Mendime
Adil Fetahu: Akademiku serb apelon për koalicion sllavo-grek antishqiptar!
E merkure, 30.08.2023, 06:59 PM
AKADEMIKU SERB APELON PËR KOALICION SLLAVO-GREK ANTISHQIPTAR!
Nga
Adil FETHU
Akademiku
serb Darko Todoroviq, në një shkrim të gjatë autorial, botuar në “Novi
Standard” e të transmetuar edhe në gazetën “Politika” e në mjete tjera të
informimit në Beograd, me titull: “Shqipëria e Madhe tnimë ekziston”, e me
nëntitull: “Mlidhni mendjen Serbë, Maqedonë, Malazezë dhe Grekë, se askush nga
jashtë nuk do të ju ndihmojë”, bënë apel që popujt e përmendur, shtetet e tyre,
të lidhen ngushë në koalicion për t’i bërë ballë “hegjemonizmit” të “Shqipërisë
së Madhe”, e cila po krijohet, ose tashmë veç është krijuar në realitet, dhe
vetëm nuk është njohur zyrtarisht.
Shkas
për këtë shkrim të gjatë, mjaft analitik për periudhën prej Lidhes së Prizrenit
e deri më sot, autori e ka marrë vizitën e Kryeministrit të Kosovës, Albin
Kurti, që bëri në Tetovë dhe në Shkup (më
11 gusht 2023). Vizitën e Kurtit autori e sheh si veprim real i
realizimit të Shqipërisë së Madhe. Apeli i tij për koalicion slalvo-grek, na
përkujton kolacionin e tillë në prag të Luftës Ballkanike (1912), që edhe
atëherë ishte i orientuar kundër tokave dhe popullit shqiptar, por që asokohe
ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane. Ai koalicion ishte krijuar në kohën
kur kishin marrë hov kryengritjet shqiptarëve për çlirim e baskim kombëtar.
Koalicionin e ri, pas 111 vjetëve, akademiku serb kërkon për të ndalë procesin
e emancipimit dhe përparimit të kombit shqipar, në dy shtetet shqiptare dhe në
pjesët e tjera të pushtuara në Serbi, Maqedoni e Mal të Zi, përveç Çamërisë së
pushtuar nga Greqia.
Autori
i këtij pamfleti, ka harruar se tri nga shtetet me të cilat kërkon të bëjnë
koalicion për luftë kundër shqiptrëve, tashme janë anëtare të Aleancës së
NATO-s, sikurse është edhe Shqipëri kundër së cilës do të luftonte aleanca
sllavo-greke e pretenduar.
Për
lexuesit shqiptarë kudo që gjendën, është me interes të njihen me përmbajtjën e
shkrimit në fjalë, sepse ka rrënjë të thella nga buron dhe të gjëra deri ku
shtrihet. Prandaj, e mora mundimin ta përkthej e bëj publik.
Me
titull: SHQIPËRIA E MADHE TASHMË EKZISTON, e me nëntitull: “Mblidhni menjen
Serbë, Maqedonë, Malazezë e Grekë, se askush nga jashtë nuk do të ju ndihmojë”,
autori shtron pyetjen si nëntitull: “Vallë, a mos është më e rëndësishme ajo që njihet zyrtarisht, por në realitet nuk ekziston, apo ajo që
zyrtarisht nuk njihet, por në realitet ekziston”, dhe vazhdon artikulli:
“Shpresoj
që lexuesit nuk do të ma zënë për të madhe që këtë koment po e filloj me një
autocitat. Në të vërtetë, në vitin 2008, në opinionin e Maqedonisë shkaktoi një
zhurmë të madhe botimi i dy bleneve të
Enciklopedisë pioniere të Maqedonisë, të cilën e botoi Akademia e Shkencave dhe
Arteve e Maqedonisë. Mënyra se si ishte prezantuar në atë Enciklopedi historia dhe kultura e
Shqiptarëve në Maqedoni, patën shkaktuar paknaqësi në radhët e shkencëtarëve
dhe të punonjësve shoqërorë e politik shqiptarë.
