Mendime
Nue Oroshi: Kujtesë për atdhetarët e mirëfilltë të Shqipërisë Etnike
E diele, 20.08.2023, 06:55 PM
Kujtesë
për atdhetarët e mirëfilltë të Shqipërisë Etnike
(Me
rastin e 51-vjetorit të themelimit të Besëlidhjes Kombëtare Demokratike
Shqiptare më, 16 gusht 1972 në Vushtrri)
Nga Nue Oroshi
Çdo organizim
qoftë organizatë ,shoqatë, forum, parti politike apo ndonjë organizim tjetër e
ka edhe zanafillën apo burimin e egzistencës se themelimit të saj. Një
zanafillë të tillë e ka edhe Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare BKDSH
të cilën e udhëhoqi deri në vdekje atdhetari Emin Fazlia alias Emil Kastrioti.
Meqenëse jemi në prag të themelimit të 51-vjetorit të kësaj Besëlidhje Shqiptare
atëherë është e udhës që se paku ti kujtojmë këta atdhetar shqiptar në bazë të
shënimeve që më pat dërguar më,13 shkurt 2008, sa ishte gjallë Kryetari i
Besëlidhjes Kombtare Shqiptare atdhetari Emin Fazliu. Me bacën Emin më ka ra
fati që të punojmë bashkë mbi një dekadë të terë. Ishte një atdhetar i
mirfilltë i cili asnjëherë nuk u dorëzua por punoj me një përkushtim të
mirfilltë për bërjen e Shqipërisë Etnike. Atij ju përgaditën tri atentate por
fatbardhësisht ju shpëtoj këtyre atentateve. Bile në njërin atentat njëri nga
atentatorët ishte gjetur i vdekur. Ende sot e asaj dite nuk dihen për rrethanat
si u vra ai atentator por sigurimi shtetëror serb e la në heshtje këtë vrasje
për të mos u hetuar veprimi që kryenin puntorët e tyre në Gjermani,ku i vrisnin
atdhetarët shqiptar. Baca Emin nuk e kishte lehtë sepse ndiqej këmba - këmbës
nga klyshtë e UDB-së por ishte në shenjestër edhe të majtistëve të
Enverit. Pra, dy lloj kuqaloshash e luftonin atdhetarin Emin Fazlia. E luftonin
për faktin se Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare ishte njëra nder
organizatat e rralla shqiptare në Evropë që Bashkimin Kombëtar e shikonte pa
bashkëpunim me ideologjinë komunsite ruso-serbe. Deri sa ai vepronte dhe
luftonte ju plagos rënd me atentat bashkëpuntori më i ngushtë Rasim Zenelaj,
dhe ju vra në Bruksel nga një atentat Vehbi Ibrahimi. Këto dy atentate Emin
Fazliun e mërzitën shumë por nuk e dorzuan. Nuk e dorzuan për faktin sepse si
fëmijë baca Emin Fazlia e dëgjoj bisedën e gjyshit të tij për vrasjen dhe
masakrimin që i kishin bërë komunistat babait të tij Hajredin Vidiqishit.
Hajredini kishte qenë një luftëtar i fortë i Shqipërisë Etnike. Meqenëse me
Emin Fazliun na lidhte një miqësi e fortë e bashkëpunimit kombëtar një ditë i
thashë:´´ Baca Emin uroj që të na jetosh edhe shumë vjet më shëndet të
plotë. Por pasiqë i keni kaluar disa vite duhët që të bësh deshifrimin e listës
Emërore të pjesëmarrësve të BKDSH në Kuvendin themelues që është mbajtur më 16
gusht 1972 në Vushtri pasiqë të gjithë pjesëmarrësit ishin të shënuar me shifra
dhe jo me emra dhe mbiemra të vërtetë.Pas një hezitimi të vogël e pranoj
kërkesën time dhe vendosi të bëj deshifrimin e të gjithë emrave dhe mbiemrave
të atdhetarëve shqiptar që morën pjesë në Kuvendin themelues të Besëlidhjes
Kombëtare Demokratike Shqiptare më 16 gusht 1972. ´´ Ata vendosën që
jo vetëm që të marrin pjesë por edhe ti shkrin grupet e tyre politike në
Besëlidhjen Kombëtare Demokratike Shqiptare. Duke poseduar mijëra dokumente të
kësaj Besëlidhje vërtetë shihet se atdhetarët shqiptar kanë zhvilluar një
aktivitet të madh kombëtar.
Por pasiqë të gjithë këta atdhetar
iu takonin lëvizjeve të djathta politike për ta është shkruar shumë pak apo nuk
është shkruar fare. E motoja e tyre ishte siç edhe e shkruan në Ditarin e
Burgut atdhetari Gjokë Spaqi pjesëmarrës në emër të GLP- Grupit të
Lidhjes se Prizrenit në këtë Besëlidhje Kombëtare Shqiptare: “Se npaqa shtu
ose madhzu ndoj fjalë mos e gzofsha idealin tim kombtar!”. Për këtë
Besëlidhje shkruhet pak se ata nuk përshendeteshin me grusht siç ishin disa
lëvizje të tjera që sot po na i ngrisin në piedestal a në fakt ishin shumë
pasive në krahasim me këta djem atdhetar që rridhnin shumica nga familjet që
kishin dhan gjak për Shqipërinë Etnike. Duke i qëndruar besnik idealit kombëtar
siç e cekë atdhetari Gjokë Spaqi në ditarin e tij të burgut ku e posedoj këtë
ditar origjinal të tij dhe duke i takuar një familje që çdo gjë shkriu për
Shqipërinë Etnike dhe luftën kundër komunizmit vendosa që këtë listë të
pjesëmarrësve ta botoj të plotë pa asnjë ndryshim ashtu siç kishte dërguar
Kryetari i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare atdhetari Emin Fazlia.
