E marte, 03.12.2024, 02:38 AM (GMT)

Mendime

Albert Zholi: Shqipëria ndër vendet e para në Europë me shumë nxënës dhe pak mësues

E diele, 08.10.2023, 06:39 PM


5 tetori, Dita Botërore e Mësuesit

100 vende në botë, në mënyra të ndryshme e shënojnë ose e vlerësojnë Ditën Botërore të Mësuesit

- Shqipëria ndër vendet e para në Europë me shumë nxënës dhe pak mësues

Përgatiti: Albert Z. ZHOLI

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, në vitin 1994, ka përcaktuar 5 tetorin si Ditën Botërore të Mësuesit, për të përkujtuar nënshkrimin e Rekomandimit, në lidhje me Statusin e Mësuesve, miratuar nga ana e ILO/UNESCO, në Paris, më 5 tetor 1966. Po në këtë vit, sipas idesë dhe sugjerimit të UNESCO-së, pedagogu zviceran Robert Dottrens (1893 - 1984) hartoi edhe betimin solemn të mësuesit mbi bazën e betimit të Hipokratit. Sipas UNESCO-së, 5 tetori si Dita Botërore e Mësuesit është një mundësi për të treguar që puna e mësuesve është njëra nga më të rëndësishmet për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë. Kjo ditë është edhe një mundësi e mirë që interesi publik të orientohet, në njohjen e rolit të mësuesve në mbarë botën dhe për rëndësinë e tyre në shoqëri, nevojën e sigurimit të një arsimimi dhe trajnimi më të mirë të mundshëm të tyre, pasi cilësia e përgatitjes së mësuesve ka një rol të rëndësishëm edhe në cilësinë e arsimit. Në Ditën Botërore të Mësuesve, nuk feston vetëm çdo mësues. Më shumë se festa, e sotmja është një ditë që u bën thirrje të gjitha vendeve në mbarë botën të investojnë në arsim dhe t’u japin mësuesve përparësi në përpjekjet globale të rimëkëmbjes së arsimit. “Le të jemi bashkë me mësuesit tanë!", shkruan në një mesazh të përbashkët zyrtar znj. Audrey Azoulay, Drejtore e Përgjithshme e UNESCO-s, z. Guy Ryder, Drejtor i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, znj. Henrietta H. Fore, Drejtore Ekzekutive e UNICEF-it, dhe z. David Edwards, Sekretar i Përgjithshëm e Edukimit Ndërkombëtar, në Ditën Botërore të Mësuesve 2021.

Po çfarë e bën një mësues të jetë i vlerësuar si “më i mirë”?

Kjo përfshin të gjithë punën e tyre të palodhur, megjithatë secili prej nesh ka një vlerësim real për mësuesin më të mirë. Cili është ai? A ka ndonjë mësues që ka punuar shumë për t’jua bërë juve mësimin më interesant dhe më të bukur? Apo ndoshta ka një mësues që e bën mësimin argëtues, edhe kur mësimi zhvillohej online? BBC, në një sondazh të fundit, ka listuar një përqindje votash që i kanë renditur cilësitë që duhet të ketë mësuesi më i mirë.

1. Është frymëzues. 2. Është argëtues. 3. E bën temën e mësimit gjithmonë interesante dhe argëtuese. 4. I shpjegon gjërat qartësisht dhe qetësisht.5. Është dëgjues mjaft i mirë.6. Është i përkushtuar dhe sakrifikues. Një profesion si mësimdhënia kërkon shumë sakrifica dhe përkushtim, durim dhe këmbëngulje…7. Pa mësuesin, jeta e një nxënësi është një jetë pa asnjë drejtim. 8. Mësuesit janë arsyeja pse nxënësit e zakonshëm ëndërrojnë të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme në jetë. 9. Një mësues i mirë është ai që ushqen shpirtrat e fëmijëve për një jetë të tërë. Ata kanë fuqi unike për të frymëzuar të rinjtë. 10. Fjalët, qëndrimi dhe veprimet e mësuesit ndryshojnë pozitivisht në edukimin e fëmijëve. Duhet të jemi mirënjohës!

Kjo ditë është edhe një mundësi e mirë që interesi publik të orientohet, në njohjen e rolit të mësuesve në mbarë botën dhe për rëndësinë e tyre në shoqëri, nevojën e sigurimit të një arsimimi dhe trajnimi më të mirë të mundshëm të tyre para se të hyjnë në klasë, pasi që cilësia e përgatitjes së mësuesve ka një rol të rëndësishëm edhe në cilësinë e arsimit.