Autorët
e zërit për Shqiptarët sikur kishin harruar
metodologjinë e “urdhërit ditor”, se duhet të shkruajnë në pajtim me
“interpretimin korrekt politik të Marrëveshjes së Ohhrt”, e jo në mbështetje të vërtetimit të fakteve
themelore dhe të vërtetës shkencore. Kjo iu ra për koke. Udhëheqësi i
Katedresës së Historisë në Unvierzitetin e Tetovës, Vehbi Xhemjali, u kërcënua
se në qoftë se teksti i Enciklopedisë ku bëhet fjalë për Shqiptarët në tërhiqet
dhe të ndryshohet qenësishëm, bashkë me kolegët nga Prishtina dhe Tirana, do të
përpilojnë encklopedi të posaçme për historinë e Shqiptarëve të Maqedonisë.
Edhepse botuesi dhe autori i zërave të inkriminuara, në fillim në mënyrë të
argumentuar dhe të vendosur iu kundërvunë këtyre sulmeve ideo-politike e jo
shkencore, Encklopedia e Maqedonisë u tërhoq, ndërsa Qeveria në Shkup u
distncua nga AShAM.
Me
rastin e këtyre malverzimeve lidhur me Enciklopedinë e Maqedonisë, të cilat nuk
ishin pa një analogji me peripetitë që
atëbotë, para shkatërrimit të saj, e përcollën përpjekjet e pashpresa për
botimin e dytë të Enciklopedisë së Jugosllavisë.
Në
dhjetor të vitit 2009, pata shkruar komentin në “Peçat”, me titull: “Maqedoni u
gjunjëzua”. Ja pasusi përfundimtar i atij shkrimi: “Kryetari i AMShA pohoi se
Enciklopedia e Maqedonisë do të pësojë ca ndryshime. Marrëveshja për
demarkaconin e kufirit është ratifikuar, marrëdhëniet diplomatike midis Shkupit
e Prishtinës janë vendosur. Por, shkupjanët me droje i vizitojnë varrezat e më
të dashurve të tyre, sepse për të arritur deri atje, duhet të kalojnë nëpër pjesën shqiptare të qytetit. Është
kërkesë e madhe për pasaporta bullgare.
His est finis Macedoniaes”!
Kriza e Encklopedisë
Prej
kohës së skandalit me enciklopedinë kanë kaluar pesëmbëdhjetë vjet. Duke marrë
parasysh gjithë atë që në ndërkohë ka ndodhur në Maqedoni dhe me Maqedoninë e
që nga pozita e gjunjëzimit e ka shtrirë gadi krejtësisht në pozitë të rrëzuar
dorëzimi, a ka vend të çuditemi me spektalin shqiptaromadh të Albin Kurtit në
Tetovë dhe në Shkup?
Keqardhje
ka, por nuk duhet çuditur. Gjithçka po shpie kah demonstrimi i përparimit të
projektit të “Shqipërisë së Madhe”, me Prishtinën si “piemont”, gjë që
kohëpaskohe shkakon kërcëllimin e dhëmbëve dhe shkëndija me Tiranën, ngase në
vetëdijen e klasës politike të ashtuquajturës “Kosova”, qëmoti ndizet, me
përflakje sporaduke ideja që “Prishtina më përparimtare (për shkak se KeM ka
qenë krahinë në përbërja të Jugosllavisë së civilizuar e më të zhvilluar”,
derisa Shqiptërinë një kohë të gjatë e ka shtypur trashëgimia e rëndë e
regjimit të Enver Hoxhës), mund të bëhet qendër e tubimit gjithshqiptar.
Ndërkaq, sa i përket përkushtimit vizionit për “Shqipërinë e Madhe”, dallimet
në mendime dhe ndjenja edhe të njërës edhe të palës tjetër të kufirit (të
përkohshëm) – nuk ka, ndonëse vërehet se shkalla e enthusiazmit të përpsektivës
shqiptaromadhe është më e lartë në “Kosovë”. Prej Lidhjes së Prizrenit e deri më
sot, në forma të ndryshueshme të shfaqjes, varësisht nga konjukturat historike
dhe rajonale.