Ndërsa populli shqiptar duhet të di se kush ishin këta atdhetar se ka mundësi
ndonjërin nga këta emra nuk e kanë ndëgjuar fare. Këtë listë e kemi botuar edhe
në njërin nga Librat e të Djathtës Shqiptare më një hyrje dhe
përfundim që e kishte përgatitur studiuesi Selman Etemi. Në prag të 51 vjetorit
te themelimit të Besëlidhjes Kombëtare Shqiptare po e japim te plotë listën e pjesëmarrësve
të kuvendit te BKDSH që u mbajt më 16 gusht 1972.
Lista emërore e
pjesëmarrësve të kuvendit të BKDSH,më 16 gusht 1972
Organizata Nacional
Demokratike Shqiptare (ONDSH) 27.11.1943
Kryetari aktual - Hamit Emini
-“Xha Saniteti” alias Hamit Emini “DOKTORI”, i lindur më 19.09.1909,ka vdekë më
16.10.1986. Për shkak të gjëndjes së tij (të atëhershme shendetësore,këtë e
përfaqësoi ( me autorizim )
Jakup Ceraja alias Cerovia, i
lindur me 1933,vdekur në vitin 2001,
Bejtullah Sahiti,alias Hajr Gushi,
i lindur me 1917, ka vuajtur 8 vjet burg të rëndë në burgun famkeq të Nishit
1950-1958 ,
Zenel Shabani-Saraqi,
alias”SARACENI”,i lindur më 1920,ka vdekur më 1995 po në Mitrovicë ku ka jetuar
;
Zenullah ( Halil) Mehmeti, alias
“LABORATORI”,i lindur në fshatin LIPË më 1922, ka vdekur me 1997 në Mitrovicë;
Organizata “Votra Kosovare Nacional Demokratike Shqiptare
–VKNDSH u themelua më 6 gusht 1952
Mehmet Rrahim Trepça,alias “MET XEXELI”,i lindur28.9.1939
në fshatinVidishiq,ka vdekë më 8.9.1993 në Mitrovicë ;
Emin Haradin Fazlija,alias
“ZEKË KOSOVA”,i lindur më 24 shtator 1937 në
fshatin Vidishiq;
Bislim Kahrmani,alias “HAXHI
PISHMANI”,i lindur më 1911 në fshatin Vidishiq,ka vdekur në Prishtinë më,
16.6.1994 ;
Grupi Demokratik Shqiptar i Kosovës – GDSHK-1956
Tahir Bahtir Jusufi,alias
“IBAURURI”,i lindur më 1924 në fshatinVidishiq,jeton në Mitrovicë.
Rizah Bunjaku, alias
“JATAKU”,i lindur më 1910 në fshatin Novosella e Begut të Vushtrrisë ku
ka jetuar deri sa vdiq më 1983,
Muharrem Sadik Hyseni,
alias “Hamalli” alias “MUSA I ZI” ,i lindur më 1939 në fshatin
Melenicë,ka vdekur më 2003 në Mitrovicë ;
Nimon Qerim Shala, alias
“MINATORI” alias “MURTOLLI”,ka lindur më 2.3.1937 në fshatinVidishiq ku edhe
vdiq më 26.2.1998 ,
Grupi Demokrat Shqiptar i Maqedonisë-G.D.SH.M.-1954
Nazmi Xhelili, alias “REÇELI” i
lindur më 1936 në fshatin Tearce,KK, Tetovë, ku edhe jeton ,gjegjësisht,nëse u
kthye nga mërgimi prej vitit 1978.
Rushit Dalipi,alias
“BLEGTORI”,lindur më 19.12.1951, ne Kërçovë *(Dosja nr.C-8-1831, ) jeton
në vendlindje pasi u kthye nga mërgimi ;
Baki Dullovi, alias “DAJA”,lindur
me 20.3.1938 ne fshatin Biçefc,KK Kaçanik ku edhe jeton ;
Grupi Demokrat Indipedent Kosovar+Grupi Lidhja e
PrizrenitIDHJA-GDIK+GLP- 1946-1963
Metush Krasniqi, alias “VETERANI”, i lindur më
19.8.1926 në fshatin Dajkofc, ka vdekur më 15.10.1986 në Prishtinë, i
persekutuar politikisht deri në vdekje ,pë rfaqësontë GDIK ;
Gjokë Spaçi alias “GJETO SPECI”, i lindur në fshatin Velezhë
të Prizrenit me 1914,ku edhe ka vdekur më,31.10.1986.Ka përfaqësuar GLP i cili
grup nderkohë iu kishte bashkangjitur G.D.I.K.-ut ;
Grupi “Veteranët e Luftës Shqiptare” dhe Rezistenca
Malësore”V.L.SH +R.M. -1949
Ramadan Fazliu,alias “RAMË BARELI” nga Vidishiqi,ka lindur
më 25.2.1932,ndersa ka ndrruar jetë në Prishtinë ku jetonte,më 20.04.2000
;
Ragip Selman Sadiku, alias “GJON MALETA”,lindur me
1937 në fshatin Vidishiq,kurse ka vdekur më 1984 në Mitrovicë ;
Shoqëria Demokratike Shqiptare “Ismail Qemaili”= SH.D.SH.
