Mendime
Telegrami.mk: Letër e hapur drejtuar dy qeverive - Urgjentisht lironi gazetarin Dritan Goxhaj
E diele, 20.08.2023, 06:49 PM
www.telegrami.mk / Letër e hapur drejtuar dy qeverive: të Shqipërisë dhe të Kosovës. Urgjentisht lirimin e bashkëpuntorit tonë - gazetari Dritan Goxhaj,pason padia ndaj qeverive…
07.08.2023
Për tu marë në
hetime me kërkesë të një institucioni ndërkombëtar si Gjykata Speciale e
Kosovës në Hagë ,së pari kërkesa duhet të jetë mbështetur me vendim të
plotëfuqishëm të prokurorisë miratuar nga Gjykata speciale e Kosovës në Hagë
,dhe të realizohet nga ana e organeve poashtu gjyqësore të shtetit ku kërkohet pala
,realizimi të shoqërohet në hetime nga organet e rendit pra të Policisë të atij
shteti .Kolegu ynë gazetari investigativ -bashkëpuntori Dritan Goxhaj është
marë në shtetin e Kosovës e cila vërtetë ,bashkëpunon me Gjykatën Speciale të
Kosovës në Hagë .Por shoqërimin nuk është dashur ta bëjë Policia e
Kosovës, për dy arsye:
Së pari: Shtetasi shqiptar Driton Goxhaj nuk ishte i arratisur ;
Së dyti: POLICIA E KOSOVËS nuk është anëtare e INTERPOLIT që të paraburgos
njerës, që nuk bien në kompetencat e saja, që i bie era Kurdisje paraburgimi
dhe involvimi të dy shteteve, për të kënaqur epshet e Serbisë .
Policia e Kosovës ka shkelur rregullat e Interpolit, e njohur si
Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale. Interpoli është një organizatë
ndërkombëtare e cila lejon policitë dhe autoritetet e zbatimit të ligjit nga më
shumë se 190 vende të bashkëpunojnë në luftën kundër krimit ndërkombëtar.
Qëllimi i saj është të ndihmojë në ndalimin dhe parandalimin e krimit të
organizuar, trafiqeve të ndryshme, trafikimit të drogës, kërkesave për arrest
të këshillave të tyre dhe shumë krimeve të tjera.
Interpoli është një organizatë ndërkombëtare e policisë kriminale dhe ka
disa kufizime dhe parime të veçanta për veprimet e saj. Disa nga veprimet që
Interpoli nuk mund t’i ndërmarrë, përfshijnë:
Arrestimet dhe
zbatimi i masave disiplinore: Interpoli nuk ka fuqi për të arrestuar persona
ose zbatuar masat disiplinore kundër tyre. Për këtë qëllim, ai bashkëpunon me
policitë dhe autoritetet e zbatimit të ligjit të vendeve anëtare, të cilat kanë
këtë kompetencë.
Ndryshimi i
legjislacionit vendas: Interpoli nuk ka fuqi për të ndryshuar ose ndikuar në
legjislacionin e një vendi. Ky është një çështje që i përket vetëm
institucioneve ligjore të atij vendi.
Ndalimi i
fondeve financiare: Interpoli nuk ka rolin e bllokim financiar ose ndalimin e
fondeve. Këto veprime varen nga institucionet financiare dhe ligjore të vendit.
Të ndërhyjë në
çështje të brendshme politike: Interpoli ka një politikë të qartë për të mos
ndërhyrë në çështje të brendshme politike të vendeve anëtare.
Të zbatojë
procedura penale: Interpoli nuk është një organ gjyqësor dhe nuk ka kompetencë
për të zbërthyer dhe zgjidhur çështje penale.
Ngritja e
akteve ligjore kundër individëve: Interpoli nuk ka fuqi për të ngritur akte
ligjore kundër individëve. Ai mund të publikojë njoftime të kërkuara nga vende
anëtare për persona të caktuar, por vendimet për ndjekjen penale merren nga
autoritetet ligjore të atyre vendeve.
Interpoli
vepron në përputhje me Kushtetutën dhe rregulloret e saja dhe respekton
sovranitetin dhe ligjin e vendeve anëtare. Qëllimi kryesor i Interpolit është
të ndihmojë në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ndalimin e krimit ndërkombëtar,
duke vepruar në përputhje me parimet e të drejtave të njeriut dhe ligjet
ndërkombëtare.
KOSOVA NUK ËSHTË ANËTARE E INTERPOLIT, dhe pikë …
Veprimi për të cilin ngarkohet kolegu ynë, gazetari Dritan Goxhaj, të
dhënat që ai i ka përmendur janë në faqet zyrtare interne publike të Gjykatës
Speciale të Kosovës në Hagë …Çtë keqe ka këtu se citohen të dhënat publike?!
…kjo është aftësia hulumtuese e bashkëpuntorit tonë Dritan Goxhaj …që ua sjell
opinionin ….le ta mbyll Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë faqen zyrtare të
gjykimit …
www.telegrami.mk, kërkon nga dy Qeveritë, nga
ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës që të abrogojnë 40 ditëshin e paraburgimit
dhe laritjet ndaj qarqeve të caktuara politike që kontrollojnë Gjykatën
Speciale të Kosovës në Hagë të mos e bëjnë me gazetarët …Në të kundërtën do të
ngremë padi private ndaj dy Qeverive , me kompensim material dhe moral për
z.Dritan Goxhaj
në:
Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJBE): GJBE është
organi kryesor gjyqësor i BE-së dhe është i përgjegjshëm për zgjidhjen e
konflikteve ligjore midis vendeve anëtare, institucioneve të BE dhe individëve.
Ajo ka kompetencën e të gjitha çështjeve që lidhen me interpretimin dhe
aplikimin e Traktateve të BE-së, aktet ligjore të BE-së dhe vendimet e
institucioneve të BE-së.
DHE KUPTOHET NË GJYKATËN E STRASBURIT si instancë e fundit
Mesut Shabani Tetovë