Në
vitin 2008, kur shpërtheu “kriza e enciklopedisë”, janë mbajtur zgjedhjet e
rëndësishme të përgjithshme; sipas shumëkujt ato ishin vendimtare për ecuritë
politike në Maqedoni, ndërsa në mënyrë solemne është shënuar përvjetori i
“Lidhjes së Prizrenit”. Duke i bërë një vështrim këtij akti, historianja
Violeta Açkovska konstatonte se ”shteti i saj i vogël, ngadalë por pa dyshim po
integrohet në matricën kosovare”, faza sukcesive të së cilës ishte edhe një
spastrim etnik i Maqedonëve në vitin 2001 (të detyruar të bëhen refugjatë në
shtetin e vet), pas së cilës dolën kërkesat për federalizimin (autonomi për
viset e Maqedonisë Perëndimore si Iliridë), dhe më në funt, hop, edhe një shtet
shqiptar në Ballkan”. Konkludimi i saj i
errët ishte si vjion: “Nga gjithë sa u
tha, del se Lidhja e Prizrenit”, në baza afatgjata po e përsëritë skenarin e
vjetër, zbatimin e të cilit po e imponojnë lojtarët e ndryshëm të partnerëve të
brendshëm e të jashtëm, esenca e të cilit është transformimi i përparuar i
hartës etnike të Shqipërisë së Madhe – shtetit të cilin Shqiptarëve në kohën e
Krizës së Madhe të Lindjes ua ka premtuar Perandoria Osmane. Me fjalë tjera,
jemi dëshmitarë të formimit të Shqipërisë Etnike”.
Dhe
vërtetë, as sot e kësaj dite fjalëve të saj nuk mund t’iu shtosh as heqësh
asgjë, veçanërisht në dirtën e përhapjes
Shqiptaromadhe të Kurtit nëpër Tetovë e Shkup, ku u prit si ndonjë princ
panshqiptar, ndërtues i unitetit të kombit, në atmosferë të krenarie
acionaliste, të cilës ai me deklratat e tija veçsa i jepte flakë.
Atëherë,
si të kërkohet prej tij t’i bindet logjikës së dialogut për zgjidhjen e
problemeve me Beogradin, që krahas masave ndëshkuese jobindëse të paralajmëruara,
poqese nuk bindet, përsëri po e kërkojnë zyrtarët ndërmjetësues të qeverive të
jashtme dhe të administratës së tëhuajësuar të Brukselit? A ka adute të forta
në xhep dhe a ka ndjenjë për momentin politik (i cili mund ta mashtrojë, por që
deri më tash nuk e ka bërë), aq më tepër
që ecuria e retrospektivës historike e gjatë apo shkurtër e idesë për “Shqipërinë e Madhe”, po
dëshmohet se për këtë projekt në bashkësinë ndërkombëtare – respektivisht te
fuqitë e mëdha – në lëmshin e interesave
të tyre të ndryshme, të përputhura ose të kryqëzuara, veçmas në kohën më të re,
në mënyrë volshebe madje dhe paradoksale, ka gjetur mbështetje të mjaftueshme.
Para Kurtit, me Kurtin
dhe pas Kurtit
Aq
më interesant është edhe hulumtimi me vlerë historike shumëherë i vërtetuar
dëshmuar, se edhe ata të cilët janë të prekur me përhapjen e idesë për
“Shqipërinë e Madhe”, në pikëpamje shtetërore edhe etnike/nacionale janë
drejtërdrejtë të rrezikuar, duke shikuar objektivisht kontekstin e gjërë
rajonal, i ka shtyrë që ndaj bartësve të nacionalizmit shqiptar dhe
shqiptarësisë së madhe në mesin e ri, të jenë deri në atë masë të kujdesshëm,
të ndjeshëm dhe tolerant. Nga shkaqe të njëjta prej të cilave në Shkup u vendos
të tërhiqet gjoja Enciklopedia albanofobe, pas Luftës së Dytë Botërore në
Jugosllavinë komuniste, u hodhën gurë e
dru për gjoja mëkatin e “nacional-shovinizmit serbomadh” në studimin mjaf solid
pionier të historianit Jovan Haxhi Vasileviq (1866-1948) “Liga Shqiptare, kongora
arnaute dhe populli serb nën Perandorinë
Turke”, të vitit 1909, dhe mbi autorin e merituar të kohës. Dhe kështu
gjithnjë! Sa herë janë ndërprerë e hedhur e treguar projekte shkencore të
vlefshme e të dobishme, nga frika që të mos hidhërohen Shqiptarët?