Pikërisht për këtë arsye Internacionalja e Arsimit (Education Internationale – EI), me seli në Bruksel të Belgjikës, ka disa vjet që ka ndërmarrë një fushatë të gjërë për vlerësimin dhe propagandimin e kësaj Dite. Si rrjedhojë, sot 21 vende në botë (Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Kanada, Estonia, Gjermania, Lituania, Maqedonia, Maldivet, Mauritania, Moldavia, Holanda, Pakistani, Filipinet, Kuvajti, Katari, Rumania, Rusia, Serbia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Mbretëria e Bashkuar) e festojnë 5 tetorin si ditë e vetme e mësuesit në vendet e tyre, ndërsa mbi 100 vende në botë, në mënyra të ndryshme e shënojnë ose e vlerësojnë Ditën Botërore të Mësuesit, krahas ditëve të tyre kombëtare.

·         Çdo vit EI me 401 organizatat e saj anëtare, nga 172 shtete dhe territore, ka ndërmarre fushata për ndërgjegjësimin publik në evidencimin e kontributit të profesionit të mësuesit.

·         Më 5 tetor organizatat e mësuesve kudo në botë mobilizohen për të siguruar që nevojat e gjeneratës së ardhshme të merren në konsideratë në këtë botë komplekse, shumë kulturore dhe me një teknologji në rritje. Rekomandimet e ILO/UNESCO Lidhur me Statusin e Mësuesit janë standarde ndërkombëtare për profesionin e mësimdhënies. Rekomandimet e vitit 1966 mbulojnë të gjithë mësimdhënësit e nivelit shkollor, duke filluar nga niveli parashkollor e deri në nivelin e mesëm, në të gjitha institucionet publike ose private, të arsimit akademik, teknik, profesional, apo artistik. Këto Rekomandime, më vonë do të plotësohen edhe me Rekomandimet e UNESCO-s në lidhje me Statusin e Personelit Arsimor të Arsimit të Lartë të vitit 1997, e të cilat mbulojnë  të gjithë personelin e mësimdhënies dhe të kërkimit në nivelin e arsimit të lartë.

Lidhur me Ditën Botërore të Mësuesit është me rëndësi të veçantë edhe një dokument tjetër ndërkombëtar, i ashtuquajtur “Udhëzime për politikat e promovimit të punës së denjë për personelin arsimor të fëmijërisë së hershme” (parashkollore), miratuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës ILO, në vitin 2014.

Pak nga deklerata e Forumit Botëror të Arsimit

“Ne sigurojmë që mësuesit dhe edukatorët do të jenë të fuqizuar, të rekrutuar në mënyrë adekuate, të trajnuar mirë, profesionalisht të kualifikuar, të motivuar dhe të mbështetur me resurse të mira, sisteme efikase dhe të qeverisura në mënyrë efektive...”

Shqipëria ndër vendet e para në Europë me shumë nxënës dhe pak mësues.

Sipas “Monitor”, në krahasim me rajonin, Shqipëria ka raportin më të lartë të nxënësve për mësues dhe renditet ndër vendet e para në Europë. Nga të dhënat e Eurostat, në gjimnaze llogariten mesatarisht 11.8 nxënës për çdo mësues për mesataren e BE, ndërsa në Serbi rreth 8.3. Në krahasim me vendet e Bashkimit Europian, Shqipëria renditet ndër vendet e para që ka raport të lartë të nxënësve për mësues. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat për vendet e BE-së dhe Instat për Shqipërinë, në shkollat e mesme në vend ka 2 nxënës më shumë për çdo mësues se në Europë. Në të gjithë Bashkimin Europian numërohen rreth 1.8 milionë mësues në gjimnaze. Zakonisht studentët në Bashkimin Europian ndjekin studimet për programet dytësore të studimit (gjimnazet) në moshës 14-16 vjeç. Në përgjithësi këto programe përgatisin nxënësit për studimet universitare apo ju mundësojnë aftësitë të vlefshme për punësim.

Raportin më të lartë nxënës për mësues  e kishte Holanda, ku sipas të dhënave që ka publikuar Eurostat për çdo mësues kushte 17.9 nxënës. Më pas renditej Finlanda ku sipas të dhënave raporti ishte 17.2, Mbretëria e Bashkuar me 16.5. Ndërsa raporti më i ulët ishte në Lituani, ku kishte mesatarisht për çdo mësues 7.7 nxënës, Maltë me 8.3 nxënës për mësues dhe Luksemburg me 9 nxënës për mësues. Eurostat ka sqaruar se raporti nxënës për mësues përllogaritet duke pjesëtuar numrin e nxënësve me kohë të plotë me numrin e mësuesve që japin mësim në gjimnaze me kohë të plotë. Ky raport nuk duhet ngatërrues me klasat mesatare, duke qenë se nuk merr në konsideratë klasat e veçanta.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora