Mendime
Florim Zeqa: Të respektohen vendimet e partisë!
E marte, 22.08.2023, 06:01 PM
Të
respektohen vendimet e partisë!
Shkruan:
Florim Zeqa
Nëse
kryetari Abdixhiku, e ka me gjithë mendje deklaratën, “Unë nuk e dëmtojë
LDK-në, e ruaj si shtëpinë time, atëherë pa humbur kohë duhet të përmbyll
zgjedhjet e brendshme në LDK nga baza elektorale, gjegjësisht me mbajtjen e
kuvendeve zgjedhore, të lira dhe transparente në secilën degë, nëndegë dhe
aktive të LDK-së.
Kryetari me afat të
limituar
Pra,
zgjedhjet e brendshme janë testi i parë demokratik dhe mbajtja e Kuvendit të
rregullt zgjedhor në afatin e paraparë, paraqesin kulmin e testit të
demokracisë! Kryetari aktual, z. Lumir Abdixhiku duhet të dëshmohet para
elektoratit rugovian të LDK-së se është duke ndjekur frymë tjetër me ajo e Isa
Mustafës, ndryshe nuk funksionojnë më maskaradat mashtruese me mbajtjen e
kuvendeve zgjedhore të orkestruara nga prapaskena.
Vetëm
mbajtja e premtimeve publike pas kuvendit të fundit zgjedhor për respektimin e
vendimeve të partisë sa i përket mandatit dyvjeçar të kryetarit në LDK, mund ta
rrisin imazhin e kryetarit aktual dhe kthimin e besimit brenda elektoratit të
LDK-së.
Vetëm
në këtë mënyrë mund të bindet elektorati se LDK-ja është në rrugë të mbarë.
Reformimi
i partisë dhe kthimi i besimit në elektorat bëhet duke i ofruar rreth vetës
figurat themeltare, aktivistët dhe veprimtarët e devotshëm të LDK-së, duke iu
dhënë hapësirë veprimi aktivistëve dhe veprimtarëve që e mbajtën mbi supet e
tyre barrën e organizimit të aktiviteteve të LDK-së në këto 3 dekadat e fundit,
të cilët edhe në kohët më të vështira i qëndruan besnik amanetit të tri
shkronjave të arta LDK. Ndryshe, çdo ikje nga vlerat dhe amaneti i figurave
themeltare është ikje nga vizioni rugovian.
Pse nuk mbahet Kuvendi
Zgjedhor i LDK-së në Klinë!?
Prandaj,
nëse janë të vërteta deklaratat publike të kryetarit Abdixhiku, atëherë ai këtë
duhet ta demonstrojë në vepër e jo më fjalë dhe atë jo më largë se brenda këtij
muaji me mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të partisë. Për shkak se çdo vonesë në
këtë drejtim do të jetë e kushtueshme për LDK-në, për shkak se zgjedhjet e
jashtëzakonshme parlamentare mund ta zënë të papërgatitur LDK-në e
fragmentizuar pas 14 shkurtit 2021.
Reflektimi
pozitiv i Abdixhikut si kryetar partie, i kryesisë dhe Këshillit të
Përgjithshëm për reformimin dhe konsolidimin e partisë, gjegjesisht për hapje
rrugë të ndryshimeve reale dhe substanciale, do të thotë hapje rrugë atyre që e
kanë dijen, vullnetin dhe guximin për ta kthyer besimin e elektoratit në
subjektin e traditës demokratike, për ta kthyer LDK-në rugoviane një herë e
përgjithmonë kah vlerat e saj themeltare.
Kur
jemi tek zgjedhjet, siq shtetas i Kosovës dhe qytetarë i Klinës, e kam të
drejtën ta parashtrojë një pyetje publike: Pse nuk po mbahet Kuvendi Zgjedhor
në Komunën e Klinës, cilat janë shkaqet dhe pengesat e dhunimit të shprehjes së
lirë të vullnetit të elektoratit të LDK-së në këtë komunë!?
LDK-ja e pareformuar, si
shtëpia e papërfunduar
Vetëm
mundësia e shprehjes së lirë të vullnetit të elektoratit dhe reformimi i thellë
nëpër aktive, nëndegë dhe degë do të garantonte kushtet për krijimin e një
bazamenti të shëndoshë dhe qëndruseshëm, të pastër dhe prospeures të LDK-së,
për të qenë e gatshme të dali në ballafaqim me elektoratin në zgjedhjet e
ardhshme parlamentare, të rregullta apo të jashtëzakonshme qofshin ato.
Ka
ardhur momenti i fundit që LDK-ja të reformohet dhe freskohet me kuadro të
reja, të përgaditura dhe të specializuara, me veprimtar të orëve të para të
LDK-së si në Kosovë dhe gjithë andej vendeve evro-perëndimore, të cilët janë të
gatshëm në mënyrë vullnetare të
kontribuojnë edhe një herë për të mirën e vendit sikur në vitet e
’90-ta, pa asnjë kompensim material, pa asnjë ambicie pushteti apo privilegji
shtetëror, për t’ju treguar dezertorëve dhe mercenarëve, mashtruesve dhe
matrapazëve, karrieristëve dhe lakmitarëve të pushtetit sesi punohet për shtet
dhe atdhe pa llogaritur në poste dhe privilegje personale.
Rjedhjet nga brenda apo
“pirja e duhanit” tinëz në LDK
LDK-ja
dhe Rugova për shqiptarët janë dy simbole të shenjta të historisë së re të
Kosovës, të papërseritshme, të paharruara dhe të pashlyerara në kujtesën
historike të brezave.
LDK-ja
rugoviane është vlerë dhe pasuri kombëtare, është vetë historia dhe gurthemeli
i shtetit të Kosovës. Andaj, mbrojtja e kësaj vlere kombëtare është obligim i
secilit prej nesh, qoftë ai anëtarë apo mbështetës i filozofisë politike
rugoviane, në veçanti e kryetarit Lumir Abdixhiku.
Brenda
LDK-së edhe në të kaluarën ka pasur të atillë që e kanë “pirë duhanin” tinëz
(me libreza të LDK-së kanë votuar për subjektet e tjera), por tani janë të
shumtë në numër ata që po e “pijnë duhanin” tinëz, ku gati gjysma e anëtarësisë
së mbetur, madje edhe kryetar komunash dhe eksponent të lartë mund të votojnë
për partinë “dykrenare” (dykryetarshe) me lidere zonjën mashtruese, të cilës,
zoti Abdixhiku i bëri ragatin që ajo të zgjedhet presidente e shtetit.
I
premtojë kryetarit aktualë se, për aq sa ai e ndjekë frymën rugoviane në LDK,
jo vetëm unë por edhe shumë të tjerë janë të gatshëm që të kontribuojnë për
ADN-në politike të shqiptarëve të Kosovës (LDK-në), në të kundërtën, ADN-ja e
projektuar nga unë do ta vazhdojë suksesshëm rrugëtimin e saj në unifikimin e
elektoratit të pastër rugovian.
Florim Zeqa
18.08.2023