Mendime
Asllan Dibrani: Gafat e Edi Ramës edhe në Spanjë kundër Kosovës po vazhdojnë?
E diele, 08.10.2023, 07:44 PM
Gafat e Edi Ramës edhe në Spanjë kundër Kosovës po vazhdojnë?
Shkruan
Asllan Dibrani
Brenda
javës Edi Rama dha tri deklarata
skandaloze politike kundër Kosovës ?
Deklaratat skandaloze të
kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama nuk kanë te ndaluar as në takimin
e samitit në Granadë të Spanjës
qe u bashkuan të enjten afër 50 liderë evropianë edhe nga
Ballkani kushtuar situatës aktuale në Evropë
,po edhe në Kosovë . Brenda
javës Edi Rama dha tri deklarata
skandaloze politike kundër Kosovës .Fillimisht me përshkallëzimin e situatës politike, pas
sulmeve terroriste të
serbëve të Kosovës ne koordinim
me Serbinë dhe Rusinë.
Policia jonë e fitoj betejën dhe Serbia mbeti e turpëruar
para botës!
Ne
suazat e kornizës politike për
zgjedhjen e problemit të Kosovës
dhe Serbisë, pas këtyre suleve
terroriste alarmi u ngrit ne qarqet
diplomatike ndërkombëtare. E dënuan rastin si terrorist ndërsa kryeministri i Shqipërisë, as edhe njëherë
nuk e vlerësoj sulmin
në Banjske të Zvecanit në Kosovë . Policia jonë e fitoj betejën dhe Serbia mbeti e turpëruar
para botës me tentativën e ripushtimit
të Kosovës .Kryeministri shqiptar e nënçmoj policinë e Kosovës
nga e cila e përqafoj politiken
e Beogradit tha se “Kfori duhet te marr ne kontroll situatën rajonale në Kosovë” me çka kuptohet qe ajo
pjesë e Kosovës te mbetet protektorat
ose edhe ti ndahet fare Kosovës .
Sa
për dijeni Edi Rama teza e juaj është e
pa qëndrueshme “Veriu është tokë e askujt” është e jona madje kemi toka tonat
edhe me tapi deri të Nishi e ma gjere!
Pas tri ditësh
vazhdoj me gafat e veta politike kundër Kosovës me
deklaratën skandaloze “Veriu
është tokë e askujt” ka qenë ajo që ngriti diskutime revoltuese në Kosovë rajon ,por edhe me gjerë.“Nuk ka deklaratë më antishqiptare
apo antikosovare, ku u zhvillua një
betejë mes grupeve terroriste të nisura direkt nga Aleksandër Vuçiqi , e
devalvuar edhe Rusia . Shqiptarët, Evropa dhe bota e panë se si u zhvillua ajo beteje e humbur nga
terroristet dhe e fituar nga te zotit e saje shqiptarët pronar të atyre
tokave jo vetëm aty por edhe deri të Nishi ,Novi pazari, Vranja, komplet Sanxhaku e me gjerë. .Prandaj vetëm Edi
Rama nuk e paska dijeni se kujt i përket ajo pjese e Kosovës?
Edi
Rama ,po ta them se gjysma e Kosovës e kemi prejardhjen nga ato zona
në thellësinë e Serbisë, qe
armiku i ka stacionuar forcat
ushtarake kundër Kosovës ne zonën e quajtur “Serbia Qendrore”. Qarqeve evropiane u takuan edhe ne Granadë të Spanjës qe u bashkuan
të enjten afër 50 liderë evropianë dhe nga Ballkani Perëndimor.
“Duhet
të jeni shumë të qartë se qëndrimet e kryeministrit Edi Rama janë shumë
konfuze edhe ne këtë “Samit” kur ky lëshon deklarata te pa matura kundër
Kosovës. Edhe në ketë takim përpiqet ta
zbus situatën në dobinë e Serbisë duke e dëmtuar Kosovën kur thotë se
dialogu duhet vazhduar në mes Kosovës dhe Serbisë . A ka sy ky njeri
apo vesh me pa e me dëgjuar?!
Edi Rama mos na
tjetërso jemi një Komb dhe një popull !?
Vërtet
është aq naiv dhe i pa ditur apo ne të
kundërtën edhe njeri
i shitur dore e
zgjatur e Serbisë në këto momente dramatike për Kosovën.
Qarqet
diplomatike evropiane dhe ato amerikane janë ne procesin e sanksionimeve dhe ndërrimin
e kësaj arterie te pa
sukseseshme deri me tash.
“
Dialogu me Serbinë ka vdekur atë ditë qe
grupi terrorist ka sulmuar
Kosovën “ Prandaj tani nuk ka dialog pa u marr vendime adekuate për Serbinë .
Zoti
Edi Rama deklarohet sikur mos me ndodh asgjë!?
Prit
Edi Rama , rri para qeve!. Njëherë është diplomacia e Kosovës
me faktorin ndërkombëtar duke u
marr me këtë proces se çka të veprohet
me Serbinë me tutje . Dialogu i vjetër
ka vdekur , presim dirigjimin e një dialogu tjetër dhe me përmasa politike
, taktike dhe strategjike për Kosovën. Prit Edi Rama, mos e poshto Shqipërinë ?!. Edi Rama
deklaratat tua po ndikojnë shumë
negativisht edhe ne mes Kosovës dhe Shqipërisë qe jemi
të një gjuhe dhe një gjaku, prandaj mos na tjetërso jemi një Komb dhe një popull.