Në
rrethana e mistifikime të caktuara, duke përfshirë edhe ato mentale,
respektivisht kolektive-psikologjike e ideologjike-politike, thënë më shkurt,
në marrëdhëniet serbo-shqiptare, Shqiptarët që ishin pakicë dhe dhe në çdo
pikëpamje më të pazhvilluar, ishin problem i përhershëm i Serbëve, në vend se
të jetë e kundërta. Siç raporton Millovan Gjillasi nga biseda me Stalinin, në
vitin 1948, delegacioni i komunistëve jugosllavë është befasuar me qëndrimin e Stalinit, kur pas
ankesave në lidhje me sjelljen jokorekte të “shokëve shqiptarë”, ai i paska
këshilluar që Jugosllavia duhet “ta përbijë Shqipërinë, sa më parë, aq më
mirë”!
Kandidat ideal
Të
papërshtatur në rrethin rajonal, me prejardhje dhe gjuhë tjetër, Shqiptarët
gjatë historisë kanë pasur vështirësi e fërkime me të gjithë popujt me të cilët
është dashur të jetojnë bashkë, qoftë të përzier etnikisht ose në fqinjësi.
Kështu ishin kandidat ideal si klientë të fuqive të mëdha, qëllimet e të cilave
gjithnjë ishin të dominojnë dhe t’ia
caktojnë fatin Ballkanit, sipas interesave të tyre të përkohshme ose të
përhershme. Sikur rasti i Kurdëve në Lindjën e Mesme. Përmes popujve të tillë
të paintegruar dhe të paknaqur, me ambicje për emancipim nacional e shtetëror,
herë duke iu ndihmua e herë duke i penguar, sipas nevojës, fuqitë e mëdha në mënyrë
shumë të lirë, pa i përlyer duart e veta e pa viktima të veta, kanë krijuar
kriza dhe kanë nxitur konflikte midis popujve të vegjël dhe kanë udhëhequr me
to. Si gjithmonë, ashtu edhe tash… Sot këtë e quajnë “prokksi” veprim, duke
përfshirë edhe luftën hibride.
Siç
e ka vërejtur saktësisht Peter Barti në librin e tij: “Shqiptarët nga Shekulli
i Mesëm deri më sot” (1995), Shqiptarët gjithnjë me mençuri kanë arritur t’i
gjejnë vedi tutorë ndërkombëtarë, në mënyrë specifike duke gjetur padronë në
distancë gjeografike sa më larg Beogradit, përmes Moskës deri në Peking, duke
shtuar tash Amerikën. “Zhvillimet e tilla kanë pasur përparësi dhe të meta. Sa
më larg që ka qenë fuqia mbrojtëse, pavarësia e këtij sheti të vogël ballkanik
ka qenë më e madhe, por ka qenë mundësia më e vogël e ndihmës në rast të ndonjë
konflikti ushtarak”, rezonon albanologu gjerman (Peter Bart, v.j.). Ashtu
është, por bota dhe koha po ndryshon dhe distanca gjeografike e kohore po
zvogëlohen e relativizohen deri në anulim, ashtu që mbrojtësi i largët jo vetëm
se po i afrohet të mbrojturit të vet, veçse edhe në terriitorin – të cilin e
kanë uzurpuar në dëm të Serbisë – po krjohet një nga bazat ushtarake më të
mëdha (e ka fjalën për “Bonstilin”, v.j.).
Shkencëtarët
bullgarë: Peter Mitev dhe Antonina Zhelaskova në vitin 2001 kërkuan nga
politikani më kompetent dhe më me ndikim në Maqedoni, Arben Xhferi (1948-2012),
që t’iu thotë se si e sheh të ardhmën e Kosovës, ai kishte një përgjigje
lapidare me një fjalë: “Aviano” (“Makedonija na raskrscu”, Sofija, 2008,
fq.173). E dihet se afër qytetit italian Aviano, gjendet baza ushtarake e
NATO-s, prej së cilës në vitin 1999 është bombarduar Jugosllavia, gjegjësisht
Serbia. Do të thotë, NATO është ardhmëria e “Kosovës”, është kjo bindje prej së
cilës nuk heqin dorë as Vashingtoni, as Brukseli, as Prishtina, as Tirana, as
Shqiptarët e Maqedonisë të cilët këto ditë e pritën Albin Kurtin me eufori.
Prandaj
nuk na çudisin reagimet e vakta ndaj këtij eksplodimi të shqiptaromadhësisë.
