Mendime
Enver Bytyçi: Ja përse Zoti dhe kombi nuk i do liderët e korruptuar!
E premte, 18.08.2023, 06:58 PM
Ja përse Zoti dhe kombi nuk i do liderët e korruptuar!
Nga
Enver Bytyçi
Një
artikull i gazetës “Republika” të Italisë ka hedh dyshime rreth një filozofie
të një rruge të tretë sa i përket konstruktimit të Bashkimit Europian. Në këtë
projekt të lobimit për një europë konfederale, shkruan gazeta, është përfshirë
fillimisht Tony Blair, i cili që heret ka tërhequr pas vetes edhe kryeministrin
e Shqipërisë, Edi Rama. Shpesh herë jam përpjekur të kuptoj dhe të zbuloj disa
simptoma që janë shfaqur vazhdimisht në aleancat dhe lidhjet e dyshimta të
zotit Rama. Nuk munda deri sot ta shpjegoja e arsyetoja pse p.sh zoti Rama
ishte i vetmi në rajon ai që mbështeti projektin e Emmanuel Macron për rajonet
europiane dhe krijimin e një zone me atribute politike e të asocuar
ekonomikisht me BE-në, në të cilën bënte pjesë Shqipëria dhe Ballkani Perendimor.
Shpesh
herë pyesja veten pse Edi Rama ka një aelancë e lidhje kaq të ngushtë me
thuajse të gjithë aleatët europianë të presidentit rus, Vladimir Putin?! Pse ai
mori në mbrojtje Serbinë edhe kur Beogradi nuk pranoi të vendoste sanksione
kundër Rusisë?! Këtu bëjnë pjesë Aleksandër Vuçiç, presidenti turk, Rexhep Tayp
Erdogan, kryeministri hungarez, Viktor Orban, etj?! Pse kreu i ekzekutivit
shqiptar del gjithnjë në mbrojtje të projekteve serbe si Ballkani i Hapur dhe
nisma të tjera, deri te ndryshimi i kufijve në rajon?! Më ka intriguar fakti se
si zoti Rama arriti të plotësojë ëndërrën e paraardhësve të tij për ta
viizituar Moskën, ndërkohë që Beogradin e bëri shtëpinë e tij të dytë.
Pasioni
i jashtëzakonshëm i kryeministrit shqiptar për të mbështetur aleatët e Moskës
në Europë sigurisht që shpjegohet me afeksionin emocional të tij për Rusinë.
Por dhe me projektin e Tony Blair për konfederatën e shumë dëshiruar nga
Kremlini. E gjitha duket si një film horror. Por Europa është e ndarë dhe
kryeministri i Shqipërisë në këtë ndarje ka zgjedhur anën e regjimeve
autokrate. Sepse nuk mund të bëjë ndryshe. Pra, ai është bashkuar me të
korruptuarit e të gjithë Europës, përfshirë Nikolla Sarkosy, i cili këto ditë
doli me një deklaratë për ujdi, pajtim dhe marrje në konsideratë të Rusisë si
faktor dhe domozdoshmëri për bashkëpunim të Europës me Rusinë.
Shihni
si po përmbyset situata. Një nga këshilltarët e shefit të NATO-s ka propozuar
që Rusisë ti njihen territoret ukrainase si kusht i pranimit të Ukrainës në këtë
organizatë dhe arritjes së paqes. Kjo do të thotë se dikush po ia kthen krahët
Ukrainës. Kjo do të thotë se në Europë, madje në NATO, ka nga ata që deklarojnë
cënimin e rendit botëror në favor të Rusisë. E në fakt deklarime të tilla së
paku publikisht nuk kanë ardhur as nga aleatët e Kremlinit e të presidentit
rus. As nga Republika Popullore e Kinës, e cila kërkon respektimin e
sovranitetit të shtetit ukrainas.
Kësaj
i ka paraprirë prej vitesh projekti Blair për një konfederatë europiane, në të
cilën Rusia të inteferojë lehtësisht me politikat e saj anti-europiane. Por
është interesant se pikërisht në këtë projekt janë të interesuar forcat
ekstremiste të majta dhe të djathta në Europë. Se si mund të bëhet militant i
zbatimit të këtyre prjekteve një kryeministër shqiptar, kjo është e çuditshme.
Sepse një projekt i tillë shkon në dobi të armiqve të shqiptarëve në Ballkan e
në Europë. Se si kryeministri i vendit tonë mund ti bashkohej lëvizjeve si kjo
dhe të punojë kësisoj për zhbërjen e shtetit të Kosovës, kjo kërkon hulumtime,
studime dhe elaborime shumë të gjata. Megjithatë jemi para një fakti të kryer.
Edi
Rama nuk është bashkuar rastësisht në një shkretëritë politike me Aleksandër
Vuçiç. Ai me ndihmën e sponsorizimin e Beogradit dhe të Soros i është bashkuar
një lëvizjeje anti-shqiptare e pro serbo-ruse qëllimisht që ta shkatërrojë
qenien nacionale të shqiptarëve. Dhe gjithçka ka ndodhur e po ndodh ka të bëjë
me faktin se të korrputuarit në pushtet, sidomos në Shqipëri e Kosovë,
gjithmonë mendojnë për menderen e tyre, dhe aspak për interesat e kombit, të
atdheut e të bashkëkombasve të vet.
Zoti
dhe kombi për këto arsye nuk i do udhëheqësit e korruptuar. Ata shesin çdo gjë
për pasuri e për lavdi! Ata nuk kanë asnjë lloj ndjesie humanizmi dhe maturie.
Nëse shihni sjelljet, ofendimet, fyerjet, sharjet, mallkimet që Edi Rama ia bën
kujtdo që i del përpara, do ta kuptoni se ai ka vënë mbi gjithçka interesat e
veta dhe nëse ju duket se bën diçka për vendin tonë, pra nëse gënjeheni nga
propaganda që ushqen në çdo medie perendimore, kjo ndodh në funksion të
mos-ndëshkimit për korrupsionin dhe lavdinë e tij personale!