“I.Q.”
burimisht është themeluar në vitin 1964 në Gjilan, në mënyrë ilegale,por
veprimtarinë e madhe e ka zhvilluar prej vitit 1970 e deri sa u shkri në
BKDSH më 16.8.1972, edhe pse në Belgjikë një Degë e saj ka vepruar pavarësisht
nga Marrëveshja e 16 gushtit 1972 deri më 18 qershor 1977 kur definitivisht të
gjitha Degët e kësaj Organizate u shkrinë në Besëlidhjen Kombëtare Demokratike
Shqiptare;
Vehbi Rexhep Ibrahimi,alias “BESIM GJILANI”, i lindur më
23.5.1938 në fshatin Uglar të komunës së Gjilanit,ndërsa u vra në një atentat
kundër tij nga Udba jugosllave më 10.10.1981 në Bruksel të Belgjikës.Ka qenë
viktima e parë e terrorit sllavokomunist ndaj mërgates politike shqiptare në
Perëndim ;
Hasan Dalipi,alias “GURI I ZI”, i lindur më 16.6.1941 në
fshatin Zllakuqan te Malësisë së Karadakut,ka vdekur në Kumanovë më 2006 ;
*Dosja e tij Nr. D-01-3280, ndërsa Dosja e Vehbiut mban siglen D-01-3153.
Sqarime
ORGANIZATA NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE-ONDSH
Për Organizatën,gjegjësisht LËVIZJEN
NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE,respektivisht KOMITETIN NACIONAL DEMOKRATIK
SHQIPTAR,kohëve të fundit është folur dhe shkruar shumë në Kosovë dhe Maqedoni,
si dhe janë botuar disa monografi mbi protagonistët e kësaj
Organizate,gjegjësisht LËVIZJE e cila u shua me gjak e me dënime drakonike nga
regjimi sllavokomunist i ish Jugosllavisë.Më tjera fjalë: u shuan Çetat
kryengritese të kësaj Lëvizje dhe e tërë udhëheqsia ushtarako-politike u zhduk
fizikisht duke i dënuar me vdekje. Edhe organët politike si KOMITETI QENDROR i
LNDSH në Prizren u shua me pushkatimin e kryetarit të Saj Halim Spahiut dhe
Hajdar Planejes.Edhe Komiteti Qendror i O.N.D.SH. në Shkup u shua pas
arrestimit të të gjithë anëtarve të këtij Komiteti. I fundit u shua organizata
Nr.2 e Ajet Gërgurit ( O.N.D.SH.) me burgosjën e Ajet Gërgurit,Gjon Serreçit
dhe tjerëve dhe pushkatimin e tyre më, 31.8.1947 në Prishtinë, por
rrënjet e kësaj Organizate nuk u këputen ( nuk u shuan ). Rrugën e ORGANIZATËS
NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE Nr.2 e vazhdoi, pas daljes së tij nga burgu
Hamit Sherif Emini i njohur me nofkën “DOKTORRI” dhe disa shokë të tjerë, duke
punuar në një ilegalitet të thellë.
Kryesia e Besëlidhjës
Kombëtare Demokratike disponon Dosjen ,tani të ndjerit Hamit Sh.Emini e
cila mban siglën ( Numrin ) A-01-0024 si dhe tjera dosje të
veprimtarëve të hershëm dhe të tashem të B.K.D.SH.
Në Kuvendin historik të Vushtrrisë
të datës 16 gusht 1972, Hamit Emini u përfaqësua nga atdhetari:
Jakup Ceraja,alias “CEROVIA” (Nr. i Dosjes: A-01-0123) ;
Ky ka lindur me 1933 në fshatin Cerajë të Mitrovicës.Ka
studiuar Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe, është marrë me shkrime dhe ka botuar disa
libra me tregime e poezi.Është kyqur në rradhët e “VOTRËS KOSOVARE” qysh me
1955 e pastaj edhe në Organizatën NDSH, të cilën e udhëhiqte Hamit Emini
–“Doktori”.Ka vdekur në Mitrovicë në vitin 2001 ;
Bejtullah Nazif Sahiti, alias “HAJR GUSHI“,lindur më 1917 në
fshatin Gushafc të Mitrovicës ( Dosja e tij Nr.:B-01-0523 ). Më 1950 ky e
krijoi Degën e O.N.D.SH. në Mitrovicë ku i angazhoi edhe 11 anëtarë të
tjerë. Shërbimi i fshehtë shtetëror jugosllav ( UDB-a ) i ranë në gjurmë
dhe i arrestoi 11 prej tyre ndërsa i 12-ti mbeti në liri ( dyshohet se ky i ka
zbuluar...). Ky Grup u dënua në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë,ku Bejtullahu,
si udhëheqës i këtij Grupi ( apo Dege ) u dënua me 8 vjet burg të rëndë,cilin
dënim e mbajti deri ditën e fundit në burgun famkeq të Nishit,ku gjatë vuajtjes
së denimit, i kaloi 3 vjet në izolim të plotë. Pas daljes nga burgu gjithmonë
ka qenë i përcjellë nga Udba dhe langojt e saj, mirëpo ky kurr nuk e ndali
aktivitetin e tij kombëtar.Edhe sot, në moshë të thyer 91 vjeçar nuk
heziton të flasë fjalë të mençura për brezin e ri duke i këshilluar që ti
bashkangjiten BESËLIDHJES SHQIPTARE, sepse, siç thotë Xha Bejta, është e VETMJA
RRUGË QË ÇON DREJT RIBËRJES SË SHQIPËRISË ETNIKE.
