Mendime
Enver Bytyçi: Demokracia shuhet edhe kur pushteti e media bëhen bashkë!
E marte, 19.09.2023, 06:58 PM
Demokracia nuk bie vetëm me grusht shteti! Demokracia shuhet edhe kur pushteti e media bëhen bashkë!
Nga
Enver Bytyçi
Mbrëmë
thuajse të gjitha emisionet televizive të debatit e opinionit kishin në
diksutim atë që tashmë e quajmë “çeshtja Beleri”! Në të gjitha rastet debati
devijoi në kornizat e “patriotizmit” të shtirur. Madje edhe përkrahësit e
Belerit ranë në kurthin e kësaj skeme, të përgatitur me shumë marifet nga vetë
moderatorët. E përbashkëta e moderatorëve ishte se ata, edhe kur niste ndonjë
diskutim për çeshtjen konkrete, ktheheshin te tema e “patriotizmit” e
marrëdhënieve Greqi-Shqipëri e madje te “armiku” i kombit shqiptar, Fredi
Beleri.
Ndërkohë
vetë këto TV dhe këta moderator paguhen me paratë e pista të Serbisë dhe të
Rusisë, të mafies në pushtet dhe të fondacioneve pranë saj. Bëjnë çdo ditë
reklamë dhe proppagandë për projektet serbe në Kosovë e në Shqipëri. Kanë
përkrahur dhe përkrahin çdo iniciativë të Beogradit, edhe pse ato cënojnë rëndë
interesat e Shqipërisë e sidomos të Kosovës! I bëjnë jehonë pikëpamjeve serbe
për zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi dhe çdo ditë, madje në çdo emission
televiziv, sulmojnë qëndrimet dhe politikat e qeverisë së Kosovës, thjesht për
faktin se ky qëndrim nuk u pëlqen padronëve Rama-Vuçiç të këtyre medieve.
Devijimi
i diskutimit dhe debatit nga çeshtja kryesore që lidhet me liritë e të drejtat e
njeriut si dhe rolin e kryeministrit në shkelje të këtyre lirive, ose me lirinë
e zgjedhjes, apo me inskenimin e shtetit për të kriminalizuar qytetarët e saj
dhe ndëshkimin e kundërshtarëve, pasi janë mbrojtur patronazhistët deri
ministra të rilindjes për të njëjtën vepër penale, ishte objektivi i politikës
editoriale në debatin e mbrëmshëm të këtyre televizioneve!
Demokracia
nuk bie vetëm kur bëhen grushte shteti e puçe ushtarake kundër saj. Demokracia
në një vend merr fund edhe në momëntin që mediet bëhen njësh me shtetin dhe u
shërbejnë vetëm interesave të shtetarëve!