Mendime
Florim Zeqa: Veteranët mashtrues, mjeranët e shtetit të Kosovës!
E hene, 28.08.2023, 06:50 PM
Veteranët mashtrues, mjeranët e shtetit të Kosovës!
Shkruan:
Florim Zeqa
Mospërfshirja
e veteranëve në Ligjin për pagën minimale që përjashton veteranët nga paga
minimale, i votuar nga shumica parlamentare i ka irrituar tejë mase veteranët,
të cilët kanë mbajtur një protestë dhe kanë paralajmëruar mbajtjen edhe të
protestave tjera kundër ‘Qeverisë së Kosovës’, për të kundërshtuar vendimet e
qeverisë, përmes së cilave veteranët e UÇK-së mbeten jashtë pagës minimale që u
votua në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.
Fryerja e listave të
veteranëve produkt i proceseve elektorale
Caktimi
i listave të veteranëve të luftës çlirimtare sipas përkatësisë partiake,
ideologjike dhe lidhjeve familjare e ka shndërruar këtë proces në një
"Veteranomani" të vërtetë.
Për
më keq se kaq, në listat e veteranëve të UÇK-së, u radhitën edhe dezertorët e
luftës, spiunët dhe UDB-ashët e Serbisë në Kosovë!
Mosbërja
transparente e kritereve për pranimin e statusit të veteranit të luftës nga ana
e "komisioneve" për verifikim, kishte lënë të hapur
"shtekun" për manipulim dhe keqpërdorim "allashqiptarçe" të
një procesi sa të ndjeshëm po aq të rëndësishëm për të ardhmën e vendit.
Loja
e ndytë me ndjenjat e pastra të luftëtarëve trima të lirisë sonë, ka vërë në
pikëpyetje të tërë procesin e verifikimit të vetranëve!
Vrapimi
pas marrjes së bajrakut të çlirimtarit, grabitja apo përfitimi nga vlerat e të
tjerëve, injorimi apo eliminimi i figurave markante të luftës dhe paqës shënon
kulmin e marrëzisë së disa komandantëve, përmes lojës së shtrigave, duke
inskenuar "tradhtarin" imagjinar dhe duke imagjinuar
"heroin" inekzistent!
Veteranët
mashtrues janë një armatë e blerë me para të popullit, për vota të partive të
kriminalizuara në pushtet dhe opozitë për disa mandate rresht.
Lista
e veteranëve mashtrues është shumë më e gjatë se 40 mijë mashtrues të (pa)
identifikuar, të cilët në forma të ndryshme e kanë fituar statusin e veteranit.
Pa
dyshim se, kontigjenti më i madh i veteranëve të rrejshëm, është produkt i
proceseve elektorale, gjegjësisht i blerjes së votave në këmbim të çertifikatës
së veteranit.
Abuzimet
me çertifikatat e veteranëve nga krerët e partive politike për blerjen e votave
për pushtet në njërën anë dhe përfitimi personal i komisionerëve për verifikim
nga ana tjetër, bënë që numri prej 40 mijë veteranëve të paligjshëm të jetë
shumfish më i madh.
Ekzemplari
më i "mirë" i abuzimit me listat e veteranëve është ai 3000
veteranëve nga Shqipëria që marrin paga në Kosovë kundrejt 176 ushtarëve
pjesëmarrës në luftë!
Kjo
analogji saktësisht përputhet me abuzimet e përgjithshme me listat e
veteranëve.
Nga
13 mijë ushtarë nën komandën e Agim Çekut, listat e veteranëve nën komandën e
dreqit u zgjeruan në mbi 60 mijë vetaranë!
Fryerja
enorme e listave të veteranëve, është shprehje e mungesës së vetëdijes
shoqërore, imoralitet dhe papërgjegjësi njerëzore në njërën anë dhe mungesë
ekstreme shtetndërtuese e politikanëve (ligjvënësve) kosovarë, që mundësuan
abuzimin disa vjeçar me çertifikatat e veteranit të luftës çlirimtare!
Fryerja
e listave të veteranëve është bërë edhe nga matrapazëtqë vepruan në emrin e
organizatave dhe shoqatave të dala nga lufta, ndërsa bashkatdhetarët nga
mërgata që blenë çertifikatat, me (pa) dashjen e tyre u bënë klient të krimit
të organizuar dhe u shndërruan në shpërdoruesit më të mëdhenjë të gjakut të
dëshmorëve, gjegjësisht shkeljen mbi vlerat më sublime të lirisë sonë.
Veteranët mashtrues,
mjeranët e shtetit të Kosovës
Sikurse
Zonat Operative të UÇK-së, ashtu edhe partitë politike pa dallime janë bërë
pjesë e abuzimit me listat e veteranëve, elektorati i të cilave ka rënë pre e
pazareve elektorale të liderëve partiak në këmbim të votës për pushtet me
çertifikatën e veteranit.
Thënë
ndryshe, veteranë të rrejshëm ka në të gjitha anët dhe në të gjitha kampet
partiake, varësisht prej fuqisë politike, që e trajtuan Kosovën jo si shtet të
tyre, por si plaçkë lufte!
Edhe
përkundër ndërrimit të pushtetit nuk ndodhi ndryshim i madh, sepse të gjithë
janë bërë njësoj abuzues me listat e veteranëve, pasi që, në të gjitha partitë
politike ka me bollëk, hajna, kriminela, bandita e mafioza të përfshirë në
korrupsion dhe krim të organizuar, përkthyer ndryshe në fuqinë elektorale,
gjysma e popullatës i mbështetin veprimet e tyre kriminale në dëm të shtetit
dhe qytetarëve. Ndërsa gjysma tjetër e popullatës tashmë e ka ndarë mendjen për
të ikur nga Kosova, menjëherë pas sinjalit për liberalizim të vizave.
Kështu,
shteti i Kosovës dalëngadalë nga një shtet i proklamuar shtet laik dhe
multietnik, ka rrëshqitur në një shtet fetar te vet(mj)eranëve dhe mercenarëve
të ditëve të lirisë!
Për
këto mënyra të turpshme të shpërdorimit dhe abuzimit me çertifikatat dhe
statusin e veteranit të luftës, përgjegjësinë duhet kërkuar në radhë të parë
nga liderët e partive të ashtuquajtura "parti të krahut të luftës",
gjegjësisht tek ish udhëheqësit politikë të UÇK-së e deri tek kryeministri
aktualë, i cili asnjëherë nuk e ka veshur uniformën e UÇK-së, anipse ka
qëndruar për disa muaj në “Zyrën e UÇK-së në Prishtinë, pa u ndjerë i rrezikuar
nga forcat pushtuese serbe!
Nëse
fillohet ndonjëherë me pastrimin e listave të veteranëve, i pari që duhet të
hiqet nga lista është kryeministri Albin Kurti, jo sipas renditjes alfabetike
apo hierarkisë shtetërore, por për faktin se është veterani i parë mashtrues, i
cili, përveqse nuk ka qenë i uniformuar, asnjëherë nuk ka qenë në vijat e
frontit kundër Serbisë!
Vite
më parë gjatë kthimit nga Kosova, në një vend afër Dubrovnikut e hasa këtë
mbishkrim, "Za njih mrtvih, mi smo živi spomenik!", që në shqip i
bie; Për ata të vdekurit, ne jemi monument i gjallë! Kjo thënje më bëri
përshtypje të jashtëzakonshme, se me çfarë përkushtimi mbrohen vlerat e lirisë
në një vend të civilizuar.
Florim Zeqa
25.08.2023