Zenel Shabani – Saraçi (Dosja Nr.:B-01-0530), u lind
me 1920 në Mitrovicë. Ishte njëni nga bashkëthemeluesit të Degës së
O.N.D.SH në Mitrovicë më 1950 bashkë me Bejtullah Sahitin dhe të tjerët. Edhe
ky u arrestua nga Udba jugosllave dhe pas shumë torturave u soll në
Gjyqin e Qarkut në Prishtinë ku u dënua me 7 vjet burg të rëndë.Edhe ky e
vuajti dënimin në burgun famkeq të Nishit. Pas daljes nga burgu u muar me
zejtarinë e saraçit ku e kishte një dyqan të vogël në Mitrovicë,të cilin gjatë
kohës se vuajtjes së denimit,dyqanin e mbanin djemtë e tij për të fituar
kafshatën e gojës. Edhe pas burgut,ky nuk hoqi dorë nga idealet e rinisë së tij
dhe bashkë me Bejtullahun dhe disa miq te vjetër e të rinj e vazhdoi
aktivitetin e tij patriotik e kombëtar në rradhët e Organizatës N.D.SH. dhe
ishte pjesëmarrës i Kuvendit të Vushtrrisë.Vdiq në vitin 1995 në Mitrovicë ku u
varros me nderime të larta nga bashkëvendas dhe bashkëidealist të tij ;Pseudonimi
i tij : “SARACENI”.
Zenullah Halim Mehmeti ,alias “LABORATORI” (*Dosja
nr.: B-01-0529),u lind më 1922 në fshatin Lipë të Mitrovicës ,por pas vuajtjes
së dënimit me burg në Nish u vendos në Mitrovicë dhe u punësuar si laborant
në Xehëroren TREPÇA në Zveçan ku punoj për disa vjet,por edhe ky ka qenë
gjithmonë i gjurmuar nga agjentat sllavokomunist,por ky,si dhe të tjerët,
veproi me mençuri duke mos u dhënë kurr shkas që të burgosët përseri, sepse
jeta në hetuesi dhe në burg e kishin mësuar se si duhet të ruhet nga
okupatorët sllavokomunist dhe agjentat e tyre shqipfolës.Edhe ky ishte
inkuadruar në ONDSH pas daljes nga burgu bashkë me shumë shokë e sidomos me
Bejtullah Sahitin.
Organizata :“ Votra Kosovare Nacional Demoktatike
Shqiptare”-V.K.N.D.SH.
Kjo organizatë u themelua më 6 gusht 1952 nga disa të
rinj të Shalës së Bajgorës.Organizatori kryesor ishte “Zekë Kosova” i përkrahur
nga atdhetari Shahin Voca dhe disa të rinj të tjerë. Për veprimtarinë e
kësaj organizate është shkruar një Kumtëse për Sesionet shkencore “ E
Djathta Shqiptare Drejtë Shqipërisë Etnike”, por këtu do të flasim vetëm
për 3 përfaqësuesit të saj që morën pjesë në Kuvendin
historik të Vushtrrisë më, 16 gusht 1972-ën.
Mehmet Rrahim Trepça,alias “MET XEXELI” ( Dosja Nr.:
A-01-0012 ) i lindur më 28.9.1939 në Vidishiq, me profesion Inxhinier i
metalurgjisë në Kombinatin e Trepçës. Si bashkëthemelues i VOTRËS KOSOVARE
N.D.SH. u arrestua nga Shërbimi Sekret Ushtarak në Zagreb më 27 gusht 1960,ku
edhe u dënua bashkë me tre shokë të tjerë të kësaj organizate. Denimin e
ka vuajtur ( 2 vjet burg të rëndë ) në Goli Otok te Kroacisë. Ky i mbet
përgjithmon besnik idealit te rinisë nacionaliste dhe BETIMIT të 6 gushtit 1952
të “Kisha e Murit” në Shalën e Bajgorës. Ky ishte bashkëpërfaqësues i kësaj
Organizate në Kuvendin e lartëpërmendur të Vushtrrisë. Vdiq nga një sëmundje e
trishtueshme dhe me mallë me pa Kosovën e lirë e të bashkuar me Nënën Shqipëri.
Sytë i mbylli më, 8.9. 1993 në Mitrovicë ku edhe u përcoll për fshatin e
lindjes Vidishiq që të vorroset më nderimet më të larta.
