E diele, 06.10.2024, 03:50 PM (GMT+1)

Mendime

Dritan Demiraj: 25 vjet Forcat Speciale Shqiptare BOS

E marte, 17.10.2023, 07:46 PM


25 VJET FORCAT SPECIALE SHQIPTARE  ‘BOS’

Nga Kolonel Dritan Demiraj

Te nderuar bashkekombas! Sot eshte 25 vjetori i krijimit te njesise me elite te Kombit Shqiptar njesise BOS.

25 vjet me pare nen drejtimin e Shtabit te Pergjithshem me ne krye  kolonel Pajtim Abazi dhe te ndjerin kolonel Hysen Ymeri djemte me te mire te ushtrise, iu bashkuan procesit seleksionues me profesional, me te veshtire dhe me standarte 100 per qind te NATOs nen drejtimin e instruktoreve Turq te Forcave Speciale, duke krijuar Forcat Speciale te ushtrise Shqiptare.

Keta djem dhe vajza, duke filluar me Kolonel Behar Maren, Gjeneral Major Arben Kingjin, kolonel Ekland Dautin, kolonel Asllan Nuzin, Mazllum Allen, Ramadan Karakushin, Lavdrim Oshafin, Besnik Cukalin, Ervis Spahi, Mujo Ahmetaj, etj ne bashkepunim me shtabin e batalionit kolonel Arben Tosken, kolonel Arben Dhulin, Flamur Dacin , Agron Hoxhen, etj te gjithe se bashku krijuan, punuan dhe sherbyen ne mbi 43 misione nderkombetare, luftarake dhe paqeruajtese ne Irak, Afganistan, Cad, Bosnje dhe Kosove.

Nga vitit 2009 deri ne vitin 2013, kjo ishte njesia me e vleresuar ne historine e ushtrise shqiptare, nga qeveria shqiptare, lidershipi amerikan, NATO dhe ishte kryefjala e çdo vleresimi qe i behej Shqiperise nga te huajt.

Kjo u arrit pas nje procesi te thelle reformash ne drejtim te modernizimit, strukturimit, pajisjes, stervitjeve reale dhe ekstreme, te cilat u finalizuan ne misionet me te sukseshme qe ushtria shqiptare kishte bere pas vitit 1945 me misionet e para luftarake dhe te vetme deri me sot ‘Eagle 1-8’ ne Kandahar Afganistan 2010-2014.

Nje ndihme te madhe ne rritjen e kapaciteteve te kesaj njesie ka dhene mbeshtetja e vazhdueshme e ushtrise amerikane dhe turke, te cilet na asistuan ne stervitje por dhe drejteperdrejte ne misionet luftarake ne terren ne Afganistan dhe Irak.

Ne te njejten kohe, edhe ne ditet e sotme, lidershipi i Regjimentit BOS vazhdon traditen e mire te stervitjes, modernizimit, permiresimit te kushteve te jeteses por megjithese pagesa e efektivit te ROS-it eshte permiresuar ne krahasim me te kaluaren, perseri mungesa e deshires per tju bashkuar kesaj njesie elite flet shume.

Me kete rast duke mos qene ne Shqiperi, deshiroj te shpreh mirenjohjen dhe respektin maksimal per djemte dhe vajzat me te cilet punuam dhe sherbyem se bashku per 7 vite ne kete njesi élite , duke ju uruar suksese ne misionin tuaj te shenjte ju dhe familjeve tuaja.

Qeveria Shqiptare dhe ministri Peleshi duhet te bejne me shume per keto forca, pasi konflikti ne Ukraine por jo vetem po tregon çdo dite rendesine qe ka angazhimi me sukses i forcave te operacioneve speciale.

Uroj nga zemra suksese ne jete dhe karriere per te gjithe ata kolege te shkelqyer, heronjte e ushtrise shqiptare, per sakrificen e madhe qe kane bere dhe beni per Kombin Shqiptar.

Se fundi, perulem me respekt ndaj vepres se kolegut tone Kapiten Feti Voglit dhe Rreshter Marenglen  Brahmatit. I paharruar qofte kujtimi tyre.

Efektive te BOS-it! Djem dhe vajza!

Zoti ju bekofte Ju dhe familjet Tuaja.

Dr. Dritan Demiraj, Col (Ret) SF, Nderi i Kombit, Mjeshter i Madh.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Florim Zeqa: Dialogut i ka humbur kuptimi! Llesh Ndoi: Unë jam, (duhet të jemë!) ndryshimi Aurel Dasareti: Ata që nuk dinë aq sa duhet për të tjerët nuk mund të gjykojnë me drejtësi Asllan Dibrani: Pas luftës se Izraelit kundër terroristëve do të krijohet shteti i kurdëve dhe bashkimi i shqiptarëve! Aurel Dasareti: Aktet shtazarake të terrorit kundër civilëve izraelitë kanë tronditur të gjithë botën Romeo Gurakuqi: Nderhyrjet e planifikuara verberisht ndaj subjekteve private ne Alpe Kimete Berisha: U kënaqët! Hasan Hasanramaj: Lumenjtë e Kosovës - kontejnerë për hedhjen e mbeturinave! Enver Bytyçi: Tu e sulmue, ia hupën edhe dobësit! Ky asht Sali Berisha! Kalosh Çeliku: Shpulla e babait Asllan Dibrani: Partitë politike PSD dhe Fjala me qëndrime te njëjta pro Palestinës dhe kundër shteti Izraelit që ndihmoi pavarësinë e Kosovës!? Llesh Ndoj: Tek kultura, arti, sporti dhe tradita, duhet të nisë unifikimi i kombit Florim Zeqa: Të kërkohet anulimi i Rezolutës 1244 të KS të OKB-së! Kimete Berisha: Lufta n'hamam! Fritz Radovani: 13 tetor 1943 - 503 t’vdekun Llesh Ndoj: A na duhet një revolucion ne shqiptarëve? Albert Zholi: Gëzim Tushi - Vjedhja si aktivitet kriminal ka përfshirë politikanë dhe shtetarë Arben Borshi: Edhe Qemal Draçini thërriste: “Dritë, dritë !!” Florim Zeqa: Mes luftës dhe paqes! Aurel Dasareti: Të gjithë vdesin vetëm, edhe shqipfolësit gjakprishur që i urrejnë hebrenjtë dhe i duan armiqtë e tyre terroristë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora