Mendime
Skender Jashari: Historia e vërtetë e Palestinës (shek. V para Krishtit - shekulli XIII)
E merkure, 18.10.2023, 07:55 PM
Historia e vërtetë e Palestinës (shek. V para Krishtit - shekulli XIII)
Nga
Skender Jashari
Prej
fillimit të agresionit të Terror-rusisë, kundër sovranitetit dhe integritetit
territorial të Ukrainës dhe kundër gjithë Demokracive Perëndimore dhe dështimi
gjithnjë e më i madh, i saj në fushëbeteja, e bënë të kuptueshme që kërkon një
alternativë.
Në
vazhdimësi Terror-rusia përdori alternativa të ndryshme, ndër të fundit ishte
dështimi në “Fuqinë e Barotit në Ballkan” e që ishte rasti i sulmit terrorist
dhe agresionit hibrid të Serbisë kundër Kosovës. Prandaj si opsion i mbeti,
përdorimi i Hamas-it për të kryer sulmin më të pashembullt të terrorizmit
islamik kundër vendbanimeve dhe civilëve izraelit.
Më
7 tetor 2023, u tronditë bota e civilizuar me aktet më të shëmtuara të
terroristëve islamik të Hamas-it, kundër popullatës civile të Izraelit: për të
cilën besohet se ka pjestarë të forcave speciale iraniane dhe ruse të
përfshirë, ka furnizime të veçanta me armë dhe paisje nga mbështetësit e
Hamas-it si Rusia, Irani etj.
Në
mediet tona, zakonisht shohim deklarime të anshme dhe jo-objektive për sa i përket
rastit të Izraelit dhe Palestinës. Problemi “Palestinez” është falso, i krijuar
nga shovenizmi Rus dhe Pan-arabizmi gjegjësisht fashizmi islamik(
Pan-islamizmi).
Sepse:
Për
herë të parë, toponimi grek Palestinë, është përmendur në shekullin V para Krishtit,
nga historian grek Herodoti, ku përfshinte përgjithësisht tokën bregdetare nga
Fenikia deri në Egjipt, që e quan pjesë të Sirisë. Gjithashtu e përmend termin
si etnonim, kur flet për “sirianët e palestinës” ose palestinezët sirian”, të
emërtuar nga perandori Hadrian pas shtypjes së kryengritjes Bar Kokhba të vitit
135 të Erës tonë,e që nuk i dallon hebrenjët dhe qytetarët e tjerë që banojnë
në Palestinë. Edhe historianët e tjerë dhe gjeografët antikë si Filo, Jozefusi,
Plini i plak, e përdornin termin “palestina e sirisë”, kurse në biblën hebreje
përmendet fjala Plištim që zakonisht është përkthyer si Filistin. Perandoria
Romake, e pushtoi Sirinë në vitin 64 para Krishtit, e që ra Jerusalemi në vitin
70 të Erës tonë, i gjithë regjioni i Judesë, Samarisë dhe Galilesë u riemëruan
Palestinë(Palaestina), si emërtim administrativ për regjionin në fjalë në
shekullin e II të erës tonë.
Shumicën
e popullsisë në Levantin jugor( që përfshinte territorin modern të Izraelit, Palestinës, Jordanit dhe
sipas disa burimeve të tjera përfshinte edhe Libanin jugor, Sirinë jugore dhe
gadishullin e Sinait), përbëhej nga hebrenjët, kurse pastaj në fillim të
periudhës së sundimit Bizantin, hebrenjët u bënë minoritet, duke u bë shumicë
helenët.
Muhamedi
në vitin 632, kishte caktuar Usama ibn Zayd, për të kryer invasion në regjionin
e Balqa-s në Perandorinë Bizantine, e që e ekspedita u kry në maj/qershor 632.
Orekset e Muhamedit për pushtim të territoreve të huaja, pranohen dhe
argumentohen edhe me hadithe të muslimanëve suni. Muhamedi kishte parathënë për
pushtimin e Jerusalemit në disa hadithe( Sunan ibn Majah 4042 dhe Sahih
al-Bukhari 3176). Referencat e shumta politike për xhaminë al-Aksa, datojnë nga
shekulli XII, ose më pas për shkak të pushtimit të Kryqtarëve, por disa
përpjeken ta argumentojnë që bazohet në hadithe të numërt që datojnë nga lindja
e islamit. Sipas disa akademikëve, shenjtërimi i Jerusalemit u rritë pas
ekspansionit dhe rritjes së një zhanri të literaturës e njohur si al-Fadhail(
udhëzues fetarë) por të tjerët e theksojnë se ishin motivet politike islamike
të dinastisë Umayyade, që e shenjtëruan Jerusalemin në Islam. Me konsolidimin e
hegjemonisë islamike mbi fiset nomade arabe në luftërat e Ridës në vitet
632-633, kalifi i muslimanëve Ebu Bekri, i orientoi gjitha energjitë në drejtim
të pushtimit të Sirisë, duke e ndarë ushtrinë e tij në 4 grupe, nga Medina në
vitin 633, të komanduara nga Amr ibn al-As, Yazid ibn Abi Sufyan, Shurahbil ibn
Hasana dhe Abu Ubayda ibn al-Jarrah. Perandori Bizantin Heraclius, përfundimisht
u mposht në betejat në Ajnadayn në Palestinë dhe Fahl dhe Yarmouk në
Transjordani, të ndodhura në vitet 634-636, gjë që më nuk pati rezistencë të
organizuar. Edhe pas vdekjes në vitin 634, të Ebu Bekrit, atë e zëvendësoi
Omeri, i cili vazhdoi ekspansionin në drejtim të Sirisë. Arabët musliman në
fillim të nëntorit 636 arritën ta fillojnë rrethimin e Jerusalemit, e që
garnizoni bizantin ishte tërhequr brenda fortifikatave të qytetit, e që
ushtritë muslimane nuk sulmuan, por mbajtën rrethimin derisa të dorëzoheshin
për mungesë të furnizimeve, pra ishte betejë e papërgjakshme,edhe për sa i
përket datës së dorëzimit të Jerusalemit ka debate, por që përmenden vitet 636,
637, 638, por burimet dytësore më shumë priren të japin vitin 638.
Edhe
perandori Konstantini i III, i Bizantit, vendosi që të ripushtonte Levantin,
por dështoi në vitin 649.
Me
ardhjen e pushtimit të muslimanëve arab, organizimi administrativ ekzistues të
distriktit Bizantin të Palestinës Prima, mbeti i njejtë, madje pushtimi islamik
i toleronte hebrenjët dhe të krishterët, sidomos të krishterët Nestorian dhe
Jakobit, të cilët nuk ishin trajtuar mirë nën pushtimin bizantin. Bilad al-Sham
përbëhej nga hapësira e Sirisë së Madhe, që shtrihet në territoret e Sirisë,
Libanit, Jordanit, Izraelit dhe Palestinës, si dhe në regjionet e Turqisë
moderne, në regjionin Hataj, Gaziantep dhe Diarbakir. Bilad al-Sham, rrjedh nga
fjala arabe, që dmth “regjioni në krahun e majtë”. Bilad al-Sham, në mes viteve
637 dhe 640 nga kalifi Omer, u nda në katër distrikte ushtarake, e ato ishin:
Filastin, al-Urdunn, Dimashq dhe Hims. Jund Filastin, ishte distrikti ushtarak
i Palestinës që përfshinte pjesën më të madhe të territorit të provincave
bizantine të Palestina Prima dhe Palestina Tertia.
Kurse
gjeografët arabët filluan ta përdorin termin Filistinë, në mesjetën e hershme,
si një mbiemër që nga shekulli VII. Dinastia Umajade, investoi konsiderueshëm
në zhvillimin e distriktit të Palestinës( Filastin-ës), duke u nderu Palestina
veçanarisht në këtë periudhë. Levanti pastaj mbeti edhe nën sundimin e
Perandorisë Arabe të dinastisë Abaside( Abbas ibn Abdul-Muttalibi 566-653),
pasi përmbysën dinastinë Umajade, me revolucionin Abasid të vitit 750.
Në
vitin 870, Egjipti fitoi autonomi nën udhëheqjen e Ahmad ibn Tulun-it, i cili
ishte themelues i dinastisë Tulunide, që sundoi Egjiptin dhe Sirinë mes viteve
868 deri 905, ku përfshihej edhe Palestina dhe Hixhazi. Tuluni, ishte dërguar
nga kalifi Abasid si guvernator i këtyre territoreve. Dinastia Abaside, tentoi
ta fus nën kontroll sërish dinastinë Tulunide, ku u zhvillu edhe beteja Tawahin
më 885, mes të forcave të kalifit Abasid( Abu’l-Abbas Ibn al-Muwaffaq) kundër
sundimtarit autonom Tulunid, të cilën e fitoi ky i fundit.
Por
sërish në vitet 935 deri 969, Egjiptin dhe Levantin e sundoi dinastia
Ikhshidid, e Muhammad ibn Tughj
al-Ikhshid, që ishte ushtar mameluk që u caktu si guvernator nga kalifi Abasid
al-Radi. Por i cili humbi nga ushtria Fatimide, me rastin e pushtimit të Fustat-it,
më 969. Mbajtja nën pushtim nga Dinastia Fatimide, pas vitit 1070, pjesa
bregdetare e Levantit dhe e Sirisë u sfidu së pari nga invazionet turke, e
pastaj edhe nga kryqëzatat. Saladini u ngrit si vezir i Fatimidëve, në vitin
1169, përpara se të shfronizohet Kalifati Fatimid më 1171, e që nga viti 1183,
filloi pushtimet e Egjiptit, Sirisë, Mesopotamisë së epërme, Hixhazit, Jemenit
etj, për përfshirë edhe Mbretëria e Jerusalemit, ranë nën kontrollin e tij në
Betejën e Hattin-it më 1187. Perandori Bizantin Isaku II Angelus(Isaac II Angelus
1185-1195), i dërgoi mesazh urimi Saladinit, për pushtimin e Jerusalemit, e që
i kërkonte atij, që të gjitha kishat e qytetit t’i kthente në kisha ortodokse
dhe të gjitha ceremonitë krishtere të bëhen në liturgjinë ortodokse greke, e që
kjo iu garantu e të krishterët u lejuan lirshëm të luteshin në kisha dhe
çështjet kishtare i’u dorëzuan Patriarkut Ekumenik të Konstantinopojës. Por më
pas sërish më 1190, kryqëtarët do e pushtojnë bregdetin e Palestinës,por pa
sukses për ta ripushtu Jerusalemin. Gjatë kësaj periudhe edhe Jerusalemi ra
herë në duar të Persianëve, e herë mamelukëve Ayyubide, pastaj edhe Kryqëzata e
VI e pushtoi në vitet 1229-1244, për t’u ripushtu nga mamelukët mongol, rreth
vitit 1260 ose 1300.
Pastaj
pas vitit 1300, sulltanët mameluk, filluan të interesohen edhe të ndërtojnë
ndërtesa edhe në Jerusalem, duke inkurajuar vendosjen e muslimanëve. Gjatë
mbretërimit të sultan Baibars(Al-Malik al-Zahir Rukn al-Din Baibars
al-Bunduqdari), që ishte me origjin turke Kipçak( turk namad), që ishte i dinastisë
Bahri të Egjiptit, renovoi aleancën islamike me hebrejt, duke ngritur dy
shenjtore atë të Mojsiut dhe të profetit Salih( Kuran 7:73-79; 11:61-69;
26:141-158), duke i inkurajuar muslimanët, hebrenjët dhe të krishterët që të
bëjnë pelegrinazh në këto vende, e që gjatë Pashkëve ishte përplotë me pelegrin
Jerusalemi.
Prej
nga mund të kuptohet, që nuk ekzistonin popull, etni, komb me emërtimin
Palestinezë, e që mund të shihet se ky emërtim ishte gjeografik e që përfshinte
hebrenjë dhe arab, të cilët jetonin në këtë territor. Derisa historikisht,
popullata hebreje ishte në numër më të madh, edhe përkundër rasteve kur ajo
përndiqej, deri në vitet 1300, asnjëherë popullatat arabe nuk ishin shumicë.
Më:18.10.2023
Skender Jashari, i burgosur politik nga EULEX,
për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë
së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë
e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në
burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.