Mendime
Florim Zeqa: Thyerja shpirtërore e atdhetarëve!
E merkure, 18.10.2023, 07:33 PM
Thyerja
shpirtërore e atdhetarëve!
Shkruan:
Florim Zeqa
Babai
im i ndjerë (Halil Zeqa) gjatë viteve të ’90-ta më thoshte: “Do të vie koha kur
do të vijnë njerëz të rinjë që s’kanë bërë gjë për vendin, kurse juve që sot po
veproni dhe rrezikoni jetën, do t’iu mbulojë pluhuri i harresës”. Dhe vërtetë
ndodhi ajo që e kishte parashikuar prindi im tre dekada më parë.
Pse kemi arsye të
ndjehemi krenar?
Ne
veprimtarët e viteve të ’90-ta kemi arsye të ndjehemi krenar për faktin qe çdo
gjë që e kemi bërë, e kemi bërë me shpirtë e zemër për atdheun tonë, pa
llogaritur në asgjë dhe në asnjë përfitim material.
Kemi
vepruar pa rreshtur ditë e natë, kemi ecur në këmbë ditën dhe natën nga fshati
në fshat, nga rajoni në rajon, pa e ditur se a do t’na zbardhë agimi, por nuk
jemi dorëzuar për asnjë çast edhe përkundër dhunës sistematike të regjimit
pushtues serbosllav.
Kemi
arsye të ndjehemi krenarë që i kemi shërbyer lëvizjes paqesore, përkatësisht
Lidhjes Demokratike të Kosovës nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës me resistencën
aktive paqësore, përmes së cilës i tregonim çdo ditë pushtuesit se ky vend dhe
kjo tokë është e jona dhe e jona do të mbetet për jetë e mot.
Kemi
arsye të ndjehemi krenar që i kemi shërbyer vendit tonë përgjatë viteve të
krenarisë kombëtare, qoftë në aktivitet të përditshme si anëtarë të Lidhjes
Demokratike të Kosovës, qoftë edhe si pjesë aktive e rezistencës paqesore.
Unë
personalisht ndjehem krenar që për disa vite rresht i kam shërbyer edhe arsimit
shqip nën logon e Republikës së Kosovës, duke e dhënë maksimumin nga vetja ime
për edukimin e gjeneratave të reja në frymën e pastër kombëtare.
Pse tani ndjehemi të
zhgënjyer
Për
fatin tonë të keq, gjatë periudhës së luftës çlirimtare u realizua faza e parë
e parashikimeve të prindit tim, kurse pas lufte u realizuan në plotni të gjitha
ato që i kishte parashikuar mendjendrituri, babai im, Halil Zeqa. Dhe sa herë
që fillojë së shkruari diçka, më bien ndërmend fjalët profetike të tij.
Edhe
përkundër zhgënjimit të madh që përjetuam dhe po përjetojmë çdo ditë ne shtetin
e lirë dhe të pavarur, ne veprimtarët e viteve të ’90-ta nuk dorëzohemi lehtë.
Edhe pse tani shumica prej nesh jemi në moshë, nuk ndalemi së vepruari për të
mirën e atdheut tonë.
Por
edhe zhgënjimet i kemi aq të mëdha, saqë, jo një shkrim autorial, por do të
jetë i pamjaftueshëm një libër për t’i përfshirë të gjitha pakënaqësitë tona
ndër vite dhe dekada.
Përveqse
nuk e kemi shtetin ashtu siq e kishim projektuar, e për të cilin kemi punuar
dhe sakrifikuar deri në vetflijim, sot nuk i kemi as tri shkronjat e arta LDK
siq na i la amanet lideri historik Ibrahim Rugova.
Pra,
sot ka ndryshuar gjithçka dhe çdo gjë!
Ne
që nuk ishim të mirë për pushtuesin e asaj kohe, nuk jemi të mirë as për
pushtetarët e sotëm.
Por
e keqja më e madhe është, se ne që ishim gardianët dhe veprimtarët më besnik të
filozofisë politike rugoviane, sot nuk jemi të mirë as për grupet e interesit
të LDK-në post-rugoviane!
Megjithatë,
edhe pse me ndjenja të përziera, duhet të ndjehemi krenar që nuk jemi as me
pushtetarët aktualë dhe as me këta që po hedhin valle në “Rrugën e Re” mbi
hirin e LDK-së Rugoviane.
Sikurse
që nuk ka “Lidhje të Re” dhe as “Rrugë të Re”, nuk ka as “Guxo” për elektoratin
rugovian, por ka LDK Rugoviane dhe pikë!
LDK-ja
Rugoviane është historia dhe gurthemeli i Kosovës, është ADN-ja e politikbërjes
së shqiptarëve të Kosovës!
Andaj,
ju që e merrni guximin të thirreni në emrin e tri shkronjave të arta “LDK”,
keni kujdes mos i harroni dhe mos i injoroni themeltarët dhe veprimtarët, të
cilët në kohët më të vështira mbi supet e tyre barten barrën e aktiviteteve të
LDK-së rugoviane!
Kot
i nderoni të vdekurit, kur i harroni të gjallët!
Nëse
vazhdoni me këtë avaz do t’ju dënojë historia për rrënimin në themel të
filozofisë politike rugoviane!
Kësaj
radhe e preferoj ta përfundojë shkrimin me betimin personal; "Përjetësisht
mbështetës i filozofisë politike rugoviane dhe ushtar besnik i atdheut
tim".
Zoti
ju bekoftë vëllëzër dhe motra të vizionit rugovian!
Zoti
ju bekoftë shqiptarë kudo që jeni në trojet etnike dhe diasporë!