Mendime
Aurel Dasareti: Sulmi ushtarak terrorist i Serbisë kundër Republikës së Kosovës
E merkure, 04.10.2023, 06:53 PM
Sulmi ushtarak terrorist i Serbisë kundër Republikës së Kosovës
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Njeriu është zotëruesi i vetëm dhe
sovran i fatit të tij vetëm nëse dëshiron të jetë.
***
Ndërmjetësit e rremë fals e
gënjeshtarë të BE-së po tallen me një vend të shqiptarëve të pafajshëm
autoktonë që janë plaçkitur, përdhunuar, vrarë, torturuar, masakruar, djegur të
gjallë dhe shkatërruar për të mbrojtur atë që me të drejtë është e tyre; të
drejtën e tyre për të ekzistuar në mënyrë paqësore brenda kufijve të shtetit të
tyre. Ata ndërkombëtarë të BE-s që tolerojnë dhe mbrojnë agresorin në kurriz të
viktimës vazhdojnë të privilegjojnë shtetin terrorist dhe kriminal në kërkim të
një Serbie tjetër brenda shtetit sovran të Kosovës, janë një qenie e
neveritshme, e çmendur. Vetëm i çmenduri vetëshkatërrues dëshiron depërtimin e
Rusisë terroriste në Ballkan përmes veglës së saj terroriste Serbisë.
***
Kush e shantazhoi dhe “autorizoi” kriminelin Hashim për
të nënshkruar zhbërjen e shtetit të Kosovës?
Krimineli Hashimi, tashmë me banim në qelitë e Hagës, në vitin 2013, për
krijimin e “asociacionit” u shantazhua nga disa vende evropiane, paraardhësit e
të cilëve në Kongresin e Berlinit (1878) dhe në Konferencën e Ambasadorëve në
Londër (1912-1913), për interesat e tyre e ndanë (copëtuan) Shqipërinë duke
i dhënë tokat tona fqinjëve pushtues.
Është e gabuar të thuhet se Kosova dhe Serbia kishin arritur një
marrëveshje për krijimin e Asociacionit. Ka qenë vetëm “marrëveshja” e Hashimit
të shantazhuar me ata që e kanë shantazhuar. Hashimi nuk ka autorizimin e
sovranit (shqiptarëve të Kosovës) për të nënshkruar ndarjen e Kosovës, të
maskuar si “asociacion”. OK?
Shantazhi: Sipas Kodit Penal, shantazhi
përkufizohet si dikush me qëllim përfitimi me sjellje të paligjshme ose duke
kërcënuar një sjellje të tillë, detyron dikë të ndërmarrë një veprim që
shkakton humbje ose rrezik humbje për veten e tij ose për dikë (person, dyqan,
kompani, shtet...) në emër të të cilit ai vepron. Thënë ndryshe: Kërcënim dhe frikësim
që i bëhet dikujt për ta detyruar që të veprojë kundër dëshirës së tij. Ndërsa
në rastin e grabitjes është kusht që të jetë ushtruar ose kërcënuar dhuna,
shantazhi kërkon që viktima t'i jetë nënshtruar presionit psikologjik.
***
Kërkesat për një “asociacion” serb nuk duhet të pranohen në asnjë
rrethanë, pa marrë parasysh që dikush “garanton” se nuk do të jetë e
dëmshme për shqiptarët dhe shtetin e Kosovës. Sido që të maskohet nga miqtë
Serbisë është vdekjeprurëse. “Asociacioni”, thënë troç, “Republika
Srpska” në mes të Kosovës do të krijohej mbi bazën e krimeve.
Të kuptuarit se si një bakter i rrezikshëm përhapet dhe bëhet rezistent,
është i rëndësishëm për të qenë në gjendje të thuash diçka apo për të marrë
vendime të mençura kur bakteret e reja shfaqen dhe fillojnë të përhapen.
Historia ka fjalë për fjalë një
përvojë qindra vjeçare me Serbinë e egër terroriste që dëshiron të shkatërrojë
Shqipërinë si një komb i pavarur. Të gjitha luftërat kanë të bëjnë me territorin dhe
burimet. Por një nga pikat më të forta të njeriut është se ne grumbullojmë
njohuri dhe kemi një aftësi për të mësuar nga përvojat e njerëzve të tjerë dhe
jo vetëm nga tonat. Shqipëria nuk duhet ta lërë këtë të ndodhë. Megjithatë, në
Shqipëri ka diçka shumë të çuditshme, sepse kryeministri i saj gjakprishur dhe
sharlatan është armiku më i madh i Kosovës dhe shërbëtori më i neveritshëm i
Serbisë. Rama me padronin e tij Vuçiq, kanë planifikuar dhe punojnë për
zhbërjen dhe copëtimin e Kosovës.
***
Domosdoshmërish
të konsolidojmë radhët tona.
Nëse duhet t’i përmbahemi terminologjisë ushtarake (kjo vlen
edhe në politik), kundërshtari që beson se ka pushtuar një pozicion të
rëndësishëm në luftën kundër palës rivale, nuk është i interesuar të bëjë
kompromis por e përdor këtë pozicion si pikënisje për të pushtuar një pozicion
të ri.
Ilustrim: Dy
“ndërmjetësit” e rremë të BE, njëri nga Sllovakia dhe tjetri nga Spanja (vende
mike të Serbisë të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës) dhe disa
politikanë perëndimor, duke e përkëdhelur, ledhatuar dhe puthur Serbinë terroriste
në mënyrë perverse deri në alivanosje - në dëm të Kosovës (viktimës), motivuan
dhe inkurajuan shtetin terrorist të kryejë më 24.09. 2023 një sulm ushtarak në
Kosovë. Sulm kundër integritetit të një shteti sovran.
***
Të gjitha llojet e asociacioneve (serbe) janë
vdekjeprurëse për Kosovën. Duhet refuzuar. Asociacioni pa kompetenca ekzekutive
apo me kompetenca ekzekutive, faktikisht është i njëjtë. Është vetëm çështje
kohore, kur gradualisht (në një proces gradual), ai pa kompetenca do bëhet
me kompetenca. Dhe, Kosova na la...
***
Të bashkuar kundër një armiku të përbashkët. T'i
nënshtrohemi armikut apo të forcojmë unitetin?
Populli duket se e ka kuptuar se ka një armik të përbashkët, më shumë se sa
janë armiq të njëri-tjetrit. Nuk është vetëm në nivel qeveritar që njerëzit
janë mbledhur kundër armikut të përbashkët. Ka gjithashtu një zhvendosje drejt
unitetit dhe bashkëpunimit ndërmjet grupeve të ndryshme dhe në nivel personal.
Shpresoj...
***
PS: Qeveria e Kosovës duhet t'i japë fund dashurisë së saj për tradhtarin
kriminel Hashim Thaçi dhe të mos paguajë avokatët e tij. Me paratë e humbura,
angazhoni avokatë perëndimorë për të mbrojtur Kosovën në situatën kritike në të
cilën ndodhet vendi. Gjithmonë ka një çmenduri në një dashuri të
çuditshme...
***
https://www.botasot.info/opinione/1960524/asociacioni-eshte-100-copetimi-shperberja-e-kosoves/
https://drini.us/aurel-dasareti-shba-asociacioni-eshte-100-copetimi-shperberja-e-kosoves/