Mendime
Romeo Gurakuqi: Nderhyrjet e planifikuara verberisht ndaj subjekteve private ne Alpe
E diele, 15.10.2023, 07:55 PM
Romeo Gurakuqi:
Jemi
ne vitin 2023 dhe, duhet te pranojme, eshte me i miri i zhvillimit te turizmit
ne Shqiperi, posacerisht ne Shkoder dhe zonat e saj Alpine, Theth, Vermosh,
Lepushe, Razem, etj., etj.. Ndertimi i
disa rrugeve, fillimi i zgjerimit te Rruges se Dukagjinit, kane dhene me ne
fund efektet e veta te para, duke rritur shpresen per permiresimin e jetes ne
vendlindje.
Banoret
e zonave Alpine, vetvetiu po ndjejne efektet ekonomike e financiare te ketyre
dy viteve te para dhe te posacme, kur mijera dhe mijera vizitore kane ardhur
nder anet tona.
Prej
kohesh qe nuk mbahen mend, banoret e Alpeve tona kane respektuar mes vedit, te
drejtat private te pronesise stergjyshore, ato komunitare dhe kishtare, te
"regjistruara" ne kujtesen kolektive te nje shoqerie, qe e transmetonte
nga brezi ne brez dhe nga shekulli ne shekull, te drejten e kushtetuten e
pashkrueme tradicionale.
Qeverisjet
qendrore para komuniste, e kane respektuar kete tradicion te ketyre krahinave.
Lajthitja e qeverise se bejlereve ne vitin 1926, perbente vec nje perjashtim
per t'u harruar ne kete kohe te Shtetit te Pare Indipendent.
Nderkohe,
vendosja e perdhunshme e pushtetit komunist ne vitin 1945, kerkoi te shuante
cdo te drejte, duke i kthyer zonat Alpine te Shqiperise krenare dhe te
pamposhtun, ne rezervate varfnie dhe perjashtimi nga pjesa tjeter e vendit.
Per
fat te keq, edhe ne 31 vitet e tranzicionit, rekuperimi i tradicionit ka qene
minimalist, procesi i regjistrimit te pronesise tradicionale, i rikthimit te
plote te pronave private dhe komunitare, ndertimi i strategjive zhvillimore dhe
planeve urbanistike, eshte lene enkas ne harrese.
Dhe
vijme ne vitin 2023: zhvillimit te jashtezakonshem te turizmit, kerkesave te
banoreve te Alpeve per rindertimin e kullave te tyre, per njohjen e te drejtave
te trasheguara prej shekujsh, shteti shqiptar i "pergjigjet" me
paaftesine e vet te shkelqyeshme, me mungesen e vet shembullore ne paraprirje,
por edhe me gjithe egersine e vet kur nuk duhet dhe aty ku nuk do te mundej
kurre.
Fjalen
e kam per nderhyrjet e planifikuara verberisht ndaj subjekteve private ne Alpe,
qe ne rrethanat e rritjes se kerkesave te vizitoreve, kane zgjeruar dhe
pershtatur objektet e tyre te banimit.
Vendimmarresit
duhet te kene te qarte se:
1.
banoret e Alpeve duan te jetojne duke punuar dhe zhvilluar barabar, si cdo
subjekt tjeter i ketij vendi, pronesine private stergjyshore;
2.
shteti, qeverisjet qendrore dhe krahinore, prej dekadash nuk kane ushtruar
detyrimet e veta, per njohjen e te drejtave, njohjen e regjistrimin e pronesise
private dhe komunitare, per planifikimet urbanizuese, dhanien e lejeve te
ndertimit, zhvillimin e strukturave normale te turizmit;
3.
Duke qene sjellja governative e tille, asnje autoritet mungues dhe mosveprues
prej dekadash, nuk ka te drejte, as morale dhe as ligjore, te kryej sot
ndeshkime, sic po tentohen te kryehen ne keto dite te agimit dhe ringjalljes se
turizmit malor nder anet e Qarkut Shkoder.
4.
Nuk e di kush eshte nxitesi dhe urdhnuesi i ketyre ndeshkimeve, por me duhet te
deklaroj se ata qe kane frymezuar veprime demtuese ndaj personave private ne
rrjedhen e eperme te Lumit te Shales, kane kryer urdhnime dhe nderhyrje, qe ne
raport me statutet tradicionale te shtetit shqiptar per komunitetet, jane te
paligjshme.
E
mira asht qe rasti i Thethit, i malesive
dhe zonave turistike malore te Shkodres, te studiohet, duke respektuar te
drejtat e prones tradicionale dhe te
nismave private zhvillimore te vete banoreve.
U
bej thirrje autoriteteve qe ta vleresojne me maksimumin e seriozitetit kete
rast dhe te bajne cdo gja per ta vendosur ne binaret e zgjidhjes ceshtjen e te
drejtave te vjetra dhe dhenies se lejeve te ndertimit brenda pronave te vjetra
te banimit. Hapi pare per kete eshte shkurajimi i menjehershem i planeve
ekspedicioniste me fodroma. Hapi i dyte, shqyrtimi i pergjegjesise per te
gjithe ato zyrtare qe kane penguar me vite te tera, kerkesat e banoreve per
leje ndertimi, qe nuk kane regjistruar pronat dhe nuk kane hartuar planet
urbanistike.
Te
ndeshkohen njerezit pse po rindertojne kullat stergjyshore dhe po i pershtasin
si hotele per turizmin?!
Te
ndeshkosh, kur sapo kane filluar te duken shenjat e nje lloj riperteritjeje
ekonomike dhe nje ri-urbanizimi te zonave Alpine?!
Eshte nje veprim arbitrar dhe i papranueshem qe
ndodh vetem ne Shqiperi dhe ne pjesen me te margjinalizuar te saj, aty ku
shteti shqiptar ka qene mungues si askund tjeter.
https://www.facebook.com/romeogurakuqi