Emin Haradin Fazlija, alias Zekë Kosova, alias Arben Kosova,
alias Emil Kastrioti ( Dosja Nr. A-01-0001 ) ka lindur më 1937 në
fshatin Vidishiq ,rrethi i Mitrovicës. Pas vuajtjes së denimit prej 8 vitesh (
i ka mbajtur 6 vjet=1960-1966 ) një kohë ka jetuar në Kroaci,pasiqë në Kosovë
nuk gjeti askund punë pasi ia kërkonin një çertifikatë qe nuk ka qenë i dënuar
apo që nuk është nën hetime...e ky këtë dokument nuk kishte si ta merrte pasi e
kishte një VËRTETIM që ishte liruar nga burgu i Lepogllavës më 9 korrik 1966
pasi i kishte vuajtur 6 vjet në bazë të Nenit 117,alineja 1 në lidhje me Nenin
100, alineja 1 dhe 101 alineja 1 e Kodit Penal jugosllav ( KZ FNRJ ). Më 7 mars
1970 e lëshoi Kroacinë dhe shkoj në Gjermani me një pasaportë të blerë (
falsifikuar ) ku pas 8 vitesh Udba jugosllave e zbuloi identitetin e tij të
vërtetë, meqenëse vepronte më pseudonimin Emil Kastrioti.Dhe me 24 maj 1978
Ministria e Punëve të Jashtme ( atëherë quhej SEKRETARIATI SHTETËROR
FEDERATIV PËR GJYQËSI JURIDIKE DHE ADMINISTRATË ) iu drejtua Ministrisë
së Punëve të Jashtme të Republikës Federale Gjermane duke kërkuar
ekstradiktimin e tij dhe të 7 emigranteve kroat antiserb e antijugosllav.Mirëpo
Drejtësia gjermane pas hulumtimeve të bëra konstatoi se Emin Fazlija nuk ka
kryer kurfarë vepre penale aq më pak terroriste nëse ky angazhohet për të
Drejtat kombëtare te Shqiptarve nën okupaten sllavokomuniste të Jugosllavisë
dhe ashtu jo qe nuk e ekstradiktoi por i dha edhe strehim politik duke e marrë
nën mbrojtje policore pasiqë për pak muaj kishin dështuar tri atentate
kundra jetës së tij. Ky kishte ardhë në Vushtrri i maskuar dhe më një pasaportë
fare të huaj dhe ashtu qe nuk u diktua as nga gjysma e pjesëmarrsve të
Kuvendit.
Bislim Kahrimani, alias “Haxhi Pishmani” ( Dosja
nr.A-01-0027 ), i lindur me 1911 ne Vidishiq, Ne Votren Kosovare N.D.SH. u kyq
me 1955, për çka me 1960 ka qenë i arrestuar dhe i denuar me 8 muaj burg per
shkak “të moskallximit te vepres penale ndaj nipit ( djalit te vëllaut ) te tij
Emin Fazliut. Ky përveç se u kyq ne Votren Kosovare ishte kyqur edhe ne
Organizaten N.D.SH te Bejtullah Sahitit,gjegjësisht Hamit Eminit. Vdiq me
16.6.1994 ne Prishtinë ku edhe u varros me nderime te larta.
GRUPI DEMOKRATIK SHQIPTAR I KOSOVËS -G.D.SH.K.
Kjo organizatë apo ky grupim kishte një program
thjeshtë kombëtar që përputhej me programet politike të ONDSH-së,Votrës
Kosovare etj., por qe për hir të sigurisë e kishin pagëzuar si “GRUPI DEMOKRATIK
SHQIPTAR I KOSOVËS, i cili fillimisht përbehej nga disa intelektual të
Mitrovicës, Vushtrrisë, Pejës, Prishtinës dhe Prizrenit. Zanafilla e tij rrjedh
nga një Mbledhje e fshehtë në vitin 1956 në Vushtrri të një patriot i
mirënjohur që kishte vuajtur burgun prej 3 vitesh për strehimin e Luftëtarit të
Lirisë, Haradin Vidishiqit, të cilin e zbuloi OZN-a dhe e zuri në tradhti me
1947. Jataku i tij u dënua me 3 vjet burg, të cilat i vuajti deri ditën e
fundit në kazamatin e Nishit. Nderkohë u kyqën edhe disa të rinj, nxënës dhe
studentë shqiptar,por që në realitet nuk patën mundësi të zhvillojnë
ndonjë aktivitet me rëndësi kombëtare. Këtë Grup e përfaqësuan në Kuvendin e
lartëpërmendur këta patriotë të devotshëm :
Tahir B. Jusufi, alias “IBAURURI” ( Dosja Nr.: A-01-0033 ) i
lindur me 1924 në fshatin Vidishiq- Komuna e Mitrovicës, me profesion
Teknik i pylltarisë .Jeton në Mitrovicë dhe akoma i përkushtohet çështjes
kombëtare edhe pse në moshë të thyer dhe me shëndet jo të mirë.
Rizah Bunjaku, alias “JATAKU”, ( Dosja
Nr.: A-01-0040 ) i lindur më 1910 në fshatin Novosella e Begut në
komunën e Vushtrrisë. Më 1947 u arrestua nga OZN-a sllavokomuniste pasi
agjentet shpirtshitur e kishin zbuluar se ky mbante të fshehur kaçakun e
mirënjohur Haradin Vidishiqi, bashkëpunëtor i ngushtë dhe besnik i Prof.
Ymër Berishës i cili,pasi ky u dorëzua për mos ta dëmtuar familjen bujare të
këtij jataku bujar, u pushkatua-masakrua nga bandat
komunisto-çetnike të gjeneral Milija Kovaçeviqit i quajtur “ÇIQA” ndërsa
Rizahu u dënua me 3 vjet burg të rëndë që e vuajti deri në fund në burgun
famkeq të Nishit.Vdiq me 1983 në fshatin e lindjes ku edhe u varros me
nderimet më të larta fetare dhe atdhetare.
