Mendime
Albert Zholi: Flet Dr. Vladimir Mici - Nuk ka asnjë arsye që e-Albania të jepet me koncesion
E marte, 17.10.2023, 07:49 PM
Flet Dr. Vladimir Mici: Lëvizja për një menaxhim të ri në sektorin publik në realitet nuk është shtytësi kryesor për rritje të PPP-ve
-Nuk
ka asnjë arsye që e-Albania të jepet me koncesion, bota perëndimore nuk i praktikon
Intervistoi : Albert
Z. ZHOLI
Regjistrimi në portalin qeveritar e-Albania
mund të kryhet si për shtetasit shqiptarë, ashtu dhe për shtetasit e huaj të
pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri. Shtetasit shqiptarë mund te regjistrohen
nëpërmjet Numrit Personal të Identifikimit, të cilin mund ta gjejnë në kartën e
tyre të identitetit ose në pasaportë. Ndërsa shtetasit e huaj mund të
regjistrohen nëpërmjet Numrit të Identifikimit, me të cilin janë pajisur në
momentin e marrjes së lejes së qëndrimit. Procesi i transformimit digjital ka
filluar prej kohësh në Shqipëri dhe të gjithë aktorët publikë dhe privatë po
punojnë fuqimisht në ndryshimin e mendësisë së qytetarëve në lidhje me këtë
formë të re të pashmangshme të komunikimit. Revolucioni digjital i shërbimeve
dhe administratës publike në Shqipëri, prej vitit 2014 ka ndryshuar perceptimin
e qytetarëve në lidhje me komunikimin elektronik me institucionet shtetërore.
Tashmë që ka marrë formë flitet se e-Albania mund të jepet me koncesion.
A do jetë më praktike për qytetarët. Po tarifat nëse kalon në PPP si do jenë?
Këto përgjigje do ti gjeni në këtë intervistë…
Flitet se e-Albania do jepet me koncesion PPP. Pasi do jepet
të gjitha shërbimet do bëhen me pagesë dhe jo me shkarkim direkt si tani. A
ishte më mirë për publikun më parë kur kishte zyra përgjegjëse në zyrat e
njësive bashkiake? Vec kohës çafrë do humbin shqiptarët në këto PPP? Si do
vendosen tarifat e shërbimeve kur do të shtohen dhe shërbime të tjera? A
do të ketë shteti të drejtë të cilësojë një tarifë tavan për çdo shërbim
dhe a ndiqet në botë kjo praktikë?
Partneriteti publik privat është njëalternativë që shteti
përdor për të ndërtuar objekte publike apo të kryejë shërbime publike duke
përdorur operatorë privatë. Ajo paraqet një alternativë ndaj menaxhimit të
ndërtimeve apo shërbimeve nga sektori publik, duke përdorur financimin nga të
ardhurat tatimore ose huamarrjen publike. Në një menaxhim të zakonshëm
të sektorit publik (i njohur si 'projektim-ndërtim'), Autoriteti publik
përcakton specifikimet dhe dizajnin e objektit, bën thirrje për oferta në bazë
të këtij dizajni të detajuar dhe paguan për ndërtimin e objektit nga një
kontraktues i sektorit privat ( Rruga e Arbërit). Autoriteti Publik duhet të
financojë koston e plotë të ndërtimit, duke përfshirë edhe çdo tejkalim
të kostos. Funksionimi dhe mirëmbajtja e objektit trajtohet tërësisht nga
Autoriteti Publik, dhe kontraktori nuk merr asnjë përgjegjësi për performancën
afatgjatë të Facilitetit pasi ka skaduar periudha e garancisë së
ndërtimit (relativisht të shkurtër). Në një PPP tjetër, Autoriteti Publik
specifikon kërkesat e tij për sa i përket 'produktevet', të cilat
përcaktojnë shërbimet publike që objekti ka për qëllim të ofrojë, por të
cilat nuk specifikojnë se si do të sigurohen këto. Më pas i lihet sektorit
priva për të projektuar, financuar, ndërtuar dhe operuar facilitetin për
të përmbushur këto specifikime afatgjata të prodhimit. Kompania e Projektit
merr pagesa ('Tarifat e Shërbimit') gjatë jetës së përcaktuar në kontratën e
PPP-së ( Shërbimi i rrugës së Kombit). Kontratat janë (ndoshta 25
vjet mesatarisht) në bazë të marrëveshjes paraprakisht, të cilat synojnë të
shlyhen kostot e financimit dhe t’ju japin një kthim investitorëve.
