Mendime
Dritan Demiraj: Mësimet e nxjerra pas sulmit terrorist
E marte, 03.10.2023, 07:56 PM
MËSIMET E NXJERRA PAS SULMIT TERRORIST TË DATËS 24 SHTATOR TË PLANIFIKUAR, PËRGATITUR, FINANCUAR, DREJTUAR DHE URDHËRUAR NGA AGJENSITË INTELIGJENTE DHE USHTRIA SERBE
Nga
Kolonel Dritan Demiraj
Sulmi
terrorist i datës 24 shtator 2023, pasqyroi përpara gjithë botës demokratike
realitetin në të cilin ndodhet situata e sigurisë në veri të Kosovës dhe
vërtetoi plotësisht akuzat e vazhdueshme të bëra në të gjithë platformat,
takimet dhe forumet ndërkombëtare të Presidentes Vjosa Osmani, Kryeministrit
Albin Kurti dhe të disa ekspertëve Shqiptaro-Amerikanë të sigurisë në diasporën
Amerikane, të cilët në të gjitha rastet kanë qënë në mbështetjen e tyre duke
informuar institucionet relevante Amerikane.
Duke
qënë se ky operacion terrorist në përbërjen e tij shfaqi shumë elementë të
rëndësishëm të cilët nuk duhet të injorohen, ofroi fakte, prova dhe
informacione të shumta, në cilësinë e një ish drejtuesi të lartë të agjensive
më të rëndësishme në vend por jo vetëm, mendoj se është përgjegjësi e të gjithë
strukturave të sigurisë së Kosovës Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së
Mbrojtjes, AIK-ut, që në mënyrë të veçantë të zhvillojnë një analizë të
hollësishme rreth gjithë strukturës dhe zinxhirit të ngjarjeve deri në ditën e
sotme.
Në
këtë këndvështrim, mendoj se mësimet e nxjerra duhet të përfshijnë fushën
diplomatike (rishikimin e formatit, përmbajtjes dhe personave të cilët do të
përfshihen në procesin e vazhdimit të negociatave me një shtet që drejtohet nga
kriminelë si Serbia), fushën e sigurisë kombëtare që lidhet me bashkëpunimin me
komandën e KFOR-it, EULEX-it, ambasadat e huaja të vendeve partnere, agjensitë
e inteligjencës AIK dhe të vendeve partnere, Shtabin e Përgjithshëm në MM,
strukturat e policisë së Kosovës përfshirë këtu Policinë Kufitare, Policinë
e Rendit dhe Njësitë e Forcave Speciale
përgjegjëse për sigurinë në territorin e katër komunave veriore në kufi me
Serbinë.
Duke
marrë në konsideratë të gjitha faktet e publikuara deri tani por edhe shumë të
tjera të cilat janë pjesë e hetimit të organeve ligjzbatuese dhe inteligjente,
një pjesë e të cilave do të dalin në vijimësi, etj mendoj se ngjarje të tilla
kunder njësive policore kufitare, stacioneve policore në komunat veriore dhe
njësive speciale të dislokuara në këto zona është e rëndësishme të merren në
konsideratë disa propozime modeste të cilat mendoj se janë immediate, do të
rrisin efikasitetin e punës së policisë në këtë rajon dhe më e rëndësishme
mbijetesën e forcave policore në një përplasje të mundshme në të ardhmen me
grupet terroristo-kriminale të financuara nga shteti serb.
Koha
ka treguar se strukturat paralele serbe në veri si ‘Brigada e Veriut’,
‘Mbrojtja Civile’, ‘Rojet e Urës’, ‘Lista Serbska’, ‘Grupi Mjekërroshat’,
individët e përfshirë në kompaninë serbe të Ëagnerit rus një pjesë e të cilëve
kanë luftuar në Siri, Libi dhe në Ukrainë kanë qënë shumë agresive kundër
forcave paqësore të KFOR-it përgjatë viteve të fundit. Ato kanë shkaktuar
vrasjen e heroit të kombit Enver Zymberi me armë sniper, vrasjen së fundi të
heroit Afrim Bunjaku, vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç, etj.
