Mendime
Fazli Maloku: Dritan Goxhaj është "fajtor" sepse frymon shqip, mendon shqip, gjykon shqip, vepron shqip!
E marte, 19.09.2023, 07:05 PM
Gjykata
e Tiranës, miraton kërkesën e Gjykatës Speciale në Hagë, duke marrë vendim për
ekstradimin e z, Dritan D. Goxhaj për në Hagë!!
Nga
Fazli Maloku
Përse
u mor ky vendim jo i drejtë, bile do thosha i turpshëm nga kjo Gjykatë?!!
Cili ishte faji që bëri Dritani? Po.
Edhe është "fajtor"! Sepse, Dritan D. Goxhaj: frymon shqip, mendon
shqip, gjykon shqip, vepron shqip, e ka guximin intelektual të gjykojë lirshëm
dhe publikisht!! Dritani, ish ushtari i Dalëzotëses UÇK, erdhi vullnetarisht
nga Tirana të jap kontributin e tij atdhetar si një oficer shqiptar, duke i
dalë zot "betimit" si kadet shqiptar: "se kur rrezikohet çdo cep
i trojeve Arbërore-shqiptare, duhet dalë zot Atdheut, duke llogaritur edhe në
sakrificë sublime". Kësaj thirrje të Atdheut, kur shqiptarët në trojet e
pushtuara nga Jugosllavia fashiste që nga viti 1912-të bënin luftë çlirimtare
"për jetë a vdekje". Ditani i kalitur me një kulturë familjare
atdhedashurie e patriotike, po ashtu edhe si kadet i ushtrusë shqiptare asesi
nuk mund të vepronte ndryshe. Kontributi i tij, por në veçanti i babait të tij,
z. Dilaver Goxhaj, ish zv. shef i Sutabit të Përgjithshëm të Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës, si dhe me shumë djem e oficerë të ushtrisë shqiptare të
cilët u rreshtuan në UÇK,ishte shumë domëthënëse për arritjen e fitores kundër
ushtrisë, policisë e paramilitarëve të kasapit të Ballkanit, me emrin, Sllobodan
Millosheviq. Dritan Goxhaj, me këtë veprimtari atdhetare e patriotike, kaloi në
përmasa kombëtare shqiptare dhe sot, Dritani, sa është tiranas, është
prishtinas, është preshevar, po aq është edhe tetovar. Kudo në trojet
shqiptare, jo vetëm për ne bashkëluftëtarët të rreshtuar në radhët e Ushtrisë
Çlirimtare, por edhe për gjithë shqiptarët e këtyre trevave ku shkeli këmba e
Dritanit, si çlirimtar, brenda kësaj ushtrie (UÇK), është i dashur, i
respektuar dhe kurrë i paharruar. Për këtë kontribut me përmasa kombëtare të
Dritanit, sot, ndjejmë dhembje e zemrim për këtë veprim serviliteti e
çyqarlleku të drejtësisë shqiptare, për ta ekstraduar djalin tonë, Dritanin e
dashur në duartë e prokurorëve servil të politikës ditore të Gjykatës Speciale
të Hagës, e cila tani po shihet haptazi se bazë e punës së kësaj gjykate janë
dosjet e Beogradit!
Nuk
kemi fare dyshimi, se Dritani ynë, aty ku i ipet mundësia të deklarohet, do ti
artikulojë siq është më së miri interesat kombëtare dhe rrugëtimin liridashës
të UÇK-së.
Ne
ish ushtarët e UÇK-së, bashkëluftëtarë të Dritanit, kërkojmë nga drejtësia
shqiptare Shqipëri - Kosovë, si dhe nga Gjykata e Hagës, ta lirojnë menjëherë,
ti bashkohet familjes së tijë, asaj çerdheje të ngrohtë, të dashur e të
respektuar.
Dritanit,
i dëshirojmë shëndet dhe lirim sa më të shpejtë!
Fazli Maloku, 19 shtator 2023, Prishtinë