Mendime
Kimete Berisha: Kurti vodhi bukën/ Rama, krah për krah me hajna/ Romeo i Prishtinës
E shtune, 19.08.2023, 06:58 PM
Ditari i Kosovës: Albin Kurti e vodhi bukën e popullit më të varfër në Evropë...dhe, e kam parë një Romeo në Prishtinë!
Nga
Kimete Berisha
I.
Kushdo
që ka fat e po e lexon këtë shkrim, e njoftoj se në qeveri nuk mund të 'vidhet'
asnjë copë letër pa thënë ministri 'po'.
Prandaj,
Albin Kurti, në bashkëpunim me Rozeta Hajdarin, me bukëpjekësin e bukatores
'Bukë e zemër' (e me të tjerë), është i dyshuar për vjedhjen e 3 për qind të
grurit të rezervave shtetërore.
-
Tre për qind e 10 milionëve, sa janë?
Thotë
veç 3 për qind e grurit mungon, që juve t'u duken pak, por edhe zemra peshon
veç rreth 300 gram, nëse e matë, por buka e zemra nuk matën me peshore por me
nder dhe me gjak.
Kryeministri
u dogj në zjarrin e Rozeta Hajdarit.
E
mori në mbrojtje, hyri garant për të dhe fajtorë që është vjedhur gruri, sipas
tij, janë prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar.
Nuk
është e domosdoshme që prokurori të jetë i shenjtë që ta konstatojë hajninë e
grurit.
Albin
Kurti i shfrytëzon hajnitë e huaja për t'i mbuluar me to hajnitë e veta!
Një
vepër e huaja e keqe nuk e mbulon veprën tënde të keqe, siç po e sheh që asnjë
krim nga e kaluara nuk peshon më rëndë se vjedhja e grurit.
Sepse,
bash-bash kaq ulët e pamëshirshëm sa Albin Kurti, në rezerva të bukës nuk ka
prekur kush.
Albin
Kurti e ka shfrytëzuar 'sekretin' që i mbron rezervat shtetërore, për të
vjedhur lirshëm.
Ide
origjjnale, por ja që, buka është 'Zot' i shqiptarëve, kur të gjithë heshtin,
buka flet vet dhe ashtu siç dalin kallinjtë e grurit nga grunaja e dheu, ashtu
u zbulua vjedhja e madhe e Albin Kurtit!
Sipas
kryeministrit, përveç prokurorët, edhe politikanët e vjetër dhe gazetarët janë
fajtorë që gruri është vjedhur.
-
Por, as politikanët e vjetër e as gazetarët nuk ka nevojë të jenë të ndershëm
për të zbuluar se është vjedhur gruri.
-
Albin Kurti u turpërua për tërë jetën.
Turpi
nuk lahet me turp: turpi i tij nuk lahet me turpet e të tjerëve.
Është politikani i parë në histori që vodhi bukë.
Hajt,
dukat, toka, diamante, pallto me
jaka
gëzofi, vjedhje nga teprica e milonerëve, e xhigla-mingla luksi...por çohet
kryeministri e vjedh bukën e popullit më të varfër në Evropë....
mjer
ai i mjeri!
II.
Presidentja
e di çfarë ndodh në Rusi, por nuk e sheh elefanten në dhomë.
Di
të jap mendime për karakterin e burrave të botës dhe di të parashikojë ngjarje
e luftëra, por thotë se nuk mund ta dijë se çka do të thotë kur 'gruri i
vjedhur është vjedhur'.
Presidentja
i di të gjitha, por nuk e di a është hajn ai që ka vjedhur!
Presidentja
nuk i frikësohet Putinit - se larg Rusia, por i frikësohet Albinit.
Nuk
njoh njeri që dridhet si thupra në ujë kur përmendet Albini.
-
A e ke shok a e ke 'Zot'?
Për
t'u çliruar Kosova nga hajnat e grurit, Presidentja duhet të shërohet nga frika
prej Albin Kurtit, e për frikën s'di që
ka ilaç!
