Mendime
Enver Bytyçi: Armët u shkrepën, shqiptarët duhet të bëhen bashkë!
E diele, 24.09.2023, 06:58 PM
Armët u shkrepën, shqiptarët duhet të bëhen bashkë!
Nga
Enver Bytyçi
Armët
dolën në shesh të betejës. Një polic shqiptar u vra dhe një tjetër u plagos në
komunën e Zveçanit. Serbia dhe Aleksandër Vuçiç me kohë i kanë shpallur luftë
Kosovës. Çdo ditë ata kanë kërcënuar territorin, rendin, sigurinë, paqen në
Kosovë. Në emër të territorit, të pushtimit të tij. Serbët i shkrepën armët dhe
qëlluan njësoj si dhe në dy shekujt e fundit kundër shqiptarëve. Ata nuk
ndryshojnë. Serbët nuk falin. Serbët janë ata që janë! Shqiptarët i njohin
shumë mirë! Ata nuk ndreqen, edhe pse këtë e besojnë disa miopë politikë në
Europë e në SHBA. Këtë e pohojnë me mburrje çdo ditë! Madje armët sot u
shkrepën e morën jetë shqiptarësh edhe për shkak të këtyre miopëve në radhët
ona të shqiptarëve dhe disa diplomatëve euro-amerikanë!
A
do të mundin tani Borrell, Lajçak dhe Escobar të bëjnë, që armët të pushojnë?!
E vështirë është. Lajçak e paralajmëroi dhe e kërcënoi Albin Kurtin me krisje
armësh javën e kaluar. Ai e dinte se do kishte vrasje në Kosovë. Se kush ia
kishte thënë, merret krejt me mend. Presidneti Vuçiç! Madje Aleksandër Vuçiç e
paralajmëroi edhe në OKB se Serbia sot ose nesër do të qëllonte e vriste
shqiptarë! Megjithatë mesazhet e këqia Esckobar i pa të vinin nga Prishtina e
jo nga Beogradi.
Tani
„djalli ka dalë nga shishja“! Granatat serbe morën jetën e një polici shqiptar
dhe plagosën një tjetër! Kush e ka radhën sot ose nesër! Po në ditët në vijim?!
Asgjë nuk është e sigurt! Ndërkombëtarët sërishmi do të bëjnë thirrje për
qetësi! Nuk do të lejojnë që Kosova ta mbrojë vetë kufirin e saj! Por kjo do të
ketë kosto me jetë të tjera të shqiptarëve. Prandaj ata mijëra ushtarë dhe
police të Kosovës duhet të stacionohen në veri! Të gjithë, pa pëerjashtim.
Gardh duhet të bëhen jo vetëm për ta mbrojtur Kosovën, por edhe njëri-tjetrin!
Kosova duhet të ngrihet në këmbë.
Ata
një million e gjysëm shqiptarë të Kosovës, që Escobarit i duken miza, duhet të
ngrihen e të shkojnë të mbrojnë djemtë e tyre.
Kosova
ka derdhur mjaft gjak. Dhejtëra mijëra viktima e kanë vadit tokën e saj.
Shqiptarët nuk kanë më gjak për ti dhënë Serbisë! Kush dëshiron gjak shqiptari,
duhet ta marrë përgjigjen dinjitoze. Kosova nuk është më në gjendjen e para
vitit 1999! Ajo është shtet me ushtri dhe polici profesionale. Nëse eskalon
lufta, unë personalisht do të loboj fuqishëm që forcat speciale dhe ushtarakët
e qytetarët e Shqipërisë të nisen vullnetarisht në mbrojtje të lirisë dhe
pavarësisë së Kosovës! Por do të doja që
institucionet e shtetit ta bëjnë këtë. Kësaj radhe Serbia duhet të përballet me
shqiptarët, jo vetëm me Kosovën. Edhe me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe
të Luginës së Preshevës. Nëse Serbia e dëshiron dhe tashmë e ka provikuar një
luftë të tillë, ne shqiptarët nuk kemi pse të fshihemi prapa gishtit si
frikacakë.
Bashkimi
na bën të fortë, na shumëfishon kurajon dhe besimin! E di se dikush do të thotë
se „Lufta nuk është kollaj“! Dihet kjo! Por kur të sulmojnë në shtëpinë tënde,
nuk ka zgjidhje tjetër! Ose do ia japësh pasurinë e territorin armikut,
agresorit, ose do të luftosh! Kush nuk do luftën kur ajo imponohet, ai është I
gatshëm ta shesë edhe familjen e tij përballë këtij agresori!