Për Amerikanët, ambasada e së cilës është ministri e kontrollit të përhershëm
të të qeverive maqedone, dhe për NATO-n, është krejtësisht njësoj se si do t’i
rregullojë Shqipëria marrëdhënietme fqinjët. Është cikërrimë për to, ndërsa
kufiri i empatisë përputhet me kakulimet
egoiste. Me rëndësi është vetëm që në njëfar mënyre të imponohen dhe të
krijohen kushtet formale në mënyrë që i tërë korupsi nacional sqiptar, qoftë si
disa shtete, qoftë si një shtet, të futet në Alancën Atlantike. Lufta në Ukrainë vetëm sa e ka forcua dhe
mprehë këtë motivim të thellë të angazhimit në Ballkan.
Ambasadori
amerikan në Serbi, i cili një kohë ka qenë ambassador edhe në Shkup, Kristofer
Hill, me një nënqeshje gadi cinike dhe me lehtësi i komentoi ngjarjet në Tetovë
e Shkup të cilat shkaktuan tallaze në rajon: “Po ia lë imagjinatës suaj se
çfarë mund të mendojnë njerëzit për ato ngjarje, ose pyeteni dikën tjetër”.
Pastaj e përsëriti atë floskulën, se ShBA-të u bëjnë thirrje të dy palëve që
përmes dialogut të gjejnë zgjidhjen kompromisi për problmin e Kosovës. Ndërkaq,
kolegu i tij në Prishtinë, Xhefri Hovenier, ishte më i qartë, por as ai nuk dha
kurrfarë vlerësimi për “shetinë” e Kurtit në Maqedoninë e Veriut. Sipas raportit të agjensionit “Klan Kosova”,
Hoveneire ka thënë se “ShBA-të nuk e mbështesin as Shqipërinë e Madhe, as
Serbinë e Madhe; ato e mbështesin sovranitetin dhe inegritetin territorial të
të gjitha shteteve në Ballkanin Perëndimor, dhe nuk e mbështesin idenë e
ridefinimit të kufijve në rajonin e Ballkanit. Çdo tentim për të ndryshuar
kufijtë, do ishte kontrproduktiv dhe destbilizues”. Siç shihet, diplomati i
rryer amerikan e shfrytëzoi edhe këtë rast për të bërë simetrinë midis idesë së
“Shqipërisë së Madhe” dhe “Serbisë së Madhe”, ndonërse valvitja e flamurit të
“Shqipërisë Etnike’ që e bëri Kurti në Tetovë, nuk ka mund të shërbejnë si
shkas që të përmendet edhe njëherë bauku i “Serbisë së Madhe”.
Do
të thotë, nuk kanë rëndësi reprimet që ndërmerr kryeministri i institucioneve
të përkohshme të Prishtinës – në kundërshtim me të gjitha parimet të drejtës
ndërkombëtare, uzuset diplomatike dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore (ndaj
Maqedonisë së Veriut), veçse është me rëndësi të vazhdojë disi dialogu, apo më
mirë me thënë “dialogu” midis Beogradit e Prishtinës, me qëllim e përfundim të
qartë, që Serbia de facto (pasiqë de iure nuk shkon kurrësesi) ta njohë
pavarësinë e të ashtuquajturës “Kosova”, që pastaj me manipulime të ndryshme
interpretimi dhe me presion, tash më tepër se kurrë (gjatë luftës në Ukrainë),
do të disiplinoheshin aleatët dhe krijohet bindja se janë përmbushur kushtet
për anëtarësimin e saj në NATO. Duhet të shfrytëzohet ky momentum, pasiqë po
afrohen zgjedhjet presidenciale në ShBA, dhe është e paqartë se si do të zhvillohet
fati i lutëfs në Ukrainë.
Mbështetja e Britanisë
së Madhe
Pa
dyshim, Albin Kurti të gjitha këto i di mirë. Sepse nuk janë këto reflekse prej
dje. Është fjala vetëm për aksin aktual të “procesit të gjatë brodollov” .