Muharrem Sadik Hyseni, alias “HAMALLI”, alias “MUSA I ZI”,(
A-01-0008 ),i lindur më 1939 në fshatin Melenicë në një familje të varfër
xehtarësh. Ky i kishte dy pseudonime: “Hamalli” si pjestar i VOTRËS KOSOVARE,
ndërsa “MUSA I ZI” si pjesmarrës i GDSHK-ës. Më 1960 u arrestua, bashkë me disa
anëtar të tjerë të VOTRËS KOSOVARE dhe Gjyqi i Qarkut të Prishtinës e
dënoi me 1 vjet burg për shkak te “moskallximit të veprës penale” që
pergadisnin Emin Fazlija me shokë të tjerë. Për shkaqe te liga ekonomike nuk
pati mundësi të shkollohët,ashtu qe mbet vetëm me shkollën tetëvjeçare deri sa
u punësua në një firmë shtetërore ku kreu kursin për Kualifikime të larta në
Azotikun e Mitrovicës ku punoi deri sa sllavokomunistët i perzunë gjithë
shqiptarët. Ka vuajtur nga sëmundje kronike dhe tri herë ka përjetuar sulm
zemre ( infarktin),deri sa në prill të vitit 2003 ndrroi jetë në
Mitrovicë ku edhe u varros.
Nimon Qerim Shala, alias “MINATORI” alias “MURTOLLI” (
A-01-0003 ) u lind më,02.3.1937 në fshatin Vidishiq të Mitrovicës. Pas shkollës
tetëvjeçare vazhdoj shkollën e mesme teknike të Xehtarisë në Stantërg në gjuhën
serbe,ku u diplomua si TEKNIK-MINATOR ( Xehëtar ). Ka qenë atdhetar i paepur
dhe besnik.Pas burgosjes së shumicës së antarëve të Organizates “VOTRA
KOSOVARE“ ky nuk u zbulua nga shokët e tij, prandaj nderkohë u angazhua
në GDSHK duke bashkëpunuar njëkohësisht edhe me pjesën e pazbuluar të
VOTRES KOSOVARE. Ka qenë besnik dhe atdhetar i flaktë.Vdiq më 26.2.1998
pas një sëmundje të gjatë si pasojë e një lëndimi tragjik në zgafellat e
Xehërores së Stantergut.
GRUPI DEMOKRAT SHQIPTAR I MAQEDONISË-GDSH
Kjo organizatë u krijua në vitin 1954 në teritorin e Tetovës
nga disa ish-NDSH-ista,ku pas një kohe u inkuadruan edhe disa shkollarë të
Gjimnazit shqiptar dhe shkollave të tjera jo vetëm në Tetovë e rrethinë por
edhe në qytete të tjera si në Kërçovë,Gostivar,Kumanovë e Shkup. Një nga
më aktivët e kësaj Organizate ishte :
Nazmi Xhelili, alias “REÇELI” ( Dosja Nr.
K-01-0826-XIX ) i lindur me 1936 në rrethin e Tetovës. Ish student i Fakultetit
të Drejtësisë në Universitetin e Zagrebit në Kroaci. Më 1964 ka qenë i
jetonte e studionte në Zagreb, Udba maqedonase iu
drejtua kolegve te vet në Kroaci, ku këta te fundit e arrestojnë dhe pas
nji procedure te shkurtë e denojnë si armik i “popujve dhe shtetit
jugosllav” me 3 vjet burg të rendë. Burgun e vuajti ne burgun famkeq të
Lepogllavës në veri-perëndim të Kroacisë. Pas daljes nga burgu, një kohë ka
jetuar e punuar në Suedi,pastaj në Austri dhe Kroaci, pas vitit 1973 u kthye në
Maqedoni, ku duhet të jetë ( nese jeton akoma ) në vendlindje ose në Tetovë ;
Ka bashkëpunuar shumë edhe me “BLEGTORIN” si dhe disa aktivistë te tjerë
që akoma jetojnë ;
Rushit Dalipi, alias “BLEGTORI”, ( Dosja Nr. C – 08 –
1831 ),lindur më 19.12.1951 në Kërçovë,ku edhe banon pasiqë u kthye nga
mërgimi disa vjeçar në perëndim.Është një ithtar i denjë për RIBËRJEN e
Shqipërisë Etnike dhe ushtar besnik i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike
Shqiptare
Baki Dullovi, alias “DAJA” ( Dosja Nr. A-o1-0023
/ C-1253/628 ),lindur më, 20.3.1938 në fshatin Biçefc të komunës së
Kaçanikut, ku edhe jeton momentalisht. Më, 29 gusht 1960 e arreston
Shërbimi fshehtë Ushtarak në Zagreb si pjestar i “VOTRËS KOSOVARE N.D.SH., për
çka Gjyqi Ushtarak i Zagrebit e dënoi me 2 vjet e 6 muaj. Dënimin e
vuajti në burgun Stara Gradishka të Kroacisë. Pas daljes nga burgu dhe
shkuarjes në Gjermani si “punëtor i përkohshëm” angazhohet edhe në GDSHM
duke pas bindje se edhe kështu mund ti shërbej çështjes kombëtare,por gjithmonë
duke i ruajtur lidhjet miqësore me aktivistet e Votrës Kosovare dhe ka
qenë një ithtar i flaktë për bashkimin e këtyre grupeve dhe
unjizimin e tyre në BESËLIDHJEN KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE, ku për 3
legjislacione ka qenë nënkryetar i komitetit qëndror të B.K.D.SH. për Kosovë,
Maqedoni dhe Mërgim . Sot jeton në vendlindje si pensionist .