Tarifat e Shërbimit i nënshtrohen zbritjeve për mospërmbushjen e specifikimet
të prodhimit, dhe në përgjithësi nuk ka kompensim shtesë për tejkalimet e
kostos që ndodhin gjatë ndërtimit ose funksionimit të objektit. Rezultati i
kësaj problematike është se tek PPP, risqet janë të rëndësishme që
lidhen me: • kostot e projektimit dhe ndërtimit të objektit, dhe : Kërkesa e
tregut për përdorimin e këtij investimi (përdorimi), ose: Shërbimin e ofruar
nga ky investim (përfshirë disponueshmërinë e tij për përdorim), dhe: kostot e
funksionimit dhe mirëmbajtjes së objektit të cilat transferohen nga
Autoriteti publik tek firma private. Edhe pse termi PPP është një term i ri,
koncepti i përdorimit të kapitalit privat për ofrimin e objekteve publike është
shumë i vjetër.Koncesionet u përdorën në shumë vende në 19 dhefillim të shekullit
të 20-të për të ndërtuar objekte të tilla si hekurudhat, furnizimin me ujë dhe
ujërat e zeza rrjetet e trajtimit. Në Britaninë e 18-të dhe fillimit të
shekullit të 19-të, grupe manjatësh vendas formuan Truste të cilat huazuan para
nga investitorët privatë për të riparuar rrugët,dhe e ka shlyer këtë borxh duke
e ngarkuar në taksen e rrugës. Shumica e urave të Londrës u financuan
gjithashtu deri në mesin e shekullit të 19-të, dhe në mënyrë të ngjashme në
fund të shekullit të 19-të. Ura e Bruklinit në Nju Jork u ndërtua me kapital të
sektorit privat. Në Francë, ndërtimi i kanaleve me kapital të sektorit privat
filloi në shekullin e 17-të. Tarifa e shërbimit rimburson koncesionarin për
koston e ndërtimit dhe funksionimit të objektit, i cili zakonisht i kthehet
kontrollit të sektorit publik në fund të periudhës së koncesionit. Veçmas nga
rrugët dhe objektet përkatëse, Roli i sektorit publik në Koncesione është të
krijojë kuadrin nën të cilin konçesionari operon, zakonisht sipas një ligji të
përgjithshëm të konçesionit ose legjislacionit specifik për të Koncesioni i
veçantë, për të zgjedhur një konçesionar dhe për të rregulluar kërkesat e
hollësishme për ndërtimin dhe funksionimin e objektit, zakonisht nëpërmjet një
konçesioni.
Pse ka pasur një rritje të tillë në mbarë botën në interesin
për PPP-të gjatëdisa viteve të fundit?.
Lëvizja për një menaxhim të ri në sektorin publik në
realitet nuk është shtytësi kryesor për rritje të PPP-ve, por
shtyësi kryesor është se PPP-të, shmangin kufizimet në buxhetet e sektorit
publik, vështirësitë në huamarrje dhe mungesa e fondeve. Megjithatë, një
debat i detajuar mbi meritat dhe të metat e PPP-ve është një debat shumë
kompleks. Një shumëllojshmëri argumentesh përdoren nga qeveritë për
promovimin e projekteve PPP, por shumë prej tyre janë disi natyrën ex-post, pra
ato përdoren për të justifikuar një vendim që tashmë është marrë për arsye
buxhetore. Elementet kryesore të debatit vërtiten rreth fakteve : •
nëse PPP-të ofrojnë 'shtesë' të investimeve në infrastrukturën publike; •
kostot më të larta të financimit të nënkuptuara në PPP; • transferimi i riskut
dhe vlera për para nga PPP-të mund të kompensohen me kostot më të larta të
financimit: • ekonomitë e shkallës; • përfitimet e kostos dhe mirëmbajtjes
gjatë gjithë jetës ; • vlerën e shtuar nëpërmjet përdorimit të aftësive të
sektorit privat; • PPP-të si katalizator për reformën e sektorit publik; •
kompleksiteti ; dhe • efekti i PPP-ve në fleksibilitetin e sektorit public.
