Mendime
Xhemal Ahmeti: Xhamitë s'duhet të imitojnë kishat serbe
E premte, 29.09.2023, 06:58 PM
XHAMITË S‘DUHET TË IMITOJNË KISHAT SERBE
Nga
Xhemal Ahmeti
Përkundër
qëllimit të mirë të BIK të ofrojë përkrahje e unitet për shtetin, caktimi i
ligjratave të xhumasë në favor të shtetit për shkak të terrorit serb në Banjskë
është gabim. Serbët e kanë sjellje historike shndrrimin e kishave të tyre në
kazerma terrorizmi e gjenocidesh, ndërsa shqiptarët maksimum i kanë përdorur
kishat e tyre vetëm për përhapje të abetares kur ua ndalonin tjerët e llojit.
Féja s’ka qenë asnjëherë kauzë politike e nacionale jo se jo. Kosovarët s‘kanë
pse imitojnë praktikat serbe. Pastaj BIK ka plotë xhami ku poshtërohen figurat
kombëtare mbi tê cilat është mundësuar ai shtet. Në shumicën e xhamive ka retorikë,
gjuhë e veprimtari wahabiste, gjëra që janë në kundërshti me gjithçka që përbën
identitetin kulturor të kosovarëve. Fétë le të veprojnë brenda tempujve të
tyre, të lirë me punët e Zotave, ndërkaq punët e tokës e të shtetit i bëjnë ata
që janë zgjedhur dhe qytetarët e saj pa dallim feje.