Mendime
Xhemal Ahmeti: Besimtari në xhami, polici në rrugë
E enjte, 24.08.2023, 06:55 PM
Xhemal Ahmeti:
BESIMTARI
NË XHAMI, POLICI NË RRUGË
Arkeologët
e kohëve më të thella të njerëzimit thonë se s'mund të gjejnë kockë hominidi pa
shenjat e tij religjioze. Interpetim i njeriut të kapitur nga religjionet? Pra
njerëzimi ka lindur me besimin bashkë. Cdokush që përpiqet ta ndryshoj këtë
gjendje është një don kishot cirkusant. Njërzit kanë nevojë për rrëfime,
besime, që i japin kuptim jetës së tyre ose që u shërbejnë për t'iu lutur
dikujt kur banka nuk i jep hipotekë, borxhliu don ta vrasë ose nga rrufeja
dhihet në brekë si Martin Lutheri dhe
premton besnikërinë e përjetshme. Ky as që është problemi. Problem është kur
një kopé religjioze donë pushtetin mbi gjithë tjerët. Këtu nisin konfliktet.
Dhe për këtë lloj konflikti shqiptarët kanë më së paku ngé. A bën të asishesni
në xhamitë dhe kishat tuaja ej mos na shurdhoni k... se kemi shumë halle tjera.
Apo doni sistem si ai Jugosllavisë dhe u detyronte ta mësonit manifestin
përmendsh dhe t'i shërbeni Drzhavës si dikur - si spiuna?
__________
BOTA SI AKUARIUM ZOMBISH
Utilitaristët
thonë se çdo veprim që nuk sjell dobi është i kotë. Tek shumica prej tyre
"dobia" është sinonim i foljes "kam". Domethënë me veprimin
X apo Y (timin apo të huajin) fitova diçka.
Kjo mirëpo është e pamundshme
nëse "kamjen", për ta pasur, të cilën nuk e pate më parë, pa ia marrë
dikujt të plotë ose në shfrytëzim. Nëse pushtetari nuk ta merr dot një copë
liri (ose të tërrën) nuk i vlen gjë, nëse partia nuk ta pronëson Subjektin në
favor të vijës së saj s'të bën anëtar, nëse féja nuk të përvetëson për
politikën apo ideologjinë e saj të shpall dele e humbur drejt ferrit. Kjo është
edhe më subtile se tjerat, ngase në vend se të të injorojë të shpall objekt të
luftës së saj.
Komunistët
thonë jepja Subjektin tënd partisë se korridorit për në barazinë e plotë o ta
hëngra kokën o mbijetove si partall me të cilën do fshijë bythën ndonjë epigon
qesharak i Leninit.
Me
këtë dua të them: se përveç sojit tim, që ka ndërtuar një "strategji
mbijetimi për të siguruar lirinë minimale brenda kësaj bote" s'ka njeri të lirë mbi këtë tokë. Tjerët kanë
harruar se pas gjuetisë së kafshëve (homo sapiensi) njeriu të dytën gjë që
zbuloi ishte skllavërimi i Tjetrit.
__________
IDEAL S'MUND TË JETË
Unë
kam plotë miq këtu që janë militant të kësaj apo asaj partie. Të vetmen
kategori që s'do ta kuptoj kurrë se pse janë pjesë e kësaj apo asaj partie janë
njerëzit që morrën pjesë në luftën e fundit të Kosovës. Veçanërisht ata që kanë
humbur miq, të afërt. Si ka mundësi pas vendimit ta jap jetën për një kauzë,
një kauzë për të gjithë pa dallim race, feje, besimi, ideologjie ta marrë anën
e rrëfimit X apo Y që për synim ka pushtetin partito-politik? Dakord nëse donë
karrierë, pare, famë, por ideal s'mund të jetë. Kjo punë s'bëhet as në emër të
idealit të djeshëm që rezultoi luftën e as për ndonjë ideal tjetër. Është
vendim utilitarist pra.
__________
INTERNACIONALJA E BYTHAVE
Ju
që i konsideroni wahabistët të rrezikshëm dhe heshtni unë u quaj bytha. Qenie
që kur më flsini për tema tjera u konsideroj lahpera, as e marr parasysh
fjalinë tuaj. Si ka mundësi ta shash pushtetin që ta kufizon lirinë e tjetrin
që donë të të fshijë pse nuk beson si ai nuk e sheh. Bytha madje asish të
kanceruara.
__________
"Filozofia
në krizë", dëgjova mbrëmë të thotë profesori Julian Nida-Rümelin gjatë një
interviste. S'pata mundësi intervenimi që t'i them se gabim e ka. Shumë gabim.
Duhet të banojë ndër shqiptarë për ta përjetuar in vivo lajthitjen. Shakatë
anash. Filozofia është në krizë ngase njeriu "postmodern" nuk ka kohë
më të pyes, mendojë, reflektojë. Njeriu "postmodern" është bërë si
informata që konsumon: erdhi, iku, shkoi brenda dy sekondave. Kjo që sot quhet
filozofi de facto është histori. Histori e shpërdorur deri në ashtin e gishtit
të Platonit. Tha ky, tha ai, tha Demë Goga.