Madje shumë të gjatë. Me paraqitjet dramatike dhe kërcënuese të tashme, të
cilat nuk mund të nënçmohen, gjithnjë duhet shikuar të kaluarën, sepse esenca e
proceseve bashkëkohore nuk mund të kuptohet në tërësi dhe të merret qëndrim
adekuat ndaj tyre pa e ditur parahistorinë e tyre. Ai vështrim nuk guxon të
jetë statik, por duhet të jetë dinamik. Çelësi i interpretimit të drejtë
qëndron në zotërimin e njohjes së kontinuitetit dhe diskontinuitetit dialektik,
rrjedhës së ngjarjeve të cilat e bëjnë rrjedhën e historisë. Për shkak të
hapësirës së kufizuar të këtij komenti, do të paraqes vetëm disa elemente relevante
të zhvillimit të procesit për realizimin e projektit të “Shqipërisë së Madhe”,
në koordinatat e tij trans-historike dhe fenomenologjike.
Patjetër
duhet filluar nga “Lidhja e Prizrenit” (1878-1881), për të cilën ekziston një
lëndë voluminoze, dokumente dhe literaturë llojesh, destinimesh, orientimesh
dhe cilësishë të ndryshme, dhe për cilën mendimet janë diametralisht të
ndryshme. Liga ishte shprehje e
rezistencës së Shqiptarëve kundër ndarjes së territorieve në të cilat ata
jetonin, dhe kjo ndodhi për shkak të dobësimit të Perandorisë Osmane. Liga
përmbante kompoente fetare, sociale dhe ideologjike heterogjene të shoqërisë së
atëhershme shqiptare, me dominim musliman. Si e tillë, i konvenonte Portës së
Lartë, ngase luftonte për ruajtjen e kufivje të territoreve osmane. Dhe kjo i
konventonte jo vetëm Portës. Shkenca shqiptare tendencioze përpiqet ta paraqet
Lidhjen se ka qenë lëvizje kombëtare unike e të gjithë shqiptarëve, gjë që
faktet historike e demantojnë këtë. Vetëm tri ditë pas kuvendit themelues të
Prizrenit (10.07.1878), në të cilin u miratua “Statuti” dhe “Programi”, në
ditën e fillimit të Kongresit të Berlinit, Shqiptarët e Shkodrës miratuan
“Memorandumin” e tyre dhe ia dërguan pjesëmarrësve të Kongresit. Veçmas është
interesante dhe indikative pika e pestë e atij memorandumi, në të cilin, përveç
tjerash, thuhet:
“E
vetmja mbrojtje e Shqipërisë mund të jetë Britania e Madhe. Ndonëse bie ndesh
me drejtësinë dhe se ajo është jetësisht e interesuar për Shqipërinë, Britania
e vetmja mbështetë përpjekjet për t’u krijuar një digë solide kundër depërtimit
sllav në Adriatik, e ajo digë mund të jenë vetëm popujt të cilët i rrezikon ai
invazion (sllav,v.j.). Sllavët të cilët këtu janë infiltruar fshehtë, tash e
kanë ndërprerë atë praktikë dhe zëvendësuar me durim dhe me propagandë tjetër
për dhunë të hapur” (M.Bojiq: Arbanaska liga, Beograd, 2010, fq.226).
Atë
kohë kur është shkruar ky emorandum, Amerika nuk ka qenë fuqi botërore.
Britania ishte, ajo edhe më tutje është aty, por tash bashkë me Amerikën.
Kundërvënja depërtimit sllav (lexo: rus) në Adriatik, mbetet konstantë, së
cilës i vehet në shërbim çdogjë. “Aviano”, për të cilën fliste Arben Xhaferi.
“Aviano” e përjetshme! Në bazë të dokumenteve dhe qëndrimeve të “Lidhjes së
Prizrenit“, shihet qartë se ideja për “Shqipërinë e Madhe” ishte pjekur dhe konceptualisht është formuar në funt të shekullit XIX. Në
ndërkohë është ndryshuar (e zgjëruar) vetëm sa i përket hapsirës së kufijve të
saj të imagjinuar.
Sipas
pikëpamjes së organizatave shqiptare në emigracion pas Luftës së Dytë Botërore
dhe pas të ashtuquajturës “Lidhja e Tretë”, Tirana marksiste-leniniste, e sot
“demokratike” dhe nacionalistët nga Prishtina, në përbërje të “ Shqipërisë së
Madhe” duhet të hyjë edhe Krushevci. Më
saktë, kufiri i “Shqipërisë së Madhe” duhet të nisë “në perëndim të Shpicës,
qytetit dhe rajonit të pjesën malazeze të bregdetit adriatik, të zbresë e
përfshijë kufirin e dikurshëm të nahijes së Cërnicës, pastaj në perëndim të
Lumit Cërnojeviqi dhe të përfshijë krejtësisht bazenin e Liqenit të Shkodrës.