GRUPI DEMOKRAT INDIPENDENT KOSOVAR + GRUPI LIDHJA E
PRIZRENIT-LNDSH -GDIK+ GLP.
Grupi Demokrat Indipendent Kosovar është themeluar me
1963 dhe brenda një periudhe,pasi u bashkua me Grupin “Lidhja e Prizrenit” në
kuadër të LNDSH-së që e kishte themeluar ish-studenti i medicinës Shaban
Dërguti me shokë tjerë, ndër të cilët ka qenë edhe patrioti i devotshëm
Gjokë Spaçi. Ky Grupi ( GLP-NDSH ) ishte themeluar burimisht me 1946, por
hovin e zhvillimit e kishte marrë në fillim të vitit 1950,kur edhe u zbulua ky
Grup apo kjo Organizatë patriotike nga Udba jugosllave dhe arrestohen mbi 20
anëtarë-aktivistë të dalluar, cilët gjyqi sllavokomunist i dënoi me denime
drakonike deri më 20 vjet burg të rëndë. Përfaqesuesit e këtij formacioni që
morën pjesë në Kuvendin e Vushtrrisë më 16 gusht 1972 ishin :
Metush Krasniqi,,alias “VETERANI” ( Dosja Nr.:B-01-0581 )
lindur më 19.8.1926 në fshatin Dajkovc të Kamenicës,me profesion mësues
dhe jurist, ishte bashkëthemelues i GDIK si dhe pastaj edhe i Organizatës
Revolucionare për Bashkimin e Trojeve Shqiptare me Shqipërinë si dhe më vonë
edhe pse ishte nënshkrues i Akt-themelimit të B.K.D.SH. ky mori pjesë edhe në
krijimin e LËVIZJES NACIONAL ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS DHE VISEVE SHQIPTARE NË
JUGOSLLAVI, cilën “Lëvizje” disa ish-bashkëpunëtorë te Metushit e
devijuan duke i dhëne kahje marksiste-leniniste edhe pse dihej botërisht se
Metush Krasniqi ka qenë një Antikomunist i përbetuar,por pas vdekjës se
tij disa kalemxhij të grazhdit marksist dojnë me çoroditë të vërtetën
duke ia mveshë nji epitet te tillë nacionalistit të kulluar Metush
Krasniqit. Ka qenë disa herë i dënuar dhe ka vuajtur shumë vite nëpër burgjet
më famëkqija të Jugosllavisë.Vdiq më 15.10.1986 ne Prishtinë. Ka qenë mik dhe
bashkëpunëtor i ngushtë,tani më të ndjerin Vehbi Ibrahimin. Pra nuk duhet
keqkuptuar pjesëmarrjen jo vetëm te tij,por të të shumë patriotve të tjerë,në
disa grupe dhe organizata politike simotra me programe ku tentohej që në çdo
mënyrë te kontribojnë sa më shumë për çështjen kombëtare ;
Gjokë Spaçi, alias “GJETO SPECI” ( Dosja Nr. A + B
01=0028 ),lindur me 1914 në fshatin Velezhë të Prizrenit,i martuar, i
denuar politikisht ku edhe i vuajti 6 vjet burg të rënd me Grupin e Shaban Dërgutit
dhe të tjerëve. Më 1972-en, bashkë me Metush Krasniqin këta dy
përfaqësuan GDIK+GLP (LNDSH ) dhe ka kontribuar në kuadrin e këtij
riorganizimi nga u krijua BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE-B.K.D.SH.
; Edhe pas daljes nga burgu gjithmonë ka qenë nën survejimin e spiujve
dhe çakajve të Udbës se sllavokomunist,mirëpo ky për asnjë çast nuk e ndërpreu
aktivitetin e tij patriotik e kombëtar,por përkundrazi vepronte ma më shumë
zell, por gjithmon i kujdesshëm qe mos tu jep shans spiujve te fëlliqur
që ta zbulojnë aktivitetin e tij fisnik dhe kombëtar. Pas shumë vuajtjeve e
krajatave te jetës, vdiq më,31.10.1986 në vendlindjen e tij në Velezhë te
Prizrenit ku edhe u varros me nderime të merituara të një atdhetari dinjitoz.
Grupi “VETERANËT E LUFTËS SHQIPTARE dhe REZISTENCA
MALËSORE”=VLSHRM
Kjo organizatë ilegale patriotike ishte krijuar në
ilegalitet të thellë me 1949 nga ish-luftëtaret e LNDSH,respektivisht të
OP BESA KOMBËTARE por që ndërkohë ose kanë vdekur ose janë tërhequr terësisht
nga çdo aktivitet. Më 1972 ky formacion kishte akoma një numër bukur të madh
anëtarësh,ndërsa në Kuvendin e 16.8.1972 i kishte dërguar dy
përfaqësues. Këta ishin : Ramë Bareli i cili aderonte në këtë formacion
që nga viti 1955,kurse tjetri : Gjon Maleta i cili ishte inkuadruar në ketë
formacion me 1968 si intelektual dhe atdhetar. Po kush ishin këta dy atdhetar ?
