Mendime
Kimete Berisha: Tregtia e hoxhës me mëkate!
E enjte, 17.08.2023, 06:58 PM
Tregtia
e hoxhës me mëkate!
Nga
Kimete Berisha
Mos
i mashtro njerëzit hoxhë, se Zoti nuk fal.
Se
sikur të falte Zoti nuk do të ekzistonte Ferri.
Fajet nuk shlyhen kurrë, as me vuajtje, as me ndëshkim, as me hakmarrje, as me vetëvrasje.
Mos
e keqpërdor fenë islame, mos i josh keiminelët e mëkatarët e mëdhenj, mos i
josh vrasësit e përdhunuesit duke u garantuar se në çastin kur e ndërrojnë fenë
e tyre e bëhem myslimanë, u fshihen të gjjtha krimet.
Nuk
u fshihen mëkatet.
Hoxha
Shefqet Krasniqi dukej sikur u bë dynjaja e tij që një serb (për të cilin nuk
di gjë), u bë mysliman.
Ani
çka që u bë mysliman?
A
i bie mirë serbit a ty që serbi u bë mysliman!
Pse
gjithë kjo dalldi?
A
s'ka filtra, nuk zgjedhni ju, apo kushdo mund të bëhet mysliman?
Mjafton
që dikush të bëhet mysliman e ju t'ua falni krejt mëkatet!
Shefqet
Krasniqi tha se nuk ka mëkat që nuk i falet atij që bëhet mysliman.
Kjo
është joshje djallëzore, tragjike, johumane, joetike.
Mos
i mashtro njerëzit.
Hoxha
Shefqet Krasniqi bëri lum që një serb u bë mysliman, aq shumë u shkri nga
gëzimi sa që ia fshiu krejt gabimet.
E
quajti 'vëlla', e uroi njëmijë herë (si lypësar), ia dëshiroi xhemetin për së
gjalli.
E
puthi shkllap-shkllap në faqe.
Tha
që serbi që u bë mysliman është më i miri prej krejtve.
Mos
i mashtro njerëzit.
Se
as nuk je ti që fshin mëkate, as nuk je ti ai që vendos se kush është më i
miri.
Tregoju
njerëzve të vërtetën: Çdo gabim do ta paguajnë.
Edhe
nëse e lanë me burg, edhe nëse e lanê me gjak, e edhe nëse krejt dynjaja ta
falin kabahatin, e edhe nëse Zoti ta fal - ti vetes nuk ia fal.
Çfarë
magjie është kjo t'i premtosh njeriut se do t'ia falësh mëkatet.
Duhet
t'i mësosh njerëzit të mos bëjnë mëkate, t'i parandosh mëkatet, e jo të bësh
biznes me gjynahe!
P.S. O Zot!