Pastaj do të ngritej deri në Shpuzë, duke
përfshirë edhe atë qytet, dhe nga Spuzhi do shkonte në Kollashin, Novi
Pazar, Krushevc dhe Nish. Prej Nishi do zbriste kah Kumanova, Velesi e Manastiri.
Pastaj kalon në Greqi, arrinë deri në Florinë dhe në lindje të Preveës del në
det. Natyrisht, të gjitha qytetet e përmendura do duhej të hynin në përbërjen e
shtetit, si pjesë të tij të imagjinuara” (M.Bojiq, “Arbanaska liga”, fq.218).
Duke
iu kthyer së kaluarës, vërejmë se në Konferencën e Ambasadorëve të fuqive të
mëdha në Londër më 1913, pas Luftës së Dytë Ballkanike, në bisedimet për
përkufizimin e Shqipërisë, Austria inistonte që shteteve ballkanike nuk iu
takon asnjë rajon i populluar ekskluzivisht me Shqiptarë, gjë që, sipas raportimeve,
këtë e mbështeste edhe diplomacia britanike, ndërsa kësaj kërkese në mënyrë më
të vendosur iu kundërvu Rusia, si përfaqësuese e sllavëve të Ballkanit (Peter
Bartl: ”Albanci od Srednjeg veka do danas”, fq.142). Austrohungaria është meritore për formimin e
kombit shqiptar, për çfarë ka shkruar në mënyrë të shkëlqyeshme historianja e
ndjerë bullgare Teodora Toleva.
Austrohungaria qysh moti nuk ekziston, e Austria nuk është faktor i
rendësisëm në këtë lojë, por tash është Gjermania për të cilën trashëgimia
diplomatike dhe logjika austrohungareze nuk janë të hueja. Fundja, edhe në BE
shumëkush e përjeton (Gjermaninë, v.j.) si Austrohungari bashkëkohore, por
dukshëm më të zbehtë.
Fati i KeM si shembëll
Konferenca
e Londres ka mbetur larg, por Londra eshte aty, adresati i ”Memorandumit” te
Komitetit te Shkodres te Lidhjes se Prizrenit nga viti 1878. Mu ne kohen e
ngaterrimit dhe eskalimit te problemit te Kosoves dhe zhytjes se pjeses se
prapme te nendetses shqiptaromadhe ne Maqedonine e Veriut, doajeni i diplomacise
britanike, ish-ambasador ne Jugosllavi, sir Ajvor Roberts, dha nje interviste
ne portalin “Demostat”. Me nje ndjenje te holle per momentin u paraqit si
njefar “Lorensi nga Ballkani”, qe ne menyre elegante, perfide dhe
mbizoteruese, te jepe disa leksione racionale dhe sepaku dy
porosi qenesisht te rendesishme, te cilat ua le t’i komentojne analistet
ma kompetent te momentit tone politik. Por, nga kendi i temes per te cilen po
flasim, eshte interesant kritika e Robertsit ndaj Komisionit te Badinterit qe,
sipas tij, nuk i ka kushtuar kujdesin e duhur mundesise qe me kembim te
territoreve, te cilat do beheshin me marreveshje, ndoshta kane mundur te
shmangen “migracionet masovike te popullsise gjate konflikteve ne hapesirat e
ish-Jugosllavise”.
“Migrimet
masovike” ketu jane vetem eufemizma per pastrimet etnike. Komsioni baksuz i Badinterit mori qendrim qe kufijte e
republikave ne menyre automatike te shnderrohen ne kufij nderkombetar.
Vazhdimin e dijme… Por, a ka kjo ndonje lidhje me kufirin midis Serbise dhe
“Republikes se Kosoves”, e ndoshta edhe me ate te Maqedonise dhe me “Shqiperine
e Madhe”? Duhet me qene i kujdesshem dhe i gatshem per gjithçka. Per fuqite e
medha tabu teme eshte vetem ajo qe ua rrezikon interesat e tyre, e sa per
respektimin e te drejtes nderkombetare nuk ka kuptim as te flitet, ndonese
duhet te flitet e te perseritet.
