E merkure, 04.12.2024, 09:21 PM (GMT)

Mendime

Kimete Berisha: Nga lufta në mensë!

E marte, 03.10.2023, 06:54 PM


Nga lufta në mensë!

Nga Kimete Berisha

1. Edi Rama ka kërkuar nga bota që të merr masa ndaj Serbisë, për dhunën në Kosovë.

Personalisht nuk ka marrë masa ndaj Serbisë, se është i zënë duke e mësuar perëndimin se si duhet të veprojnë.

- Ti nisja vet i pari, jep shembull, s'je i zoti ta bllokosh Aleksandër Vuçiqin as në viber.

Bllokoje, mos u tremb, se krejt popullin e ke mbrapa.

Fëmiu-fëmijë edhe kur hidhërohet merr guxim e bllokon në viber nanën e vet.

- Mos rri. Merr masa. Mos e bën veten serbofil.

Pse nuk po ia ndërron bravën komunës së Tiranës, në mënyrë që t'ia zhvleftësoni Goran Bregoviçit çelësin e Tiranës.

- Kur je patriot i vërtetë shqiptar, ke shumë mundësi në jetë.

Për shembull, ato këngëtaret shqiptare që këndojnë serbisht në bregetin shqiptar, të organizohen shtrigat, për inat të serbëve mund të këndojnë vetëm shqip...

- Dhe të jehojë kënga shqiptare gjithkah në Veri derisa serbët të mbledhin mend.

- Pastaj, është një mundësi e artë që në garën e qenve në Tiranë të përjashtohen qentë serbë.

- E, Filharmonia e Tiranës ta heq nga repertori Tchaikovskyn.

- Mbetet enigmatike se pse nuset shqiptare nga Shqipëria për hir të atdheut nuk i ngrijnë përkohësisht marrëdhëniet me burrat e tyre katundarë serbë!

2. Donika Gërvalla i ka treguar Gjermanisë se 'do të ketë luftë në Kosovë',  nëse Gjermania e toleron Serbinë.

Gjermania ende nuk ka marrë zemër t'i thotë Serbisë 'largoje krejt ushtrinë nga kufiri me Kosovën', por i ka kërkuar Serbisë vetëm t'i largojë disa ushtarë nga kufiri.

Se, Gjermania e di se kur armiku vendos të të pushtojë, saora vjen te kufiri, s'është me rëndësi sa larg është në çastin kur vendos të afrohet.

- Duke folur për luftën që do të ndodh, Donikën e kanë dëgjuar 'pahiri' investitorët gjermanë që kanë planifikuar t? investojnë në Kosovë.

3. Albin Kurti sot nuk e ka bërë asnjë gabim.

Bile e kish hëngër badihava një drekë një ngjyrëshe në mensën e studentëve.

Kur pushojnë armët - kërcasin lugët.

4. Vjosa Osmani sot ka shkëlqyer, sepse ka heshtur.

5. Eminja nga Ulqini kish thënë:

'E kam filluar karrierën duke mjelë lopë, dhe ja ku kam arritur, o Zot: të zgjedh miss Amerikën'.

- Jo valla, shoqe, ti kurrë s'ke pushuar së mjeluri lopë!

P.S. Tash po ia besoj Marksit që thoshte se 'historia përsëritet',  një herë si tragjedi, pastaj si komedi...

- Për shkak se e kam përjetuar luftën tragjike, historia që sot përsëritet me luftën, më duket 'komedi'.

- Thjesht, një déjà vu!



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora