Mendime
Florim Zeqa: Refuzimi i posteve, fitim i mbështetjes popullore!
E merkure, 30.08.2023, 06:18 PM
Refuzimi i posteve, fitim i mbështetjes popullore!
Shkruan:
Florim Zeqa
Përgjatë
aktivitetit tim në emigrim disa herë m’u kanë ofruar poste të ndryshme, qoftë
nga shoqata apo fondacione të caktuara, të cilat i kam refuzuar, jo për shkak
të kapacitetit për t’i ushtruar, por, pse nuk e kisha mundësinë e menaxhimit
deri në fund të mjeteve financiare!
Interesat e grupeve të
vogla nuk shkojnë në shërbim të masave të gjëra popullore
Si
gjithnjë pyetja e parë e bashkatdhetarëve ishte kjo; “Pse Florim nuk e pranove
të zgjedhesh në krye të “XY” shoqatës apo fondit, se asnjë nga të zgjedhurit
nuk janë më meritor dhe më të përgatitur sesa ti.
Mbase
mund të jetë edhe ashtu siq e thoni ju, por më mirë është kështu për mua dhe
për ju. Të sapozgjedhurit do të mësojnë diçka nga kjo punë dhe do të mendojnë
që janë bërë dikushi!
E
unë Florim Zeqa nuk kam nevojë për gjëra të tilla. Asnjëherë në jetën time nuk
kam vrapuar pas posteve dhe privilegjeve. Kam vepruar çdo herë dhe do të
veprojë edhe në të ardhmen për të mirën e popullit dhe atdheut tim të shenjtë.
Çdo
herë e kam dhënë maksimumin nga vetja ime për t’i shërbyer çështjes kombëtare
dhe lirisë së atdheut tim, këtë do ta bëjë sa të jemë gjallë, varësisht prej
rrethanava dhe vullnetit të bashkatdhetarëve dhe qytetarëve të vendit tim.
Asnjëherë
në jetën time nuk ju kam shërbyer grupeve të interesit, pasi asnjëherë
interesat e grupeve të vogla nuk korrespondojnë me interesat e përbashkëta dhe
madhore të kombit tonë, gjegjësisht nuk shkojnë në funksion të masave të gjëra
popullore.
I palëkundër në rrugën e
filozofisë politike rugoviane
Sikurse
gjatë periudhës së luftës çlirimtare, edhe pas ri-shpalljes së pavarësisë së
2008-s, pothuajse në të gjitha proceset zgjedhore nga viti 2010 e këndej kam
pasur oferta nga subjekte të skenës politike, me përjashtim të subjektit të
zemrës (LDK), të cilët asnjëherë nuk janë kujdesur për avancimin e veprimtarëve
dhe aktivistëve të saj besnik në Kosovë dhe në Diasporë, por gjithnjë janë
përkujdesur për rehatimin e familjarëve të tyre dhe familjarëve të dostave të
vet, të servilve dhe puthadorëve të lidershipit partiak.
“Humbja
e rasteve” për t’u ngritur në karrierë politike ndodhi shkaku pse unë dëshiroja
t’i qëndrojë besnik idealit tim jetësorë, pse unë dëshiroja të qëndrojë i
palëkundër në rrugëtimin e filozofisë politike rugoviane.
Por,
çfarë ndodhi përgjatë këtyre viteve të shkuarjes në amshim të liderit historik
Ibrahim Rugova!?
Nga
ajo kohë, ndryshuan gjërat në mënyrë drastike në LDK, bashkë me to edhe
drejtuesit e saj, potenciali dhe personaliteti njerezorë, saqë duket e
paarritshme mundësia për ta ribërë LDK-në një subjekt të pastër politik, me
vlera e parime të shëndosha siq ishte atëherë!
LDK-ja
u nda dhe u fragmentizua disa herë nga ajo kohë derisa ra në kuotat më të ulëta
historike që nga themelimi (12 %). Secili grupim i ndarë politik thirret në
vahzdimësinë rugoviane, por asnjëri nuk e përfaqëson në mënyrë dinjitoze
filozofinë politike rugoviane sikurse që nuk e përfaqësojnë as drejtuesit
aktualë të LDK-së, të cilët, me përjashtime të vogla, deri vonë nuk kanë qenë
fare pjesë e LDK-së, por janë katapultuar nga strukturat e partisë pa e pyetur
fare elektoratin.
Sot
në LDK-në aktuale ka gjithçka, duke filluar nga veglat sorosiane dhe surroiane,
nga veglat e Klanit Pronto dhe Klanit Riinvest e deri tek të ricikluarit dhe të
rekrutuarit nga klanet mafioze që shtirren se janë rugovist, të cilët për të
gjallë të Rugovës e kanë sulmuar me të gjitha mjetet dhe format antidemokratike
liderin e ndjerë historik. Sot fatkeqësisht kanë mbetur shumë pak vlera
rugoviane në LDK.
Jam
ndër të paktët analist që ende e kritikojnë dhe e sugjeronjë LDK-në për të
ruajtur vazhdimësinë e saj rugovinae, por, çdo ditë e më shumë po mbetem i
vetmuar, pasi të tjerët që moti larguar prej saj dhe janë rreshtuar nëpër
subjekte të tjera politike. Edhe nëse mbetëm i vetëm, do të vazhdoj rrugëtimin
tim në mbështetje të ADN-së politike kosovare dhe filozofisë politike
rugoviane, pasi i vetmi burim i pastër politik ishte LDK-ja rugoviane.