Konteksti politik i këtij debati rreth PPV- ve, ka ndikim në mënyrën e
perceptimit dhe realizimit të saj.Sa më i fortë ky kontekst politik aq më e
vështirë behet mjedisi i PPP-ve dhe e kundërta nëse ky kontekst ështëi dobët aq
më e lirshme bëhet PPP-ja dhe për pasojë edhe rritja e abuzimeve me produktet
publike apo investimet publike. Veçoria kryesore e PPP-ve ështe se ato janë
ekzluzivitete që do të thotë për përcaktimin e çmimeve dhe mbajtjen e çmimeve
nuk ka konkurencë, gjë që bën të domosdoshme ngritjen dhe mbajtjen e
strukturave që projektojnë, vleresojnë dhe monitorojne PPP-t.
Menaxhimi përmes PPP-ve synon: decentralizimin e
qeverisë;ndarjen e përgjegjësisë për blerjen e shërbimeve publike nga ajo e
disponimit të tyre,matjet e prodhimit ose të performancës për shërbimet publike,
kontraktimi i shërbimeve publike për sektorin privat dhe privatizimin e
shërbimeve publike.
PPP-të mund të klasifikohen sipas natyrës ligjore të
përfshirjes së sektorit privat në janë të formës;
Tipi kontratës |
Menaxhimi public apo privat |
Franshiza |
Projektim,ndërtim menaxhim,financim DCMF |
Ndërtim, transferim operim BTO |
Ndpërtim, operim transferim BOT |
Ndërtim, zotërim dhe operim BOO |
Ndërtim |
Sektori publik |
Sektori publik |
Sektori privat |
Sektori privat |
Sektori privat |
Sektori privat |
Operim |
Sektori publik |
Sektori publik |
Sektori privat |
Sektori privat |
Sektori privat |
Sektori privat |
Pronësi |
Sektori publik |
Sektori publik |
Sektori publik |
Sektori privat gjatë ndërtimi pastaj sektori publik |
Sektori privat gjatë kontratës pastaj sektori publik |
Sektori privat |
Cili paguan |
Sektori publik |
Përdoruesi |
Sektori publik ose përdoruesi |
Sektori publik ose përdoruesi |
Sektori publik ose përdoruesi |
Sektori blen sektorin public ose përdoruesi |
Kush është paguar |
? |
Sektori privat |
Sektori privat |
Sektori privat |
Sektori privat |
Sektori privat |
Sipas kësaj tabele DCMF projektimi, ndërtimi dhe operimi
bëhet nga privati dhe pagesat bëhen nga shteti ose përdoruesit e këtij
shërbimi. Këshut janë konçesionet e rrugëve me para në Shqipëri që po
ndërtohen. Në fund të periudhës ky investim i kalon shtetit i cili është
pronar. Sipas kontratës BTO ( Ndërtim transferim dhe operim). Në këtë rast,
pronësia ngelet e shtetit pagesat për shërbimin ngelen nga shteti apo
përdoruesit e këtij shërbimi. Psh ndërtimi dhe administrimi i burgjeve. Sipas
Kontratës BOT, ky investim ngelet në duart e privatit pas ndertimit dhe
transferimi i tij bëhet në fund të kontratës.Psh Kontratat
minerare. Dhe kontrata BOO, e cila nënkupton ndërtim , operim dhe pronësi
të privatit, kemi kalimin edhe te pronësisë së këtij sherbimi tek private.
Shteti paguhet për këtë kalim pronësie dhe ata që paguajnë janë përfitesit e
shërbimit.
-Po rasti i E-albania çfarë specifikash mund të ketë.
A përbën një rast unik?
Rasti i PPP-s e-Albania është një shërbim i cili
kërkon investime fillestare dhe pastaj operim dhe mirëmbajtje të shërbimeve që
ky sistem sot ofron. Në skemën aktuale një pjesë e shërbimeve janë pa
pagesë dhe një pjesë e tyre me pagesë. Në sistemin e PPP-ve këto shërbime
pjesërisht do të paguhen nga shteti ose institucionet përkatëse dhe pjesërisht
do të paguhen nga përdoruesit e këtij shërbimi. Psh, lëshimi i faturave apo
vërtetimet e pensioneve do të paguhen nga përdoruesit e shërbimit pra nga
sigurimet shoqërore apo Operatorët e energjisë elektrike apo të ujit. Do të
ketë edhe shërbime të natyrës që sot janë pa pagesë të tarifohen siç mund të
jenë lëshimi i vërtetimeve të ndryshme apo çertifikatave, Do të ketë edhe shërbime
të reja të cilat do të ofrohen të cilat do të kenë pagesa direkte apo pagesa
hije ( të kamufluara dmth si pa pagesë në sistem por e futur në faturën e
shërbimit apo tatimit)
Pyetja që bëhet është se përse qeveria kërkon ta nxjerrë
jashtë vetes së vet?