Ramadan FAZLIU,alias “RAMË BARELI” ( Dosja Nr. A-01-0006
),lindur më 25.2.1932 në fshatin Vidishiq-Komuna e Mitrovicës, me profesion:
Murator me kualifikime të larta, i martuar, me gjendje ekonomike shumë te
vështirë. Aktivist i dalluar jo vetëm në këtë grup,por ka qenë edhe njëri prej
bashkëthemeluesve të “VOTRËS KOSOVARE,kurse pas unjizimit të të gjitha këtyre
grupeve dhe organizatave, për 4 mandate ka qenë anëtar i Komitetit Qendror të
Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare. Më rastin e vdekjes se tij më 20
prill 2000 në Prishtinë ka qenë anëtar i Komitetit Kombëtar të B.K.D.SH. –Pjesa
e Mërgimit ;
Ragip Selman Sadiku, alias “GJON MALETA”, ( Dosja Nr.
:A-01-0002 ) ka lindur me 1937 në fshatin Vidishiq të Mitrovicës. Me
1960, posa kishte mbaruar Shkollën Normale në Prishtinë dhe ishte emëruar
mësues në Shkollën fillore në fshatin Bare, më 18 shtator të atij viti
fatkeq vjen Udba serbosllave dhe e prangos në klasë para nxënësve duke ia hedhë
në tokë ditarin dhe duke e rrahur e nxjerrin nga ndërtesa e shkollës dhe me një
xhip e dërgojnë në burgun famkeq të Mitrovicës që njifej me emërin tmerrues
“Kulla e Tupellës “ ku i nënshtrohet torturave më çnjerëzore nga udbashët serb
dhe gjakatari Musa Batalli,gjakovar i shitur te serbi këmbë e krye. Edhe pse
gjitha akuzat ndaj tij u hodhën poshtë,prap se prap gjyqtari sllavofil Tahir
Ibrani e dënoj më 1 vit burg duke ja humbur të drejtën që të punoj ndonjëherë
në arsim si edukator për çka edhe ishte shkolluar,por pas burgut u
detyrua te punësohet ne nji ndermarrje tregtare si nëpunës i thjeshtë. Nga ana
tjeter, pas disa koheve lidhet me disa aktiviste te Grupit
“V.LSHRM” ku edhe anëtarësohet me 1968, por gjithmonë duke i ruajtur
marredhënjet e mira me VOTREN KOSOVARE dhe udheheqësit e saj, deri sa më ne
fund gjeten gjuhe te përbashkte qe te shkrihen ne radhët e B.K.D.SH.-së.
Vdiq më 1984 në Mitrovicë ku edhe u varros në pjesën veriore të Mitrovicës
pasi banonte në atë anë te qytetit.
SHOQËRIA DEMOKRAT SHQIPTARE “ISMAIL QEMALI”- SH.D.SH.
Ismail Qemaili”
Kjo organizatë burimisht u themelua më 1964 në Gjilan nga
patrioti Vehbi Ibrahimi me shokë, në mënyrë ilegale, por veprimtarinë e saj të
vrullshme e zhvilloj në Austri prej vitit 1969 e deri më 1972 kur u shkri
në rradhët e Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare, me përjashtim të
Degës saj në Belgjikë e cila veproi si e pavarur e në bashkëpunim me
grupin BESA DEMOKRAT SHQIPTARE “LIDHJA E VARDARIT” deri sa edhe kjo u
shkri në rradhët e BKDSH-së. Po kush ishin përfaqësuesit e kësaj
organizate që muarën pjesë në Kuvendin e Vushtrrisë më 16.8.1972 ?
Vehbi Ibrahimi, alias “BESIM GJILANI” ( Dosja Nr.
D-01-3153 ),i lindur më 23.5.1938 në fshatin Uglar të Gjilanit, i martuar, baba
i 8 fëmijëve, vritet nga dora gjakatare e Udbës jugosllave më 10 tetor 1981 në
Bruksel të Belgjikës, por atentatorët e tij nuk u zbuluan as pas 27 viteve
?!... Eshtrat e tij u sollen në atdhe më 31 mars 2001 dhe u rivarrosën në
varrezat e fshatit Uglar me nderimet më të larta kombëtare dhe atdhetare.
Hasan Dalipi, alias “GURI I ZI”, ( Dosja Nr. D-01- 3280 ),i
lindur më 16.6.1941 në fshatin Zllakuqan të Malësisë së Karadakut,
ndërsa familja u shpërngul në Kumanovë, ku u kthye edhe Hasani pas shkatërrimit
te Jugosllavisë komuniste. Si aktivist ka qenë i mrekullueshëm, besnik dhe i
palodhur. Vdiq pas një periudhe të një sëmundje të gjatë e të pasherueshme në
vitin 2006 dhe u varros në varrezat e Kumanovës. Deri në vdekje i mbet besnik
idealit të RIBËRJES SË SHQIPËRISE ETNIKE. Ka qenë përkrahes i palodhur i
shtypit BESA SHQIPTARE dhe i çdo aktivitetit politik,kulturor e humanitar që ka
zhvilluar BKDSH në mërgim prej ristrukturimit të saj e deri më 2002
viti kur pushoi veprimtaria në mërgim për tu transmetuar në Kosovë.
(Kjo listë e pjesëmarrësve iu dërgua autorit të këtij
shkrimi nga atdhetari Emin Fazlia më, 13 shkurt 2008)