Pas
imponimit te shou-çfaqjes se Kurtit, me retoriken dhe ikonografine
shqiptaromadhe ne Tetove dhe ne Çair te Shkupit, krahas madherimit te “Mandeles
shqiptare” , Adem Demaçit, ka pasur disa reagime negative nga adresat zyrtare
te Maqedonise dhe te Serbise, duke perfshire edhe ato ma te lartat, si dhe
terheqja e verejtjes nga analistet dhe ekspertet, se ne procesin e realizimit
te projektit te “Shqiperise se Madhe” tashme eshte kaluar prej fjaleve ne
vepra, gje qe mund ta rrezikoje situaten edhe ashtu te brishte ne rajon.
Po
veçoj ketu mendimin e ballancuar te gazetarit te njohur Zhelko Shajn,
korespeodent i Politikes nga Shkupi, njohes i jashtezakonshem i situates ne
Maqedoni dhe me gjare ne Ballkan (“Kosovo-online”,17.08), i cili terheq
vemendjen ne ate se Masqedonia e Veriut eshte e kryqezuar midis pretendimeve shqiptaromedha dhe atyre
bullgaromedha, se gjenden ne njefar “sendwiqi”. Shajn ka permendur se “ne kete
moment akoma nuk eshte rrezikuar seriozisht sovraniteti dhe integriteti
territorial i Maqedonise se Veriut, por se eshte mire te kthehemi pak prapa dhe
“ta kujtojme se çfare ndodhi ne Kosove”, e qe ai (lexo: Shajn, v.j.} ishte
deshmitare i ngarjeve prej vitit 1985 deri me 1991. Kur gradualisht nisen me do
kerkesa naïve, si psh. ajo per ndryshimin e Kushtetutes se Jugosllavise se
atehershme, qe te arrinin deri aty kur deputetet e Kuvendit te atehershem te
Kosoves, respektivisht parlamenti krahinor ne Kaçanik e shpalli “Republiken e
Kosoves”. Keshtu qe, ajo qe ndodhi ne Tetove dhe ne Çair te Shkupit, eshte
vetem nje situate hyrese me ikonografi te “Shqiperise se Madhe” dhe shpallje e
Kurtit kryeminister i te gjithe Shqiptareve. Kjo nuk eshte aspak naïve dhe mund
te ndodhe qe nje dite te mblidhen te gjithe deputetet shqiptare nga Mali Zi,
nga KeM, nga Shqiperia, nga Greqia e nga Maqedonia, prej te gjitha
parlementeve, dhe te marrin vendim ne te cilin do thone se “Shqiperia e Madhe
funksionon”.
Nuk
e kemi veshtire te pajtohemi me Shajn-in, veçse nuk eshte e preferueshme te
insistohet teper ne konstatimin e tij qetesues lidhur me ate se sovraniteti dhe
integriteti territorial i Maqedonise se Veriut akoma nuk eshte rrezikuar
seriozisht, sepse ai konstatim eshte vetem formalisht i sakte. Une mendoj dhe
ka kohe qe vertetoj se “Shqiperia e Madhe” tashme ekziston.
Shqiptaret
ne nje mase e kane realizuar ate qe demografet e quajne “kontinuteti etnik
pertej kufijve”, ne te cilin levizin papengueshem, ç’eshte e drejta jo ne baze
te te drejtes nderkombetare, veçse sipas asaj thenies se patriarkut Pavle: “Te
kujna jane delet, i atij eshte livadhi”.
Shumekush
do te thote se “Shqiperia e Madhe” kurre nuk do te zyrtarizohet as do te njihet
si shtet. Pajtohem se per nje kohe te gjate nuk do te njihet, por valle: a
eshte me e rendesishme ajo qe eshte zyrtarizuar e ne realitet nuk ekziston, apo
ajo qe nuk eshte zyrtrizuar por realisht
ekziston?
Mblidhni
mendjen o Serbe, Maqedone, Malazeze dhe Greke, se askush nga jashte nuk do te
ju ndihmoje!
(Marrur nga “Novi Sandard”, shqiperoi dhe pergatiti per
shtyp, Adil FETHU)