Në gjykimin tim mendoj se qeveria nuk mund të vijoj
menaxhimin e saj sa kohë që kërkesat për mirmbajtjen e rrjetit të saj rriten
dhe sofistikohen dhe kërkon që riskun e këtij shërbimi mirmbajtje ta kaloj tek
privati dhe qeveria thjesht të monitorojë shërbimin nëse ai ofrohet sipas
standarteve dhe çmimeve për të cilat është rënë dakort. Zakonisht kalimi i
këtij shërbimi ka dy anë: Ana e parë është se burimet e financimit të
privatit në raport me të shtetit janë më të shtrenjta sepse privati merr
riskun e shërbimit, që do të thotë ai nuk e parashikon dot me saktësi se sa do
ti kushtojë ky shërbim pas 5, 10, 15 apo gjatë kohës së zbatimit të kontratës
ky shërbim dhe nëse me ndryshimin e rrjedhës së pagesave fluksi i
shërbimeve do të ruaj tendencën e parashikuar apo jo. Kjo mund të sjellë
falimentimin e firmës. Në këtë drejtim ne presim rritje të kostos së sherbimeve
duke mënjanuar efektin e ionflacionit i cili do të reflektohet në çmimet e
shërbimeve duke indeksuar çmimet e shërbimeve çdo vit. Ana tjetër është
se firma duke përdorur ekonominë e shkallës një menaxhim të ri dhe
teknologjinë e re mund të sjellë ulje të kostos së shërbimeve. Nuk mund të
mendohet se kalimi në PPP do të sjellë ruajtjen e punonjësve egzistues. Për
shërbime bazë që nuk kërkojnë njohuri specifike nuk besoj se do të ndryshojnë
punonjësit, por sistemet e reja të sigurisë, novacionet teknike që sjellin
shkurtime apo nevoja për rikualifikime do të sjellë ndryshime në personel
dhe staf.
-A mund të ulen pagat e punonjësve nëse E-albania kalon tek
PPP?
Kjo është një problem ligjor dhe shteti duhet të monitorojë
situatën. Në të kundërt firma për të ruajtur fitimet e saj do të tentojë të ulë
pagat. Firma para se të marrë konçesionin duhet të paraqesë ofertën e saj dhe kjo
ofertë duhet të parashikojë edhe mënyrën e pagimit të punonjësve, sepse shteti
smund të heqjë dorë nga një shërbim publik në dëm të interesave të qytetarëve
të vet. Rreziku kryesor i PPP-ve është abuzimi me to nga qeveria. Prandaj
kontrolli me to duhet të jetëi rrepte. Kontrolli i PPP-ve është me shumat e
paguara nga taksat për to. Ato nuk mund të jenë një barrë mbi buxhetin e
shtetit. Krijimi strukturave për projektimin, krijimin, menaxhimin e kontratave
dhe minitorimin kërkon fonde të cilat duhet të paguhen nga buxheti apo të
ardhurat që shteti arkëton nga fitimi i PPP-ve. Debatet politike ndizen
nga fakti që privati po fiton nga mjetet publike( Rruga e Kombit). Kjo ka
ndodhur edhe me sterilizimin. Do të ndodhë edhe me e-Albania sepse aty ka
investime publike, dhe privati do të përdorë të ardhurat e saj për përfitime
vetjake. Nga ana tjetër mund të kemi një administrim me standarte të ulta që
nuk justifikon shërbimin për pasojë kjo mund të jetë një tregues i korrupsionit
qeveritar. E përgjithshmja është se niveli i administrimit sipas standarteve
nuk ka treguar se PPP-t tona janë efektive. Dhe së fundmi Edhe në kushtet
kur pagat mund të ruhen edhe të rriten sipas tendencës që shteti projekton ose
ecën ne mund të përjetojmë rënien e të ardhurave jo cash që marrin punonjësit
të cilat vijnë në formën e beneficieve jo në para dhe pasqyrohen n
përkeqësim të kushteve të punës, shkurtim të kohës së lejes apo pushimeve apo
shkurtim të stafit mbështetës.