Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhemal Ahmeti: Xhamitë s'duhet të imitojnë kishat serbe

| E premte, 29.09.2023, 07:58 PM |


XHAMITË S‘DUHET TË IMITOJNË KISHAT SERBE

Nga Xhemal Ahmeti

Përkundër qëllimit të mirë të BIK të ofrojë përkrahje e unitet për shtetin, caktimi i ligjratave të xhumasë në favor të shtetit për shkak të terrorit serb në Banjskë është gabim. Serbët e kanë sjellje historike shndrrimin e kishave të tyre në kazerma terrorizmi e gjenocidesh, ndërsa shqiptarët maksimum i kanë përdorur kishat e tyre vetëm për përhapje të abetares kur ua ndalonin tjerët e llojit. Féja s’ka qenë asnjëherë kauzë politike e nacionale jo se jo. Kosovarët s‘kanë pse imitojnë praktikat serbe. Pastaj BIK ka plotë xhami ku poshtërohen figurat kombëtare mbi tê cilat është mundësuar ai shtet. Në shumicën e xhamive ka retorikë, gjuhë e veprimtari wahabiste, gjëra që janë në kundërshti me gjithçka që përbën identitetin kulturor të kosovarëve. Fétë le të veprojnë brenda tempujve të tyre, të lirë me punët e Zotave, ndërkaq punët e tokës e të shtetit i bëjnë ata që janë zgjedhur dhe qytetarët e saj pa dallim feje.