Mendime
Kimete Berisha: Presidentja me def!
E hene, 23.10.2023, 07:55 PM
Presidentja me def!
Nga
Kimete Berisha
1.
Në konferencën me gazetarë ku Presidentja njoftoi për refuzimin e
kryeprokurorit të shtetit, s'kishe çka sheh...Dul lulia te bunari.
-
Presidentja na garantoi se Kosova nuk është shtet demokratik.
Se,
tha, sikur Kosova të ishte shtet demokratik, ata prokurorët që e kanë kërcënuar
me 'lidhje të duarve', nuk do të ishin më prokurorë.
Por,
ata edhe e kanë kërcënuar, edhe kjo e di kush janë ata, edhe nuk frikësohet
prej tyre, ...
edhe
kjo drejtësinë e do kaq shumë sa që ka mundësi ta çlirojë drejtësinë së paku
nga prokurorët kriminelë që e kanë kërcënuar me lidhje të ekstremiteteve, por
kjo nuk dëshiron drejtësi as për veten...
E
ka të ndaluar të përbishtet me kriminelë. Nuk guxon ta dish se dikush është
kriminel e të heshtësh.
Se
kur ia hesht emrin kriminelit- e mbron.
Ti
mazohiste nuk je që i mbron ata që janë zotuar se do të t'i lidhin duart.
2.
A çohet jeta në një vend ku Presidentja
kërcënohet dhe askush s'e merr seriozisht. Kërcënuesit prokurorë i thonë
rrenëse, shpifëse, hajde bujrum trego ti kush të bëri hyxhym!
Kur
u pyet nga gazetarët se pse nuk i denoncon kërcënuesit,
Presidentja
tha se
-
Nuk kërkohet drejtësi aty ku nuk ka drejtësi.
Kjo
është njësoj, tha,
sikur
të kërkosh ndihmë nga ata që të kërcënojnë.
Vendimin
kundër ish-ushtarit të UÇK-së për kryeprokuror të shtetit e përcillte me
performancë teatrale, si nën shoqërinë e korit të korbave: me britma, gjeste,
me ofendime, akuza, thashetheme, intriga, me shpifje.
Ajo
thjesht mund të ishte e qetë me vendimin e saj dhe të bënte si objektive, ama
vendimi nuk i mjaftonte, refuzimin e saj e shprehte me nervozë të papërmbajtur
dhe me urrejtje, si e trentë, sikur i dukej pak vendimi kundër tij, pa ia parë
shkumën...
3.
Veç Donika Gërvalla ia kapërcen Presidentes.
Thuajse
i ka ruajtur lopët
me
presidentin Macron, Donika iu drejtua si dushmanit me 'Et voila' demek, 'a ju
kam thënë se ky është më i keq se Vuçiqi'.
4.
Këto të dyjat kanë urrejtje të tmerrshme ndaj burrave..
Meraku
i tyre t'ua tregojnë vendin burrave, i preferojnë diktatorët dhe liderët më të
fuqishëm botëror, që, të lajnë lesh në ta.
Laje
ti moj goce, laje ti, po ti as shaminë e beqarit nuk e lan dot.
E
në dritën e Hënës së Re ato duken si gra që i kanë përzë nga shtëpia e që
sillen rrethit t'bunarit, ndërkohë që ua kanë vjedhur kovën.
5.
Kryeministri priti disa orë pas katarsisit dhe çlirimit emocional të
Presidentes në skenë, dhe doli me një disponim pozitiv për Drejtësinë.
Tha se 'Drejtësia ka përparuar shumë nën
qeverisjen e tij', përjashto rastin kur
''Drejtësia e kërcënoi Presidenten, që është rast i izoluar.
5.
Ndoshta Presidentja po imagjinon.
Por
mbasi që e ka mundësinë e pakufijshme, s'di pse s'imagjinon gjëra të bukura, në
vend të prangave.
6.
Kurrë Kosova nuk ka qenë më e mjerë dhe më qesharake.
Ndërkohë
që Presidentja lufton kundër UÇK-së, asaj nuk i pengon që një ushtar i
Millosheviçit u bë zv ministër i qeverisë.
Drejtësi
nuk ka se nuk ka.
Kjo
'Drejtësi' kriminale punon me porosi.
Jo
prokurori i refuzuar, por s'ka shans që shqiptarët kudo që janë të jenë të
drejtë.
S'është
problem individi por mentaliteti i shqiptarëve.
Padrejtësia
është mënyra e jetesës, është zanat i shqiptarëve.
Drejtësia
në Kosovë është mall që blihet me pare.
Pafajësia
blihet me pare.
Faji
projektohet me pare.
Vrasjet
dhe vjedhjet fshehen me pare.
Drejtësia
në Kosovë është në duart e politikës, biznesit dhe krimit.
S'ka
mundësi të jetë ndryshe.
7.
Drejtësi s'ka sepse shqiptarët s'kanë nevojë për Drejtësi.
P.S.
Ud. kryeprokuror i shtetit sot është 'jarani' i gjyqtares famëkeqe serbe Danica
Marinkoviç deri në vitin 1999 (asaj shtrigës që 'hetoi'' masakrën e Reçakut).
Sepse,
Këshilli Prokurorial i Kosovës është 'qerdhja e gjarpërinjëve'!