III.
Mediat
mashkullore e hetuan një polic të pashëm gjatë arrestimit të hajnave të grurit.
Por
ky 'fenomen', zbulimi i një 'bukuroshi', u vlerësua në media si zbulim i
femrave, për të cilat gazeta po thotë se shumë 'u gëzuan' femrat që e panë një
polic të bukur.
Është
fat i madh të arrestohesh nga një mashkull i pashëm!
-
Në fakt, kur shohin djem të bukur gëzohen edhe meshkujt, baras me femra, në mos
më shumë...!
IV.
Populli
shqiptar u gëzua shumë edhe me rastin e qethjes së kryeministrit Edi Rama nga
një berber i ri.
Gjithmonë
i zgjedh berberët nën moshën 18 vjeç.
Mori
aq shumë pëlqime për fotografinë me qime të egra, të shkurtëra dhe të
zbardhura, të shkapërderdhura në maicë
të zezë, që dukeshin si gjilpëra pa penjë.
S'besoj
që ka popull që gëzohet kaq kollaj kur sheh qime.
Paramendoje
sikur t'ish zhveshur krejt kryeministri, çfarë gëzimi do ta kaplonte popullin.
Që
Edi Rama, krah për krah me hajna, po e ndërton kullën më të gjatë në Tiranë,
kjo nuk shkaktoi asnjë ndjenjë tek popullata.
-
Njeriu më i gjatë në Shqipëri po e bën kullën më të gjatë: por, s'ka asgjë për
t'u emocionuar këtu.
Hajnia
nuk është lajm për shqiptarët, lajm është kur qethet kryeministri.
V.
Një
gëzim i madh e ka përshkruar popullin shqiptar edhe me rastin kur Dua Lipa u pa
duke vallëzuar 'qyçek'.
Në
vend se të gëzohen romët për vallen e tyre.
Kështu
gëzohej Ardit Gjebrea kur e ka pas zbuluar Monika Kryemadhin: wow, e
pabesueshme - po këndon Monika; wow, e pabesueshme po kërcen Monika...
derisa
e bindi edhe Ilir Metën për aftësitë e gruas së tij!
VI.
Ka
pasur edhe raste të tjera të gëzimeve popullore, por nuk po më kujtohen.
VII.
Por,
unë e kam parë një Romeo në Prishtinë!
Në
dyqan m'u afrua një plak, ndoshta mbi 80 vjeç.
Mbante
kapuç të zi, i kërrusur dhe elegant, me njërën dorë mbëshetej në bastun, në
dorën tjetër e mbante një pako të zbrazur të ngjyrës së flokëve Palette.
Më
kërkoi ndihmë t'ia gjeja numrin e ngjyrës së flokëve, se tha 'unë nuk di'.
M'u
trazua shpirti, u gëzova, u mërzita, m'u bë zemra mal.
-
A është i vërtetë ky njeri që në këmbë e në duar, zhag, shkon pas dashurisë.
M'u
falenderua.
M'i
çeli sytë.
Më
në fund një dritë, një gjest i bukur i dashurisë së heshtur, të panjohur, të
padëgjuar, të pashkruar..që zgjat dhe i mbijeton 'tregut të dashurisë.
Është
dashuri e vërtetë, sepse nuk del në vitrinë, nuk reklamohet në rrjetin e
çmendinës, nuk beson në blerjen e bukurisë, nuk krahasohet me askënd, nuk i
frikësohet plakjes - por thinjat i mbulon.
Një
dashuri që e ruan shpirtin nga kamerat, siç ruhet fytyra nga dielli...dhe
bukuria nga syri i keq.
Me
këtë rast shfuqizohen të gjitha botëkuptimet e mia të mëparshme mbi dashurinë.
P.S.
Autorja, gjatë pauzave të shkrimit, ka gatuar petulla.
E
ka zanat, e merr me të mirë brumin - si lulet e dimrit, që duan lutje për t'u
rritur!
https://www.facebook.com/kimete.berisha