Duke
marrë në konsideratë mbështetjen e drejtëpërdrejtë të ushtrisë serbe
(armatimet, pajisjet logjistike, programet e stërvitjes dhe instruktorët, bazat
stërvitore), Agjensisë për Siguri dhe Inteligjencë ‘BIA’ (koordinimin e
veprimeve destabilizuese, planifikimin e operacioneve të fshehta, financimin e
tyre, mbështetjen e tyre me inteligjencë, bashkëpunimin me rrjetet e fshehta të
saj në veri, në thellësi të territorit të Kosovës dhe bashkëpunëtorët në
institucionet e Kosovës, etj), strukturave të Ministrisë së Brendshme serbe
(stërvitjen, bashkëpunimin, koordinimin dhe sigurinë e këtyre grupeve gjatë
infiltrimit-eksfiltrimit nga vija kufitare me njësitë kufitare të xhandarmarisë
serbe), bashkëpunimin e tyre me strukturat e shërbimeve inteligjente ruse GRU,
SVR, FSB, mbështetjen e drejtëpërdrejtë politike nga Aleksandër Vuçiç, Ivica
Daçiç dhe në të gjithë rastet nga Moska nëpërmjet zëdhënëses së MPJ ruse Maria
Zakharova dhe ambasadës ruse në Beograd, është e rëndësishme të forcohen
kapacitetet e sigurisë kombëtare në vend.
Kapja
e një sasie kaq të madhe, shumëllojshme, të fuqishme përfshirë armët kundër
mjeteve të blinduara, raketat kundër-tanke, minat kundër-këmbësorisë, minat
kundër-tanke, minat me telekomandë, armët me volum të madh zjarri si mitralozët
40 mm, mitralozët e kalibrit 12.7 mm, mitralozët e lehtë 7.62mm, pushkët
snajpere të kalibrit 12.7 mm, mortajat 82 mm, armët me silenciator, armët automatike
me mjete moderne optike, sasia e madhe e granatave të dorës, dylbitë e shikimit
natës, kamerat termale, dylbitë, mjetet e komunikimit, ndihmës së shpejtë,
mjetet e transportit të përshtatura me mjetet e KFOR-it, etj tregojnë se kemi
të bëjmë me një strukturë të mirëfilltë të sponsorizuar, organizuar, trajnuar,
financuar, drejtuar dhe urdhëruar drejtëpërdrejtë nga kreu i shtetit nëpërmjet
agjensive të tij shtetërore.
Pikërisht
ajo më shqetëson më shumë nga ky arsenal kaq i fuqishëm, është aftësia dhe
fuqia e lartë që ai ju ofron përdoruesve të tyre kundër njësive të zakonshme
ose speciale policore të cilat ushtrojnë misionin e tyre kushtetues në
territorin e Kosovës por edhe armatimi disporpocional që ata kanë në raport me
grupet terroriste serbe në një përplasje të mundshme në të ardhmen.
Në
këtë kontekst, mendoj se Qeveria e Kosovës duke marrë shkas nga ngjarjet e
fundit, rreziqet dhe kërcënimet duhet urgjentisht të krijojë një Taks-Forcë
Ndërinstitucionale. Në përbërje të kësaj TF, duhet të jenë njësitë më të afta,
pajisura, stërvitura dhe të afta të realizojnë misione të tilla nga MM, MPB të
cilat në çdo rast duhet të jenë të koordinuara me faktorin ndërkombëtar, SHBA,
NATO-n, KFOR, EULEX dhe BE.
Të
gjitha njësitë policore të cilat realizojnë patrullime në veriun e Kosovës
duhet të:
•
Të kalojnë përmes një programi stërvitor rifreskues, i cili duhet të rrisë
aftësisë e tyre në përdorimin e armëve dhe mjeteve të komunikimit që kanë në
organikë.
•
Pjesë e programit të tyre stërvitor duhet të jenë veprimet gjatë taktikave të
vogla, bashkëpunimi i tyre në rast sulmi, taktikat e dhënies së ndihmës së
shpejtë në terren, taktikat e evakuimit të plagosurve, taktikat e daljes nga
prita, etj.
