Mendime
Nikoleta Kovaçi: Çmendina jone ka tejkalue çdo cak
E merkure, 23.08.2023, 06:51 PM
Nikoleta Kovaçi:
Dje
na asht vetvarë nji vajzë vetem 12 vjeçe, ne Pogradec! Policia solli vetem dy
rrjeshta njoftim! Ne shpine e viktimes shkuen veç gazetarët e Pogradecit! U
perpoqen te shkretet ta tundnin Tiranen mjerane, po snuk: Lajm i pare ishte
kryeministri qe mashtron popullin live nga Shpiragu me regji te komandueme nga
vete ai neper tv-te tona!
Per
gazetaret qe shkuen atje foli i afermi i babes se vajzes se ndjere! “Ishin te
mire po e ema nuk takohej me vajzen sepse prinderit e femijes ishin nda”! Na, qe medemek kena mundesi me shkrue ndonje
qyqe fjale ma teper sna del koha: duhet me u marr me menyren se si vjedh
qeveria vendin e vet! Vetvrasja e nje vajze vetem 12 vjeç nuk na trondit
ma! Ne vend qe vendi i zezuem i joni te
vlonte dje nga ajo tragjedi, te nxirreshin pergjegjesit e asaj gjàme te
tmerrshme, meqe e dime qe s’jane vetem prinderit e saj, po edhe nja 100 te
tjere, thjesht me u mundue mos te na perseritet ma ngjarja, e lame ne nji ane e
merrena me Ilir Beqjan qe me urdhen te kryeminsitrit ka vjedhe qindra miliona
euro dhe asht i lire se SPAK-u ska kohe
me e arrestue! Sillena ne vorbullen e merakut qe mos ta trazojme ma nej se sa
per shperdorim detyre hajduterine shtetnore, nderkohe qe askush nuk akuzohet
per baterdine qe çoi ne litar nje femije 12 vjeç!
Çmendina
jone ka tejkalue çdo cak: A dihet gja, ç’a ka pertej?!