtohej“ sërish nga hajnat e korruptuar
të opozitës. Argëtimi i tyre i preferuar është fillimi i ndezjes së
zjarrit dhe më pas i shuarjes me benzinë.
***
Pavarësisht se është gjithmonë duke ecur në skajin e rrezikshëm të një
konflikti lufte, përderisa nuk e kapërcen atë kufi, Serbia (brekët e Rusisë)
për ndërkombëtarët që shtiren si të verbët, mbetet një „faktor i
stabilitetit” politik në Ballkan. Dhe, bota perëndimore, edhe pse e mësuar
nga përvojat nga agresioni serbomadh, akoma e përkëdhelë dhe ledhaton, strategji
perverse...
Në mënyrë të pashmangshme lind pyetja: nëse ky është stabilitet, atëherë si
do të dukej paqëndrueshmëria politike? Shpresoj të mos e zbulojmë kurrë. Dhe
ndoshta ndërmjetësuesit e njëanshëm, miqtë e kryekriminelëve serb, kanë një
kuptim të ndryshëm, origjinal të stabilitetit politik?!
***
Veteran është një term që lidhet me
një person që ka një përvojë të gjatë shërbimi ushtarak, ose që ka mbaruar
shërbimin e tij ushtarak.
Shqiptari i vërtetë duhet të logjikoj kësisoj:
Faleminderit veteranëve të luftës dhe dëshmitarëve të kohës për përpjekjet dhe
sakrificat që bënë gjatë luftës së viteve 1998-99. Faleminderit për gjithçka që
keni dhënë, për gjithçka që keni sakrifikuar - që të jetojmë në një vend të
lirë. E dyta është t'ju japim juve, dhe vetes, një premtim se ne, që nuk kemi
qenë pjesëmarrës në front apo nuk e kemi përjetuar vetë luftën, do të vazhdojmë
t'i tregojmë historitë për të. Jo thjesht si njohuri për të kaluarën, por si
një diskutim me vlera të gjalla për atë që këto histori do të thonë për ne sot
- në mënyrë që të mos harrojmë kurrë atë për çfarë kanë vuajtur dhe sakrifikuar
jetën mijëra njerëz në vendin tonë.
***
Kjo letër lidhet me Luftën Çlirimtare kundër
fashistëve-nazistëve-terroristëve serb dhe ka të bëjë me ushtarët që luftuan -
dhe për familjet dhe të dashurit e tyre.
Tema gjithëpërfshirëse, "takohemi
përsëri", do të ishte e përshtatshme për të krijuar besim në të
ardhmen në një situatë kur shumë ushtarë nuk do të ktheheshin të gjallë nga
lufta dhe për këtë arsye nuk do të shihnin më të dashurit e tyre. Ka ende
histori të veteranëve të plagosur (lënduar) që luftojnë në betejën kundër
fondit të pensioneve të shtetit dhe administratës. Edhe pse ne, nuk do të
prodhojmë domosdoshmërisht aq shumë veteranë lufte në vitet e ardhshme, është e
rëndësishme që kjo kompetencë të mos zhduket, ose që investimi të mos dështon.
Përkundrazi. Nëse në të ardhmen shoqëria harron njohuritë dhe përvojën që kemi
sot, mund të jetë e vështirë t'i kthejmë ato përsëri. Shpresoj që të mos
harrojmë përvoja të tilla, por t'i përdorim ato për të siguruar kujdes më të
mirë për veteranët tanë.
Kujdesi i mirë ndaj veteranëve të
vërtetë të luftës do të forcojë aftësinë për t`u mbrojtur dhe vullnetin për t`u
mbrojtur në Kosovë (Shqipëri) dhe trojet nën pushtim. Nëse Kosova goditet
sërish nga një pushtim, do të na duhen të gjithë në llogore. Këtu
përfshihen edhe veteranët e luftës.
Nëse duam të sigurojmë që ata që janë
dëmtuar gjatë luftës çlirimtare 1998-99 të marrin kujdesin shëndetësor që u
nevojitet, të hyjnë në punë ose masa të lidhura me punën dhe në të njëjtën kohë
të zëvendësojnë humbjen financiare ose kompensimin, duhet bërë më shumë.
Dhe, duhet menjëherë të ndërpriten
rrogat që u jepen atyre 60.000 “veteranëve” të rrejshëm të luftës,
thënë më mirë, kriminelëve të pamoralshëm, sepse plaçkitin thesarin e
shtetit, ofendojnë dhe poshtërojnë gjithë kombin, tallen me luftëtarët e
vërtetë, me invalidët e luftës. Keqpërdorin (shfrytëzojnë) gjakun e dëshmorëve
që sakrifikuan jetën për atdheun dhe kombin. Kriminelët tallen me të gjithë
shqiptarët e diasporës që mbështetën luftën në mënyra të ndryshme...
***
“Dialogu”!!!
Ishte një bisedë e gjatë, zgjati gati tridhjetë vjet.
Të përballesh, veçanërisht me dy ndërmjetësit e këqij të BE-së, vendet e të
cilëve nuk e kanë njohur Kosovën si shtet dhe që simpatizojnë sulmuesin nazist,
është e vështirë. Ju duhet të zgjidhni njerëzit e duhur nëse doni të bëni një
bisedë, sepse “ndërmjetësit” fals kërcënojnë viktimën në favor të
fashistëve-terroristëve duke kërkuar me këmbëngulësi një Republikë Serbe në mes
të Kosovës, të kamufluar në “asociacion”. Është e pamundur dhe e
pakuptimtë të vazhdohet “dialogu” (shpërbërja e Kosovës si shtet). Dhe sa më
shumë të zgjasë kjo bisedë e ndyrë, aq më shumë tokë dhe kompromise kërkojnë
nga ne.
Një bisedë e mirë është një kërcim me ritëm. Shumica e bisedave të tyre
përbëhen nga një seri monologësh të vogla.
Unë u them atyre: Nëse doni të bëni një bisedë serioze, mos e
poziciononi veten si të pazëvendësueshëm. Ju jeni bërë vetëm një pjesë e
bërllokut që ju shërben agresori fashist terrorist pansllavist.
Njerëzit i urrejnë ata që i bëjnë të ndihen inferiorë!