Mendime
Nikoleta Kovaçi: Sheiket tane qe presin mrekulline ne futboll nga shqiptaret e perzanun!
E premte, 08.09.2023, 08:31 PM
Sheiket tane qe presin mrekulline ne futboll nga shqiptaret e perzanun!
Nga
Nikoleta Kovaçi
Ne
oborrin e pallatit, i shtruem me pllake qe mos me pas vemendje kur bie shi
bahesh copa, femijet mblidhen e lujne me top! Ne fakt, duhen konsiderue me fat,
se kafja poshte asht e myllun, se ma heret nuk luanin kerkund!
Asht
e vetmja here qe une i kqyri me mendim! Bahen bashke vajza e djem e perpiqen me
imitue Messin, Ronaldon, Mbape e Nejmar! Madje ai qe imiton Nejmarin, pervec
rrobave kujdeset qe edhe floket t’i kete si ai! Djali qe imiton Ronaldon kercen
si ai masi mendon se e mujti tjetrin, kurse ata qe imitojne Messin e Mbapen
jane ma te ndrojtun! Zihen e bahen copash me shoshojne, se per akord final kane
vec murin e pallatit, skane ku vene porta, se aq dy m oborr asht! Gjithe diten
orvaten me ate top neper ato pllaka, por une, tue dite ç’a ndodh ne kte vend, i
gzohem veç faktit se ata s’kane telefon ne dore! E di se futbollista nuk bahen
dot! Do kene fatin e shumve ne kte vend!
Mrame
u çmendem nga gzimi i barazimit, ne fakt une nga goli i Nedim Bajramit! Ajo
gjuajtje te ban me shpresue, e jo barazimi, as fitorja, as kualifikimi, as
fitorja e Europianit, paçka se per ne sigurisht do te ishte mrekulli, ndonese
pushteti zuzar do na e vidhte edhe gzimin tone si mundin e atyne me e perdor
per punet e veta siç vjedh gjithçka tjeter, psh, andrrat e djemve e vajzave qe
bahen copash poshte pallatit tem!
Tue
i pa djemte mrame, bana nji analize me vedi tue i kerkue kah jane e kah s’jane!
Çeket, thuajse te gjithe ishin te dalun nga dy skiadrat kryesore te vendit,
manej ishin shpernda disa ne Angli e Gjermani, pjesa tjeter vijonin ne Pragen e
tyne! Tanet te bashkuem ‘si zogjte e korbit’, te perzanun ne dy apo tre breza,
e sod iu kerkojme te vijne te na ndrisin surratin e nji vendi ku qeveria vjedh
edhe ne varre!
Ata
mire bajne qe vijne, po na ç’a bajme?
Pushtetaret,
hajnat me pushtet, biznesmenet sheike e trafikantet gjithfaresh kurre s’kane
mujt me nxjerre talente! Jo ne futboll po thujse ne asnje fushe! Kete e dime
edhe nga ajo sa kena msue per ata qe kane ba historine e futbollit, jo ma prej
nesh qe hala i kerkojme futbollistat me ba komtaren tue iu pa krahinen, bindjet
politike dhe xhepat, se sa i mushin ne skuadrat e Europes e Botes ku
aktivizohen!
Pasaniket-hajna
i çojne femijet neper shkolla me leke, i pajisin me diploma gjithfaresh duke e
dite se smunden me ua instalue talentin qe ka nje femije i dy prindve te
varfer, qe bajne pune krahu ose marrin nji rroge qesharake e poshteruese nga
shteti! Talentet e medha, jo vetem ne futboll, dalin pikerisht nga shtresat e
njerzve te varfer ekomonikisht ( jane te tille se nuk duen me vjedh as me u
marr me krim)!
E
meqe na duhet kombetarja per egon tone, me na sherue plage e me na pastrue
ftyren e nxime prej korrupsionit e krimit, duhet pa dhe ba nji zgjidhje edhe ne
Shqipni! Dhe asht krejt e thjesht! Me iu ba fusha te shkolla ne vend te
kioskave ku shiten sanduiça e hamburgera kancerozë, apo ato mejhane lokalesh ku
iu shiten hashash e lloje te tjera drogerash e me e programue si lande shkolle!
Madje qe ne klasen e pare! Rroba, kpuca e kamte i kane vete, madje edhe topin ua
blejne familjaret, vec fushen e diken qe merret ne ta duhet te siguroje shteti!
Meqe
niveli arsimor ne kte vend asht bastard, ne fakt ka vite i tille, qe kur msuesi
hyn ne pune e rri ne pune me teser partie, gja qe sndodh ne tane rruzullin
tokesor, te pakten te bajme fusha futbolli per femijet e fshatrave! Prej aty
mund te gjenerohen talente te shumta, me mbeshtet dy klube furbolli, me
realizue rritjen zinxhir e me sigurue nje femije deri 18-19 vjec me kane i
sigurte per vijimsine e tij pa ndasina krahine, politike e shumesyresh… Manej
mund te lihen te lire me kalue neper klube te huaja, po sdo te ishte keq me i
ba dy qyqe skuadrash te hajrit edhe ktu, qe me kane te denja me konkurrue ne
Europe…
Djemte
e kombetares tone, ne fakt, jane heronj! Ata duhet me i admirue e falenderue qe
vijne e lujne per Shqipnine, e madje prej te gjitha trojeve tona! Nxirrni ato
dreq lekesh qe po iu myken neper bodrume shpiash e jepjauni femijeve sod te
kena nje Kombetare si i ka hije neser! Jam e bindun se parate qe kini neper
llogari bankare u dalin boll per ju e brezat e mavonshem per me ble diploma e
vende pune, veç talente skeni me mujt me ble per ta kurre! Talenti asht e do
jete aty ku e thote Zoti e jo ku e thote pasunia juj!