Mendime
Kimete Berisha: Eh!
E merkure, 27.09.2023, 06:50 PM
Eh!
Nga
Kimete Berisha
1.
Një anëtar i familjes së të ndjerit i kërkoi kryeministrit që të mos e përdorë
uniformën policore në Veri...
Por,
si për inat, në varrimin e policit të vrarë, kryeministri e përdori 'uniformën
policore' edhe më 'zi', bile kundër policit të vrarë!
Kryeministri
tha se polici i ndjerë 'me uniformën policore e dha jetën për popullin, pa
dallime'.
-
Ky 'hero' nuk është 'kombëtar', sipas kryeministrit, por është 'hero
multietnik' që e 'dha jetën' ose thënë më saktë 'nuk u flijua vullnetarisht',
por 'iu mor jeta' nga kriminelët serbë...
...por
që sipas kryeministrit 'polici shqiptar e dha jetën për popullin, pa dallim'.
E
pandershme, sepse të përvuajturit as që e hetuan hilen gjuhësore të
kryemnistrit!
2.
Presidentja dhe Kryeministri e 'lavdërojnë' dhe e çojnë në qiell vdekjen 'e
huaj', duke 'i nxitur' të gjithë të vdesin për popullin (pa dallim),
por
vet preferojnë të jetojnë dhe ta 'materializojnë' vdekjen 'e huaj'.
Presidentja
nuk e dëgjoi zërin e protestës së policëve kundër heqjes së pagesës së
rrezikshmërisë në Ligjin e Pagave.
3.
Dhimbjes i paraprin dashuria.
Nuk
mund t'i dhemb zemra për vdekjen e policit atij që ua zvogëloi pagat policëve!
Ti
respektonte e ti vlerësonte të dobishëm, nuk do të vendoste t'i linte pa
pagesën e rrezikshmërisë
(derisa
nga qeveria Kurti vjedhen milionat për projekte fantome).
4.
Për Albin Kurtin policia ekzistojnë për të 'vdekur' për popullin (pa dallim)...
prandaj
nuk paguhen që rrezikojnë, sepse e kanë për detyrë të rrezikojnë dhe 'të
vdesin' për popullin (pa dallim)..
5.
Më vjen keq por nuk mund të ndjesh dhembje e pastaj dhembja të 'shkaktojë'
respekt!
Respektin
nuk e 'shkakton' dhembshuria.
Dhembshuria
është ndjenjë që 'tepron' prandaj jepet dhe shprehet me shumicë!
6.
Pasi që tha që nuk ka arritje më të madhe në jetë sesa të 'vritesh' për
popullin (pa dallim), Albin Kurti lozi me rima me emrin e policit të vrarë.
Vetëm
një njeri që ka nge, dhe një narcisist, koncentrohet të duket interesant e 'i
mençur', me sofizma e pallavra, në varrim...merret me
emrin
e jo me fatin e njeriut...
7.
Premtojnë drejtësi, shumë drejtësi. Sidomos Presidentja!
Por
të gjithë ne që e kemi përjetuar luftën, e kemi parë se drejtësia nuk ekziston.
-
Keni parë drejtësi për fëmijët e vrarë të Jasharve?
-
Keni parë drejtësi për gratë e dhunuara?
-
Keni parë një drejtësi të vetme në këtë vend?
-
Mos 'u joshni' nga 'vdekja', të cilës' i duartroket kryeministri si veprës më
të madhërishme.
8.
Liria nuk krijon heronj!
9.
Është ky kryeministër që tha se vrasësi i civilëve shqiptarë - Oliver Ivanoviç
'ishte njeri 'i mirë, i mprehtë dhe i ndershëm'.
Është
ky kryeministër që e angazhoi Mimoza Kusarin të lidhet në mënyrë sekrete me
Milan Radojçiqin e të merret vesh me të për të ' vrarë' moralisht veteranët e
UÇK-së!
(Për
të biseduar tinëz me Milan Radojçiq, Mimoza Kusari e ka çuar Kuvendin në pauzë).
-
Është ky i njëjti kryeministër që u jep paga të rregullta terroristëve serbë të
'Mbrojtjes Civile',
dhe
përditë nëpërmjet prokurimit fut në lista të pagave serbë 'të paverifikuar'.
-
Është ky i njëjti kryeministër që ka zgjedhur për këshilltarë trashëgimtarët e
bashkëpunëtorëve shqiptar? të Serbisë!