Mendime
Florim Zeqa: Kush po e vret dialogun!?
E marte, 05.09.2023, 06:55 PM
Kush po e vret dialogun!?
Shkruan:
Florim Zeqa
Deklaratës
së Presidentit Macron për mundësinë e pezullimit të vizave për Kosovën si shkak
i mospërmbushjes së obligimeve të Kosovës për Marrëveshjen e 19 Prillit 2013
për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, i është përgjigjur presidentja
Vjosa Osmani “nëse merr masa kundër qeverisë Kurti dhe bën gabim e pezullon
vendimin për liberalizimim e vizave për Kosovën ai me këtë e ‘vret dialogun’.
Kur presidentja flet me
gjuhën e Kurtit, mund të vijnë ditë të zeza për Kosovën
Thyerja
e heshtjes për një kohë të gjatë nga Presidentja jonë ndodhi në mënyrën e të
folurit siq nuk jemi mësuar ta dëgjojmë deri më tani. Fjalë aq të mëdha dhe
kundërthënëse kundër shteteve të Bashkimit Evropian nga e para e shtetit të
vogël dhe të pakonsoliduar në Ballkan janë papjekuri politike e Vjosa Osmanit
ose janë të ndikuara nga kryeministri i vendit i cili tashmë një kohë të gjatë
është pozicionuar kundër të gjithëve, thuajse e krejt bota sillet rreth
Kosovës, ndryshe nuk ka si të quhet veqse çmenduri politike!
Presidentja
me ‘guximin e Albin Kurtit’ dhe adoleshencën politike të një injoranti, i vuri
kushte presidentit të njërit nga shtetet më të fuqishme të bashkimit evropian,
se “nëse pezullohen vizat për Kosovën do të vritet dialogu i Brukselit”!
Presidentja
e Kosovës me qëllim po harron se dialogu me Serbinë në Bruksel nuk ka filluar
me bekimin e saj dhe të Albin Kurtit, dhe as nuk do të përfundojë me ta!
Të
parët e shtetit po harrojnë se Marrëveshja e 19 Prillit 2013 në Bruksel është
legjitimuar në Parlamentin e Kosovës dhe është ligjërisht obliguese për
Kosovën. E pëlqyer apo e papëlqyer nga krerët aktualë shtetërorë, delegjitimimi
i saj mund të fillojë vetëm në Parlamentin e Kosovës, për të vazhduar tutje në
instancat e larta të Bashkimit Evropian me vënjen e kushteve ndaj shtetit të
Serbisë, siq janë dëmshpërblimi i Kosovës për të gjitha dëmet e luftës, kthimi
i mbi 1600 të zhdukurve, kthimi i artefakteve të grabitura, kthimi i fondeve të
plaçkitura pensionale gjatë luftës e deri tek përmbushja e kushtit themeltar
për njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.
Kjo
është gjuha me të cilën do duhej t’i përgjigjej Makronit presidentja e vogël e
shtetit të Kosovës e jo të bie pre e kryeministrit i cili së paku dy herë është
pajtuar me Vuqiqin për themelimin e Asociacionit në Veri të vendit (në Bruksel
dhe Ohër).
Nuk ekziston ‘vrasja e
përkohshme’
Terminologjia
e gabuar e presidentes Osmani ndaj deklaratës së presidentit francez është rast
i pashëmbullt në diplomaci, i paprecedent në politik-bërjen kosovare!
Kjo
është një dëshmi e mjaftueshme se Vjosa Osmani “rugovizmin” e përdor vetëm si
kamuflazh për elektoratin, ngase, jo vetëm që nuk ka gjë të përbashkët me
filozofinë politike rugoviane, ajo asgjë nuk ka mësuar nga diplomacia e Ibrahim
Rugovës, i cili në kohërat më të vështira për Kosovën e përfitoj mbështetjen e
botës demokratike, kurse lidershipi aktualë në kohë paqe po e humbin
mbështetjen ndërkombëtare.
Kjo
gjuhë e përdorur nga krerët shtetëror përveqse jodiplomatike, nuk është as
guxim dhe as pragmatizëm politik, por thjeshtë është varfëri politike, për mos
ta quajtur budallaki njerëzore.
Sikurse
që nuk ka vdekje të përkohshme, nuk ka as vrasje të përkohshme. Ka prolongim
apo pezullim të dialogut deri në përmbushjen e një kushti politik, por jo
‘vrasje të dialogut’.
Miopia
politike e liderëve aktualë shtetërorë vërtetë mund të ndikojë në “vrasjen e
përkohshme të liberalilizimit të vizave”, por jo në pengimin përgjithmonë të
liberalizimit të vizave. Pasi këta liderë shtetërorë janë me mandat të
përkohshëm politik dhe pas tyre do të fillojë të ngohë dielli përseri për
Kosovën.
Po ndodhë vdekja e
shpresave të qytetarëve për jetë në Kosovë
Si
pasojë e mungesës së vizionit politik, si pasjojë e mungesës së platformës
zhvillimore dhe degradimit të skajshëm të mirëqenjes qytetare, dita-ditës po
vdesë shpresa e të rinjëve për jetë në Kosovë.
Ky
është problemi bazik me të cilin do duhej të merreshin liderët shtetërorë në
vend që të merren me serbët e veriut. Por edhe kur merren me serbët e bëjnë çdo
herë në dëmë të popullatës shqiptare.
Në
vend të ndaljes së dukurisë së shëmtuar dhe kriminale të mospagesës së rrymës
së shfrytëzuar, edhe kjo qeveri sikurse ato paraprake po i ndajnë me qindra
miliona euro nga buxheti i shtetit për serbët e veriut.
Me
‘këputjen e telave’ dhe ndaljen e kësaj rrjedhje enorme të parave të buxhetit
të shtetit për serbët e veriut mund të investohej në sistemin shëndetësorë dhe
ndërtimin e skemave të sigurimeve për qytetarët e Republikës së Kosovës, e jo
të mbrohet anarkia ligjore në Veri dhe as të krijohet kaos financiar në vend
siq u krijua për librat e nxënësve në këtë fillim të vitit të ri shkollorë.
Liderët
shtetëror dhe ata partiak duhet të merren me gjëra praktika që shkojnë në
funksion të mirëqenjes qytetare, e jo të krijojnë kauza të rrejshme për
mbajtjen, gjegjësisht marrjen e pushtetit. Sikurse që nuk u kthye pas
demarkacioni me Malin e Zi, nuk do të kthehet pas as marrëveshja ndërkombëtare
për Asociacionin e nëshkruar në Bruksel dhe e ratifikuar në Kuvendin e Republikës
së Kosovës.