Mendime
Florim Zeqa: Rrjetet sociale, përparësitë dhe pasojat!
E diele, 08.10.2023, 07:54 PM
Rrjetet sociale, përparësitë dhe pasojat!
Shkruan:
Florim Zeqa
Në
kohën kur kam filluar të shkruaj, nuk kam pasur çasje në rrjetet sociale, besa
as në portale, por kam pasur vetëm bashkëpunim gazeta te shkruara. Pas disa
vitesh fillon bashkëpunimi edhe me portalet. Me ndaljen paradoksale të gazetave
të shtypura në Kosovë, mënyra e plasimit të shkrimeve mbeti vetëm në formën
elektronike.
Përparësitë dhe pasojat
e rrjeteve sociale
Në
kohën e gazetave të shtypura në Kosovë, për hatrin e disa miqve në mërgatën
tonë jam kyqur në rrjetin social Facebook, në mënyrë që edhe ata t’i përcjellin
më lehtë dhe më shpejt shkrimet e mia.
Për
dallim nga mediat e shkruara, përparësia e rrjeteve sociale është se plasimi i
shkrimit bëhet imediat, por edhe pasojat janë të imediate. Me të plasuar
shkrimin i jepet mundësia secilit të reagoj në mënyrën e vet, varësisht prej
kapaciteteve intelektuale.
Mirëpo,
problem i madh mbeten injorantët, militantët dhe mercenarët partiak, të cilët
vërsulen me arrogancë me sharje e fyerje nga më të ndryshmet, deri në kërcënime
me jetë.
Mjafton
t’ua kritikosh subjektin e preferuar partiak ose t’ua lëvdosh oponencën
partiake, e të mos flasim kur ua mban në thumb të kritikës liderin partiak apo
shtetërorë, militantet çarten, fryhen e ç’fryhen si balonat karnevaleve.
Megjithatë,
miqët virtual dhe vizual, lexuesit e gazetave të printuara dhe shtypit online,
ishin, janë dhe mbeten motivi i shkrimeve, kurse burimin e inspirimit e kam nga
dashuria e pafundme për atdheun dhe qytetarët e vendit tim.
Befasia ne pikat
kufitare
Kur
një mik i imi nga Kosova më komplimentoj për shkrimet duke më thënë se “Florim
me shkrimet e juaja keni depërtuar gjithandej lexuesve në Kosovë dhe trojet
etnike kudo që shpërndahet shtypi ditor”, unë më tepër se realitet e kuptova si
një batutë, ngase nuk e besoja që kam depertuar aq largë.
Mirëpo,
pas disa muajve u përballa me këtë realitet të këndshëm shpirtërorë.
Isha
duke udhëtuar me makinë nga Italia për në vendlindje (Kosovë), në momentin e
ndalesës nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Morinë, me t’i dhënë
Pasaportën zyrtarit kufitarë, ai më urojë mirëseardhjen me një dashamirësi të
ngrohtë dhe ju drejtue kolegut të vet, eja shihe kush na ka ardhur. Meqë ai
ishte i zënë me një person tjetër nuk i vuri veshin kolegut, mirëpo, kur i
permendi emrin tim, është Florim Zeqa, erdhi menjëherë dhe më përshendeti me
një simpati të papërshkruar me fjalë.
Me
të dëgjuar këto fjalë, nga kurreshtja i pyeta zyrtarët kufitarë: “Nga më njihni
të nderuar polic”?
Të
dy zyrtarët përnjëheri m’u përgjigjen, jeni analisti ynë i preferuar, rregullisht
i lexojmë shkrimet tua. Jeni real dhe i paanshëm, i keni analizat briliante.
Vetëm vazhdo e shkruaj, jeni i respektuar nga të gjithë për kontributin tuaj
vlerëmadh.
Ishte
ky vlerësimi i parë i drejtëpërdrejt nga pjestarët e institucionit më kredibil
në vendin tonë.
Mirëpo
kjo nuk ishte përvoja e vetme, pothuajse në të gjitha pikat kufitare jam
mirëpritur nga zyrtarët kufitar të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë. Madje
në disa raste, pa i marr fare në dorë dokumentat e mia, m’u kanë drejtuar me
fjalët: “Mirë se erdhe Florim Zeqa”!
Kur
jemi në këtë segment, dëshirojë ta ndajë me ju lexues të dashur edhe një
përvojë me një zyrtarë kufitar të shtetit shqiptar (Republikës së Shqipërisë).
Në momentin që i dhashë dokumentacionin e kërkuar, polici kufitar më urojë
mirëseardhjen dhe as që i kontrolloj fare dokumentat. Polici më urojë rrugë të
mbarë dhe më tha, Florim merri dokumentat dhe mos u ndal të këta hajnat e
sigurimit, ecë drejtë e për Kosovë, e nëse rastësisht në dalje ta kërkojnë
sigurimin e automjetit, të lutem mos i trego kujt që të kam thënë unë.
Me
një përshendetje vëllazërore u ndava nga zyrtari kufitar, vazhdova rrugën dhe
hyra pa asnjë problem në shtetin e dytë shqiptar-në Republikën e Kosovës.
Të
gjithë politikanët e kanë gojën plot ‘bashkim kombëtar’, por asnjërit nuk i
shkon mendja për një sigurim të përbashkët të automjeteve me shtetin shqiptar.
Përderisa Kosovës nuk i lejohet ‘Polica e Sigurimeve’ ndërkombëtare apo siq e
quajmë “Karta Verde” këtu në Itali, këtë mund ta bënte Shqipëria duke e futur
Kosovën në kuadrin e shteteve që e mbulon sigurimi i saj dhe anasjelltas, që
sigurimi i Kosovës të vlejë edhe në Shqipëri.
Florim Zeqa
07.10.2023