•
Për shkak të pritshmërisë së hakmarrjes ndaj policisë së Kosovës, duke marrë në
konsideratë fuqinë e zjarrit të armatimit dhe mbështetjes nga strukturat
shtetërore serbe të këtyre grupeve, patrullat e policisë së Kosovës të cilët do
të operojnë në afërsi të kufirit duhet që në përbërjen e tyre të kenë jo më pak
se gjashtë persona. Në sejcilën patrullë, duhet të kenë me vete një mitraloz të
lehtë, një armë sniper për të kontrolluar terrenin sa më larg, për të
grumbulluar inteligjencë dhe të mbështetur grupin në rast sulmi. Pjesa tjetër e
efektivit duhet të jetë e pajisur me sasi shtesë municioni, mjete të sigurta
ndërlidhje, telefon satelitor, grupet nuk duhet të qëndrojnë në pozicione të
hapura, por të veprojnë në koordinim me njësitë e KFOR-it dhe nga pozicione të
fortifikuara qoftë kjo edhe natyrore.
•
Patrullat e policisë duhet të jenë të pajisura me mjete moderne shikimi dite
dhe nate. Sejcila prej tyre duhet të jetë e përgatitur për planet e të
papriturave dhe të kenë të përcaktuara që më parë koridoret e tërheqjes dhe të
evakuimit.
•
Është e rëndësishme, që policia e Kosovës të rrisë aftësinë e monitorimit të
kufirit qoftë kjo me mjetet ajrore të KFOR-it ose të dronëve të inteligjencës.
•
Forcat e njësive të ndërhyrjes së shpejtë, njësitë speciale dhe njësia e
anti-terrorit, duhet urgjentisht të pajisjen me armë të rënda automatike si
mitralozë HK MG-3 dhe HK MG-4 (të cilat edhe nëse nuk i kanë gjenden në sasi të
mjaftueshme në ushtrinë Shqiptare dhe ky është momenti që t’i dhurohen Kosovës
të paktën 10 x 2 komplete të tilla). Në makinat e tyre të blinduara duhen vendosur
mitralozët e rëndë, për shkak të rrezikshmërisë së lartë në këtë territor dhe
armëve kundërtanke që poseidojnë terroristët/kriminelët serbë.
*Në
njësitë speciale policore të Kosovës duhen shtuar aftësitë e përdorimit dhe të
pajisjes me armë të precizionit të lartë sniper me aftësi veprimi dite dhe
nate, duke shtuar në organikën e tyre armët me kalibër 300 Wing Mag dhe 338
Lapua Magnum të cilat mundësojnë mbështetje në distanca më të mëdha. Në të
njëjtën kohë edhe sasia e armatimit të tyre duhet përmirësuar edhe më tej.
•
Grupet speciale policore duhet të specializohen më tej në taktikat e përdorimit
të mjeteve të blinduara qoftë kjo në situata policore por edhe gjatë rënies në
mina të telekomanduara ose gjatë sulmeve direkte me kundërtank.
•
Njësitë speciale policore duhet të kalojnë një kurs trajnimi për taktikat e
luftimit në terrene rurale, urbane në situata reale luftarake sidomos në
metodat dhe taktikat e luftimit gjatë operacioneve të ndjekjes.
•
Duhet të rritet dhe të intensifikohet më tej bashkëpunimi dhe shkëmbimi i
informacioneve midis agjensive të inteligjencës së AIK-ut dhe shërbimeve
partnere të inteligjencës, drejtorisë së J-2-it në SHP të MM, drejtorisë së
zbulimit të KFOR-it, etj.
• Prezenca e policise se Kosoves ne veri
duhet te shtohet ndjeshem se bashku me monitorimin e vazhdueshem te kufirit nga
toka dhe ajri.
*
MM ne bashkepunim me SHP dhe komanden e KFOR-it duhet te pergatise planet per
koordinimin me njesite e FSK ne rastet emergjente dhe koordinimin e duhur me
njesite e policise se Kosoves perfshire ketu planet kryesore, planet rrezerve
dhe te papritura, zonat e pergjigjesise, rrugekalimet kryesore, reserve dhe jo
vetem.
Si
perfundim, deshiroj te shpreh mirenjohjen me te thelle per njesite e policise
se Kosoves, forcat e saj te sigurise dhe lidershipin e ministrise se brendshme.
Na kane bere krenare dhe meritojne te gjithe mbeshtetjen. Me mire disa rruge me
pak dhe me shume arme, pasi siguria kombetare me nje fqinj si Serbia duhet te
jete prioritet i pare sot me shume se asnjehere. Rreshteri Afrim Bunjaku qofte
i paharruar kujtimi i tij.
Dr. Dritan Demiraj.